Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit të problematikave dentare dhe okulistike te fëmijët në shkolla në kuadër të Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar.
Sipas të dhënave për vitin shkollor 2024-2025 janë depistuar 102,201 problematika me shikimin dhe 132,764 nxënës me probleme dentare. Depistimi garanton zbulim të hershëm të problemeve dhe zhvillim më të mirë të fëmijëve.
“Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore.
132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare dhe 102,201 për problematika të shikimit për vitin shkollor 2024–2025, duke garantuar zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Pas zbulimit të problematikave fëmijët orientohen drejt mjekëve specialistë për kurim.
Tag: nxënës
-

Alarm në shkolla, mijëra nxënës me probleme dentare dhe të shikimit
-

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një shkollë në Nigeri
303 nxënës dhe 12 mësues janë rrëmbyer nga persona të armatosur gjatë një sulmi në një shkollë katolike në Nigeri, shtet afrikan që shpesh është përballur me raste të rrëmbimit të nxënësve nga grupe të ndryshme militante.
Zyrtarë të shtetit njoftuan se nxënësit e rrëmbyer të shtunën janë të moshave prej 10 deri në 18 vjeçare. Ngjarja ndodhi pas një rrëmbimi tjetër të 25 vajzave nga një shkollë në shtetin fqinje Kebbi. Guvernatori i Nigerit, Mohammed Umar Bago, njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave në shtet dhe po punon për identifikimin e të zhdukurve. Ministria kombëtare e Arsimit urdhëroi gjithashtu mbylljen e 47 shkollave të tjera.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimet ndërsa autoritetet kanë njoftuar se për gjurmimin dhe shpëtimin e fëmijëve janë angazhuar skuadra taktike.Nigeria është përballur me një valë të re sulmesh nga grupe të armatosura ditët e fundit.
Të hënën, si pasojë e njërit prej këtyre sulmeve janë rrëmbyer edhe më se 20 nxënëse, që i kanë vijuar mësimet në një shkollë myslimane në shtetin fqinj, Kebbi.
/vizionplus.tv -

Aksident i rëndë në Torino të Italisë/ Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW”-në, humb jetën drejtuesi, 20 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 50 persona.
Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.
Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, por një prej hipotezave është përgjumja.Top Channel
-

Aksident i rëndë në Torino / Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW” 20 të plagosur, humb jetën..
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 50 persona.
Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.
Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, por një prej hipotezave është përgjumja.
-

Aksident i frikshëm në Itali, autobusi plot me nxënës përplaset me BMW, humb jetën drejtuesi
aksidenti
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 20 persona.
Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.
Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, por një prej hipotezave është përgjumja.
-

Fshatrat e Nënshkodrës po shuhen, shkollat pa nxënës dhe shtëpitë pa zëra banorësh
Në zemrën e Nënshkodrës, aty ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve dhe trokëllimat e kafshëve në oborre, sot mbretëron heshtja. Fshati Samrish i Ri, dikur plot jetë, tani duket si një kujtim i largët, rrugë të boshatisura, shtëpi të mbyllura dhe dritare që nuk ndizen më në mbrëmje.
Emigracioni po e zhbën çdo ditë nga pak jetën në këto zona. “Të gjithë janë larguar. Nga 500 vetë, kanë mbetur 67. Të gjithë pleq. Emigrantët na ndihmojnë nga pak, por jeta këtu ka marrë fund. Kur s’ka njerëz, s’ka jetë”, thotë një banor me zë të dridhur, ndërsa tregon shtëpitë bosh përreth.
Shkak për ikjen, sipas banorëve, janë mungesa e punës, përmbytjet e vazhdueshme dhe mungesa e shërbimeve më bazike. “Këtu nuk panë zhvillim, nuk panë shpresë. U larguan për të jetuar, jo për të bërë turizëm”, tregon Viktor Lakaj, kryeplak i fshatit Samrish.
Më e dhimbshme se boshatisja e shtëpive është mbyllja e shkollave. Në Samrish të Vjetër dhe Samrish të Ri, dy shkolla që dikur kishin mbi 150 nxënës, sot dyert janë mbyllur përfundimisht. “Kjo shkollë kishte 160 fëmijë, sot nuk ka asnjë. Si mund të flasim për zhvillim kur s’kemi as ujë, as drita?”, thotë me trishtim kryeplaku.
Ai vetë pranon se së shpejti do të largohet. “Do iki te fëmijët. S’ka kush qëndron më këtu. S’ka ujë, s’ka jetë. Vetëm pleqtë e mbetur që presin një përmirësim që nuk vjen.”
Në këto fshatra, jeta po fiket ngadalë, jo nga mungesa e dashurisë për vendin, por nga mungesa e mundësive për të jetuar me dinjitet. Banorët kërkojnë që shteti të kthejë sytë nga Nënshkodra, përndryshe shumë shpejt, edhe zëri i fundit që dëgjohet aty, do të shuhet bashkë me kujtimet.
-

Tabloja e pabarazisë në arsim/ Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25
Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.
Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.
Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.
Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.
Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.
Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë./Monitor -

Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25
Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
“Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara. -

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.
Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.
Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.
Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.
Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9- vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.
Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.
Gjatë periudhës 2020–2024 numri nxënësve në arsimin 9 vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.
Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku. Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila. Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite. Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.
Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.
Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, çka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.
Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje. Por shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15 vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./Monitor