Tag: nxjerrin

  • Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në takiin në njësinë nr. 2 në Tiranë, u shpreh se qytetarët po e bëjnë Edi Ramën të humbë kontrollin.

    Ai e akuzoi kryeministrin për mashtrimet e tij gjatë këtyre viteve dhe theksoi se Partia Demokratike, bashkë me qytetarët, do t’i japë përgjigjen e merituar me 11 Maj, duke nxjerrë kartonin e kuq për Ramën.

    “Faleminderit demokratëve që keni ardhur, sepse në fakt, po e çmëndni Edi Ramën këto kohë. Nëse shihni postimet e tij të fundit, do të vini re një montazh video nga një njësisë tjetër, por në fakt, ai ka probleme të theksuara me zonjat. Ai ka sulmuar kryetaren e PD-së në degën nr. 9.

    Sot, jemi në degën nr. 2, ku kemi një zonjë të nderuar si kryetare të degës, zonjën Tabaku, Metaj dhe të tjerë. Prisni reagimin e Ramës me hardhuca, zhapikë dhe bufa, sepse tjetër gjë nuk di të thotë për qytetarët. Ka 12 vite që nuk mban asnjë premtim.

    Për momentin, jemi në njësinë numër dy, në një zonë që mban emrin “Depo e Ujit”, dhe ndërkohë, ujë të pijshëm nuk ka. Rama në 2013 premtoi ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e Tiranës, dhe sot, 12 vjet më vonë, vijon të premtojë ujë 24 orë në ditë. Dhe kush është fajtor për këto 12 vjet? Saliu, thotë ai, por ka 12 vjet që është kryeministër.

    Doktor, kam përshtypjen që pas këtij takimi të zjarrtë, Rama do të lajthitë prapë me videomontazhe të tjera, por Edi Ramës i kemi lënë hardhucat, zhapikët dhe të gjithë llojet e kafshëve.

    Korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, orët e dorës nga gjysmë milion ose 1 milion euro, shishet e verës 33.600 euro dhe 200 pensione mujore, ai i pi në një drekë me një shishe verë.

    Është kryeministri i vendit më të varfër të Europës, që udhëton me avion privat. Një njeri i cili, para se të zgjidhej kryeministër, pretendonte se ishte artist dhe nuk kishte hapur asnjë ekspozitë në jetën e tij.

    Me paratë e qytetarëve, për rrugë, ato para i ka çuar për të hapur ekspozita nëpër botë, me lekët e shqiptarëve. Përgjigjen do t’ja japim më 11 Maj. PD, me nr. 1, bashkë me qytetarët e këtij vendi, më 11 Maj i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës”, tha Këlliçi.

  • “Më provokojnë gjatë gjithë kohës”/ Gerta për Rozanën dhe Laertin: Duan të më nxjerrin keq…

    “Më provokojnë gjatë gjithë kohës”/ Gerta për Rozanën dhe Laertin: Duan të më nxjerrin keq…

    Gerta ka akuzuar mbrëmjen e sotme Rozanën dhe Laertin se e kanë provokuar me qëllim që ta nxjerrin nga vetja. Sipas banores, ata shfqain agresivitet e po ashtu, duan që ta nxjerrin keq.

    Gerta: Unë gjithmonë provokohem sepse këta e kanë lënë që duhet të më provokojnë deri në momentin e fundit. Bëjnë gjithmonë skema që unë të dal nga vetja, Rozana dhe Laerti së bashku. Rozana ka qenë një nga banoret që gjithmonë ka debatuar me agresivitet me mua, ndërsa Laerti po ashtu kapatur agresivitet të paparë. Ishte gati të më gjuante me kokë. Unë kam patur preison të madh nga Rozana që ditët e dytë, më pyeste pse ke arhdur në Big Brother. Këto provokime vinë vetëm sepse të dy kanë një tendencë për të më ulur si lojtare, kanë treguar nivelin më të lartë të agresivitetit dhe ofendime.

    Laerti: Kur të paskam ofenduar unë ty?

    Gerta: Nuk t’i fal dot denigrimet që më ke bërë ti mua këtu. Ke luajtur në mënyrën më të shëmtuar. Nuk bëhet ai humor një muaj.

  • Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE. Synojmë 9 mandate në Vlorë

    Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE. Synojmë 9 mandate në Vlorë

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, thotë se PS ka mundësi që të marrë nëntë mandate deputetësh në këtë qark. Sipas tij zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në Rajonin 2 të qytetit të Vlorës.
    “Janë të gjitha rrethanat për ta kthyer në një rezultat historik. Kemi rikthimin e Damianit i cili ka drejtuar në mënyrë të shkëlqyer qarkun e Vlorës më shumë se 6 vite dhe ka udhëhequr dy beteja shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. Sot kemi mundësinë historike për të bërë një tjetër rezultat historik për të marrë mandatin e nëntë. Janë zgjedhjet që do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Çuçi.
    Të pranishëm në takimin ishin edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Pirro Vengu, Mjaftesa Sulaj dhe Damian Gjiknuri. Qarku Vlorë dërgon në Kuvend 12 mandate deputetësh. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS fitoi 8 mandate.

  • “Synojmë 9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE

    “Synojmë 9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE