Tag: nxjerrë

  • “Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

    “Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia mesditën e 13 majit 2024, ngjarje për të cilën Prokuroria e Fierit shpalli sot pretencën dhe kërkoi burg përjetë për autorin, Azgan Mernica.

    Gazetarja e Top Channel  Anila Hoxha sjell detaje nga dosja hetimore, një ndër to është edhe dëshmia okulare e Cenë Qelia, i cili gjatë hetimeve parapake ka deklaruar se si vrasësi Azgan Mernica kishte hyrë kundra-vajtje dhe se si qëlloi gjakftohtë oficerin e policisë.
    Ngjarja sipas dëshmitarit ndodhi në mesditë dhe ai pa gjithçka, pasi kishte qenë duke konsumuar një pije freskuese në një lokal që ndodhet në fshatin Baltëz. Ai ka deklaruar se ishte jashtë lokalit dhe nën shoqërinë e Ledionit dhe të Hermesit, kushëriri i Ledionit.
    Gjatë kësaj kohe ka parë që po kalonte afër tyre nipi i tij Novruz Cenalia që ishte oficer policie. Dëshmitari tha se Novruzi ishte me automjetin e tij tip Benz dhe i ka përshëndetur me dorë.
    “Në atë moment është afruar me shpejtësi një automjet me ngjyrë të zezë ose blu, e cila ishte me xhama të zinj. Ky mjet, në momentin e marrjes së kthesës, ishte futur pothuajse në krahun e kundërt të rrugës për nga ishte drejtimi i Novruzit dhe për pak desh janë përplasur. Në këtë moment Novruzi ka frenuar totalisht automjetin e tij, për të evituar përplasjen. Edhe autori ka devijuar automjetin e tij për mos u përplasur dhe është larguar pak metra nga dyqani për në drejtim të Baltëz-Hamil ku ka ndaluar automjetin.
    Autori, i cili ishte një djalë i ri, i gjatë, i dobët, i moshës rreth 20-25vjeç, i veshur me rroba të zeza me bluzë me krahë të shkurëra dhe me pantallona të zeza, që mbante në krah një çantë me ngjyrë të zezë, ka futur dorën në çantën e zezë dhe ka nxjerrë një armë të cilën e mbushi, e karikoi me të dy duart dhe më pas e mbante në dorë përpara duke e drejtuar atë nga Novruzi. Është afruar me armën në dorë dhe i drejtohet Novruzit me fjalët “Ç’a do? Ç’a halli ke?”.
    Novruzi ishte brenda në automjet dhe ka hapur derën e ka dalë nga mjeti. Ai ishte i veshur me uniformën dalluese të policisë me ngjyrë të kuqe dhe blu (e cila më duket se i përkiste repartit Shqiponja të qytetit të Fierit) dhe i drejtohet autorit me fjalët “Ku shkon ti me atë armë?”.
    Autori nuk i ktheu asnjë fjalë Novruzit, por po e kërcënonte me armë. Një grua, e cila ishte me autorin në automjetin e tij, në vendin e parë të pasagjerit, doli nga mjeti dhe i drejtohet disa herë me fjalët “O Azgan mos, o Azgan mos”- thotë dëshmitari dhe u është afruar të dyve dhe më shumë nga ana e Novruzit, me qëllim për t’i folur dhe mos të bënte ndonjë veprim duke i thënë “mos bëj gabim, qetësohu”.
    Ndërkohë i është drejtuar edhe autorit me fjalët “Hiqe atë armë se nuk është lodër”. Novruzi, i cili mbante gjatë gjithë kohës dorën tek pistoleta pa e nxjerrë atë, në momentin kur i ka folur autorit, ka nxjerrë armën. Ky ishte momenti fatal për Novruzin, pasi sapo ai nxori armën, autori i qëlloi në drejtim të fytyrës vetëm një herë dhe më pas është larguar me nxitim në automjet e me shpejtësi në drejtim të fshatit Hamil së bashku me gruan që kishte me vete. Novruzi është rrëzuar në tokë pa ndjenja. I është afruar bashkë me Ledionin duke i thirrur, por ai nuk përgjigjej”.
    I pyetur nëse e njihte autorin e ngjarjes, deklaruesi ka deklaruar se nuk e njihte, por thjesht ka dëgjuar fjalët “Azgan” që përdori gruaja kur i tha “Azgan mos” dhe se nuk e kishte parë asnjëherë këtë shtetas.
    Edhe një dëshmitar  citoi prokurori pa se si efektivi i policisë e pyeti vrasësin pse nuk mbante korsinë e tij.
    “Novruzi i tha Ku shkon? Pse s’mban korsinë tënde?”, dhe ky ka qenë fillimi i konfliktit.
    I pyetur nëse Novruzi kishte nxjerrë armën e shërbimit dhe a pati shkëmbim zjarri mes tyre, deklaruesi u përgjigj se në momentin kur ata po debatonin, autori armën e mbante përpara vetes dhe me drejtim nga toka, ndërsa kur Novruzi doli nga mjeti, sapo pa autorin me armë, dorën po e mbante afër pistoletës, por pa e nxjerrë atë dhe në këtë moment dëshmitari i tha vraësit ia ka bërë me dorë, duke i thënë “mos”, me qëllim që mos të konfliktoheshin me armë dhe debati po vazhdonte.
    Në këtë moment është futur brenda për në dyqan sepse nuk ka menduar se do të degjeneronte konflikti në këtë mënyrë, dhe nuk e ka parë Novruzin të nxjerrë armën e shërbimit. Në debat e sipër është afruar për t’i ndarë edhe Cen Qelia, i cili nuk arriti dot t’i ndante, por dhe gruaja që ndodhej në mjetin e autorit, rreth 40-45 vjeçe, po tentonte të bindte autorin.

    Top Channel

  • Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

    Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

    Ministri i Financave, Petrit Malaj foli në Kuvend për aksionin në kompaninë Bankers, e cila akuzohet se për 20 vite nuk ka paguar tatimet.
    Pyetjeve të opozitës mbi këtë çështje, Malaj iu përgjigj duke thënë se çështja e Bankers, është ende në hetim.
    “Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha ai.

  • Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës

    Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës

    Vendimi i Samitit të sotëm në Hagë për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, për diplomatin Roland Bimon është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza, sesa nga kërcënimi i sigurisë.
    “Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës.

    E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës.
    Pasi përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet me statistika të sajuara.
    E gjithë gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike”, theksoi Bimo.

  • U mbyt 10 muaj më parë, nxirret nga uji superjahti “Bayesian” që u fundos në Palermo (VIDEO)

    U mbyt 10 muaj më parë, nxirret nga uji superjahti “Bayesian” që u fundos në Palermo (VIDEO)

    Jahti luksoz “Bayesian”, i cili u mbyt në Porticello, Palermo, natën e 19 gushtit 2024, është nxjerrë më në fund nga uji pas 10 muajsh nga vinçat gjigantë Hebo Lift 10 dhe 2.
    Të premten, mjeti lundrues ishte sjellë në sipërfaqe për të lejuar vendosjen e litarëve shtesë që do të ndihmonin në tërheqjen përfundimtare. Mëngjesin e sotëm, trupi i anijes është nxjerrë plotësisht nga deti dhe për herë të parë do të jetë i dukshëm pas gati një viti.
    Menjëherë pas kësaj, do të nisin operacionet për zbrazjen e ujit të mbetur brenda, proces që do të ndihmojë në vlerësimin e gjendjes së mjetit pas ngjarjes.
    Në zonën përreth vendit të operacionit të shpëtimit, janë pozicionuar disa mjete lundruese të Gardës Detare për të siguruar perimetrin dhe për të kontrolluar nëse ka ndonjë rrjedhje karburanti nga anija.

    Në terren janë edhe ekspertët e Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA), të cilët po përdorin dronë me teknologji infra të kuqe për të kapur edhe ndotjen më të vogël potenciale.
    Në një nga motovedetat kanë mbërritur prokurori Raffaele Cammarano, i cili po drejton hetimet, së bashku me ushtarakë të Gardës Detare që kanë qenë të përfshirë në hetimin e ngjarjes.
    Shtylla e jahtit “Bayesian”, e gjatë 72 metra, ishte prerë ditë më parë për të lehtësuar operacionin e shpëtimit dhe ndodhet ende në fund të detit. Ajo pritet të nxirret mesditën e së dielës ose të hënën në mëngjes, për t’u transportuar më pas në portin e Termini Imerese.

  • Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak 

    Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak 

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Ai u shpreh se opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak në mënyrë që të konkurrojë këdo kandidat që do të nxjerrë PS, si dhe të jetë i besueshëm.
    “Kam thënë që ka shumë gjasa që të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë, është çudi që ende nuk është shkarkuar (Veliaj). Kam propozuar duke thënë ‘duhet të nxjerrim një kandidat jopartiak që ka besueshmëri’. Vetëm kështu mund të fitojmë bashkinë e Tiranës.
    Profili është dikush që i flet votuesve, një profil që mund të konkurroj këdo që do nxjerrë PS, Rama.”, u shpreh Shehaj në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel.
    Sakaq foli për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës, ku tha se ka diferenca të vogla, por rezultati është thuajse i njëjtë.
    “Ka diferenca të vogla. Rezultati është thuajse identik. Vendimet e  KAS në fillim dukeshin në favor të PS dhe PD. Pavarësisht vendimeve që janë në favor të tyre, rezultatet nuk kanë ndryshuar.
    Ajo që unë kuptoj është se cilat janë faktet që e bëjnë PD të besojnë që do i marrë mandatin Partisë Mundësia? Nga filmimet që ne kemi, qartësisht duket që rezultati, numërimi, korrespondon me çfarë është në video. Mbi çfarë baze hidhen pretendime për mandatin e dytë të Partisë Mundësia?”, shtoi Shehaj.
    Po ashtu ai foli për rezultatin e 11 majit, ku tha se “Kishim pritshmëri më të larta, por sidoqoftë në krahasim me pritshmëritë që bëjnë kundërshtarët, mund të them se fillimi është i mirë. Të marrësh thuajse 10% në Tiranë, mendoj se është një fillim i mirë, por s’do të thotë se ia dolëm dhe tani nuk do të punojmë më.
    Me dy mandate ne mund të bëjmë vetëm opozitë. S’kemi mundësi me dy vota që të ndikojmë mbi agjendën e parlamentit”.
    Ndërsa në lidhje me kodin elektoral, ai tha se është për lista të hapura.

  • Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

    Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

    Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj teksa ndodhet në vend numërimin e votave, komentoi edhe zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Për të opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak në mënyrë që të konkurrojë këdo kandidat që do të nxjerrë PS, si dhe të jetë i besueshëm.
    ”Kam thënë që ka shumë gjasa që të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë, është çudi që ende nuk është shkarkuar (Veliaj).

    Kam propozuar duke thënë duhet të nxjerrim një kandidat jopartiak që ka besueshmëri. Vetëm kështu mund të fitojmë bashkinë e Tiranës.
    Profili është dikush që i flet votuesve, një profil që mund të konkurroj këdo që do nxjerrë PS, Rama”,-u shpreh Shehaj.
     
     

  • Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj për “Shqipëria Live”: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

    Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj për “Shqipëria Live”: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

    Si u shpreh se opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak në mënyrë që të konkurrojë këdo kandidat që do të nxjerrë PS, si dhe të jetë i besueshëm.
    “Kam thënë që ka shumë gjasa që të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë, është çudi që ende nuk është shkarkuar (Veliaj). Kam propozuar duke thënë ‘duhet të nxjerrim një kandidat jopartiak që ka besueshmëri’. Vetëm kështu mund të fitojmë bashkinë e Tiranës. Profili është dikush që i flet votuesve, një profil që mund të konkurroj këdo që do nxjerrë PS, Rama.”, u shpreh Shehaj.
    Sakaq foli për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës, ku tha se ka diferenca të vogla, por rezultati është thuajse i njëjtë.
    “Ka diferenca të vogla. Rezultati është thuajse identik. Vendimet e  KAS në fillim dukeshin në favor të PS dhe PD. Pavarësisht vendimeve që janë në favor të tyre, rezultatet nuk kanë ndryshuar.
    Ajo që unë kuptoj është se cilat janë faktet që e bëjnë PD të besojnë që do i marrë mandatin Partisë Mundësia? Nga filmimet që ne kemi, qartësisht duket që rezultati, numërimi, korrespondon me çfarë është në video. Mbi çfarë baze hidhen pretendime për mandatin e dytë të Partisë Mundësia?”, shtoi Shehaj.
    Po ashtu ai foli për rezultatin e 11 majit, ku tha se “Kishim pritshmëri më të larta, por sidoqoftë në krahasim me pritshmëritë që bëjnë kundërshtarët, mund të them se fillimi është i mirë. Të marrësh thuajse 10% në Tiranë, mendoj se është një fillim i mirë, por s’do të thotë se ia dolëm dhe tani nuk do të punojmë më.
    Me dy mandate ne mund të bëjmë vetëm opozitë. S’kemi mundësi me dy vota që të ndikojmë mbi agjendën e parlamentit”.
    Ndërsa në lidhje me kodin elektoral, ai tha se është për lista të hapura.

    Top Channel

  • Tragjike në Mat! Po lahej në lumë me kushërinjtë, mbytet 22-vjeçari

    Tragjike në Mat! Po lahej në lumë me kushërinjtë, mbytet 22-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në Mat.

    Një 22-vjeçar është mbytur në një lumë, pranë Shkopetit.
    Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se i riu dyshohet të ketë qenë duke u larë në lumë bashkë me disa kushërinj të tij.
    Sipas burimeve nga policia, trupi i të riut është nxjerrë nga banorët e zonës dhe policia.
    Njoftimi:
    Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

    Top Channel

  • Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

    Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

    Një emigrant shqiptar është heroi i ditës sot në Greqi pasi ka nxjerrë nga një lumë në zonën e Artës dy fëmijë që po mbyteshin duke u shpëtuar jetën.

    Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur një grup prej katër fëmijësh mbërriti në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë, por papritur, shokët e tyre që ndodheshin në breg i humbën nga pamja. Njëri nga fëmijët që mbetën në breg shkoi në një lokal pranë lumit dhe njoftoi se kishin humbur shokët e tyre dhe kishin nevojë për ndihmë.
    Klientët vrapuan menjëherë për të ndihmuar, mes tyre edhe Levian Gega. Vlen të theksohet se thellësia në atë zonë arrin deri në 6 metra dhe në disa pika kalon 7-8 metra. Banorët që u nxituan të ndihmojnë organizuan një operacion të vërtetë shpëtimi duke përdorur varka dhe litarë për të nxjerrë në kohë fëmijët nga uji.
    Një prej dëshmitarëve ka folur tek televizioni shtetëror ERT për personin që u hodh në ujë në vendin ku u zhdukën fëmijët, duke e përshkruar si një ish-punonjës i lokalit që jeton prej vitesh në Neohori dhe njihet nga të gjithë si Leo.
    Vetë Leviani, që ka folur para mediave lokale, ka përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin.
    Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai.
    “Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina. Të mos i ndodhë askujt. Bëra një të mirë, asgjë tjetër. Mendoj për fëmijët e mi” – ka thënë ai duke shpërthyer në lot. “Uroj të jetojnë fëmijët, Perëndia të jetë me ta, të zgjohen, të bëjnë jetën e tyre, është mëkat… njëri nga fëmijët ishte vetëm 12 vjeç”, ka thënë ai.
    Pasi janë nxjerrë nga lumi, fëmijët janë dërguar pa ndjenja në spitalin e Artës ku mjekët kanë bërë përpjekje të mëdha për t’i mbajtur në jetë dhe të gjithë flasin për një mrekulli, pasi kishin qëndruar për minuta të tëra pa oksigjen. Më pas u vendos transferimi i tyre urgjent në spitalin universitar të Rios në Patra.
    Analizat mjekësore treguan edemë të theksuar në tru dhe ujë në mushkëri tek njëri nga fëmijët, ndërkohë që u zbulua edhe një frakturë në qafë. Gjendja e tyre konsiderohet serioze.

  • Mrekulli në lumin e Artës! Shqiptari shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi

    Mrekulli në lumin e Artës! Shqiptari shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi

    Një emigrant shqiptar është heroi i ditës sot në Greqi. Ai ka nxjerrë nga një lumë në zonën e Artës dy fëmijë që po mbyteshin duke u shpëtuar jetën.

    Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur një grup prej katër fëmijësh mbërriti në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë, por papritur, shokët e tyre që ndodheshin në breg i humbën nga pamja. Njëri nga fëmijët që mbetën në breg shkoi në një lokal pranë lumit dhe njoftoi se kishin humbur shokët e tyre dhe kishin nevojë për ndihmë.
    Klientët vrapuan menjëherë për të ndihmuar, mes tyre edhe Levian Gega. Vlen të theksohet se thellësia në atë zonë arrin deri në 6 metra dhe në disa pika kalon 7-8 metra. Banorët që u nxituan të ndihmojnë organizuan një operacion të vërtetë shpëtimi duke përdorur varka dhe litarë për të nxjerrë në kohë fëmijët nga uji.
    Një prej dëshmitarëve ka folur tek televizioni shtetëror ERT për personin që u hodh në ujë në vendin ku u zhdukën fëmijët, duke e përshkruar si një ish-punonjës i lokalit që jeton prej vitesh në Neohori dhe njihet nga të gjithë si Leo.
    Vetë Leviani, që ka folur para mediave lokale, ka përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin. “Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai.
    “Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina. Të mos i ndodhë askujt. Bëra një të mirë, asgjë tjetër. Mendoj për fëmijët e mi” – ka thënë ai duke shpërthyer në lot. “Uroj të jetojnë fëmijët, Perëndia të jetë me ta, të zgjohen, të bëjnë jetën e tyre, është mëkat… njëri nga fëmijët ishte vetëm 12 vjeç”, ka thënë ai.
    Pasi janë nxjerrë nga lumi, fëmijët janë dërguar pa ndjenja në spitalin e Artës ku mjekët kanë bërë përpjekje të mëdha për t’i mbajtur në jetë dhe të gjithë flasin për një mrekulli, pasi kishin qëndruar për minuta të tëra pa oksigjen. Më pas u vendos transferimi i tyre urgjent në spitalin universitar të Rios në Patra.
    Analizat mjekësore treguan edemë të theksuar në tru dhe ujë në mushkëri tek njëri nga fëmijët, ndërkohë që u zbulua edhe një frakturë në qafë. Gjendja e tyre konsiderohet serioze.

    Top Channel