Tag: nuredin

  • “Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

    “Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

    talo cela-nuredin dumani

    TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që ra pre e grabitjes nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot para togave të zeza në GJKKO, pjesë e dosjes së gjerë “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Licit, ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:30, teksa kishte dalë nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. 
    Atë ditë, kambisti mbante me vete në një çantë 12 milionë lekë të reja. Deri në këto momente asgjë s’kishte ndodhur. Më pas, ai ishte kthyer në shtëpi për të mbyllur derën dhe çantën me para e kishte lënë në bagazh. Në këtë moment, 4 persona i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre e ka qëlluar në gjoks dhe këmbë. 
    “Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha Lici. 
    Pas ngjarjes, Lici rrëfen se vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar vazhdimisht në dyqan për ta pyetur nëse i kishte identifikuar personat që e sulmuan. Ai tregon se ka debatuar me Çelën, duke e përzënë madje nga dyqani, ndërsa sa i përket Talos, thotë se nuk e njihte dhe se e kishte parë në televizor një vit para ngjarjes së Nuredin Dumanit. 
    “Ai punonte taksixhi në të zezë, thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ‘ty nuk të vjen keq për mua? Duket sikur ke mizë në kockë. Ke ardhur deri këtu, mos të të shoh më në dyqan.’ Një vit para ngjarjes së Dumani, e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha nga përmasat e trupit si një nga personat që më goditi gjatë ngjarjes. Ai ka qenë pas Dumanit gjatë grabitjes,” tha Lici. 
    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer në dëshminë e tij në GJKKO, momentin e grabitjes së kambistit në Elbasan duke zbuluar bashkëpunëtorët e tij. Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka rrëfyer se ka qenë ai që e ka qëlluar kambistin, ndërsa ka zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tij ishin Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela./ZËRI

  • “Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

    “Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

    Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, është i thirrur në seancën për “Plumbin e Artë” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

    Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se Kila po dëshmon në cilësinë e viktimës së veprës penale.
    Elton Kila: Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Unë kam biznes prej 25 vitesh, për shitblerje automjetesh, import-eksport mjetesh, sallon për mjetet. Në 2017 nuk është zbuluar rasti që kanë tentuar të më shkatërrojnë biznesin, po ashtu edhe në 2018. Biznesi im ndodhet në Elbasan. E kam nisur që në vitin 2003, më pas i kam shtuar në 4 biznese.
    Para se të nisesh biznesin, me çfarë keni qenë marrë?
    Kila: Kam qenë në emigrim dhe pranë familjes, kam pasur gjithmonë dokumente dhe importoja makina, në ato vite ku nuk ka pasur shumë. Kam punuar në Francë, Gjermani, Zvicër, edhe jashtë jam marrë me automjete. Në Elbasan, në vitin 2006, kam hapur edhe një palestër, një agjenci turistike që në 1997, ndërsa në 2010 kam pasur një lokal në qendër të Elbasanit.
    Në ngjarjen e 2017, kushte rënë zjarri jashtë servisit, por dëmi nuk ishte i madh; 3 automjete u dogjën, në sallë ndodheshin 30 automjete. Në atë kohë ishte vetëm roja. Edhe sot kjo ngjarje ka qenë pa autor. Edhe në 2018 ka qenë po zjarrvënie; në atë kohë unë isha i arrestuar. Në ditën e 3-të që unë isha i ndaluar, kanë vënë sërish zjarrin biznesit tim dhe u dëmtua biznesi im. Edhe kjo ngjarje mbeti e pazbardhur. Unë jam ndaluar për shkak të një dokumenti që kishte ardhur nga Italia. Zjarrin tek biznesi im e mësova përmes televizorit. 45 ditë kam qëndruar në paraburgim; pasi kam dalë kam kërkuar informacion, por s’kam mësuar asgjë. Unë as sot e kësaj dite nuk e di se kush i ka shkaktuar këto ngjarje. Tek magazina që u dogj në 2018 ka qenë vetëm roja, Djali i rojës Arbën Ramallari. Më pas dëgjova emrin e Elio Bitrit dhe dy të tjerë. Unë e njihja Elio Bitrin, e kisha takuar edhe më parë; frekuentonim të njëjtin lokal. Nuk e takova dhe as nuk u mora me të; pasi e mësova këtë fakt, u distancova prej tij dhe nisa ta vëzhgoja vetë, por nuk gjeta asgjë. Isha i pasigurt dhe nuk shkova ta takoja Elio Bitrin. Nuk kam kërkuar më tepër; unë thashë: “Ju kam lënë zotin.”
    Ditën kur ka ndodhur plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen dhe kam parë nga lajmet plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit. Unë kam qenë në Gjermani, kisha ikur në 7 të mëngjesit të asaj dite. Më pas unë jam kthyer në Shqipëri pas një jave. Më pas kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë atentat mua, dmth pas dy muajsh doli në lajme që Nuredin Dumanit do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë këtë gjë, por s’kam besuar, sepse s’kishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz, por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë, nuk e dija më parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar, ishte sepse kanë qenë në Elbasan, por këtë nuk e njihja. Unë s’kam asnjë lloj lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova, se nuk doja t’i lija njollë shtëpisë. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur.
    -Ke pasur njohje në strukturat e policisë, që të interesoheshe për këtë rast?
    Unë di vetëm që kam shkuar për të dhënë deklarime, por nuk e mbaj mend nëse ata më kanë thirrur apo kam shkuar unë atje. Me Florenc Capjan kam pasur marrëdhënie pune, ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama, sepse jemi në Elbasan. Marrëdhënie shumë korrekte, disa herë kam udhëtuar me të atin e Suelit për shkak të bizneseve, por marrëdhënia ka qenë korrekte. E njoh edhe të vëllain e Suelit, Marion.
    Kur dolën lajmet dhe u përfolën, kam shkuar dhe kam takuar babin e Suelit dhe të vëllain; i kam pyetur në lidhje me këtë situatë, shkova tek tregu agroushqimor. I pyeta, i dëgjova se çfarë përfolte Petriti, ai më ra tek shpatullat dhe më tha: “Ti vertet je bërë merak për këto.” Me Suelin nuk jam takuar dhe as nuk kam folur për këtë situatë.
    Luan Tabakun e njoh prej 30 vitesh që kalama; Luan Tabaku ka qenë gjithmonë funksionar në shtet, ka qenë në doganë. Suel Çelën nuk e kam takuar pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
    Masakra e Bradasheshit, kam qenë në burg; atë ditë e kam parë në lajme, pasi unë sapo kisha dalë nga burgu, kam shkuar në shtëpi. Nga lajmet mësova se ishin 3 të vrarë. Erjon Alibejn nuk e njoh, s’kam pasur marrëdhënie me të; e njoh si emër, kaq. Kam qenë në të njëjtin burg me Erjon Alibejn, në Bradashesh.
    Kur është vrarë Lulzim Bitri, kam qenë në një lokal aty pranë; është vëllai i Elio Bitrit. Lulzimin s’kam njohur asnjëherë.

    Top Channel

  • “Plumbi i Artë”/ Atentatet- “Oti i Elbasanit” në GJKKO: Më dogjën biznesin, Dumani do më vriste, ju kam lënë Zotin

    “Plumbi i Artë”/ Atentatet- “Oti i Elbasanit” në GJKKO: Më dogjën biznesin, Dumani do më vriste, ju kam lënë Zotin

    Nuredin Dumani dhe Elton Kila

    TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti Kila, është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO. Në dëshminë e dhënë në kuadër të procesit për dosjen “Plumbi i Artë”, Kila tregoi se prej më shumë se 25 vitesh merret me tregtinë e automjeteve, duke përfshirë import-eksportin dhe shitblerjen e makinave, si dhe menaxhimin e salloneve të automjeteve në qytetin e Elbasanit. Ai rrëfeu se gjatë viteve 2017 dhe 2018 iu shkatërrua biznesi i shitblerjes së makinave.
    Kila deklaroi se ditën e plagosjes dhe arrestimit të Nuredin Dumanit ndodhej në Gjermani me familjen dhe mësoi se ky i fundit kërkonte ta vriste. Kila tha se në vitin 2017 pati një tentativë për shkatërrim prone, kur iu vu zjarr servisit në Bradashesh. Në vitin 2018, sipas dëshmisë së tij, biznesi iu dogj plotësisht. Në atë kohë ai ishte i ndaluar nga policia shqiptare, pas dyshimeve të drejtësisë italiane për mashtrime me sigurime automjetesh, që lidhnin me një ngjarje të vitit 2009. Ai tregoi se pas ngjarjes, i biri i rojës së servisit i kishte thënë se autor ishte Elio Bitri bashkë me dy persona të tjerë.
    Kila sqaroi se në momentin kur ndodhi masakra e Bradasheshit, ndodhej në shtëpi pasi sapo kishte dalë nga burgu, ndërsa për vrasjen e Lulzim Bitrit, vëllait të Elio Bitrit deklaroi se ndodhej në një lokal aty pranë, por nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen
    Dëshmia e plotë:
    Në 2017 dhe 2018 më kanë shkatërruar biznesin. Kam një biznes prej 25 vitesh në treg për shitblerje makinash. Në 2017 kam pasur një tentativë për shkatërrim prone. Nuk u zbardh si ngjarje. Në 2018 ma shkatërruan fare biznesin. Si biznes e kam në Bradashesh. Hap pas hapi bëra 4 të tillë. Nga 2013 kam një bazë fikse. Para këtij aktiviteti kam qenë edhe jashtë Shqipërisë nga 1998-2003. Kam punuar më pas në import-export. Sillja makina në ato vite që nuk ka pasur shumë. Kam qëndruar në Francë, Gjermani, Zvicër. Në 2006 në Elbasan kam hapur dhe një palestër në Elbasan. Po ashtu kam pasur edhe një agjenci turistike dhe një lokal.
    Ngjarja e 2017 ishte vetëm një tentativë. Unë isha në shtëpi. Kisha edhe roje. Më lajmëruan, që ka rënë zjarr jashtë servisit. Zjarrfikësit e fikën zjarrin, por u dëmtuan 3 automjete. Ne 2018 ishte prape zjarrvënie. Unë isha i ndaluar në atë kohë nga policia në Shqipëri pas dyshimeve të drejtësisë italiane në lidhje me mashtrim me sigurimit e automjeteve. Bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2009. Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku i dogjën 10 automjete dhe 10 motora. Teksa isha i ndaluar ngjarjen e mësova nga TV. Kam qëndruar i izoluar 45 ditë. Shkova në polici e prokurori, ku dhashë deklarime nëse kisha probleme me kënd.
    Unë këto ngjarje nuk e di as sot se nga i kam. Pas ngjarjes i biri i rojës, Arbër Ramollari me tha që ka qenë Elio Bitri dhe 2 të tjerë. Elio Bitri rrinte shumë afër punës sime. Frekuentonim të njëjtin lokal. Nuk desha ta kontaktoj Elio Bitrin. Unë po vëzhgoja vetë. Doja të zbuloja më tepër dhe nuk bëra diskutime. Nuk munda të zbuloja më. Ju kam lënë Zotin edhe kaq. Ditën që kam marrë vesh që është plagosur Nuredin Dumani dhe që kanë ardhur për të më vrarë unë kam qenë në Gjermani. Në atë kohë kam pasur Facebook dhe kisha postuar live. Isha me familjen atje. Kur u ktheva në Shqipëri, pas një jave, përfliteshin shumë emra. Pas 2 muajsh doli lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan.
    Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë, se m’u errën sytë. Nuk mund ta besoja. Ma kanë thënë disa herë, edhe policë ma kanë thënë, që flitej se ishte nisur për mua. Nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e Nuredin Dumanit. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta. Më kërkoi familja të ikja jashtë, por unë nuk doja t’i lija njollë familjes. Nëse duan, le të vijnë, u thashë. Unë nuk ruhesha nga ndonjë njeri. Nuk kam pasur ndonjë konflikt, që t’i lidhja me këtë.

  • ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    Ditën e sotme, Elton Kila ka dëshmuar përpara GJKKO-së, në kuadër të gjyqit për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

    Elton Kila, i njohur si Oti, është bërë i njohur për publikun pas lajmit se vrasësi serial Nuredin Dumani ishte nisur për ta eleminuar, ditën që i ndodhi atentati në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur.

    Gjatë dëshmisë së tij, Kila ka mohuar gjithçka në lidhje me aktivitetin e tij dhe lidhjet me elementët kriminale të Elbasanit, që nga Nuredin Dumani, Suel Çelën apo Eljo Bitri, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    Dëshmia e Elton Kila në GJKKO:

    Elton Kila (Oti): Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka patur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, ne 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesnit. Në Bradashesh, Elbasan. Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese.

    Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetem për këtë punë njihem në qytet. Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qender të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesnit, unë ndodhesha në shtëpi.

    Kisha mbyllur punen si zakonisht, kam patur edhe roje. Më thanë ka rënë zjarr, shkova fikëm zjarrin jashtë servisit. Zjarrin e shoi zjarrefikesja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam patur në atë kohë rreth 13 cope, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri. Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja jashtë. Kam qenë i ndaluar deri sa erdhën dokumentat pas 45 ditësh nga Italia.

    Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, kam pas bashkëpunuar po në lidhje me automjetet. Pas tre ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja.

    Nga roja dëgjova diça nga i biri, Arbër Ramollari i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë. Eljo Bitri s’ma merrte mendje sepse rrinte shume afër punës time. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk dësha ta bisedoja me Eljo Bitrin thjeshtë u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që mi tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat.

     Rrethi im shoqëror aso kohe ishte shumë i gjërë, Genc Muço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna. Unë s’kam patur kurrë konflikte me njeri. Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kane ardhur për të më vrarë atë dite kam ikur në 7 të mëngjesit.

    U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar. Në atë kohë kam qenë me familjen ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë me thanë që shenjester isha unë, nuk e besoja me thënë drejten. Pas dy muajsh doli lajmi që atentati ishte për mua. Ma kanë thënë dhe policët vërdall që flitej që u bë për mua.

    Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thash familjes nëse kane diçka le të vijne se unë nuk kam frikë. Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetem konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka.

    Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mu. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam patur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.

  • “Çfarë do shikosh, do heshtësh”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup, u largova me frikë

    “Çfarë do shikosh, do heshtësh”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup, u largova me frikë

    Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”.

    Dëshmitari Julian Malaj, mjeku që ka vizituar Nuredin Dumanin e plagosur pak para se të arrestohej, tregon për vizitën në vititn 2022.
    “Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja.
    U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh.
    Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.
    Apartamenti ishte kati i pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte. Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator.
    As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.

    Top Channel

  • Megaprocesi “Plumbi i artë”, dëshmon mjeku që shkoi të ndihmonte Nuredin Dumanin

    Megaprocesi “Plumbi i artë”, dëshmon mjeku që shkoi të ndihmonte Nuredin Dumanin

    Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës kundër të pandehurve në kuadër të mega procesit “Plumbi i Artë”. Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe mjeku që shkoi të ndihmonte bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumanin në Fier pas atentatit tek Kthesa e Cërrikut.
    “Më mori dikush një numër në telefon, me tha ka nevojë një njëri për mjekim në shtëpi, më shoqëroi nje person qe çalonte me tha: çfarë do shohësh këtu s’ke punë me fol jashtë. Në banesë ishte edhe një vajzë, nuk asistova në ndihmë mjekësore por i thashë se duhet të operohej. Kur ika me marrë makinën tek spitali kam parë që më ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova që ishte ai që flitej në televizor pasi nuk përputhej pamja”, dëshmoi mjeku.
    Procesi “Plumbi i Artë”, ka zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

  • “Plumbi i Artë”, anëtari i bandës së Nuredin Dumanit zbardh detaje: Si u vra Elvis Dedja

    “Plumbi i Artë”, anëtari i bandës së Nuredin Dumanit zbardh detaje: Si u vra Elvis Dedja

    Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e dosjes “Plumbi i Artë”.
    Në këtë seancë, ka dëshmuar Agim Gjoni, anëtar i bandës së Nuredin Dumanit, për të cilin është kërkuar 10 vite heqje lirie.
    Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga dy prokurorët, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, të cilët kanë dëgjuar versionin e Gjonit për vrasjen e Elvis Dedjas, si dhe njohjet që kishte me Nuredin Dumanin dhe anëtarët e tjerë të bandës.

    “Kam qenë i punësuar në një karaburant, më kishte punësuar Festim Qolin. E njihja që në shkollë, në 8 vjeçare. E kishim mik Elvis Dedjan. Unë dhe Festimi, ata ishin ortakë. Kujtim Hasa ishte menaxher. Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por kishin nje konflikt për nje gocë. Loshi i thërrisnin për shkurt, Elvisit. Ai ka punuar me lloj- lloj gjërash, me drogë.
    Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ka qenë në Durrës. Kam punuar, ndaj e di. Jam takuar disa ditë më pas vrasjes me Festimin.  Fatmira Habilin, e kam njohir, e kam takuar, na ka bërë yzmet. Ajo ishte pronare, nuk vinte shpesh. Pas vrasjes së djalit e kam takuar Fatmirën.
    Marrëdhëniet e saj me Festimin, ishin të mira, e di se ka ardhur rrinte me ne. Festimi s’më ka treguar gjë. Elvisi kishte një BMË.
    Me të ndjerin takohesha përditë po ashtu edhe me Festimin. Isha tip menaxheri te karburanti. Karburanti ksihte dy pronarë, ata kishin marrëdhënie të mira.  Nuk ka patur mosmarrëveshje. E vetmja gjë ishte që nuk shkonte me ta ishte për të fejuarën e Elvisit.
     Na shoqëruan ne polici, na morën shenjat e gishtave, na nxorrën. E kam takuar më pas, por nuk e mbaj mend se cilën ditë e kam takuar. Kishte frikë Festimi, se mos e vrisnin dhe atë apo dhe mua. Edhe Festimin e kanë shoqëruar në polici. Eduard Serjanin nuk e njoh. Nëse Festim Qoli ka qenë në Kosovë para vrasjes së Elvisit nuk di gjë.
    Për vrasjen e Fatmirës nuk kam biseduar gjë, thjesht më erdhi keq.  Kishte frikë Festimi, se ça s’ndodh. Ditën e vrasjes së Elvisit e kam parë Festimin. Nuk e di a ka qenë me njeri tjetrit. Henrik Hoxhajn nuk e di a e njoh. Po ma treguat me foto. Ditën e ngjarjes nuk e kam parë.  Elvis Dedjan ka shumë vite që e njoh. Ndoshta 20 vjet.  Nuredin Dumanin e njoh. Mamaja ime e ka çun tezeje. Nuredini vinte aty te karburanti, ishte çun lagjeje. Kishte muhabet me Festimin. Festimi ishte te varrimi i Fatmirës”
    Avokatët kërkojnë që në sallë të jetë prezent, Nuredin Dumani.  Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi gjykatës nenin apo ligjin ku bazohen mbrojtësit ligjorë për të  bërë një kërkesë të tillë. Ajo vuri në dukje se një ligj i tillë që detyron bashkëpuntorin e drejtësisë të jetë prezent në sallë nëse ka përmbyllur fazën e deklarimeve.
    Nga ana tjetër, avokatët kërkojnë që deklarimet të shpallen të pavlefshme pasi sipas tyre u morën në kushtet e presionit nga SPAK.
    Mbrojtës të tjerë pretenduan se Agim Gjini përsa kohë është dënuar për një procedim penal lidhur me plumbin e artë nuk mund të thirret si dëshmitar, por si i pandehur.
    Gjini thotë prokurorja Doloreza Musabelliu nuk u mor në pyetje lidhur me veprën e vjedhjes me dhunë për të cilën është dënuar. GJKKO e bëri kërkesën pjesë të procesverbalit./vizionplus.tv

  • “Është për operacion”, flet mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Ishte kaçurrels, nuk komunikova asnjë fjalë

    “Është për operacion”, flet mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Ishte kaçurrels, nuk komunikova asnjë fjalë

    nuredin dumani

    TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme, vijojnë dëshmitë e personave të përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Gjatë ditës së sotme dha dëshminë e tij dhe mjeku Julian Malaj, i cili ka vizituar Nuredin Dumanin pak para se ky i fundit të arrestohej. Në dëshminë e tij, Malaj tregoi para trupit gjykues se ishte thirrur për një vizitë në shtëpi, pa e ditur paraprakisht se tek kush do të shkonte.
    “Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh. Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë. Apartamenti ishte kati i pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte”, deklaroi Malaj.
    Ai shtoi se në apartament ndodheshin edhe një vajzë dhe një person tjetër i identifikuar si Bërdalla, që sipas tij “kishte një laborator”. Mjeku theksoi se vizita zgjati më pak se një minutë dhe se më pas u largua me frikë.
    “Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.
    Nuredin Dumani është arrestuar në Mars të vitit 2022 në Fier, pasi kishte mbetur i plagosur në një atentat të organizuar kundër Talo Çelës në Elbasan. Pas arrestimit, Dumani mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke zbardhur një sërë ngjarjes të rënda kriminale, të kryera për hakmarrje apo përkundrejt pagesës. /ZËRI

  • Menuja e Nuredin Dumanit në burg me karkaleca deti? Ja si përgjigjet SPAK

    Menuja e Nuredin Dumanit në burg me karkaleca deti? Ja si përgjigjet SPAK

    Një muaj më parë, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani la qelinë dhe u shtrua në spital për shkak të helmimit. 
    I pyetur nga mediat nëse Dumani ka konsumuar karkaleci deti brenda qelisë, SPAK thotë se kjo çështje, nuk është në kompetencë të saj, por e Drejtorisë së Burgjeve. 
    “Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 
    Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”-përgjigjet SPAk. 

  • Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

    Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

    Lajmi që qarkulloi kohët e fundit në media për Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë dhe i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka shkaktuar bujë. Sipas raportimeve, brenda qelisë Dumani konsumonte ushqim në orare të ndryshme, por një prej vakteve duket se i shkaktoi shqetësime shëndetësore, duke përfunduar në spital.
    I pyetur nëse Dumani ka konsumuar karkaleca deti brenda qelisë, SPAK thekson se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e saj.
    “Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”-përgjigjet SPAK.