Tag: nxehtit

  • Raporti tronditës / Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia ekstreme, si po na vret kriza klimatike pa bërë zhurmë

    Raporti tronditës / Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia ekstreme, si po na vret kriza klimatike pa bërë zhurmë

    Ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është bërë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën.

    Një analizë paraprake e kryer nga epidemiologë dhe shkencëtarë të klimës ka zbuluar se dy në çdo tre viktima nga vala e të nxehtit këtë verë në Europë u shkaktuan nga temperaturat ekstreme të nxitura nga ndryshimet klimatike.
    Studimi, i cili analizon të dhëna nga 854 qytete të mëdha europiane nga qershori në gusht 2025, tregon se 16,500 nga 24,400 vdekje të lidhura me të nxehtin janë rezultat i ngrohjes globale. Kjo përbën rreth 68% të totalit të vdekjeve në qytetet që përfshijnë gati një të tretën e popullsisë së Europës.
    Sipas shkencëtarëve, qytetet europiane ishin mesatarisht 2.2°C më të nxehta për shkak të emetimeve të gazrave serrë nga djegia e karburanteve fosile. Kjo rritje e temperaturës çoi në një rritje të madhe të vdekshmërisë, sidomos në radhët e personave të moshuar.
    “Zinxhiri shkakësor nga djegia e karburanteve fosile te rritja e temperaturave dhe te vdekshmëria është i pamohueshëm,” – tha Dr. Friederike Otto, shkencëtare e klimës në Imperial College London dhe bashkautore e raportit.
    “Nëse nuk do kishim vazhduar me djegien masive të lëndëve fosile, shumica e këtyre vdekjeve nuk do kishin ndodhur.”
    Analiza tregon se 85% e viktimave ishin mbi 65 vjeç, ndërsa 41% mbi 85 vjeç. Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në shtëpi dhe spitale, por nxehtësia rrallë përmendet në certifikatat e vdekjes.
    “Askush nuk pret që njerëzit të punojnë në stuhira apo uragane, por e trajtojmë të nxehtin ekstrem si diçka ‘normale’,” – tha Dr. Garyfallos Konstantinoudis, epidemiolog dhe bashkautor i studimit.
    Në mesin e viktimave ishin edhe punëtorë që humbën jetën jashtë në kushte ekstreme:
    Manuel Ariza Serrano, 77 vjeç, ish-këshilltar në La Rambla të Spanjës, vdiq gjatë një ecjeje në një fundjavë me temperatura mbi 45°C.
    Brahim Ait El Hajjam, 47 vjeç, baba i katër fëmijëve, vdiq teksa punonte në ndërtimin e një shkolle në Itali. Temperatura arriti 38°C atë ditë, vetëm dy ditë para se të hynte në fuqi një urdhër për ndalimin e punëve jashtë pasditeve.
    Pavarësisht përmirësimeve që nga vala vdekjeprurëse e të nxehtit në 2003, që mori mbi 70,000 jetë, qytetet europiane nuk janë ende të përgatitura mjaftueshëm për përballimin e temperaturave gjithnjë e më ekstreme.
    Ekspertët kërkojnë:
    Plane emergjente për valët e të nxehtit,
    Më shumë hapësira të gjelbra në qytete,
    Ajër të kondicionuar për grupet më të rrezikuara, veçanërisht në azile dhe spitale.
    “Asnjë qytet në Europë nuk është imun ndaj vdekjeve nga të nxehtit ekstrem,” – tha Madeleine Thomson, eksperte e adaptimit në organizatën jo-fitimprurëse Wellcome.
    “Nëse nuk veprojmë tani, numri i viktimave do të vazhdojë të rritet. Na nevojitet një ndalje urgjente e karburanteve fosile dhe politika që mbrojnë më të prekshmit.”

    Top Channel

  • I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

    I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

    Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po përshpejton procesin e plakjes tek njerëzit, me pasoja të ngjashme me duhanin, alkoolin, ushqyerjen e dobët apo mungesën e aktivitetit fizik, paralajmëron një studim i publikuar në Nature Climate Change.Shkencëtarët thonë se temperaturat ekstreme, të rritura nga kriza klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata për shëndetin e miliarda njerëzve.Studimi, që ekspertët e quajnë një “ndryshim paradigme” në kuptimin e ndikimit të nxehtësisë mbi organizmin, shkon përtej të dhënave tashmë të njohura për rritjen e vdekjeve të parakohshme gjatë valëve të të nxehtit. Për herë të parë analizohet ndikimi afatgjatë në plakjen biologjike, një tregues i përgjithshëm i shëndetit.Studiuesit vëzhguan 25,000 persona në Tajvan për 15 vjet, duke krahasuar ekspozimin ndaj valëve të të nxehtit me moshën e tyre biologjike. Ata zbuluan se katër ditë shtesë të nxehti në një periudhë dyvjeçare rritnin moshën biologjike me rreth nëntë ditë. Punëtorët, që kalojnë më shumë kohë jashtë, ishin më të ndikuar, me një rritje prej 33 ditësh.“Edhe pse rritja duket e vogël, bëhet fjalë për vetëm dy vjet. Nëse ekspozimi akumulohet për dekada, pasojat shëndetësore mund të jenë shumë më të rënda,” tha dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, duke shtuar se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe më të gjata.Shkencëtarët përdorën teste mjekësore mbi tensionin, inflamacionin, kolesterolin dhe funksionin e organeve kryesore për të llogaritur moshën biologjike. Ata vunë re se numri total i ditëve me temperatura ekstreme kishte ndikimin më të madh. Mekanizmi i saktë nuk është i qartë, por dëmtimi i ADN-së konsiderohet një faktor i mundshëm.Megjithëse analiza tregoi se efektet e dëmshme uleshin me kalimin e kohës, ndoshta falë qëndrimit të njerëzve në hije apo në ambjente me ajër të kondicionuar, ndikimi mbeti i dukshëm. Studiuesit theksojnë se popullata e përfshirë në kërkim ishte më e re dhe më e shëndetshme se mesatarja, ndaj efektet në grupet më të prekshme mund të jenë më të mëdha.Prof. Paul Beggs nga Universiteti Macquarie, Australi, i cili nuk ishte pjesë e studimit, tha se gjetjet janë në linjë me studime të tjera në SHBA që lidhnin të nxehtin e jashtëm me përshpejtim të plakjes apo rënie më të shpejtë të funksioneve kognitive.Shkencëtarët paralajmërojnë se përballë niveleve rekord të djegies së lëndëve fosile në vitin 2024 dhe ngrohjes globale në rritje, kërcënimi i nxehtësisë ekstreme për shëndetin është një realitet që nuk kursen asnjë grupmoshë. / The Guardian, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zbulimi i ri: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

    Zbulimi i ri: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

    Një studim i ri thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po e përshpejton procesin e plakjes te njerëzi, me pasoja që mund të jenë të krahasueshme me dëmet që shkaktojnë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dieta e dobët apo mungesa e aktivitetit fizik.

    Sipas shkencëtarëve, temperaturat ekstreme, që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata në shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën.
    Derisa ishte tashmë e ditur se valët e të nxehtit shkaktojnë rritje të menjëhershme të vdekjeve të parakohshme, siç ishte rasti me thuajse 600 vdekje të lidhura me një valë të nxehti në Angli, kjo është një nga analizat e para që shqyrton ndikimin afatgjatë.
    Në një studim që përfshiu 25,000 persona në Tajvan për 15 vite, studiuesit krahasuan ekspozimin e tyre ndaj valëve të të nxehtit me moshën biologjike, një tregues i shëndetit të përgjithshëm.
    U zbulua se moshimi biologjik rritej me rreth 9 ditë për ata që përjetonin 4 ditë më shumë me temperatura ekstreme brenda një periudhe dyvjeçare. Ndërkohë, punëtorët të cilët kalojnë më shumë kohë jashtë kishin një rritje të moshës biologjike prej 33 ditësh.
    Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse këto shifra mund të duken të vogla, ato mbulojnë vetëm një periudhë dyvjeçare. Ndikimi gjatë gjithë jetës mund të jetë shumë më i madh. Rritja e moshës biologjike është gjithashtu një tregues i fortë i rrezikut për vdekshmëri të hershme.
    “Ekspozimi ndaj valëve të të nxehtit në periudha të gjata mund të ketë pasoja shumë më të rënda se sa kemi raportuar,” tha Dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, që drejtoi kërkimin. “Dhe për shkak se këto valë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe zgjasin më shumë, ndikimet në shëndet mund të përkeqësohen edhe më tej.”
    Profesori Paul Beggs nga Universiteti Macquarie në Australi shtoi: “Të gjithë kemi përjetuar valë të nxehti dhe kemi menduar se ia kemi hedhur pa pasoja – por ky studim tregon se këto valë në fakt ndikojnë në mënyrën se si plaket trupi ynë.”
    Ai gjithashtu përmendi një zbulim tjetër tronditës nga viti 2024, ku u gjet se ekspozimi ndaj të nxehtit në fëmijëri dëmton zhvillimin e trurit. Të dyja gjetjet tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë negativisht në çdo moshë dhe ndikimi mund të jetë i përhershëm.
    Studimi u botua në revistën Nature Climate Change dhe mat përmes analizave mjekësore të ndryshme  si tensioni i gjakut, niveli i kolesterolit, inflamacioni, funksionet e mushkërive, mëlçisë dhe veshkave për të përcaktuar moshën biologjike të individëve.
    Valët e të nxehtit nuk janë thjesht të pakëndshme por ato mund të jenë plakje e padukshme që po na ndodh të gjithëve, dita-ditës.

    Top Channel

  • Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

    Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

    Bota E Martë, 19 Gusht 2025 20:52
    Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius.
    Që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me sëmundje kronike.

    Përveç vdekjeve të lidhura me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga goditja direkte e të nxehtit, duke e ka tejkaluar numrin e vdekjeve të drejtpërdrejta gjatë verës të regjistruara gjatë dy viteve të fundit.

  • Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

    Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

    Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë – përfshirë zjarrfikës – janë dërguar në spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos.Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.Të paktën 13 zjarrfikës janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vasilis Vathrakogjannis, i cili paralajmëroi se kushtet mund të përkeqësohen edhe më shumë në ditët në vijim. “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, pasi rreziku nga zjarret në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë i lartë,” tha ai.Anijet e shpëtimit kanë evakuuar pushuesit e bllokuar nga flakët në Hios, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë me avionë zjarrfikës nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.Në Spanjë, mbi 4,000 persona u evakuuan gjatë natës në provincën veriperëndimore të León-it. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën në të njëjtën zonë. Po ashtu, një punonjës i një qendre hipizmi ndërroi jetë nga djegiet e rënda të pësuara në Tres Kantos, pranë Madridit, ku erërat mbi 70 km/h shtynë flakët pranë banesave, duke detyruar qindra persona të largohen.Qeveria spanjolle ka ngritur nivelin e reagimit kombëtar ndaj emergjencës. “Jemi në rrezik ekstrem nga zjarret pyjore. Ju lutem, tregohuni shumë të kujdesshëm,” deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.Në zona të tjera të Europës, paralajmërimet për temperatura ekstreme mbeten në fuqi në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Ballkan, me temperatura që pritet të kalojnë 40°C në disa rajone.Sllovenia raportoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në një port nuk ranë nën 28°C.Në Itali, një fëmijë humbi jetën nga goditja e të nxehtit të hënën, ndërsa temperatura deri në 40°C pritet të godasë vendin më vonë gjatë javës. Paralajmërime të kuqe për temperatura ekstreme janë dhënë për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencën. Një djalë 4-vjeçar nga Rumania, i cili u gjet pa ndjenja brenda një makine në Sardenjë, u transportua me helikopter në një spital në Romë, por ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të parikuperueshëm të trurit, i shkaktuar, sipas autoriteteve mjekësore, nga goditja e të nxehtit.Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të të nxehtit brenda vetëm disa javësh.Në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit me të cilën po luftonin flakët në kodrat në veri të Podgoricës u përmbys.Në Portugali, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, përfshirë një vatër të fuqishme në Trankoso, në qendër të vendit.Turqia ka arritur të vërë nën kontroll disa prej zjarreve më të mëdha, përfshirë ato në Çanakale dhe Izmir, pasi qindra persona u evakuuan dhe u mbyllën Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakales.Në Mbretërinë e Bashkuar, disa zona po përjetojnë valën e katërt të të nxehtit për këtë vit, me temperatura deri në 33°C dhe paralajmërime shëndetësore portokalli dhe të verdha për të gjithë Anglinë. Dy zjarre në zona me barishte shpërthyen të martën në kryeqytet, një në Ealing dhe një tjetër në Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë në total.Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po e bën verën mesdhetare më të nxehtë dhe më të thatë, duke nxitur sezone zjarresh më të gjata dhe më intensive./ BBC Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tirana shënon ditën më të nxehtë në histori

    Tirana shënon ditën më të nxehtë në histori

    E marta ka hyrë në histori si dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tiranë, me termometrat që kanë arritur në +43.6°C.

    Rekordi është shënuar në kulmin e një vale ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë vendin.

    Edhe Durrësi, vetëm pak kilometra larg, ka regjistruar një temperaturë jashtëzakonisht të lartë për një qytet bregdetar, +42.4°C.

    Sipas MKWeather, kjo është një nga valët më ekstreme të të nxehtit të viteve të fundit në Shqipëri, duke thyer rekorde historike dhe duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore, sidomos te grupet më të ndjeshme të popullatës.

  • “Guardian”: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nxit zjarret në Mesdhe

    “Guardian”: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nxit zjarret në Mesdhe

    Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që po nxit zjarret në rajonin e Mesdheut ka marrë të paktën tre jetë dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas “The Guardan”.

    Zjarrfikësit vazhdojnë sot të luftojnë me flakët, ndërkohë, që  autoritetet po përgatitën për dëme të tjera, pasi temperaturat në disa zona u rritën ndjeshëm mbi 40°Celcius.

    Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vala e të nxehtit që po prek pjesë të mëdha të Evropës po krijon kushte ideale për zjarre dhe është një tjetër kujtesë për emergjencën klimatike.

    “Falë ndryshimeve klimatike, ne tani jetojmë në një botë dukshëm më të ngrohtë”, tha Akshay Deoras, studiues në departamentin e meteorologjisë të Universitetit të Reading, duke shtuar se “shumë ende e nënvlerësojnë rrezikun”.

    Zjarri në “Tres Cantos”, pranë Madridit, i nxitur nga erëra prej 70 km/h dhe që ka përpirë 1 000 hektarë tokë, ende nuk ishte nën kontroll dje në mbrëmje, kur priteshin sërish erëra të forta.

  • Nxehtësia ekstreme përfshin Evropën Jugore, lëshohet alarm i kuq

    Nxehtësia ekstreme përfshin Evropën Jugore, lëshohet alarm i kuq

    Turistët në Vjenë vazhdojnë të shijojnë udhëtimet tradicionale me karrocë Fiaker nëpër qendrën historike, por autoritetet kanë nisur një projekt dyvjeçar për të studiuar ndikimin e të nxehtit te kuajt që punojnë.

    Nën udhëheqjen e Universitetit të Mjekësisë Veterinare dhe bashkëpunimin me zyrtarët e qytetit, kuajt e karrocave dhe ata sportivë do të monitorohen gjatë të gjitha stinëve, duke u matur shenjat jetësore, treguesit e stresit dhe sjellja, për të garantuar mirëqenien e tyre në kushte të ndryshme klimatike.

    Ndërkohë, Evropa Jugore po përjeton temperatura ekstreme.

    Në Spanjë, një valë e fuqishme e të nxehtit që prej 3 gushtit ka shkaktuar alarm të kuq në Andaluzi dhe në Vendin Bask, ku termometri ka shënuar deri në 44°C. Kroacia vazhdon të jetë nën alarm të kuq në katër rajone, me temperatura bregdetare mbi 35°C dhe nxehtësi të rrezikshme në brendësi, ku në Dalmaci janë regjistruar deri 37°C.

  • Vala ekstreme e të nxehtit përfshin Europën, regjistrohen temperatura rekord në Francë dhe Kroaci

    Vala ekstreme e të nxehtit përfshin Europën, regjistrohen temperatura rekord në Francë dhe Kroaci

    Vala ekstreme e të nxehtit po thyen rekorde temperaturash në mbarë Evropën, sipas matjeve të hershme, dhe po shkakton zjarre më të mëdha dhe më të fuqishme në pyje.
    Në jug-perëndim të Francës, rekordet u thyen të hënën në Angoulême, Bergerac, Bordeaux, Saint-Émilion dhe Saint-Girons. Météo France tha se “temperaturat maksimale shpesh të jashtëzakonshme, madje edhe të paprecedentë” në rajon ishin 12°C mbi mesataren e dekadave të fundit.

    Në Kroaci, u vendosën rekorde temperaturash në Šibenik, me 39.5°C, dhe Dubrovnik, me 38.9°C, ndërsa zjarre të mëdha pyjore përfshinë bregdetin dhe u shpërndanë në vendet fqinje të Ballkanit.Përtej Evropës, dhjetëra rekorde temperaturash u thyen në Kanada, dhe vala e të nxehtit mbi 50°C celcius.
    Irak u fajësua për një ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë vendin.Vala e të nxehtit në Evropën jugore vjen ndërsa vendet nordike po rikuperohen nga temperatura të paprecedenta mbi 30°C në Rrethin Arktik këtë muaj. Bob Ward, drejtor politikash në Institutin e Kërkimeve Grantham, tha: “Kjo verë, si çdo verë tashmë, ka qenë e jashtëzakonshme për nga vala ekstreme e të nxehtit në mbarë botën.”
    Në Itali, ku 16 nga 27 qytetet kryesore u vendosën nën alarm të kuq për të nxehtin dhe ku një djalë 4-vjeçar vdiq nga goditja e të nxehtit, dhe në Spanjë, ku një burrë vdiq në një zjarr pyjor pasi pësoi djegie në 98% të trupit, temperaturat e larta nuk thyen shumë rekorde, por sërish ngritën alarmin.“Karakteristika kryesore [e valës së të nxehtit] është gjatësia dhe shtrirja, më shumë sesa intensiteti,” tha José Camacho, shkencëtar klimatik dhe zëdhënës i Aemet, agjencia meteorologjike spanjolle. “Por temperaturat mbeten shumë të larta.”
    Në jug-perëndim të Francës, 40% e stacioneve të motit të përzgjedhura regjistruan temperatura mbi 40°C të hënën. Lauriane Batté, shkencëtare klimatike në Météo France, tha se ishte shumë herët për të thënë nëse rekordet po “shkatërroheshin” dhe jo thjesht po thyheshin, por theksoi se shtrirja gjeografike e të nxehtit ishte domethënëse.“Fatkeqësisht, është diçka që pritet,” tha ajo, duke shtuar se më shumë se gjysma e 51 valëve të të nxehtit në Francë që nga viti 1947 kanë ndodhur në 15 vitet e fundit. “Qartë, është një shenjë se klima po ngrohet.”
    Moti i nxehtë në Evropë ka tharë vegjetacionin dhe ka lejuar përhapjen më të madhe të zjarreve, në atë që shkencëtarët e kanë përshkruar si një “koktej molotov” kushtesh klimatike. Shkencëtarët e BE-së për zjarret parashikuan “kushte ekstreme deri shumë ekstreme” në të gjithë kontinentin këtë javë, me rreziqe “veçanërisht të rënda” në pjesën më të madhe të Evropës jugore dhe anomali të larta të pritshme në disa zona të vendeve nordike.
    Zjarret në Evropë kanë djegur mbi 400,000 hektarë deri tani këtë vit, sipas të dhënave të publikuara të martën, që është 87% më shumë se mesatarja për këtë periudhë gjatë dy dekadave të fundit.Temperaturat e larta vrasin dhjetëra mijëra njerëz çdo vit në Evropë. Studiuesit vlerësojnë se temperaturat e rrezikshme në Evropë do të shkaktojnë 8,000 deri 80,000 vdekje shtesë çdo vit deri në fund të shekullit, pasi humbjet e jetëve nga vala e të nxehtit do të tejkalojnë jetët e shpëtuara nga dimrat më të butë.
    Antonio Gasparrini, epidemiolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se zbatimi i masave të efektshme dhe të larmishme të shëndetit publik është kritik pasi valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta.“Kjo është një tjetër valë ekstreme e të nxehtit që godet Evropën këtë verë,” tha ai. “Ashtu si në rastet e mëparshme muajt e fundit, ne mund të presim jo vetëm një numër të madh viktimash, por edhe dallime të forta gjeografike në vdekshmërinë e tepërt.”
    Javën e kaluar, Organizata Botërore Meteorologjike tha se zjarret dhe cilësia e dobët e ajrit po përkeqësojnë efektet negative të shëndetit nga vala e të nxehtit. Ajo theksoi se temperaturat gjatë javës së parë të gushtit arritën mbi 42°C në disa pjesë të Azisë Perëndimore, Azisë Jugore Qendrore, shumicën e Afrikës Veriore, Pakistanin jugor dhe jug-perëndimin e SHBA-ve, me disa zona që kaluan 45°C.“Kjo është ajo se si duket ndryshimi klimatik,” tha Ward. “Dhe vetëm do të përkeqësohet.”