Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e 14-vjeçarit Enedio Guri, ky i fundit vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur më 14 gusht 2025 në fshatin Pirg të Maliqit.
Edison Guri dhe Roland Guri të cilët u liruan nga qelia, u arrestuan pasi akuzohen për fshehje të krimit.
Mëshet se Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.
Babai i viktimës, Edison Xhejo tha për News24 se Edison Guri dhe Roland Guri duhet të kthehen në qeli.
“Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, u shpreh babai i 14-vjeçarit të ndjerë.
Kujtojmë se ditën e ngjarjes, Erald Xhejo së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.
Enedio Grui ka ndaluar, ka dalë nga automjet dhe më pas kanë nisur në debatojnë. Gjatë konfliktit mes tyre, adoleshenti ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte, për t’u vetëmbrojtur ka marë një karrige nga oborri i lokalit për duke e vendosur përpara trupit.
Por, teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokali.
Por çfarë thotë bababi i 14-vjeçarit të vrarë?
Edison Xhejo: Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli.
Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se çfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, në qoftë se ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i djalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera.
Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë?
Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”
Tag: nxjerrë
-

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar
-

Çfarë po ndodh me pensionet, eksperti zbardh të vërtetën e hidhur dhe akuzon qeverinë për shifra që fshehin krizën…
Eksperti i ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha deklaroi se përmirësimet e pensioneve që ka deklaruar kryeministri Edi Rama nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe janë në kuadrin e propagandës. Teksa ishte i ftuar në një studiot televizive këtë fundjavë, ai vuri në dukje se vendet e rajonit japin mbi 10 për qind të PBB-së për pensionet, ndërkohë që Shqipëria vetëm 7,4 për qind. Sipas Hoxhës, qeveria duhet të nxjerrë minimumin jetik, që do të ndikojë mandej në rritjen e pensioneve. “Nga deklarimet që ka bërë kryeministri, ai deklaroi se në 2026-ën do ketë përmirësim të të ardhurave nga pensionet, dhe këtë e ka ndarë me fasha. Është parashikuar të ketë një vazhdimësi për të përfituar pensione në një kuotë fikse, duke filluar nga janari e në vazhdim. 600 lekë në muaj për invalidët, 72 mijë lekë të vjetra në vit, ndërkohë që pensionet familjare do jenë me 700 lekë, ose 84 mijë lekë të vjetra.
Pensionet urbane të plota do jenë 18 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që pensionet e tjera urbane 1 mijë lekë të rinj. Përpjekjet për ndryshimin e skemës e shoh jo vetëm me skepticizëm. Janë shumë herë më të larta pensionet e vendeve përreth se sa ne. Duhet të gjejmë shkaqet pse jemi në fund të vendeve ballkanike. Ndryshimet sipas fashave nuk zgjidhin gjë, përmirësojnë diçka, por s’i ndalin nga mjerimi. Pyetja shtrohet: Nëse me këto të ardhura që ka skema e sigurimeve shoqërore mbështet minimalisht interesat e qytetarëve ose jo. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan, në përqindje, duke e krahasuar me PBB-në. Ne zëmë 7,4 ca për qind, ndërsa vendet e tjera në Ballkan e kanë mbi 10 për qind. Këtë duhet të bëjmë. Si do vazhdojmë për ta nxjerrë skemën e sigurimeve shoqërore nga gjendja. S’bëhet fjalë për të ndarë diçka, por për ta nxjerrë nga gjendja. Atyre që kanë pension 100 euro s’u ndryshon asgjë 600 lekë më shumë. Paga minimale në 2026 do bëhet 500 euro. Nëse nuk shoqërohet me produktivitet do kalojmë në inflacion më të rëndë dhe biznesi do ketë barrë të papërballueshme. Këto shkojnë paralelisht, si rritja e pensioneve dhe e pagave. Kjo është më tepër propagandë, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, hedhin ndonjë shashkë. A është në gjendje kryeministri të nxjerrë minimumin jetik? Kjo është zgjidhje”, deklaroi ai.
Pse pensioni mesatar nuk shkon 400 euro brenda mandatit?
Ndërkohë disa ditë më parë, specialisti për sigurimet shoqërore, Kujtim Hoxha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se 1.7 miliardë euro gjatë këtij mandati qeverisës do të shkojnë për rritjen e pensioneve, e cilëson si demagogji. Ai deklaroi se pensionet janë mizerabël dhe se pavarësisht deklarimeve me llogaritje, nuk arrihet që brenda mandatit qeverisës pensioni mesatar të shkojë 400 euro. “Sot përfitojnë pension pleqërie 725 mijë qytetarë, nga të cilët 537 mijë qytetarë marrin pension në 185 mijë lekë të vjetra, pjesa tjetër marrin pension mbi 200 mijë lekë. Këto janë shifrat e vetë qeverisë, janë mbi 120 mijë qytetarë që marrin pension nën 100 euro, pensione pleqërie, pensione familjare dhe invaliditeti. Kjo duhet të shqetësonte qeverinë dhe të ishte një kambanë alarmi, se pensionet janë mizerabël. Nuk mund të futemi në Europë pa plotësuar ca standarde. Pension mesatar 400 euro do të thotë që pensionet që janë mbi 200 euro, janë 190 mijë, atëherë pensioni mesatar krahasuar me këta 537 mijë nuk plotëson 400 euron, nuk shkon aq me shtimin 18 mijë lekë në vit.
Ose Kryeministri është demagog, ose e bëri për të kaluar zgjedhjet e pjesshme. Me atë që ka ndërmend të bëjë dhe atë që pretendon Shqipërinë e viteve 2030 që thotë pensionet do të rriten deri 200 euro, sepse pas katër vitesh që do të lërë mandatin qeveria, i bie që qytetarët që sot marrin pension 40% e tyre të mos jenë më, sepse bëhet seleksionim natyror. I bie që 40% e këtyre qytetarëve të mos ekzistojnë. Çfarë ideje ka qytetari i parë i Shqipërisë, për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje mjerane që është. E ka thënë publikisht që do i rrit pensionin në mënyrë të përmuajshme me 600 lekë çdo muaj. Do të thotë që vitin që vjen të përfitojë 7200 lekë të rinj për 2026. Kjo është demagogji të merresh me shtresat e pambrojtura. Me këtë ndarje që i bie, Kryeministri ka thënë se rritja e pensionit për vitin 2026 do të jetë e përmuajshme, sipas kategorive 18 mijë lekë, 700 lekë dhe 600 lekë për pensionin e invaliditetit. Kjo pjesë 100 milionë që do të jepet në vit, do të jetë sa bonusi i fundvitit”, nënvizoi eksperti i ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha. -

Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen
“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim”, teksa ka shtuar se lumturinë e tij do e shijojë vetëm kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.
“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund t’i kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, tha Rama./vizionplus.tv -

Për të gjithë ata që më (keq)citojnë/ Manjani: Pezullimi i Ballukut është puç kushtetues, neni 242/2 nuk zbatohet për të zgjedhurit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon sërish pas vendimit për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave për keqcitim të qëndrimeve të tij. Në një shënim të gjatë në rrjete sociale, ai argumenton se gjyqësori nuk ka të drejtë të nxjerrë nga funksioni një anëtar të zgjedhur të qeverisë dhe se interpretimi i nenit 242/2 të Kodit të Procedurës Penale në këtë rast përbën, sipas tij, “grusht kushtetues shteti”.
Postimi i plotë i Manjanit:
Për të gjithë ata që më (keq)citojnë
Tani, në respekt të disa juristëve veçanërisht, që më komentojnë:
Nëse biem dakord se ndërhyrja e gjyqsorit për nxjerrë nga funksioni qeverinë, ose për të diktuar përbërjen e saj quhet grusht kushtetues shteti, argumentet mbi ligjshmërinë e këtij veprim janë të tepërta.
Janë të tepërta sepse nuk ka asnjë ligj në shoqërinë demokratike ku sundon rendi kushtetues që ta legjitimojnë këtë gjë.
Asnjë!
Tani, argumenti se një nen proçedural penal me numër 242.2 e legjitimon gjykatën të pezullojë nga funksioni zëvendësin e vetëm të Kryeministrit, nuk është gjë tjetër përveç se legjitimim i grushtit të shtetit.
Sidoqoftë, unë prap insistoj se edhe ai nen i parë në harmoni me Kushtetutën, parimin e ndarjes së pushteteve, pasojave emergjente që passjell ky veprim si dhe preçedentin e rrezikshëm që krijon, duhet interpretuar ashtu siç është shkruar dhe jo ashtu siç do secili të jetë.
Ai nen përpara se të interpretohet duhet thjesht të lexohet dhe të kuptohet ashtu siç është shkruar.
Lexojeni dhe kuptojeni siç është shkruar!
Pra pezullimi nga detyra publike NUK ZBATOHET, për PERSONA të zgjedhur.
Pra për persona të zgjedhur, jo funksione apo detyra që ato mbajnë. Personi i zgjedhur është i tillë edhe kur fle, edhe kur ha edhe kur me nder jush bën atë që s’thuhet. Padyshim edhe kur kryen detyra publike ai/ajo person i zgjedhur është.
Kështu është shkruar ky nen.
Tani interpretime bëhen, por asnjë interpretim që çon në puç kushtetues nuk mund të jetë i ligjshëm.
Nga ana tjetër, ata që thonë se “kjo është praktika gjyqsore”, do t’u lutesha përunjësisht të më tregojnë një rast tjetër kur është zbatuar ky nen ndaj një personi tjetër të zgjedhur. Në dijeninë time kjo është hera e parë që ky nen zbatohet në këtë nivel zyrtari publik. Ndaj nuk di të ketë praktikë.
Por edhe sikur ky nen të interpretohet ashtu siç thoni ju dhe SPAK e GJKKO, prap jeni gabim sepse ai nen nuk legjitimon dot gjyqsorin të nxjerrë nga funksioni kushtetues një anëtar qeverie. Aq më tepër zëvendësin unik të Kryeministrit. Anëtari i qeverisë i fundit quhet njësoj si i zgjedhur, sipas Kushtetutës edhe kur personi nuk është zgjedhur nga populli.
Interpretimi nuk bëhet sipas qejfit, por në harmoni me korpusin kushtetues e ligjor në vend. Përndryshe nuk ka fjalë tjetër që e përkufizon këtë sjellje përveç se grusht/puç kushtetues shteti.
Këto puçet kushtetuese me interpretime ligjesh bëhen zakonisht. Puçet bëhen gjithmonë nha zyrtarë shteti kundër pushtetit politik të zgjedhur. Prandaj është shpikur Gjykata Kushtetuese, për të ndalur këtë gjë.
Ja kaq kisha, modestisht në respekt të atyre që më citojnë mua për të nxjerrë helmin e tyre me persona konkretë.
Bye! -

Grabitje spektakolare në Angli, ja si e përdorën eskavatorin autorët për të nxjerrë bankomatin nga supermarketi
Skena të pabesueshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në një qytet të Anglisë, ku disa hajdutë të maskuar kanë vjedhur një bankomat (ATM) duke përdorur një eskavator për ta nxjerrë nga muri i një supermarketi.
Ngjarja ndodhi në Milton Keynes, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Londrës.
Në videon e xhiruar nga banorët e tronditur, shihet eskavatori që shkatërron fasadën e ndërtesës, nxjerr bankomatin nga muri dhe e tërheq jashtë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.
Më pas, hajdutët e mbuluar me kapuçë ngarkojnë bankomatin në karrocën e një kamioni dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas policisë, bankomati u braktis më vonë në rrugë, ndërsa autorët janë ende në arrati.
Policia ka nisur një hetim për vjedhjen dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë me informacion. Ndërkohë, videoja e ngjarjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar habi dhe ironi mes përdoruesve.
Disa komentues në platformën X (ish-Twitter) kanë theksuar guximin e jashtëzakonshëm të hajdutëve, ndërsa të tjerë kanë kujtuar se shumë bankomate janë të pajisura me sisteme sigurie që spërkasin me bojë paratë, në mënyrë që të mos mund të përdoren nga grabitësit.
-

A duhet të nxjerrë opozita kandidat jashtë PD? Sondazhi: 40.3 për qind e votuesve mendojnë PO
Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me cështje që shqetësojnë shqiptarët.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1203 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë.
Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.
Pyetjes se ‘A duhet të nxjerrë opozita kandidat jashtë PD?’, shqiptarët janë përgjigjur po në masën 40.3 për qind, 18.5 për qind e tyre mendojnë se jo.
Sakaq, elektorati gri ‘I dyjzuar’ është në masën e 41.2 për qind. -

Qeveria nxjerr në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra
Qeveria ka nxjerrë në shitje tetë ish-fabrika dhe objekte të vjetra, që nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë, bashkë me disa ndërtesa në Elbasan. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë në ankand 4 ndërtesa në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit me vlera që nisin nga 162 mijë lekë e deri në 1.1 milionë lekë. Sipërfaqja e tyre nis me 25 dhe shtrihet deri në gati 103 metër katrorë.
Ankandi për ish-fabrikën e sallamit dhe Magazina e Prodhimit në Përmet me sipërfaqe 720 m2 nis me 3.5 milionë lekë. Ndërkohë, ish-fabrika e salcës në Fier është nxjerrë në shitje për 56.1 milionë lekë. Për dy ish-frigoriferët në Rrëshen e Mirditë, ankandi nis me vlera nga 206 mijë e deri në 4.6 milionë lekë.”Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)”. Ankandi për shitjen e këtyre objekteve do të zhvillohet në orën 10:00, në 25 shtator.
-

Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra
Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë… bashkë me disa ndërtesa në Elbasan…
Qeveria ka nxjerrë në shitje tetë ish-fabrika dhe objekte të vjetra. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë në ankand 4 ndërtesa në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit me vlera që nisin nga 162 mijë lekë e deri në 1.1 milionë lekë.
Sipërfaqja e tyre nis me 25 dhe shtrihet deri në gati 103 metër katrorë.
Ankandi për ish-fabrikën e sallamit dhe Magazina e Prodhimit në Përmet me sipërfaqe 720 m2 nis me 3.5 milionë lekë. Ndërkohë, ish-fabrika e salcës në Fier është nxjerrë në shitje për 56.1 milionë lekë. Për dy ish-frigoriferët në Rrëshen e Mirditë, ankandi nis me vlera nga 206 mijë e deri në 4.6 milionë lekë.
“Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).”
Ankandi për shitjen e këtyre objekteve do të zhvillohet në orën 10:00, në 25 shtator.
-

Po, o nanë, po
Poezi nga Havzi Nela
Po, o nanë, po,N’emën të ligjit jam arrestue,E duert m’i kthyen prapa policët e zi,N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,E kur lëshova kambën mbrenda me hy,M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!Ndoshta e ndjeu veten fajtor,Pse erdhi e më mori përsëri!Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,Sa djem nanash kështu po i merr!Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”Emni i tij ka futun tmerr!Ti mos u druej, o Nana ime,Sido të bahet jam pa faj,Qëndro malsore, mbahu trime,Mos e mbyll jetën me vaj!Djali yt s’ka me t’turpnue,Gjinin tand s’do ta tradhtojë,Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,Po prehnin tand do ta kërkojë.Ka me dasht me t’pasun pranë,Ta vështrosh, ta ledhatosh,E nji fjalë t’ambël me ia thanë,Plagët zemrës t’ia shërosh!Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,Ti me mue s’je kënaqun kurrë.N’merak e mall ke qenë përherë,Qysh i vogël dhe sot burrë!Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë;M’shkule nga prehni prej vorfnie,Vetë jam rritun derë më derë!Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë;Kurrë s’u ulëm në nji sofër,Kurrë, o Nana ime, kurrë! / KultPlus.com
-

‘Shqiptarët nuk po martohen më’/ Noka: Presim Ramaduron të nxjerrë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me një studim të fundit, ku theksohet se ‘shqiptarët nuk po martohen më, pasi celebrimet kanë zbritur në minimumin historik, 7.7%.
Në postimin e tij në Facebook, Noka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ‘tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria’.
Postimi i plotë:
Tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria, ashtu siç publikoi fotografinë e dy foshnjave të porsalindura si sukses në një vend ku lindshmëria ka rënë dramatikisht në 35%.
Meqënëse ka ende që nuk kanë të ngopur me lugën bosh të propagandës, #Rama është gjithmonë gati