Kreu i PD Sali Berisha doli pas rreth 2 orësh nga SPAK ku u pyet në lidhje me krimin shtetëror të 21 Janarit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.
Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar?
Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.
Ka një audio
Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.
Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.
Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?
Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.
Tag: nxirë
-

“Audio është e falsifikuar”/ Pse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit? Ja si përgjigjet Berisha
-

VIDEO – Shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, po kalon ditë të errëta së fundmi!
Vetëm pak ditë pasi u zbulua se është nën hetim nga SPAK, Belinda shfaqet me sy të nxirë duke ngritur pikëpyetje se ç’po ndodh me të!Siç shihet në një video të postuar nga vetë ajo ku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, pasi u “godit” nga SPAK, Bela ka pësuar edhe një tjetër “goditje” në fytyrë.
Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK. -

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë Petrit Ruka
Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s’të dua,Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarëMe dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s’ka parë.Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,Po ja që s’bëjmë dot pa këtë helm të mallkuarMos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!/KultPlus.com
-

Detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Plagë në trup dhe fyt i nxirë, çfarë u fiksua nga kamera e sigurisë…
23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë.
Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë. Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.
-

Balla: Garë e paepur për të nxirë Shqipërinë me përroin psikik të Berishës
Gjatë fjalës në Kuvend, ministri i Shtetit Taulant Balla kujtoi “përroin psikik” të Sali Berishës në PE për të nxirë dhe hedhur baltë ndaj Shqipërisë, me qëllim që të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE. Duke e cilësuar të turpshëm veprimin e opozitës dhe apeluar për bashkëpunim, pasi “Shqipëria ishte edhe e tyre”, ai apeloi që opozita të reflektonte dhe ndihmonte, pasi kishte rolin e saj dhe të braktiste diskursin e kreut të saj. Për të me moshën që ka nuk mban as përgjegjësi për ato që thotë e bën.
Pjesë nga fjalaGarë e paepur e opozitës për ta nxirë Shqipërinë sa më shumë. Kulmi i kësaj ishte një përrua psikik që u dëgjua në një nga sallat e Parlamentit Europian dhe t’ju them të drejtën, nuk turpëron më atë person, se personi tashmë nuk mban më përgjegjësi për gjithçka bën dhe thotë. U tha këtu nga parafolësja pse nuk bëjmë ne debat për zgjedhjet, po debati për zgjedhjet në momentin në fjalë po e bëjnë institucionet që duhet të diskutojnë zgjedhjet, aty ku ju keni shfrytëzuar edhe të drejtën që kemi dakordësuar së bashku që në 13 vite më parë, për të kërkuar edhe rinumërim. Sepse e dini fare mirë, se nga ky rinumërim nuk del asgjë përsa i përket rezultatit të përgjithshëm.
Por ju mund t’i bëni një shërbim vendit, meqë flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë, sepse e keni futur në rinumërim vetëm për të shtyrë kohën. Se e theksoi edhe njëri këtu, ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, ne jo njëherë! Ata që ua kërkojnë zgjidheni hallin brenda jush. Ne s’kemi e s’bëhemi pjesë në asnjë diskutim të brendshëm të partisë tuaj. Por vini këtu e kërkoni debat për zgjedhjet, për çfarë? U bënë më 11 maj, rezultati më i qartë se asnjëherë tjetër. Ditë e zezë të më përkthesh ti mua Joridën, por jemi këtu për performancën e energjisë në ndërtesa. Nëse keni çështje për këtë, bujrum, por përsa i përket imazhit të Shqipërisë, çështjes së integrimit, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh, se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë.
Se ju ende s’keni kuptuar një gjë shumë të rëndësishme, vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, ishin vlerësim për punën e Edi Ramës dhe qeverisë socialistë dhe një ndëshkim për ju, për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjithë këto vite. Se ai, del një (Berisha) që paguhet me taksat e shqiptarëve dhe del atje “narkoshteti, narkoshteti…”, lërini mo këto se latë nam, lërini se latë nam, realisht latë nam! E duhet t’ju vij turp se vendi është i përbashkët, edhe i yni edhe i juaji. -

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht
Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për largimin e tij nga administrata e Tump. Musk u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me të.
Musk tha se i biri i tij pesë vjeçar e ka goditur me grusht në fytyrë.“I thashë tim biri hajde, më godit në fytyrë, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen e Musk, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme. -

U shfaq me sy të nxirë në krah të Donald Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht
Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për largimin e tij nga administrata e Tump.
Musk u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me të.
Musk tha se i biri i tij pesë vjeçar e ka goditur me grusht në fytyrë.“I thashë tim biri hajde, më godit në fytyrë, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.
Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen e Musk, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme. -

Rama: Qytetarët braktisën Shqipërinë me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike
Edi Rama ka zhvilluar një takim falënderues me qytetarët në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë bën dhe nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që vetëm shan e mallkon, duke u ulur sipas tij, poshtë e më poshtë.
Në vijim të sulmeve të tij ndaj opozitës, Rama tha gjithashtu se shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe një Shqipërie me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike (duke etiketuar këtu opozitën).”Shqiptarët vendosën të na i besojnë ne, Partisë Socialiste, mandatin e katërt. Ne mbollëm edhe më shumë besim te Shqipëria, prandaj mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Ne mbollëm krenari edhe më të madhe për Shqipërinë Europiane që po ndërtojmë, prandaj mblodhëm votat referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE.
Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe të qeverisur me vendosmëri në rrugën e mundimshme të fatit tonë europian dhe një Shqipërie të përgojuar si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave, me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhura të asaj urrejtjeje”, tha Rama.