Tag: nxjerrë

  • Dënimi i Le Pen, Vance: Përpjekje për ta nxjerrë nga fleta e votimit

    Dënimi i Le Pen, Vance: Përpjekje për ta nxjerrë nga fleta e votimit

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kritikuar dënimin e lideres franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke thënë se ajo u dënua për një “vepër shumë të vogël” dhe se ndalimi i saj nga kandidimi për postin nuk ishte një veprim demokratik.

    Vance e cilësoi këtë si një përpjekje për ta “hedhur në burg dhe për ta nxjerrë nga fleta e votimit,” duke theksuar se kjo nuk ishte demokraci.

    Ai shtoi se Le Pen ishte udhëheqëse në disa sondazhe për zgjedhjet presidenciale të Francës në 2027 dhe se dënimi ndaj saj ishte për një akuzë të vogël që lidhej me stafin e saj, madje jo me vetë Le Pen.

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu shprehu mbështetje për Le Pen, duke e vlerësuar për punën e saj të palodhur gjatë viteve dhe duke postuar në platformën e tij “Truth Social”: “Kjo është e gjitha kaq e keqe për Francën dhe popullin e madh francez, pavarësisht se në cilën anë janë”.

    Trump gjithashtu kishte krahasuar dënimin e Le Pen me betejat e tij ligjore, duke theksuar se kjo çështje ishte e ngjashme me ato që ai vetë kishte përjetuar.

  • Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani hedh akuza të rënda: I ka nxjerrë vetë SPAK-u!

    Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani hedh akuza të rënda: I ka nxjerrë vetë SPAK-u!

    Juristi Ylli Manjani ka folur këtë të enjte në Euronews Albania lidhur me njoftimin që SPAK bëri për një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e e-maileve të prokurorëve të kësaj strukture.
    Manjani tha se për këtë çështje nuk ka situatë hakërimi. Sipas tij, shqetësuese në këtë mes është nxjerrja e hetimeve në media.
    “Përdorimi i mjeteve elektronike nuk është i sigurtë. Nuk besoj që ka hakerim në SPAK, ka nxjerrje të dhënash siç është bërë gjithmonë gjithë këto vite. SPAK nuk ka dhënë ende shpjegim pse të dhënat e Sky Ecc janë në media, pse përgjimet e Ilir Beqjas janë në media.
    Sa i përket hakërimit që përflitet në një sistemi të brendshëm të kompjuterave, në momentin që janë nxjerrë, avokatët s’kanë pasur dijeni fare. Nuk është hakerim, i kanë nxjerrë vetë ata.
    Shqetësimi është nxjerrja hetimore në media dhe SPAK-u është përgjegjës për këtë. Së dyti, dje ka patur një seancë dëgjimi në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, pra media në raport me sekretin. Aty prokurorët e SPAK kanë deklaruar se gazetarët që kanë në dorë dokumente sekrete, të pyesin vetë prokurorët janë apo jo sekrete për t’iu dhënë lejen e botimit apo jo. Kjo është poshtërsi.
    Debati dje në Gjykatë ku pozicioni zyrtar i SPAK ishte censura paraprake, është skandaloz. Këtu nuk na i nxjerrin kompjuterat të dhënat, i nxjerrin njerëzit”, tha Manjani.

  • “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    Banorët kanë filluar të dyshojnë në sjelljet e Gjestit, duke e akuzuar se po përdor një strategji të qëllimshme për t’i provokuar dhe për t’i nxjerrë nga vetja. Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të siguruar një vend në finale.

    Laerti: “Gjesti e deklaron dhe vetë që do të nxjerrë ty nga vetja. Është strategjia e tij që kur ka ardhur. Na shkatërroi dhe gjumin. Ajo që bën është të ndërtojë disa skema, t’i rrëzojë vetë dhe pastaj të provokojë fizikisht. Halli është të të nxjerrë nga vetja që të marrësh një zarf të zi dhe të largohesh nga shtëpia.”

    Gerta ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se kjo është një taktikë që ai e përdor për të mos e kufizuar lojën vetëm tek Egli: “Kjo është një mënyrë që Gjesti e zhvillon shumë në shtëpi pasi nuk do që lojën e vetë ta kufizoj vetëm tek Egli. Krenaria e tij është që t’i nxjerrë lojtarët jashtë me zarf të zi.”

    Edhe Rozana ka vërejtur ndryshime të mëdha në sjelljen e Gjesti që nga fillimi i lojës:“Kur ka ardhur, nuk ka qenë kaq agresiv. Ka një mllef të madh. Ne luajmë për t’u kënaqur, por ai gjuan me jastëk me një nervozizëm të panevojshëm. Ka thënë që i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia, por në të vërtetë ata kanë rënë në kurthin e tij.”

    Nga ana tjetër, Gjesti mohon qëllimin për të provokuar banorët në mënyrë strategjike, duke thënë:“Vetëm kam qejf të luaj me ata. Me Rozanën kam luajtur si me motrën time. Nëse doja t’i nxirrja nga vetja, kisha mënyra të tjera. Ka qejf njeriu ndonjëherë të heqë mërzinë.”