Tag: nxënësit

  • Urdhri i Ministrisë së Arsimit bie në vesh të shurdhër: Nxënësit vijojnë përdorimin e celularëve në shkolla

    Urdhri i Ministrisë së Arsimit bie në vesh të shurdhër: Nxënësit vijojnë përdorimin e celularëve në shkolla

    Urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e përdorimit të telefonave jo vetëm gjatë procesit mësimor por edhe gjatë qëndrimit në mjediset shkollore mbetet një urdhër teorik, pasi nga një vëzhgim i Top Channel duket se nxënësit e kanë të vështirë të shkëputen nga pajisjet teknologjike.

    “Tani jo të gjithë do binden. Telefoni është pjesë e përditshmërisë s’ke ç’bën…”, thotë një maturante.
    Rregullat jo të gjithë i zbatojnë. Gjatë pushimit të gjatë, në oborre apo edhe në korridoret e shkollës gjen adoleshentët me telefona në duar, edhe pse nuk është e lejuar. Por nxënësit pranojnë se edhe në orët e mësimit ka përjashtime…
    “Unë nuk e përdor, por gjatë 5-minutshëve edhe na i japin mësuesit… na duhet të shohim orën. Për mua vajzat e thyejnë më shumë rregullin, bëjnë video për TikTok”.
    Nxënësit përdorin edhe manovra për të manipuluar stafin pedagogjik.
    “Zakonisht marrin dy telefona, një të fikur ja japin mësuesit”.
    Pamjet shkollë më shkollë në kryeqytet, tregojnë se gjimnazistët janë më të pabindurit, por edhe në shkollat 9-vjeçare nuk mungojnë nxënësit me telefona, të cilët bien në sy mes shumicës që ju është mbyllur telefoni në sirtaret e klasës. Këtu prindërit kërkojnë barazinë për të gjithë./TCH

  • Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

    Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

    Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend.Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria.Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e pajisjes. Në rast përsëritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjesëmarrja në aktivitete ndërgjegjësuese ose masa më të rënda për nxënësit e shkollave të mesme.Prindërit kanë detyrimin të bashkëpunojnë me shkollën, të informohen për rregullat dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre nuk i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.Zbatimi i udhëzimit mbështetet në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është pjesë e përpjekjeve për rritjen e disiplinës, përmirësimin e përqendrimit në mësim dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes nxënësve dhe mësuesve. Çfarë përcakton udhëzimi NDALIMI I PËRDORIMIT TË TELEFONAVE CELULARË DHE PAJISJEVE TË NDËRLIDHURA ME TELEFONINNdalohet përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të gjatë orëve të mësimit është i ndaluar edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejt me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës.Çdo pajisje e konstatuar apo përdorur në mënyrë të palejuar në ambientet e shkollës merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të orarit mësimor.Përjashtimisht për nevoja urgjente nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, vetëm me lejen e mësuesit kujdestar/drejtorit të shkollës. Drejtuesit e shkollës janë në dispozicion për të mundësuar komunikimin e ndërsjellë të nxënësit me prindin në çdo rast emergjent të parashikuar në rregulloren e shkollës.PËRGJEGJËSITË E DREJTORISË SË SHKOLLËSDrejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkollës) ka për detyrë: a) të sigurojë në çdo klasë një kuti/sirtar për depozitimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to, në rastet kur nxënësi i ka marrë ato në shkollë. Telefoni celular duhet të jetë i fikur ose në modalitetin “Airplane” dhe duhet të vendoset në kutinë e caktuar në klasë në nisje të procesit mësimor dhe deri në përfundim të tij; b) personeli mësimor është përgjegjës për zbatimin e rregullit në klasë sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të shkollës; c) të përcaktojë në rregulloren e brendshme të shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psikosocial, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me zbatimin e këtij udhëzimi; d) të sigurojë që ky rregull t’i komunikohet të gjithë nxënësve dhe prindit/ve ose personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor; e) të organizojë takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Prindi duhet të konfirmojë që është njohur dhe e pranon këtë rregull; f) të informojë sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të shkollës, prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, përmes fletores së komunikimit digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë apo pajisjeve të ndërlidhura me to gjatë gjithë procesit mësimor; g) të raportojë periodikisht për zbatimin e këtij udhëzimi në zyrën vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) për rezultatet e zbatimit të këtij udhëzimi dhe masat e marra.ROLI DHE BASHKËPËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE OSE E PERSONAVE QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE TË NXËNËSITPrindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë me shkollën për zbatimin e këtij udhëzimi, duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete apo të përdori telefonin celular apo pajisje të ndërlidhura me të, gjatë qëndrimit në shkollë.Në rastin kur prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kërkon ta pajisë fëmijën me telefon celular në shkollë apo pajisje të ndërlidhura me të, duhet t’ia bëjë të ditur arsyen e pajisjes që në fillim të vitit shkollor drejtorisë së shkollës dhe duhet të angazhohet t’i bëjë të ditur fëmijës, se telefoni celular apo pajisja e ndërlidhur me të do të fiket apo vendoset ne modalitetin “Airplane” në kutinë/ sirtarin e përcaktuar në klasë/shkollë dhe nuk do të përdoren për asnjë rast gjatë procesit mësimor, përveç rasteve të parashikuara në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe të përcaktuara në rregulloren e brendshme të saj.PROCEDURA NË RAST SHKELJEJEDrejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në rast shkeljeje të këtij udhëzimi, është e detyruar të njoftojë menjëherë prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve të tjera të komunikimit shkollor. 2. Telefoni celular dhe pajisjet e ndërlidhura me të do t’i kthehen prindit apo personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, pas orarit mësimor, në kohën kur prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore paraqitet në shkollë dhe nxënësit i komunikohet me shkrim masa e marrë nga institucioni arsimor parauniversitar.MASAT NË RAST TË SHKELJEVENë rast të shkeljes për herë të parë të këtij rregulli nga nxënësi, masa e marrë do të jetë “këshillim” që shoqërohet me shënim nga mësuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe nëpërmjet përdorimit të fletores digjitale në SMIP. Ky njoftim përfshin edhe marrjen dhe dorëzimin e telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të në drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet në shkollë për marrjen e telefonit celular dhe/ose të pajisjeve të ndërlidhura me të.Në rast të përsëritjes së kësaj sjelljeje nga nxënësi i arsimit bazë, konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij merren masat si më poshtë: a) këshillim përmes Komisionit të Disiplinës së Shkollës në prani të nxënësit dhe prindit; b) pjesëmarrje e nxënësit në orë/aktivitete të posaçme edukative dhe këshilluese apo në aktivitete komunitare që lidhen me edukimin qytetar dhe digjital në bashkëpunim me klubet e shkollës, për të cilat informohet dhe prindi.Në rast të përsëritjes së shkeljes nga nxënësi i arsimit të mesëm të lartë, lidhur me ndalimin e përdorimit të telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të, do të konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij, merren në mënyrë të përshkallëzuar masa disiplinore të përcaktuara në rregulloren e brendshme të shkollësInstitucionet arsimore parauniversitare, në funksion të zbatimit efikas të këtij udhëzimi, krahas masave të përcaktuara në këtë krye, mund të shtojnë në rregulloren e tyre të brendshme edhe masa të tjera për nxënësit, me karakter ndërgjegjësues, sensibilizues dhe edukues.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO – “Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund”, kryebashkiaku Beci paralajmëron “çlirimin” e “Ali Laçej”

    VIDEO – “Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund”, kryebashkiaku Beci paralajmëron “çlirimin” e “Ali Laçej”

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar.
    
    Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës. Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.
    Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

    Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

    E rikonstruktuar totalisht dhe me kushte mjaft të mira për procesin mësimor, shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Bashkinë e Selenicës mund të quhet një shembull se si duhet të jetë një godinë shkolle edhe në zonat rurale.

    E ndërsa e kemi një shembull se si duhet të jetë, shpopullimi I zonave ka bërë që shumë pak nxënës ta ndjejnë këtë mënyrë të të zhvilluarit të mësimit. Edhe pse kjo shkollë mbledh nxënësit e më shumë se 5-6 fshatrave, sërish numri i nxënësve është mjaft i ulët, në kufijtë e ekzistencës së vetë shkollës.

    Godina e re së bashku me orenditë e brendshme dhe natyrisht rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve synojnë thithjen e sa më shumë nxënësve në mënyrë që vitin e ardhshëm mësimor kjo shkollë të mos braktiset. Por tashmë duket se kushtet e shkollës nuk mund të rikthejnë më banorët e shpërngulur.

    Kjo shkollë së bashku me shkollën vartëse 9-vjeçare të Drashovicës nuk I kalojnë 80 nxënës ku gati gjysma e tyre mësojnë në klasa kolektive.

  • Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

    Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

    Prindërit e rreth 180 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës protestuan këtë të martë, duke kërkuar rikthimin e transportit me autobus drejt shkollës pritëse “Neim Babameto”, ku fëmijët e tyre zhvillojnë mesim turn i dytë.
    “Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë ose edhe një adoleshent të shkojë me urban të linjës në shkollë”, thotë një prind
    “Unë kam 3 fëmijë. Nuk i përballoj dot, siç thonë këta. Si do hipë fëmija në urban linje, fëmija 5 vjeç”?
    Shkolla “Met Hasa” ndodhet në proces rindërtimi dhe deri në fund të vitit të kaluar nxënësit transportoheshin çdo ditë me tre autobusë të vënë në dispozicion nga bashkia.
    “Firma që transportoi nxënësit nga muaji shkurt deri në qershor nuk ka marrë lekë. Nuk është paguar, dhe kjo ishte arsyeja që nuk erdhi”.
    Por këtë vit Zyra Vendore Arsimore ka kërkuar që ata të përdorin urbanin e linjës Durrës–Porto Romano, gjë që ka sjellë zemërim e prindërve, pasi sipas tyre urbanet nuk janë të sigurt për fëmijët.
    “E kam vajzën në klasë të dytë. Po hipa këtu duhet të zbres në Spitallë. Kush e pret atje? Kështu që nuk është zgjidhje kjo me urban. Në radhë të parë do ndalojmë kalamajtë se nuk mundemi t’i çojmë, edhe do bllokojmë rrugën deri sa të bëhet zgjidhja. Pse vjet e kishim autobusin, dhe e hoqën? Në qoftë se ne nuk e përfitojmë me ligj, pse duhet ta përfitonim vjet”?
    “Nuk kam kalamaj që t’i lë dëshmorë rrugës. Kam kalamaj t’i mbaj vetë. Nuk kam ekonomi t’i paguaj lekë bashkisë, Ministrisë së Arsimit, kam 3 kalamaj në shkollë”.
    Protestën e prindërve dhe vendimin e tyre për të mos i dërguar fëmijët në shkollë në këto dy ditë të para, e konsideron të drejtë dhe mësuesi i kësaj shkolle, Pjetër Biba.
    “Shumë e drejtë. Duhet të ishte marrë masa më përpara për t’u zgjidhur, jo për t’u lënë ditën e fundit. Urbani është i pasigurtë për ne të rriturit, jo më për fëmijët e vegjël. Sepse ai mund të ketë maksimumi 15-20 vende, kur fëmijët janë shumë më tepër, mund të jenë 60 që mund të shkojnë me një urban. Gjithsej janë 180 fëmijë”.
    Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë derisa kërkesa e tyre të plotësohet. Sakaq, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në bllokim të rrugës.

  • Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

    Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

    Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në një lokal të marrë me qira nga bashkia.
    Shkolla 9-vjeçare e fshatit është mbyllur me pretendimin se kishte rrezik shembjeje për shkak të një plasaritjeje në mur, por banorët thonë se kjo u bë vetëm për të plotësuar tekat e një banori, ndërsa sot oborri i shkollës përdoret për të kullotur delet.
    Aktualisht, në lokalin e përshtatur mësojnë vetëm 53 nxënës, të shpërndarë në 6 klasa, të cilët ndahen nga njëri-tjetri vetëm me perde. Nxënësit shprehen se kushtet janë të papranueshme, pasi dëgjojnë mësimin e klasës tjetër, zhurmat nga rruga, bagëtitë jashtë dhe madje edhe gjarpërinj brenda ambienteve.
    “Kushtet janë shumë të këqija, dëgjojmë edhe klasat e tjera dhe nuk kuptojmë asgjë. Na dalin edhe gjarpërinj brenda,” – shprehen nxënësit.
    Problemet nuk prekin vetëm shkollën 9-vjeçare, por edhe kopshtin, ku 20 fëmijë janë vendosur në një shtëpi të marrë me qira nga bashkia. Banorët pohojnë se mbyllja e shkollës është e padrejtë dhe kërkojnë rihapjen e saj urgjentisht.
    Kryeplaku i fshatit, Shaban Metohu, deklaron se arsyeja e vërtetë e mbylljes nuk është tërmeti, por dëshira e një banori.
    “Shkolla është mbyllur për tekat e një personi. Plasaritjet kanë qenë që në vitin 1982. Ajo shkollë ka 3 metër themel dhe ka nevojë vetëm për lyerje,” thotë ai.
    Hapet në Kamëz shkolla “Angela Merkel”, ambasada e Gjermanisë: Sinjal i fortë për arsimin dhe qëndrueshmërinë në ShqipëriBanorët theksojnë se dikur në këtë shkollë mësonin rreth 600 nxënës nga fshatrat Donofrosë, Allambrez, Bistrivicë, Skrevan dhe Pobrat, ndërsa sot shumica detyrohen të shkojnë në shkolla private në Rroskovec.
    Ndërkohë, oborri i shkollës përdoret për kullotjen e deleve nga një banor, emrin e të cilit askush nuk guxon ta përmendë.

  • Shkolla 9-vjeçare ‘Kajo Karafili’ në Pogradec/ Rama ndan pamjet: Mirëpriti nxënësit me klasa moderne

    Shkolla 9-vjeçare ‘Kajo Karafili’ në Pogradec/ Rama ndan pamjet: Mirëpriti nxënësit me klasa moderne

    Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit i ka mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor me kushte moderne. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla, ndërsa shkruan se klasat janë modern, pajisjet bashkëkohore dhe që plotësojnë standartet.

    “Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor.

    Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta”, ka shkruar kryeministri Rama.

     

  • Skandal në Bashkinë Dimal/ Fëmijët në fshatin Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

    Skandal në Bashkinë Dimal/ Fëmijët në fshatin Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

    Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në një lokal të marrë me qira nga bashkia. Shkolla 9-vjeçare e fshatit është mbyllur me pretendimin se kishte rrezik shembjeje për shkak të një plasaritjeje në mur, por banorët thonë se kjo u bë vetëm për të plotësuar tekat e një banori, ndërsa sot oborri i shkollës përdoret për të kullotur delet.
    Aktualisht, në lokalin e përshtatur mësojnë vetëm 53 nxënës, të shpërndarë në 6 klasa, të cilët ndahen nga njëri-tjetri vetëm me perde. Nxënësit shprehen se kushtet janë të papranueshme, pasi dëgjojnë mësimin e klasës tjetër, zhurmat nga rruga, bagëtitë jashtë dhe madje edhe gjarpërinj brenda ambienteve.
    “Kushtet janë shumë të këqija, dëgjojmë edhe klasat e tjera dhe nuk kuptojmë asgjë. Na dalin edhe gjarpërinj brenda,” – shprehen nxënësit.
    Problemet nuk prekin vetëm shkollën 9-vjeçare, por edhe kopshtin, ku 20 fëmijë janë vendosur në një shtëpi të marrë me qira nga bashkia. Banorët pohojnë se mbyllja e shkollës është e padrejtë dhe kërkojnë rihapjen e saj urgjentisht.
    Kryeplaku i fshatit, Shaban Metohu, deklaron se arsyeja e vërtetë e mbylljes nuk është tërmeti, por dëshira e një banori.
    “Shkolla është mbyllur për tekat e një personi. Plasaritjet kanë qenë që në vitin 1982. Ajo shkollë ka 3 metër themel dhe ka nevojë vetëm për lyerje,” thotë ai.
    Banorët theksojnë se dikur në këtë shkollë mësonin rreth 600 nxënës nga fshatrat Donofrosë, Allambrez, Bistrivicë, Skrevan dhe Pobrat, ndërsa sot shumica detyrohen të shkojnë në shkolla private në Rroskovec.
    Ndërkohë, oborri i shkollës përdoret për kullotjen e deleve nga një banor, emrin e të cilit askush nuk guxon ta përmendë.

  • Shqipëri, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

    Shqipëri, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

    Në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit. Për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.
    Shqipëria shpenzon shumë më shumë për një të dënuar me burg se për një nxënës në shkollat e vendit. Kosto ditore për çdo të dënuar, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, siguria, trajnimi i stafit policor apo shërbimi shëndetësor dhe ai social përllogaritet në 3 mijë e 400 lekë, ndërsa për të paraburgosurit 2 mijë e 800 lekë. Këto shira janë 7 deri në 9 herë më të larta se ato që shkojnë për nxënësit.

    Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin këtë vit është më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2025-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë. Vëmendja duhet kthyer shpejt dhe me forcë ndaj zonave periferike thonë ekspertët. Kjo për të lehtësuar sadopak “faturën” e braktisjes së vendit. Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon, me më pak se 2.4 për qind. Kosova kryeson me 4.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.