Tag: nxehtësinë

  • OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 21:42
    Ndryshimet klimatike po shkaktojnë gjithnjë e më shumë një kosto shkatërruese për shëndetin e njeriut. Raporti i fundit i publikuar nga OBSH, bën më dije se bota po ngrohet me ritme shumë të shpejta dhe reagimi ndaj këtij fenomeni ka dështuar.
    Raporti i vitit 2025 mbi Shëndetin dhe Ndryshimet Klimatike, i prodhuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, zbulon se 12 nga 20 treguesit kryesorë që ndjekin kërcënimet shëndetësore kanë arritur nivele rekord, duke treguar se si mosveprimi ndaj klimës po kushton jetë, po i tendos sistemet shëndetësore dhe po dëmton ekonomitë.

    Shkalla e vdekshmërisë, e lidhur me nxehtësinë është rritur me 23% që nga vitet 1990, duke e çuar totalin e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në një mesatare prej 546 000 vdekjesh në vit.

    Në vitin që lamë pas, një individ ishte i ekspozuar me të paktën 16 deri në 20 ditë të nxehta të rrezikshme.

    Ekspozimi ndaj nxehtësisë shkaktoi humbjen e 640 miliardë orëve të mundshme të punës në vitin 2024, me humbje produktiviteti ekuivalente me 1.09 trilion dollarë amerikanë.
    Kostot e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë tek të rriturit e moshuar arritën në 261 miliardë dollarë amerikanë.
    Sipas OBSH-së, nëse nuk merren masa,  Europa, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, do të përballet me ditë me të nxehta, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndetin e popullatës dhe ekonominë e vendit.
    Siç duket edhe ne hartë, shumica e vendeve të Europës janë me të kuqe, duke treguar se temperaturat janë në rritje.
    Nga viti në vit, Shqipëria po përjeton ditë me të nxehta të rritura me të paktën 2-3 gradë, duke shkaktuar edhe zjarre në pyje.
    Po ashtu, si pasoje e nxehtësisë, vendet e Europës po përjetojnë edhe net me të nxehta, duke sjellë reduktim të gjumit.

  • Dush me ujë të ftohtë në verë, a është ide e mirë? Përgjigjet mjeku

    Dush me ujë të ftohtë në verë, a është ide e mirë? Përgjigjet mjeku

    Kur temperaturat arrijnë nivele përvëluese dhe deti nuk është një opsion, një dush i ftohtë duket si shpëtim. Por sipas Dr. Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për të ulur temperaturën e trupit.

    Si ftohet trupi në mënyrë natyrale?Temperatura ideale e trupit është rreth 37°C. Kur nxehtësia rritet, trupi aktivizon mekanizma për vetëftohje – si rrezatimi termik, djersitja dhe qarkullimi i gjakut drejt sipërfaqes së lëkurës për të çliruar nxehtësinë. Megjithatë, në kushte ekstreme, këta mekanizma nuk mjaftojnë.
    E vërteta për dushin e ftohtëDushi me ujë të ftohtë ndikon në ngushtimin e enëve të gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës, duke reduktuar aftësinë e trupit për të çliruar nxehtësinë. Në vend që të freskojë, ai mban nxehtësinë brenda trupit.

    Për më tepër, uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë shok të ftohtë, sidomos te personat me probleme kardiovaskulare. Temperaturat rreth 15°C mund të rrisin rrezikun për presion të lartë gjaku, ritme të çrregullta të zemrës, madje edhe pasoja fatale në raste të rralla.
    As dushi i nxehtë nuk është zgjidhjeEdhe uji i ngrohtë mund të jetë problematik, pasi nxehtësia e tij përthithet nga trupi dhe rrit temperaturën e brendshme, duke vështirësuar freskimin.
    Cila është zgjidhja më e mirë?Ekspertët rekomandojnë një dush me ujë të vakët  rreth 26-27°C. Kjo temperaturë ndihmon trupin të shpërndajë nxehtësinë në mënyrë efektive, pa ngjallur reagime të forta fizike. Gjithashtu, uji i vakët ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe parandalimin e akneve.
    Nëse keni dëshirë për një ndjesi më të freskët, ulin temperaturën e ujit gradualisht për të mos tronditur sistemin e rregullimit të temperaturës së trupit.
    Në përfundim: Uji shumë i ftohtë nuk është gjithmonë përgjigja ndaj të nxehtit përvëlues. Një dush i vakët është më efektiv dhe më i sigurt për trupin tuaj.
    /vizionplus.tv

  • “Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina”, Rama ndalon fjalën para mbështetësve: Po na myte mo!

    “Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina”, Rama ndalon fjalën para mbështetësve: Po na myte mo!

    Edi Rama u shpreh sot se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri.

    Teksa fliste para mbështetësve të tij në njësinë 6, ai ndali fjalinë për të ‘ngacmuar’ një të ri që fishkëllente vazhdimisht.
    “Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.
     

    Top Channel

  • “Po na myte mo!”, Rama nuk i kursen batutat ndaj të rinjve: Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina

    “Po na myte mo!”, Rama nuk i kursen batutat ndaj të rinjve: Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina

    Edi Rama u shpreh sot se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri.
    Teksa fliste para mbështetësve të tij në njësinë 6, ai ndali fjalinë për të ‘ngacmuar’ një të ri që fishkëllente vazhdimisht.
    “Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.