Tag: nxjerrë

  • Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) I

    Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) I

    “Veç kuaj të harbuar e race s’xnjerr Epiri,

    Që dalin fitimtarë në vrapin olimpian;

    Por nxjerrë dhe luftëtarë kreshnikë të tillë me namë,

    Që mburrën se dejve u lëvrinë gjak Akili.

    Pirron kam dëshmitar, atë fatos vigan,

    Që kurr s’u mund gjersa n’Argos iu këput filli;

    Dhe Skënderbeun që mundi popullin skithan,

    Atë nga gjithë Azia që jashtë ka nxjerrë Ungjillin!”

                                                                        (Pier dë Rosnar; përkth. Vedat Kokona)

    Historia e një kombi a një vendi është historia e personaliteteve të atij kombi a vendi. Sepse, përmes tyre e njeh bota dhe e ardhmja.

    Nuk ka tjetër vend në botë, që një copë aq e vogël toke të ketë nxjerrë  e t’i  ketë dhënë botës aq shumë personalitete të shquara luftarakë, intelektualë të profileve të ndryshme  e atdhetarë të spikatur,  sa ka nxjerrë e ka dhënë  Epiri – Çamëria. Ajo pjesë e Shqipërisë etnike, ka lindur e rritur personalitete të shquara historike, për të cilët është shkruar e folur, janë xhiruar filma artistikë e dokumentarë. Për figurat e shquara të Çamërisë janë shkruar e botuar qindra libra: romane, monografi, biografi, këngë, poezi, ese e shkrime tjera, por  akoma ka këndshikime të pandriçuara dhe ka se për çka të hulumtohet e shkruhet.

    Në enciklopedinë “Kamus Ul Alam”, dijetari ynë i shquar Sami Frashëri, shkruan se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës , burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, të cilët njihen si shqiptarë, duhet t’iu shtohet edhe një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, të cilët janë mbajtur si pjellë e ndonjë popullit tjetër, e të cilëve ne nuk ua dime emrat”. Më tutje Samiu thotë se çamët janë më të zgjuarit e toskëve, të shquar për inteligjencën dhe mençurinë e tyre.

    Prof.H.H. Robert d’Angel, në librin e tij  “L’Enigme” (Enigma, Paris 1990), në të cilin flet për enigmën e prejardhjes së racave dhe të gjuhëve…, Epirin e konsideron si djepi i burrave të mëdhenj në kohën e Bizantit dhe më gjatë në histori, dhe aty thotë se Epiri (Çamëria) ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, dhe vendi i tyre është quajtur vendi i njerëzve të mëdhenj.

    Ndërkaq, shkencëtari austriak, themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojdi, për banorët e Çamërisë ka thënë: “Janë me intelekt të lartë natyror, sepse nëntoka e tyre është e pasur me fosforite, prandaj edhe mendjet e këtyre banorëve janë të ndritura, pasi ushqehen me prodhimet e asaj toke”!.

    Të përmendim këtu disa prej emrave të të figurave të shquara çame-epirote në historinë botërore dhe atë shqiptare:  Mbretëresha Olymbia (nëna e Aleksandrit të Madh), Aleksandër Molosi, Pirro i Epirit, Papa Shën Eleuteri, Shën Donati, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishti, Merkur Bue Shpata, Mihal Artioti, Ibrahim Pasha, Dionis ”Filozofi”, Islam Prronjo, Hasan Çapari, Hoxhë Mehmet Dalani, Muhamet Kuçuku-Çami, Marko Boçari, Odise Andruci, Gjergj Karaiskaqi, Mihal Anagnosti, Hasan Tahsini, Elena Gjika, Abedin Pashë Dino, Osman Taka, Tahir Mete, Rexhep Demi, Muharrem Rushiti, Kolë Idromeno, Daje Sako Mediu, Shejh Sabri Preveza, Alush Taka, Rashid Dino, Faik Konica, Qamil Izet Çami, Mehmet Sejko, Musa Demi, Spiro Çalluka, Haxhi Murat Çami, Refo Çapari, Patriku Atenagora, Jasin Sadiku, Dr Hasaf Ajdonati, Merushe Melo Ismaili, Ali Dino, Arif Dino, Salih Çeka Filati, Lejla Dino, Aziz Çami, Daut Bejdeshati, Rexho Plaku, Haki Rushiti, Mitrush Kuteli, Abedin Dino (i Riu), Taho Sejko, Teme Sejko, Ali Demi, Abaz Dojaka, Bilall Xhaferri, Niko Stilo, etj.etj.

    Për figurat e shquara çame-epirote janë shkruar e do të shkruhen studime, monografi, romane, prozë e poezi, nga autorë të huaj dhe autorë shqiptarë. Ne këtu po përmendim një kategori të intelektualëve, klerikë e myderrizë myslimanë, gjykatës (kadi) dhe administratorë në sistemin arsimor, gjyqësor dhe administrativ të Perandorisë Osmane, më pak të njohur nga opinioni, por që në qarqet përkatëse ishin të shquar e të nderuar. Janë këta një plejadë e hoxhallarëve nga Çamëria, të periudhës 1878 – 1912, të kohës së rilindjes kombëtare. Ç’është e drejta, ata nuk janë shquar për kontributin e tyre dhënë çështjes kombëtare shqiptare, apo arsimit shqip, por janë shquar për përhapjen e arsimimit fetar dhe shkencor, jo vetëm në trojet prej nga ishin, por edhe në treva tjera të Perndorisë Osmane.

    Shumë prej tyre kanë kryer nivelet më të larta arsimore e shkencore në fusha të ndryshme të specializimeve dhe zënin poste të larta në hierarkinë e strukturave fetare e shtetërore, të mësuesve, myderrizve, ligjëruesve deri në xhaminë e Sulltanit, profesorë në gjimnaze e shkolla të larta pedagogjike, inspektorë, drejtues të zyrave të arsimit, administratorë, doganierë, sekretarë, gjykatës apo kryetar i gjykatës së sheriatit, dijetarë, myftinjë, zëvendës-kadi, kadi, etj. (Për gjykimet dhe vendimet e tyre kaditë kishin moto: ”Më i vlefshëm është një minut drejtësi, se 60 vjet ibadet (lutje)”, dhe në funt të vendimit shkruanin: “Nëse është i drejtë, ky është ligj i Allahut, nëse jo – është nga aftësia (dobësia) ime”!).

    Atëherë nuk kishte grada akademike e shkencore: magjistër apo doktor shkence, por kishte specializime të veçanta për fusha të caktuara, e kishte asi që kishin ndjekur nivele shkollimi e disa degë specializimesh, deri në 30 vjet shkollimi,  kishin marrë nga disa diploma (ixhazname). Si personalitete të një shtrese të rëndësishme shoqërore, ishin njerëz të vlerësuar e të dashur  nga populli në mesin ku jetonin e punonin.

     Perandoria Osmane kishte të zhvilluar një rreth të gjërë të arsimit, shkollave fillore e të mesme dhe medreseve të ndryshme në viset shqiptare, prandaj këta ulema përhapën arsimim e dije nëpër to, anipse ato nuk ishin në gjuhën shqipe. Edhepse ishin elitë intelektuale e karakterit fetar, ata ishin shqiptarë dhe i kanë shërbyer popullit dhe shtetit.

    Sipas një raporti të publikuar nga Komisioni për Arsim të ShBA-ve, në vitin 1910, në tërë Perandorinë Osmane kishte 36230 shkolla, në të cilat mësonin 1.331.200 nxënës, apo 5,3% e popullsisë totale ishin studentë. Natyrisht, në mesin e tyre kishte shumë shqiptarë nga të gjitha vilajetet tona.

    Në sistemin arsimor të Perandorisë Osmane, në nivele të ndryshme të arsimimit, përpos lëndëve  të karakterit fetar, mësoheshin e studioheshin edhe lëndë të fushave të ndryshme shkencore. Lëndët mësimore kryesore në shkollat fillore e të mesme ishin: Apologjetika; Bazat e traditës profetike islame; Burimet e të drejtës së Sheriatit; E drejta trashëgimore; Egzogjeza kuranore (tefsiri); Mënyra e leximit të Kur’anit (në 10 dialkte arabe); Etika; Etimologjia e fjalëve arabe; Filozofi; Gjuhë persiane; Jurisprudenca islame; Letërsi; Logjikë; Metaforë; Metrikë; Morfologji; Retorikë; Sintaksë; Stilistikë. Por, për ata që donin të vazhdonin e thellonin studimet dhe të kryenin nivele më të larta e specializime të veçanta në shkollim, varësisht nga orientimi i tyre për studime, mësonin edhe lëndë tjera, si: Trashëgimia dhe baraja e pasurisë; Jetëshkrimi i Pejgamberit dhe historia islame; Hytbe dhe ligjërim; Histori e përgjithshme; Historia osmane; Historia e qytetërimeve; Historia e feve; Gjeografia osmane dhe islame; Letërsi osmane; Letërsi arabe; Matematikë; Gjeometri; Algjebër; Fizikë; Kimi; Njohuri natyre; Njohuri juridike; Ekonomi dhe financa; Ruajtja e shëndetit dhe edukata fizike; Njohuri shoqërore dhe edukative,etj.

    Deri në vitin 1908, në sistemin arsimor të Perandorisë kanë ekzistuar 12 nivele (rangje) myderrizësh. Disa nga personalitet e shënuara në vazhdim të këtij shkrimi, kishin arritur deri në gradën më të lartë të rangimit në hierarkinë e strukturave të caktuara arsimore, administrative e gjyqësore të Perandorisë, duke shërbyer atje ku i caktonin organet kompetente.

    Njerëzit e ditur, qoftë me dije fetare apo jofetare (sekulare),janë të dobishëm për veten, për rrethin ku jetojnë e punojnë, për vendin dhe për kombin. Ata nuk e dinin çirilicën e latinicën, por e dinin turqishten,arabishten dhe persishten, të cilat ishin gjuhë dhe shkrime dominuese në tri kontinente. Prandaj statusi i tyre i elitës intelektuale, të fushës së caktuar dhe kontributi i tyre nuk mund të mohohet.

  • E transferoi për 80 milionë euro, Man. United nxjerr në shitje “yllin” për 30 milionë euro

    E transferoi për 80 milionë euro, Man. United nxjerr në shitje “yllin” për 30 milionë euro

    3 Gusht 2025

    18:26

    Telesport

    BBC raporton se Manchester United ka vendosur të nxjerrë në shitje Rasmus Hojlund. Danezi në 62 ndeshje në Premier League, ka shënuar vtëm 14 gola në dy sezone, shumë larg asaj që pritej prej tij.
    Kujtojmë se “Djajtë e Kuq” e paguan 80 milionë euro për kartonin e tij tek Atalanta në verën e vitit 2023 dhe pas vetëm dy sezonesh, e kanë nxjerrë atë në shitje. Hojlund nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim, ndaj është nxjerrë në shitje.
    Manchester United po ndjek dy emra të njohur për të forcuar sulmin. Dëshira kryesore është Alexander Isak, për të cilin drejtuesit e Man. United ofruan 170 milionë euro, por vetë lojtari ka zgjedhur të transferohet te Liverpool.
    Objektivi tjetër është Benjamin Sesko, për të cilin Leipzig kërkon 80 milionë euro. Klubi i Bundesligës po ashtu ka kërkuar që në marrëveshjen për Sesko-n të përfshihet pikërisht Rasmus Hojlund. Për danezin ka interes edhe nga klubet e Serisë A, si Milan dhe Napoli.

  • “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një analizë të thellë të situatës në PD, duke ngritur shqetësime për krizën e vazhdueshme dhe mungesën e një reflektimi serioz brenda forcës politike që dikur përfaqësonte.
    I ftuar në studion e News24, Sula komentoi edhe përpjekjet e PD-së për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës. Sipas tij, një përgjigje nga DASH, qoftë edhe negative, do të ndihmonte për të mbyllur një herë e mirë kapitullin që ka ndarë PD-në dhe ka çuar në një luftë të brendshme.
    “Letra e kompanisë lobuese e kontraktuar nga PD drejtuar DASH është një zhvillim i rëndësishëm. Një përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë edhe negative, do t’i jepte fund debatit që ndau PD-në dhe krijoi luftën civile brenda saj. Mund të jetë një pikënisje e fortë për Berishën ose për PD-në,” tha Sula.
    Ai theksoi se PD humbi mundësinë për një pajtim kombëtar që në prill 2022, kur një pjesë e demokratëve kërkuan reflektim, por partia zgjodhi të vijonte me mllefin dhe përjashtimet.
    “Nuk ka një bashkim real në PD. Janë bashkuar 3-4 veta në grupin parlamentar, por poshtë nuk ka ndodhur asgjë. 250 mijë vota u larguan nga PD dhe shkuan te partitë e vogla. Kush do bëjë analizën e humbjes? Ata që s’kanë as votat e shtëpisë së tyre?”, shtoi ai.
    Sipas Sulës, partia është në agoni dhe Berisha ka vetëm dy skenarë: ose të tërhiqet me dinjitet duke shpëtuar atë që vetë krijoi, ose të riformojë realisht PD-në.
    “Skenari më i mirë do ishte që zoti Berisha të bëjë një gjë të mirë për atë që ka ndërtuar vetë: të shpëtojë PD-në sa pa vdekur. PD është në agoni. Duhet reformë e thellë në struktura, seksione, dhe largim i atyre që nuk kanë vota. Flamur Noka dhe Albana Vokshi nuk i duan më demokratët. Është turp që numri 2 i PD të ketë një formim kaq të dobët.”
    Nëse kjo nuk ndodh, Sula sheh një tjetër rrugë të mundshme: “Skenari i dytë është një foltore e re, një grup rezistence brenda PD-së. Partitë e reja do zhbëhen, përveç Agron Shehajt që ka një shans të konsolidohet.”
    Ai tha se do ndjekë me vëmendje zhvillimet në shtator: “Nëse figura si Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ervin Salianji apo të tjerë nisin një lëvizje të re, do ishte diçka pozitive. Nëse heshtin dhe mendojnë vetëm për karrigen, atëherë gjithçka ka marrë fund.”
    Sula përfundoi se nuk do të largohet nga politika në mënyrë të pavullnetshme, duke theksuar se e sheh veten më të denjë se shumë prej atyre që janë aktualisht në skenë: “Nuk i jap kënaqësinë askujt të më nxjerrë nga politika kështu. Përveç Berishës, të tjerët i shoh më poshtë se vetja. Politika duhet të ketë moral.”

  • Ujë në Hënë? Studimi: Sateliti i Tokës mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë atje

    Ujë në Hënë? Studimi: Sateliti i Tokës mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë atje

    Toka në Hënë mund të jetë në gjendje të mbështesë jetën, sipas një studimi të ri. Studiues nga universiteti kinez i Hong-Kongut zhvilluan një teknologji për të nxjerrë ujë nga toka hënore dhe e përdorën atë për të shndërruar dioksidin e karbonit në oksigjen dhe karburant kimik. Teknologjia e bën këtë duke shndërruar dritën nga Dielli në nxehtësi.

    Sipas studimit, të botuar në revistën Cell Press Joule, hulumtimi mund të “hap potencialisht dyer të reja për eksplorimin e hapësirës së thellë në të ardhmen”, sepse mund të zbusë kostot e shtrenjta të nevojshme për të sjellë burime thelbësore si uji në Hënë.

    Një mbajtëse uji e vetme (3.78 litra) kushton 83.000 dollarë (71.230 euro) për t’u transportuar me raketë, me një astronaut që pi afërsisht katër të tilla (15.14 litra) në ditë.

    Megjithatë, studimi vëren se çdo strategji që është tashmë në vend për të nxjerrë ujë nga sipërfaqja e Hënës përfshin hapa të shumtë “që kërkojnë shumë energji” dhe nuk analizon se sa CO2 përdoret nga karburanti. Mjedisi ekstrem hënor do ta bëjë ende të vështirë mbledhjen e më shumë oksigjenit dhe ujit nga toka, vazhdoi studimi, sepse ka “luhatje drastike të temperaturës”, rrezatim dhe gravitet të ulët për t’u përballur.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Momentet e fundit të Ozzy Osbourne/ U përpoqën ta shpëtonin me orë të tëra, një helikopter me mjekë u ul në rezidencën e tij!

  • Real Madrid në telashe, nuk ka asnjë ofertë për dy “yjet” e nxjerrë në shitje

    Real Madrid në telashe, nuk ka asnjë ofertë për dy “yjet” e nxjerrë në shitje

    27 Korrik 2025

    20:44

    Telesport

    Ferland Mendy dhe David Alaba janë dy nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso dhe ndaj duhet të largohen. Alaba, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, duket i vendosur për të qëndruar në Madrid dhe për të respektuar deri në fund kontratën. Real Madrid edhe pse e ka nxjerrë në shitje, deri tani nuk ka asnjë ofertë për austriakun, i cili që  kur u transferua nga Bayern si lojtar i lirë, më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.
    E njëjta situatë edhe me Mendy-n. Francezi nuk është në planet e Alonso-s pas transferimit të mbrojtësit të majtë Alvaro Carreras si dhe spanjolli preferon më shumë Fran Garcia në atë pozicion sesa Mendy-n. Në këtë mënyrë, 30-vjeçari duhet të largohet.
    Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe për të “shpëtuar” prej, Real Madrid është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër të ulët 10-12 milionë euro. Drejtuesit madrilen duan të shpëtojnë më shumë nga paga e majme që merr francezi, për të cilind eri tani nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub tjetër.

  • Rrezikojnë jetën mes flakëve për ta nxjerrë nga shtëpia, tre policë në Korçë shpëtojnë 72-vjeçarin nga zjarri

    Rrezikojnë jetën mes flakëve për ta nxjerrë nga shtëpia, tre policë në Korçë shpëtojnë 72-vjeçarin nga zjarri

    Një akt heroik nga tre efektivë të Policisë së Korçës ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari, banesa e të cilit u përfshi nga flakët në një lagje periferike të qytetit. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë hyrë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë nga shtëpia Jorgo Kostrecin, i cili ndodhej i vetëm në momentin kur zjarri përfshiu banesën e tij njëkatëshe.
    Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës arriti të izolonte përhapjen e mëtejshme të flakëve, efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.
    Burime nga spitali bëjnë me dije se 72-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm për dëmtimet e lehta të shkaktuara nga tymi dhe stresi.
    Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72 vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët. Ai jeton i vetëm dhe krahas pensionit, të ardhurat i siguron duke mbledhur hekurishte në zonën përreth.
    Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit.

  • Afera e Bankers, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi

    Afera e Bankers, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi

    Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie.
    Rama kujton edhe Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet 240 mln euro.
    “Së pari, ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën. Unë s’kam asnjë problem me Bankersin apo kush e ka bërë Bankers, apo kush ka lidhje me ato emra. S’kam fare asnjë problem”, theksoi Rama.
    Kujtojmë se sipas Prokurorisë së Fierit, hetimi për ”Bankers Petroleum” Albania ka nisur në dhjetor të 2024-ës, ku është dokumentuar ngritja e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe fshehje të ardhurash për të cilën dyshohen nëntë persona (tanimë të arrestuar) si dhe pesë të tjerë të shpallur në kërkim.
    Sipas Prokurorisë, shoqëria ka tregtuar mbi 532 miliardë lekë karburant, por në 20 vitet e fundit e ka deklaruar kompaninë me humbje ne vlerën e 11,7 miliardëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

  • Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

    Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

    Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie.
    “Së pari, ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën”, tha Rama gjatë komunikimit virtual me qytetarët.

    “Unë s’kam asnjë problem me Bankersin apo kush e ka bërë Bankers, apo kush ka lidhje me ato emra. S’kam fare asnjë problem”, theksoi Rama.
    Kujtojmë se sipas Prokurorisë së Fierit, hetimi për” Bankers Petroleum” Albania ka nisur në dhjetor të 2024-ës, ku është dokumentuar ngritja e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe fshehje të ardhurash për të cilën dyshohen nëntë persona (tanimë të arrestuar) si dhe pesë të tjerë të shpallur në kërkim.
    Sipas Prokurorisë, shoqëria ka tregtuar mbi 532 miliardë lekë karburant, por në 20 vitet e fundit e ka deklaruar kompaninë me humbje ne vlerën e 11,7 miliardëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

  • “Njerëzit kanë nxjerrë m*t nga goja për ne”, Palmeri i drejtohet skeptikëve pas fitores së Botërorit: Nuk besonin te ne

    “Njerëzit kanë nxjerrë m*t nga goja për ne”, Palmeri i drejtohet skeptikëve pas fitores së Botërorit: Nuk besonin te ne

    Çelsi ishte befasia e madhe e Kupës së Botës për klube, që u zhvillua në SHBA. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 3-0 PSG-në në finale, duke marrë kështu të vetmin trofe që mungonte në kabinetin e tyre.
    Kol Palmeri ka qenë i ashpër me deklaratën e tij pas ndeshjes. Futbollisti i Çelsit i është drejtuar të gjithë personave që nuk kanë besuar te kjo skuadër dhe që kanë hedhur baltë mbi ta gjatë gjithë sezonit.
    “Njerëzit dyshuan te ne. Ata nuk na besuan. Njerëzit kanë nxjerrë m*t nga goja për ne gjatë gjithë sezonit. Por më lini t’ju them se Enco Mareska po ndërton diçka të veçantë te ky klub”, ka deklaruar Kol Palmeri./Sport Ekspres/

  • Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që qarkullojnë në rrjet, duke i quajtur shpifje dhe sulme të padrejta.
    Në një postim në Facebook, ajo deklaron se ka duruar gjatë në heshtje, por situata ka kaluar çdo kufi. Simaku thekson se materialet janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.
    “Zoti do ta nxjerrë të vërtetën,” shkruan ajo, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje. Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.