Tag: nxehta

  • OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 21:42
    Ndryshimet klimatike po shkaktojnë gjithnjë e më shumë një kosto shkatërruese për shëndetin e njeriut. Raporti i fundit i publikuar nga OBSH, bën më dije se bota po ngrohet me ritme shumë të shpejta dhe reagimi ndaj këtij fenomeni ka dështuar.
    Raporti i vitit 2025 mbi Shëndetin dhe Ndryshimet Klimatike, i prodhuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, zbulon se 12 nga 20 treguesit kryesorë që ndjekin kërcënimet shëndetësore kanë arritur nivele rekord, duke treguar se si mosveprimi ndaj klimës po kushton jetë, po i tendos sistemet shëndetësore dhe po dëmton ekonomitë.

    Shkalla e vdekshmërisë, e lidhur me nxehtësinë është rritur me 23% që nga vitet 1990, duke e çuar totalin e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në një mesatare prej 546 000 vdekjesh në vit.

    Në vitin që lamë pas, një individ ishte i ekspozuar me të paktën 16 deri në 20 ditë të nxehta të rrezikshme.

    Ekspozimi ndaj nxehtësisë shkaktoi humbjen e 640 miliardë orëve të mundshme të punës në vitin 2024, me humbje produktiviteti ekuivalente me 1.09 trilion dollarë amerikanë.
    Kostot e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë tek të rriturit e moshuar arritën në 261 miliardë dollarë amerikanë.
    Sipas OBSH-së, nëse nuk merren masa,  Europa, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, do të përballet me ditë me të nxehta, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndetin e popullatës dhe ekonominë e vendit.
    Siç duket edhe ne hartë, shumica e vendeve të Europës janë me të kuqe, duke treguar se temperaturat janë në rritje.
    Nga viti në vit, Shqipëria po përjeton ditë me të nxehta të rritura me të paktën 2-3 gradë, duke shkaktuar edhe zjarre në pyje.
    Po ashtu, si pasoje e nxehtësisë, vendet e Europës po përjetojnë edhe net me të nxehta, duke sjellë reduktim të gjumit.

  • Menopauza, faktori i papritur që e sjell atë më herët në jetën e një gruaje

    Menopauza, faktori i papritur që e sjell atë më herët në jetën e një gruaje

    Gratë përballen me një tjetër kërcënim për shëndetin e tyre, pa mjetet për ta kontrolluar atë në mënyrë efektive. Arsyeja është ndryshimi i klimës, i cili, sipas të dhënave të disponueshme, duket se po i çon gratë në menopauzë më herët, ndërsa i bën simptoma të tilla si afshet e nxehta dhe djersitjet natën shumë më intensive.

    Deri vonë, e dinim se ndryshimi i klimës lidhej me shumë probleme serioze shëndetësore, siç janë kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    Megjithatë, tani duket se mosha në të cilën gratë hyjnë në menopauzë, si dhe intensiteti me të cilin ato përjetojnë simptoma vazomotorike, siç janë afshet e nxehta dhe djersitja, po hyjnë gjithashtu në lojë.

    Menopauza

    Menopauza është një fazë natyrale e jetës në të cilën cikli menstrual ndalet për shkak të një rënieje të niveleve të hormoneve.

    Fillimi i saj përcaktohet zyrtarisht si 12 muaj rresht pas periudhës së fundit menstruale, zakonisht midis moshës 40 dhe 58 vjeç, por mosha mesatare e fillimit është 51 vjeç.

    Afshet e nxehta dhe djersitjet e natës quhen simptoma VMS ose vazomotore dhe janë për shkak të menopauzës:

    • Afshet e nxehta janë ndjesia e papritur dhe intensive e nxehtësisë në fytyrë, qafë dhe gjoks dhe mund të shoqërohen me djersitje, skuqje të lëkurës, të dridhura dhe rrahje të shpejta të zemrës.

    • Djersitjet e natës janë afshe të nxehta që ndodhin gjatë gjumit.

    Afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës për shkak të menopauzës mund të ndryshojnë në intensitet.

    Perimenopauza është faza e simptomave të menopauzës përpara se menstruacionet të ndalen plotësisht. Kjo mund të ndodhë deri në 10 vjet para se të fillojë menopauza. Me kalimin e kohës, nivelet e estrogjenit ulen dhe menstruacionet ndalen.

    Çdo grua është unike, dhe të njëjtat janë edhe simptomat e saj. Faktorë të ndryshëm ndikojnë në përvojën e menopauzës, duke përfshirë gjendjet mjekësore, racën, etninë dhe shëndetin mendor.

  • Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

    Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

    Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore evropiane, parashikojnë studiuesit në një studim paraprak, rëndësia e të cilit është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë.
    “I përqendruar në 854 qytete evropiane, ky studim arrin në përfundimin se ndryshimi i klimës është shkaku i 68% të 24 400 vdekjeve që besohet se lidhen me nxehtësinë këtë verë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga dy institutet britanike, të cilave u përkasin autorët, ”Imperial College London” dhe ”London School of Hygiene & Tropic Medicine”.
    Ata arrijnë në përfundimin se midis 15 013 dhe 17 864 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë këtë verë nuk do të kishin ndodhur pa ngrohjen globale, në këto qytete, të cilat përfaqësojnë vetëm një të tretën e vogël të popullsisë evropiane.
    Ky është vlerësimi i parë në shkallë të gjerë i ndikimeve shëndetësore të një vere të shënuar nga temperatura veçanërisht të larta në Evropë.
    U vunë re disa valë të nxehta, dhe vera ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në disa vende, si Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar.
    Efektet shëndetësore të nxehtësisë janë të njohura: përkeqësimi i problemeve kardiovaskulare, dehidratimi, çrregullimet e gjumit e tjerë.
    Dhe të moshuarit janë, deri tani, në rrezikun më të madh për të vdekur prej saj.
    “Mijëra njerëz do të vdesin vetëm nëse valët e nxehtësisë mund të jenë 2-4°C më të nxehta”, tha Garyfallos Konstantinoudis, bashkautor i studimit, gjatë një konference për shtyp, duke i quajtur valët e nxehtësisë “vrasëse të heshtura”.

  • Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në kulmin e vapës? Përgjigjet shkenca

    Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në kulmin e vapës? Përgjigjet shkenca

    Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe kur temperaturat janë përvëluese.

    Këto zakone gjatë gjumit nuk lidhen vetëm me preferencat apo ndjesinë fizike, por edhe me faktorë psikologjikë dhe shkencorë.

    Sipas ekspertëve, ndjesia e të qenit i mbuluar aktivizon sistemin nervor parasimpatik, një pjesë e sistemit tonë që ndihmon trupin të relaksohet dhe të ulë nivelin e alarmit.

    Kjo është arsyeja pse shumë njerëz ndihen më të sigurt dhe më të qetë kur janë të mbuluar, edhe nëse është vapë.

    Një studim i publikuar në vitin 2011 nga Departamenti i Anesteziologjisë në Universitetin e Kalifornisë zbuloi se presioni i ushtruar nga batanijet ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve kronike dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

    Madje, përdorimi i batanijeve është lidhur edhe me përmirësime në shëndetin mendor te të rriturit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

    Kërkues nga Universiteti i Flinders dhe Universiteti i Adelaide në Australi kanë treguar gjithashtu se mbulesat mund të ofrojnë ndjenjë qetësie dhe relaksimi trupor.

    Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që përdorimi i tyre është i dobishëm për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me çrregullime si ADHD apo spektri autik. Për disa, mbulesat ofrojnë rehati; për të tjerë, mund të rrisin ankthin.
    Pra, edhe në ditët më të nxehta të verës, dëshira për t’u mbuluar nuk është thjesht zakon, është reagim i natyrshëm i trupit për t’u ndier i mbrojtur dhe i qetë.

  • Dosjet e nxehta të SPAK/ Gazetari i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë do ndodhë në shtator

    Dosjet e nxehta të SPAK/ Gazetari i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë do ndodhë në shtator

    Gazetari Armand Bajrmani, i ftuar në  një emision televiziv, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe dosjet “e nxehta” të SPAK.
    Sipas tij, korriku ka qenë një muaj “i nxehtë”, jo vetëm për temperaturat, por edhe për dosjet që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare, përfshirë akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vijimin e çështjeve si “Partizani” me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
    Armand Bajrami:Për ne që raportojmë nga SPAK, ky korrik ka qenë i nxehtë jo vetëm për sa i përket temperaturave. Gjatë kësaj jave iu komunikuan akuzat kryebashkiakut Veliaj. Edhe gjysma e parë e vitit pati jo pak dosje të rëndësishme në SPAK. Këtë vit e nisëm me një ish-President në qelitë e burgut, i cili gjatë pjesës së parë ka pasur përballjet e tij për liri. Më pas edhe dosja “Partizani”, ku i pandehur është Berisha dhe Malltezi.
    Asnjë nga këto çështje nuk u përfundua brenda gjysmës së parë të vitit dhe do duhet që zhvillimet e rëndësishme t’i presim në shtator. Ajo që ka ndodhur me zgjdhjet besoj se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut, për sa i përket SPAK. Ngritja e një task force, shpërndarja në terren e prokurorëve të posaçëm, agjentëve të BKH dhe ngritja e pritshmërive të pblikut se jo vetëm do të goditej krimi zgjedhor, por dhe do të kishe hetime…Por ende SPAK nuk ka dalë me një rezultat të pëlqyeshëm për publikun.

  • Dosjet e nxehta të SPAK/ Ç’do ndodhë në shtator? Gazetari Armand Bajrami bën bilancin

    Dosjet e nxehta të SPAK/ Ç’do ndodhë në shtator? Gazetari Armand Bajrami bën bilancin

    Gazetari Armand Bajrmani, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe dosjet “e nxehta” të SPAK.

    Sipas tij, korriku ka qenë një muaj “i nxehtë”, jo vetëm për temperaturat, por edhe për dosjet që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare, përfshirë akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vijimin e çështjeve si “Partizani” me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
    Armand Bajrami: Për ne që raportojmë nga SPAK, ky korrik ka qenë i nxehtë jo vetëm për sa i përket temperaturave. Gjatë kësaj jave iu komunikuan akuzat kryebashkiakut Veliaj. Edhe gjysma e parë e vitit pati jo pak dosje të rëndësishme në SPAK. Këtë vit e nisëm me një ish-President në qelitë e burgut, i cili gjatë pjesës së parë ka pasur përballjet e tij për liri. Më pas edhe dosja “Partizani”, ku i pandehur është Berisha dhe Malltezi.

    Asnjë nga këto çështje nuk u përfundua brenda gjysmës së parë të vitit dhe do duhet që zhvillimet e rëndësishme t’i presim në shtator. Ajo që ka ndodhur me zgjdhjet besoj se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut, për sa i përket SPAK. Ngritja e një task force, shpërndarja në terren e prokurorëve të posaçëm, agjentëve të BKH dhe ngritja e pritshmërive të pblikut se jo vetëm do të goditej krimi zgjedhor, por dhe do të kishe hetime…Por ende SPAK nuk ka dalë me një rezultat të pëlqyeshëm për publikun./vizionplus.tv 

  • ‘Shpërthen’ termometri/ Nisin ditët më të nxehta të verës,paralajmëron meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

    ‘Shpërthen’ termometri/ Nisin ditët më të nxehta të verës,paralajmëron meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

    Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi arrin të dielën.
    “Fundjavë mjaft e nxehtë. E shtuna me mbizotërim të diellit me një rritje të lehtë të temperaturave, por dita e diel do të ketë një rritje të theksuar, duke kthyer kështu vlerat 40 gradë në shumë qytete të ultësirës perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët, megjithatë ditët më të nxehta do të jenë të dielën dhe javën që vjen. Këto do të jenë ditët më të nxehta të verës deri më tani”, tha Lajda Porja.
    Po cilat janë qytetet të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta?
    “Të dielën presim 40 dhe lehtësisht mbi 40 gradë në qarkun e Beratit, Elbasanit, do të jetë Gjirokastra, Shkodra – kryesisht Kopliku – më pas në vijën e dytë të frontit, me temperatura pak më të ulëta që mund të jenë një ose një gjysmë gradë më pak freskët, do të jenë Tirana, Fieri, Lushnja.”
    Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë gjatë kësaj fundjave temperatura të larta, ku në Shkup do të shkojnë deri në 40 gradë.

  • Mot përvëlues këtë fundjavë, nisin ditët më të nxehta të verës

    Mot përvëlues këtë fundjavë, nisin ditët më të nxehta të verës

    Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi arrin të Dielën.
    “Fundjavë mjaft e nxehtë. E shtuna me mbizotërim të diellit me një rritje të lehtë të temperaturave, por dita e diel do të ketë një rritje të theksuar, duke kthyer kështu vlerat 40 gradë në shumë qytete të ultësirës perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët, megjithatë ditët më të nxehta do të jenë të dielën dhe javën që vjen. Këto do të jenë ditët më të nxehta të verës deri më tani”, tha Lajda Porja.
    Po cilat janë qytetet të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta?
    “Të dielën presim 40 dhe lehtësisht mbi 40 gradë në qarkun e Beratit, Elbasanit, do të jetë Gjirokastra, Shkodra – kryesisht Kopliku – më pas në vijën e dytë të frontit, me temperatura pak më të ulëta që mund të jenë një ose një gjysmë gradë më pak freskët, do të jenë Tirana, Fieri, Lushnja.”
    Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë gjatë kësaj fundjave temperatura të larta, ku në Shkup do të shkojnë deri në 40 gradë.

  • Vendi ende nën ndikimin e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

    Vendi ende nën ndikimin e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

    Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
    Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

    Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.
    Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

    Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

    Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

    Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.