Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9- vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.Gjatë periudhës 2020–2024 numri nxënësve në arsimin 9 vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku. Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila. Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite. Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, çka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje. Por shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15 vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./ B.HoxhaBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: nxënësve
-

BIRN: Arsimi në fshat, mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve.
Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.
“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.
“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.
Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim.
Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit.
Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.
“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.
“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.
Shkolla të bashkuaraBashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.
Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara.
Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.
Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit.
Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.
“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.
Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht.
Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.
Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës.
Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.
“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.
I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar.
Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.
“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.
“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”. -

Siguria në shkollat publike/ Rama jep lajmin e mirë: Janë vendosur oficerë sigurie, garantojmë mbrojtjen e nxënësve
foto ilustrim: edi rama-shkollat
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkollat publike, për të mbrojtur nxënësit nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë. Për këtë, do të jetë suport edhe Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake duke monitoruar hapësirat brenda perimetrit të shkollave.
Postimi i plotë:
“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme”. -

Siguria në shkolla/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Janë vendosur policë nëpër institucione
Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online.
Në një reagim në rrjetet sociale Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike.
Po ashtu suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme. -

Rregulla në shkolla, këshillat e prindërve me mandat 2-vjeçar dhe më shumë mbështetje psikosociale
Një paketë ndryshimesh duke nisur nga krijimi për herë të parë i kategorive të reja të deri te përforcimi i mbështetjes psikosociale ndaj nxënësve dhe në mënyrën e organizimit të këshillave të prindërve, janë miratuar nga Ministria e Arsimit te Rregullorja për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare.Në Rregulloren “Për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” janë shtuar dy kategori të reja të institucioneve arsimore parauniversitare, si “shkolla me status të veçantë” dhe “qendër burimore”.“Shkollë me status të veçantë” do të jetë institucioni arsimor parauniversitar publik, i arsimit të orientuar me drejtim artistik dhe sportiv, i cili ka strukturë organizimi, kurrikul dhe mënyrë financimi të ndryshme nga IAPP-të.Ndërsa “Qendër burimore” është institucioni i arsimit special, që ofron arsim special dhe shërbime të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara.Kurrikula në bazë shkolle është rikonceptuar për të nxitur lëndë dhe module të fokusuara në interesat dhe pasionet e nxënësve, që nuk mbulohen nga kurrikula bërthamë. Kjo jep më shumë hapësirë për zgjedhje, eksperimentim dhe ndjekje të individualitetit të çdo nxënësi.“Kurrikula në arsimin bazë mbështetet në këto dokumente: LAPU, Korniza Kurrikulare e arsimit parauniversitar, nivelet e arritjes, programet lëndore, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga ministria përgjegjëse për arsimin. Kurrikula e arsimit bazë është e organizuar në kurrikul bërthamë dhe kurrikul në bazë shkolle. Kurrikula në bazë shkolle është pjesë e kurrikulës së përgjithshme, zgjidhet nga shkolla dhe zhvillohet brenda kohës së planifikuar në planin mësimor, në përputhje me interesat, me nevojat e nxënësve dhe me mundësitë e shkollës”, përcaktohet në pikat shtesë të ndryshimeve.Planet vjetore dhe të periudhave të mësimit janë shpallur dokumente zyrtare dhe objekt monitorimi. Po ashtu, është riformuluar mënyra e vlerësimit të nxënësve, duke u fokusuar te nxitja për përmirësim dhe zhvillimi i nocioneve të të nxënit, përmes: vlerësimit të vazhduar, testeve përmbledhëse dhe projekteve kurrikulare.Përmes krijimit dhe fuqizimit të Njësisë së Shërbimit Psikosocial (NJSHPS), ndryshimet në rregullore rrisin ndjeshëm rolin e psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla. Përcaktohen qartë: detyrat e tyre, mënyra e bashkëpunimit me institucionet e mbrojtjes së fëmijëve, raportimi i rasteve të fëmijëve në rrezik apo me vështirësi sociale dhe emocionale.Po ashtu sipas ndryshimeve të miratuara, risi do të jetë që Njësia e Shërbimit Psikosocial me miratim të drejtorit të shkollës, akseson sipas rastit kamerat dhe sistemet e sigurisë së institucionit, për të realizuar detyrat e tij funksionale.Ndryshime ka edhe në mënyrën e organizimit të këshillave të prindërve, të cilët nga tani do të kenë mandat dyvjeçar, ndërprerë automatikisht nëse fëmija i tyre nuk ndjek më shkollën.Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë të detyrueshme për të gjitha institucionet arsimore parauniversitare publike dhe për organet përgjegjëse për administrimin e tyre.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Reforma kaotike në arsim, Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit
Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit. Nga 423 176 në vitin mësimor 2018-2019, numri i të regjistruarve në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm ka rënë në rreth 345 mijë.
Në harkun e 7 viteve vendi kanë ‘humbur‘ më shumë se 78 mijë nxënës.
Arsimi është një nga sukseset më të mëdha të një shteti social. Ajo që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë dhe mundësi e gati të gjithëve. Por ky i fundit po braktiset. Nga më shumë se 306 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare ka rënë në më pak se 250 mijë. Janë mbi 57 mijë fëmijë që u mungojnë shkollave.
Isa Halilaj, zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, u shpreh: “Si pasojë e emigracionit të familjeve, nevojës që shumë të rinj të punojnë edhe pa arritur moshën e duhur, apo përfshirjes së tyre në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin arsimin profesional çdo vit. Kjo sjell një humbje të madhe të nxënësve që ndjekin programe zanatçie dhe, rrjedhimisht, pakëson edhe mundësinë për të pasur mësues të kualifikuar në të ardhmen. Situata po krijon boshllëqe në shkolla, duke vështirësuar mësimdhënien dhe duke rritur ngarkesën për stafin ekzistues”.
Si pasojë e emigracionit, nevojës për të punuar ndonëse pa arritur moshën apo nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin edhe arsimin profesional çdo vit. Nga mbi 18 mijë në 2018-n, numri i atyre që studiojnë për të marrë një zanat ka rënë në vetëm 16 mijë.
Rrjedhimisht, në vend po ka edhe më pak mësues. Nga mbi 37 mijë në vitin mësimor 2018-2019, numri i arsimtarëve ka rënë në më pak se 31 mijë.
“Rënia e numrit të mësuesve është po aq shqetësuese sa humbja e nxënësve. Nga mbi 37 mijë arsimtarë në vitin 2018-2019, sot kemi më pak se 31 mijë. Kjo situatë po krijon boshllëqe në klasa, duke rritur ngarkesën për mësuesit ekzistues dhe duke vënë në vështirësi ofrimin e një mësimi cilësor. Pa politika të qarta për rekrutimin dhe mbështetjen e mësuesve, shkollat do të përballen me sfida të mëtejshme në mbarë vendin, ndërsa cilësia e arsimit do të jetë në rrezik”, deklaroi Halilaj.
Me numrin e nxënësve dhe mësuesve që po pakësohet, e njëjta tendencë vërehet edhe tek shkollat. Nga mbi 1 mijë e 700 të tilla në 2014-n, numri ka rënë në 1 mijë e 363.
Sistemi i dijeve në Shqipëri po cenohet edhe në drejtim të cilësisë. Nota mestarë në provimet e maturës, ndonëse me luhatje nuk e kalon nivelin 7.5. Modeli që Shqipëria ndjek për arsimin është një kaos gati i organizuar me kopjime copa-copa dhe kurrikula që nuk mund të zbatohen dhe as nuk i vlejnë kushteve të zhvillimit të Shqipërisë, vlerësojnë ekspertët. Thuajse njëzëri, ata që kanë ndjeshmëri për dijen dhe i shqetëson perspektiva e errët e një arsimi defektoz, thonë se vendi ka nevojë për një “Plani B” për të rinjtë si alternativa e rrugës së pakrye “Planit A”. -

Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite
“Nesër është një ditë e veçantë për 27 mijë vogëlushë, që nisin rrugëtimin me dijen. Për 392 mijë djem e vajza që i drejtohen shkollës dhe që në këto çaste po bëjnë përgatitjet me prindërit e tyre. Për 30 mijë mësues dhe edukatorë që, po ashtu, tashmë kanë përfunduar me përgatitjet e orarit, planeve mësimore e klasave”, shkruante në vitin 2016, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fillimin e vitit të ri shkollor për arsimin parauniversitar
Sot
Thuajse një dekadë më pas, mënyra e urimeve pak ka ndryshuar, ndërsa shifrat e nxënësve, që u regjistruan për arsimin parauniversitar, ka pësuar rënie të ndjeshme.
“Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët, që për herë të parë hedhin hapin në klasën e parë. Për mbi 26,500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitet dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës”, shkruan ministrja Manastirliu në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, duke uruar nisjen e vitit të ri shkollor për 345 mijë nxënës.
Në të njëjtin postim, Manastirliu thekson hapjen e laboratorëve të rinj, apo edhe shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë dhe psikologëve në shkolla, ndërsa shifrat e rënies së numrit të nxënësve nga viti në vit kanë pësuar rënie.
Arsyet
Eksperti për arsimin, Ndriçim Mehmeti, thotë për Faktoje.al se ka disa arsye që lidhen me rënien e numrit të nxënësve ndër vite. “Padyshim që kemi ulje të numrit të lindjeve, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Më shumë se lindjet ka ndikuar emigrimi apo më saktë shpopullimi, që po ndodh në vend. Në qytete e krahina që nuk ofrojnë mundësi të mira ekonomike, njerëzit kanë ikur, për shkak të cilësisë së ulët të jetesës, që ka të bëjë më së shumti me shërbimin në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, me koston e jetesës etj. Po ashtu kemi, për fat të keq, shpërngulje të nxënësve duke u larguar jashtë vendit që në shkollën 9 vjeçare dhe shumë familje të shtresës së mesme, të cilat punësohen jashtë vendit me kontrata pune afatgjata, ose ikin përgjithmonë”, thotë ai.
Cilësia e arsimimit
Eksperti Mehmeti shprehet gjithashtu se, “arsimi parauniversitar shqiptar ofron cilësinë më të ulët në të gjithë rajonin”
“Ne jemi të fundit në PISA, për gjithçka: Kemi rënien më të madhe në gjuhë e lexim si dhe, në matematikë, përkatësisht me 49 dhe 68 pikë nga 15-30 pikë që është rënia për të gjitha vendet. Ne jemi të fundit për mendimin kritik, kemi qasjen më të ulët në internet, jemi të fundit për inteligjencën etj. Për pasojë, prindërit zgjedhin që t’i ofrojnë një mundësi më të mirë fëmijëve të tyre dhe emigrojnë me qëllimin për të mos u kthyer më”
Cila është zgjidhja sipas tij? “Një financim mbi 5% të arsimit, rritje të pagave të mësuesve, shoqëruar me shpërblime dhe bonuse për ata që shkojnë larg vendbanimit të tyre, përmirësimi i kushteve të punës, qasje në internet në të gjitha shkollat, përshpejtimi i procesit të digjitalizmit, libra, mjete didaktike dhe ushqim falas për arsimin 9 vjeçar, përmirësimi i kurrikulave, depolitizimi i arsimit, meritokracia etj. Nëse nuk fillojmë të marrim masa urgjente tani, nesër do të jetë shumë vonë”, tha ai. Faktoje.al
-

‘Shqipëria po zbrazet’/ Zhupa: Qeveria po e shkatërron arsimin për të kontrolluar popullin…
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë në SYRI TV mbi situatën dramatike të arsimit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se e ka përdorur arsimin jo për edukim, por si mjet kontrolli mbi qytetarët.
Zhupa theksoi se fatkeqësisht arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri, por përkundrazi është lënë në rënie të lirë, me qëllim që të mos krijojë një popull të arsimuar e të ndërgjegjshëm.
Ina Zhupa: Fatkeqësia është që në këtë qeverisje, arsimi nuk ka qenë ndonjëherë prioritet në asnjë aspekt. Përkundrazi kanë funksionuar sipas asaj filozofisë së njohur që ‘një popull nëse do ta kontrollosh, kontrollohet nëpërmjet arsimit…’, dhe gjithmonë pushtetarët që nuk e duan popullin e tyre por duan më shumë pushtetin e tyre, e kontrollojnë atë nëpërmjet arsimit. Duke mos e lejuar kështu, që të mos kenë një popull të edukuar.
Këtë ne në fakt e kemi parë edhe në diktaturë në Shqipëri, ku arsimi ishte më i indoktrinuari. Aty formohej njeriu i ri socialist, aty zgjidheshin tekstet që do të kalonin për të indoktrinuar me filozofinë komuniste, ndërsa metoda tjetër është që nëse nuk e indoktrinon dot për shkak të avancimit të shoqërisë, të teknologjisë, të njohurive, të një demokracisë që po jeton, atëherë shkatërroje atë, bëje atë joefektiv për të marrë dije dhe për tu forcuar intelektualist.
Kjo po ndodh në fakt në Shqipëri dhe ju e përmendët me të drejtë dhe një nga të dhënat kryesore të këtij viti është rënia e numrit të nxënësve. Dhe rënia e numrit të nxënësve është qartësisht e lidhur me largimet nga Shqipëria, me ikjet edhe për shkak të dështimit në arsim. Unë sot kam publikuar shifra të vetëm një mandati të Edi Ramës, nuk e kam nisur nga 2013 se ashtu është gati një katastrofë, se ashtu është gati një përgjysmim i nxënësve, por vetëm në një mandat 2021-2025 me qeverisjen e Edi Ramës, ne kemi -19% më pak nxënës në gjimnaze, -17% të nxënësve nga klasa e 6 de në klasën e 9, -11% nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Pra, kemi një zbrazje të Shqipërisë.


