Tag: nxënësve

  • Të dhënat shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Të dhënat shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.
    Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.
    Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.
    Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.
    Në një kontrast të dukshëm me rëniet e mëparshme, arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm. Numri i të regjistruarve në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë ka pësuar vetëm një ulje të lehtë prej 1%, duke kaluar nga 123,797 në 2020 në 122,613 studentë në 2025. Kjo tregon se, pavarësisht sfidave demografike dhe sociale, interesi për studimet universitare mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri.
    Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.
    Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.
    Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.
    Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël.
    Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi.
    Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.
    Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit./ B.Hoxha

    Burimi: INSTAT

  • Shifra shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Shifra shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

    Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.

    Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.

    Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.

    Në një kontrast të dukshëm me rëniet e mëparshme, arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm. Numri i të regjistruarve në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë ka pësuar vetëm një ulje të lehtë prej 1%, duke kaluar nga 123,797 në 2020 në 122,613 studentë në 2025. Kjo tregon se, pavarësisht sfidave demografike dhe sociale, interesi për studimet universitare mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri.

    Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

    Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

    Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

    Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël.

    Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi.

    Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.

    Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit./MONITOR

  • Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.Në një kontrast të dukshëm me rëniet e mëparshme, arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm. Numri i të regjistruarve në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë ka pësuar vetëm një ulje të lehtë prej 1%, duke kaluar nga 123,797 në 2020 në 122,613 studentë në 2025. Kjo tregon se, pavarësisht sfidave demografike dhe sociale, interesi për studimet universitare mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri.Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël.Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi.Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

    Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është më i larti në 25 vitet e fundit duke e konsideruar këtë një arritje historike.
    Sipas Gonxhes, “19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në Arsimin Profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit”.
    “Falë reformave të Qeverisë: investime moderne, laboratorë të pajisur, staf mësimdhënës të kualifikuar profile të reja dhe arsimin dual, rezultatet janë të prekshme, në rrugën drejt objektivit 1 në 3 nxënës në 2030”, tha Gonxhja në postimin në rrjetet sociale.
    Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
    Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

  • Rrëfimi për helmimin e nxënësve në pranverën e vitit 1990 nga serbët

    Rrëfimi për helmimin e nxënësve në pranverën e vitit 1990 nga serbët

    Kujtimet për pranverën e hershme të para tri dekadave, sjellin klithmat e mijëra nxënësve shqiptarë. Serbët kishin helmuar të rinjtë e pafajshëm në shumë shkolla të Kosovës. Por, shteti jugosllav nuk e pranoi kurrë këtë, duke thënë se kjo ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur. Mjekë e profesorë sjellin rrëfime për KosovaPress, për atë që ngjau në marsin e vitit 1990, ku u helmuan rreth 8 mijë persona me helm toksik. Të njëjtit, kishin prezantuar fakte edhe përballë serbëve, duke ngulmuar se po bëhej fjalë për helmim masiv.

    Helmi i përdorur kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

    Xhafer Murtezaj, që në atë kohë ishte profesor i lëndës së Edukatës Fizike në gjimnazin e Skenderajt, kujton klithjet e nxënësve në secilën klasë të shkollës.

    75-vjeçari rrëfen për KosovaPress tmerrin e përjetuar aso kohe.

    “Sa dëgjohej një klithmë në një klasë, katër-pesë vajza, dëgjohej në tjetrën. Krijohej një panik edhe te tjerët nxënëse. Mandej u krijua një shqetësim i madh në popullatë. Vinin prindërit, nuk kishin mjete spitali, në Skenderaj atë herë nuk kishte më shumë se dy-tri vetura. Ata qytetarë që kanë pasur vetura edhe deri në spital i kanë bartur apo ka pasur raste që i kanë bartur edhe deri në Qendrën Mjekësore të Kosovës. Ajo ka qenë diçka shumë e rëndë”, rrëfen Murtezaj.

    Mostrat e marra nga gjaku i të helmuarve vështirë vërtetoheshin. Edhe në udhëheqje të spitaleve kishte serbë, të cilët pengonin për tu ndriçuar e vërteta. Vet pushteti i atëhershëm punonte shumë që të mos kuptohej e vërteta e këtij krimi.

    “Kam marrë gjakun e disa pacientëve, jo të gjithë pacientëve. Dhe meqenëse analizat nuk ka qenë e mundur që të kryhen në Institutin e Biokimisë që ka qenë dy kate më lartë, sepse drejtori ka qenë serb. Jam marrë vesh me shefin e laboratorit biokimik në Obiliq që t’i ruajmë mostrat dhe t’i punojmë gjatë natës sa ka qenë kujdestar. Këto rezultate kanë treguar se më shumë se 70 përqind të pacientëve të pranuar nuk kanë pasur vlera të kalciumit, që si të tilla mjaftojnë për t’i shkaktuar ato ngërçe hiperkalcimike”, tregon Neshet Rizvanolli, i cili në atë kohë punonte në Njësinë Nukleare në Prishtinë.

    Në katet e mbushura plot të klinikës në kryeqytet, edhe korridoret po shfrytëzoheshin për trajtimin e fëmijëve që vështirë po rrinin edhe të shtrirë.

    “Të gjithë ata pacientë kanë ardhur me simptoma të shtangimit, me ngërçe, që kanë qenë tipike për një gjendje të hipokalcimimit, i cili shkakton shtangim të muskujve. Trajtimi është bërë sipas simptomave… Pjesa më e madhe e nxënësve është dashur që me orë të tëra të trajtohen me kalcium, që tregon se kanë pasur një hiperkalcimi jo të shkaktuara nga gjendja e ankthit por nga ndonjë agjenci që ka arritur në organizëm, përmes rrugëve respiratore”, shprehet ai.

    “Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore”, ishte titulli i simpoziumit të mbajtur më 2 shtator 1990. Këtë nuk e priti mirë Beogradi, meqë e njëjta hodhi pak dritë mbi të vërtetën e helmimeve në Kosovë. Ekspertë nga shumë vende ishin pjesëmarrës, përfshirë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

    “Këto të dhëna i kam paraqitur në simpoziumin për helmimin, i cili është mbajtur në Zagreb dhe më kujtohet reagimi i profesorit nga Beogradi, i cili ka qenë neuropsikiatër sepse teza e serbëve në atë kohë ishte se këto kanë qenë atakë të panikës, prandaj edhe përfaqësuesin të cilin e kanë dërguar ka qenë neuropsikiatër e jo ndonjë ekspert për helmime”, vijon Rizvanolli.

    “Kjo ishte më shumë se luftë”, thotë drejtori i atëhershëm i Transfuzionit të Gjakut, Mazllum Belegu.

    “Nuk ka pasur dhimbje më të mëdha se të shohësh ato manifestimet e helmimeve te fëmijët. Gjithçka çfarë ndodhë te fëmijët, te të rriturit është më e qëndrueshme, i rrituri e përballon. Por të shohësh fëmijët duke u dridhur, duke mos mundur të rrijë në këmbë të veta, as të bisedojë as kurrgjë. Më kujtohet një fjali që thotë dikush ‘a është kjo luftë?’. Thash: ‘jo kjo nuk është luftë, kjo është më shumë se luftë’. Fëmijët të bëhen ashtu, nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë zemre kanë pasur”, rrëfen Belegu për KosovaPress.

    Në Kosovë u helmuan rreth 8 mijë nxënës dhe të rritur gjatë vitit 1990. Kjo i parapriu ngjarjeve që më vonë eskaluan në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve dhe më vonë edhe në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

    Rruga Press

  • Qeveria holandeze për një vit ndaloi telefonat për nxënësit në shkolla, ja rezultati

    Qeveria holandeze për një vit ndaloi telefonat për nxënësit në shkolla, ja rezultati

    Një studim i kryer nga qeveria holandeze ka treguar se ndalimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike në shkolla ka ndikuar pozitivisht në përqendrimin e nxënësve.

    Nga 317 shkolla të mesme që morën pjesë në anketë, tre të katërtat raportuan përmirësim të dukshëm në përqendrimin e nxënësve pas ndalimit të celularëve në klasë.

    Për më tepër, gati dy të tretat e shkollave vunë re një përmirësim të klimës shoqërore brenda ambjenteve shkollore, ndërsa rreth një e treta raportoi përmirësim në performancën akademike të nxënësve.

    “Më pak shpërqendrime, më shumë vëmendje ndaj mësimit dhe nxënës më të shoqërueshëm. Mospasja më e telefonave në klasë ka dhënë rezultate pozitive. Është shumë inkurajuese që shkollat po ndërmarrin hapa në këtë drejtim,” u shpreh zëvendësministrja për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Mariel Paul.

    Masa për ndalimin e celularëve hyri në fuqi në janar 2024 dhe zbatohet si në shkollat e mesme, ashtu edhe në ato fillore. Syri.net-iefimerida

  • Pa tabelë, pa njoftim, punimet e Bashkisë Tepelenë bllokojnë furgonin e nxënësve

    Pa tabelë, pa njoftim, punimet e Bashkisë Tepelenë bllokojnë furgonin e nxënësve

    Furgoni i linjës së nxënësve Hormovë–Gjirokastër ka mbetur i bllokuar në urën hyrëse të fshatit Hormovë, pasi gjatë punimeve të kryera nga Bashkia Tepelenë është vendosur një bllokues rrugor që nuk lejon kalimin e mjeteve. Nxënësit ndodhen në pritje prej më shumë se një ore për të hyrë në fshat.

    Drejtuesi i furgonit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës, duke pohuar se është ankuar më parë si në Bashkinë Tepelenë, ashtu edhe në polici, por pa rezultat konkret.

    Nga ana tjetër, Bashkia Tepelenë deklaron se po zhvillohen punime në urë dhe se për në fshat ka rrugë të tjera alternative. Megjithatë, në terren nuk është vendosur asnjë tabelë informuese që të njoftojë për ndryshimet në qarkullim, duke krijuar konfuzion dhe vonesa të pajustifikuara për banorët dhe veçanërisht për nxënësit.

    Në foton e dërguar nga vendngjarja, shihet furgoni i bllokuar në hyrje të urës së Hormovës.

  • U pushua nga puna pasi iu zbulua llogaria e saj në “OnlyFans”, mësuesja e kopshtit padit babain e një prej nxënësve: Ka paguar të më shihte

    U pushua nga puna pasi iu zbulua llogaria e saj në “OnlyFans”, mësuesja e kopshtit padit babain e një prej nxënësve: Ka paguar të më shihte

    Elena Maraga, ish-mësuese kopshti në provincën e Trevisos (Itali), ka paditur babain e një prej ish-nxënësve të saj, i cili dyshohet se ka bërë publike aktivitetin e saj në platformën OnlyFans – veprim që çoi në largimin e saj nga puna.

    Lajmi është konfirmuar nga gazetat italiane Il Gazzettino dhe Corriere del Veneto, të cilat raportojnë se burri në fjalë ka zbuluar profilin e saj në OnlyFans dhe më pas ka shpërndarë imazhet në një grup lokal futbolli, derisa bashkëshortja e tij ia raportoi situatën shkollës ku punonte Maraga.
    “Nuk e kam reklamuar kurrë atë profil. Ishte ai baba që më gjeti dhe e përhapi përmbajtjen time pa pëlqimin tim”, është shprehur Maraga për Corriere del Veneto.
    Përveç babait, Maraga ka paditur edhe tre përdorues të rrjeteve sociale që e kanë fyer dhe sulmuar publikisht online. “Dosja u dorëzua tre ditë më parë. Pres që lista e padive të zgjerohet,” tha Fabrizio Dumas, përfaqësues i organizatës Cub Treviso.
    Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, Maraga ka reaguar ashpër ndaj hipokrizisë që, sipas saj, ka përshkuar gjithë këtë histori: “Këta njerëz më kanë gjykuar publikisht, më kanë ofenduar, por ndërkohë kanë paguar për të më parë. Më kanë trajtuar si një prostitutë, por kush është imoral në këtë histori? Unë, që jashtë orarit të punës bëj çfarë të dua me trupin tim, apo ata që konsumojnë dhe më gjykojnë në të njëjtën kohë?”.
    Ajo shtoi se ndjen detyrimin të flasë hapur, jo vetëm për veten, por për shumë gra të tjera që, sipas saj, janë dënuar padrejtësisht për zgjedhjet e tyre personale: “Jam e lodhur nga padrejtësitë që kam vuajtur dhe që vazhdoj të vuaj. E bëj këtë edhe në emër të të gjitha atyre grave që janë ndjerë të ndëshkuara për gjëra që burrat i bëjnë pa asnjë pasojë.”
    Rasti ka rikthyer në qendër të debatit në Itali çështjen e etikës profesionale, privatësisë dhe gjykimeve morale ndaj grave në platformat digjitale.
     

    Top Channel

  • Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

    Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

    Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përcolli sot para nisjes së provimit një mesazh inkurajues për maturantët.
    ”Sot nis një moment shumë i rëndësishëm për ju, provimet e Maturës Shtetërore. Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje”, tha Manastirliu.
    Ajo vuri në dukje masat e ndërmarra për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
    “Që në janar janë shpërndarë modelet e testeve, janë zhvilluar para-testime në shkolla për të identifikuar vështirësitë, janë organizuar trajnime intensive me hartuesit, administratorët dhe vlerësuesit e testimit. Janë përzgjedhur me kujdes qendrat e testimit dhe është ndërtuar një fond pyetjesh në përputhje me programet orientuese.
    Në këtë proces janë angazhuar 145 administratorë të trajnuar, të cilët do të kujdesen për çdo aspekt të provimit: nga tërheqja e materialeve, kontrolli i ambienteve dhe ruajtja e fshehtësisë, deri tek dorëzimi i testeve. Ata do të jenë aty për t’ju dhënë të gjithë qetësinë dhe sigurinë që ju keni nevojë.
    Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit, për të garantuar një maturë transparente dhe të drejtë për të gjithë”,tha Manastirliu.
    Më tej, Manastirliu vuri theksin te risia e këtij viti që është përfshirja më e gjerë e nxënësve me nevoja të veçanta.
    “Kemi ndërmarrë edhe një hap të rëndësishëm për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta nëpërmjet testeve specifike. Për herë të parë, për nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë pranë tyre mësues të gjuhës së shenjave gjatë testimit, një masë që siguron dhe nxit barazinë dhe dinjitetin për çdo nxënës.
    E dimë që keni kaluar shumë kohë duke studiuar, duke bërë ushtrime dhe duke u përgatitur. E dimë që keni pasur dhe do të keni emocione në këtë muaj, si dhe dilemat tuaja. Ajo që ne si prindër e si mësues ju themi është: Besoni tek vetja, më e mira është përpara jush për gjithçka që vjen pas këtij momenti në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të shkëlqyer për të gjithë”, përfundoi Manastirliu, duke ju uruar suksese të gjithë maturantëve.

  • VIDEO/ Zhupa: 348 milion lekë për një gërmadhë që nuk u shërben nxënësve të Sarandës, me 11 maj zgjedhim mes shkollës dhe klientelës së qeverisë

    VIDEO/ Zhupa: 348 milion lekë për një gërmadhë që nuk u shërben nxënësve të Sarandës, me 11 maj zgjedhim mes shkollës dhe klientelës së qeverisë

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër për situatën e ‘Eco Campusit’ në Sarandë. Në një postim në Facebook, ajo e cilëson godinën një gërmadhë të braktisur prej më shumë se shtatë vitesh. Zhupa akuzon qeverinë se ka shpenzuar 348 milion lekë nga taksat publike për një objekt që nuk u shërben nxënësve.

    Sipas saj, godina do të përdoret si pjesë e një kompleksi rezidencial për qeveritarët dhe klientët e tyre. Ajo thekson se prej katër vitesh e denoncon këtë situatë pa marrë zgjidhje. Zhupa u bën thirrje prindërve të Sarandës të votojnë më 11 maj për ndryshimin. Ajo premton se Partia Demokratike do ta kthejë objektin në një shkollë funksionale. “Zgjedhja është e juaja”, përfundon Zhupa, duke kërkuar votën për numrin 1.

    Postimi i plotë:

    Në shtator, dëshironi një shkollë të re e cila është në funksion të nxënësve të Sarandës apo këtë gërmadhë të lënë pa funksion mbi 7 vjet dhe të paguar 348 milion lekë nga taksat tuaja?!
    Kam 4 vjet që e denoncoi Eco Campusin si një shkollë që nuk vihet në funksion të nxënësve të Sarandës dhe historia do të vazhdojë akoma.
    Kjo godinë do shndërrohet pjesë e një kompleksi rezidencash për qeveritarët dhe klientët e tyre.
    Ndaj prindërit e Sarandës e kanë zgjedhjen me 11 Maj.
    Ose do të votojnë numrin 1 dhe do të votojnë alternativën që e kthen në një shkollë funksionale dhe i jep zgjidhje përfundimtare mësimit me 2 turne dhe pa cilësi në Sarandë ose mbajnë gërmadhën, mbajnë klientët e pushtetit dhe mbajnë një qeveri që i vjedh.
    Zgjedhja është e juaja!
    VOTO NUMRIN 1!