Tag: numrit

  • ‘S’do të ketë më muzikë në beach bar’, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    ‘S’do të ketë më muzikë në beach bar’, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend.

    Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar.

    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama./gazetashqip/KultPlus.com

  • “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”, Rama: Të rrisim cilësinë dhe numrin e vizitorëve që konsumojnë në vendin tonë

    “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”, Rama: Të rrisim cilësinë dhe numrin e vizitorëve që konsumojnë në vendin tonë

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, ku do të vendosen piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë në sektorin e Turizmit.
    Rama tha se rritja e numrit të turistëve nuk është më prioritet i parë, por synojnë rritjen e cilësisë dhe rritjen e numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë.
    “Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, Kina, Australia, apo edhe rritja nga Turqia ose Izraeli. Destinacioni po sjell rritje. Kjo e thënë thjeshtë dhe vetëm për të dhënë informacion të saktë, jo se ne tani kemi objekt rritjen në numër. Nuk është më prioriteti i parë, për ne prioritet është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”, tha Rama.
    Kryeministri Rama pati kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar.

  • Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

    Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

    Këtë vit shkollor në Shkodër janë regjistruar 300 nxënës më pak dhe shkak është bërë emigracioni i shqiptarve dhe ulja e numrit të lindjeve.
    Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Shkodër, Brisela Kadija pranon uljen e numrit të regjistrimeve teksa ndalet te sfidat e përhershme,  bullizmi dhe përdorimi i celularëve nga fëmijët në shkolla.
    Më tej Kadija shton se na pret një vit sfidues për disa faktorë, siç është edhe përdorimi i celularëve.
    Konfliktet në shkolla dhe bullizmi vijojnë të mbeten problem, por Kadija thotë se është përgjegjësi edhe e familjes dhe bashkëpunimi duhet të ndodhë mes gjithë aktorëve përgjegjës.

  • Portabiliteti, ndryshojnë rregullat për bartjen e numrit celular

    Portabiliteti, ndryshojnë rregullat për bartjen e numrit celular

    Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces problematik për përdoruesit. Ky shërbim ende ka një shkallë shumë të lartë të refuzimit të kërkesave dhe një numër të madh ankesash pranë autoritetit rregullator. AKEP ka përgatitur një rregullore të re, që synon të përmirësojë procesin, me synimin për të adresuar problemet e shfaqura dhe për të reflektuar ndryshimet e ligjit të ri për komunikimet elektronike.  Ersuin ShehuAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një projektrregullore për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit.Hartimi i rregullores së re lidhet me ndryshimet që parashikon ligji i ri “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, por edhe ndryshime që synojnë adresimin e problematikave të raportuara nga pajtimtarët ose të evidentuara nga AKEP në lidhje me refuzimin e kërkesave për portim nga operatorët dhënës.Sipas të dhënave nga AKEP, portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Gjatë vitit 2024 u portuan afërsisht 19500 numra celularë, 50% më pak krahasuar me një vit më parë.Të dhënat e AKEP tregojnë gjithashtu se shkalla e refuzimit të kërkesave të abonentëve për portabilitet numri ngelet mjaft e lartë. Për vitin 2024, rreth 50% e këtyre kërkesave u refuzuan.Shkalla e refuzimit të kërkesave ka pësuar rënie nga niveli prej gati 70% të një viti më parë, por, pavarësisht kësaj, procesi vazhdon të ketë problematika.Sipas AKEP, problematikat e raportuara në ankesat e pajtimtarëve lidhen me refuzimet e kërkesave për portim të numrit nga operatori transferues, për arsye të mospërputhjes së ID së përdoruesve me parapagim në sistemet e operatorit transferues me ID në kërkesën për portim të dërguar nga operatori përfitues, si dhe detyrimeve kontraktore të pajtimtarit me paspagim (kontratë) tek operatori transferues.Megjithatë, AKEP shprehet se numri i ankesave për portimin e numrit është reduktuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2023.Portimi i numrave për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike të lëvizshme filloi në vitin 2011, ndërsa për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike fikse nisi nëvitin 2012. Deri në fund të vitit 2024 rezulton se janë portuar në total rreth 1.3 milionë numra celularë dhe rreth 20 mijë numra fiks.Sasia e numrave celularë të portuar gjatë një viti në periudhën 2011-2024 ka qenë rreth 100 mijë portime në vit dhe pas arritjes së pikut në vitin 2017 (mbi 250 mijë portime), ka ardhur në rënie,përveç periudhës 2020-2021 ku sasia e numrave celularë të portuar u rrit më shumë se dy herë në krahasim me vitin 2019.Ligji i ri “Për komunikimet elektronike” parashikon gjobë deri në 2% të të ardhurave vjetore (por jo më shumë se 50 milionë lekë) të operatorit të komunikimeve elektronike, nëse ai nuk përmbush detyrimet ligjore të vendosura për portabilitetin e numrave. Rimbursim i krediteve kur portohet numriSipas ligjit të ri “Për komunikimet elektronike”, kur një përdorues përfundon një kontratë, ai ruan të drejtën për portimin e numrit të tij te një operator tjetër, për të paktën një muaj nga data e përfundimit të kontratës së mëparshme, përveç rastit kur përdoruesi vetë heq dorë nga kjo e drejtë.Gjithashtu, në reflektim të parashikimeve të ligjit të ri, projektrregullorja përcakton edhe që pajtimtarët e kategorisë konsumator që janë përdorues me parapagim të shërbimeve celulare kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim nga operatori dhënës për kreditet e mbetura, ose të papërdorura të tyre në datën e portimit të numrit.Operatori dhënës duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit për kreditet e mbetura në bazë të kërkesës së konsumatorit me parapagim (të depozituar gjithmonë tek operatori dhënës). Përdoruesit do t’i vendoset një afat për të paraqitur kërkesën për rimbursim, afat i cili nuk duhet të jetë më pak se 14 ditë kalendarike nga data e portimit të numrit.Operatori dhënës duhet të ofrojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga konsumatorët në pikat e shitjes, si dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve elektronike online (p.sh. email ose kërkesa të depozituara online) që operatori mund të përdorë në marrëdhëniet me pajtimtarët dhe që mundësojnë identifikimin e këtyre të fundit.Operatori dhënës ka të drejtë të aplikojë një tarifë administrative për procesimin e kërkesës për rimbursimin vetëm kur ajo parashikohet në kontratën ekzistuese me konsumatorin.Tarifa e aplikuar në këto raste duhet të jetë proporcionale dhe në raportin e duhur ndaj kostove aktuale të operatorit për ofrimin e rimbursimit. Ajo duhet të jetë fikse dhe e pavarur nga vlera e rimbursuar, por në çdo rast jo më e lartë se 500 lekë (me TVSH).Kredite të rimbursueshme të pajtimtarit me parapagim është vlera monetare e krediteve të parapaguara nga pajtimtari konsumator, të cilat janë të vlefshme për t’u përdorur apo vlera e mbetur e tyre në llogarinë e përdoruesit me parapagim (gjendja/balanca e mbetur e llogarisë me parapagim) në momentin e ndërprerjes së shërbimit nga operatori dhënës për shkak të portimit të numrit.Në këtë vlerë nuk përfshihen kreditet e përdoruara tashmë për blerje të paketave me parapagim dhe as vlera e krediteve të ofruar nga operatori dhënës si bonus apo promocion për pajtimtarin.Operatori duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit me pagesë në cash në një pikë shitjeje ose me transfertë bankare nëse kjo kërkohet nga konsumatori vetë.Operatori dhënës duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit brenda një afati të arsyeshëm, por jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim.Operatori dhënës, brenda 3 ditëve pune nga marrja e kërkesës për rimbursim, duhet të njoftojë konsumatorin me mjet të qëndrueshëm (SMS për kërkesat e paraqitura në pikën e shitjes të operatorit dhe email për kërkesat e paraqitura me email ose online) duke e informuar në lidhje me vlerën dhe mënyrën e rimbursimit, në rast se kërkesa për rimbursim është e vlefshme; ose arsyen e mospranimit të kërkesës për rimbursim (për shembull, nëse kërkesa është depozituar jashtë afatit të përcaktuar në rregullore ose konsumatori aplikues për rimbursim nuk ka kredite të mbetura të vlefshme në datën e ndërprerjes së shërbimit/portimit të numrit). Burimi: AKEP Kompensim për vonesat në portabilitetLigji i ri gjithashtu parashikon edhe të drejtën e kompensimit të përdoruesit në rast të vonesave ose abuzimeve në procesin e portimit të numrit.Sipas ligjit të ri, ofruesit e shërbimeve të komunikimit elektronik duhet të ofrojnë në kontratën e shërbimit edhe çdo tarifë në lidhje me ndërrimin dhe marrëveshjet e kompensimit dhe rimbursimit për vonesën ose abuzim të ndërrimit, si dhe informacion në lidhje me procedurat përkatëse.Projektrregullorja saktëson më tej se vonesat ose abuzimet të kryera nga operatori (qoftë ai dhënës ose marrës) në procesin e portimit të numrit do të konsiderohen kryerja e procesit të portimit të numrit nga operatori marrës pa kërkesë nga pajtimtari, refuzimi ose pranimi me kusht i kërkesës për portim numri nga operatori dhënës në kundërshtim me përcaktimet e rregullores, tejkalimi i afateve nga operatori dhënës në përgjigje të kërkesës për portim ose tejkalimi i afateve nga operatori marrës për hedhjen në sistemin përkatës të portabilitetit të kërkesës.Projektrregullorja nuk përmban përcaktime konkrete lidhur me vlerën e kompensimit që mund të përfitojë përdoruesi në këto raste apo për mënyrën e llogaritjes së saj.Megjithatë, kjo çështje është pjesë e konsultimit publik dhe palëve të interesit u është drejtuar pyetja nëse vlerat e kompensimit duhet të përcaktohen nga vetë operatorët në termat dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit, apo duhet të përcaktohen nga AKEP në rregullore. Kjo çështje do të vendoset në përfundim të fazës së konsultimit publik.  Ndryshon procedura për numrat me kontratëPërveç përditësimeve që lidhen me ligjin e ri, AKEP gjithashtu ka propozuar një sërë ndryshimesh për të adresuar problematikat e evidentuara në proces, si dhe për të përmbushur dhe Rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.Në projektrregullore nuk parashikohet më opsioni i përgjigjes negative të operatorit dhënës se kërkesa për bartje pranohet, por nuk mund të ekzekutohet sepse ky numër ka detyrime të papaguara sipas kontratës ekzistuese. Kjo alternativë do të zëvendësohet me përgjigjen “pranim me kusht”, në rastet kur pajtimtari ka detyrime të papërmbushura.Përgjigjja nga operatori dhënës për pranimin me kusht të kërkesës për portim aplikohet vetëm për pajtimtarë me paspagim (kontratë).Përgjigjja e operatorit dhënës për pranim me kusht dërgohet në Bazën e të Dhënave Referencë të Centralizuar (CRDB), ku krijohet statusi “pezull” dhe operatori marrës njoftohet se kërkesa është pranuar me kusht.Kërkesa për portim do të qëndrojë në statusin pezull deri sa pajtimtari të shlyejë detyrimet përkatëse tek operatori dhënës, por jo më shumë se 30 ditë kalendarike nga data e krijimit të këtij statusi.Me përmbushjen e detyrimeve të pajtimtarit, operatori dhënës duhet të pranojë kërkesën për bartje, duke njoftuar operatorin marrës nëpërmjet sistemit CRDB dhe kërkesa kalon nga statusi pezull në status të pranuar.Në rast të mosshlyerjes së detyrimeve nga pajtimtari brenda afatit maksimal 30-ditor të statusit pezull, rasti mbyllet nga CRDB dhe kërkesa konsiderohet e refuzuar.Gjithashtu, operatori dhënës, jo më vonë se një ditë pune nga refuzimi i kërkesës për bartje për shkak të mospërputhjes së ID/NIPT ose nga pranimi me kusht i kërkesës për bartje, duhet të njoftojë dhe të informojë pajtimtarin (me SMS për operatorët celularë) për arsyet e refuzimit apo pranimit me kusht të kërkesës për portim të numrit.Në rast të refuzimit për shkak të mospërputhjes së ID/NIPT, klienti duhet të këshillohet të paraqitet në një nga pikat e shitjes së operatorit dhënës, për të saktësuar të dhënat e identifikimit sipas formularit përkatës.Në rast të pranimit me kusht të kërkesës për shkak të detyrimeve të pajtimtarit me paspagim, klienti duhet të informohet për vlerën monetare totale dhe të detajuar, si dhe afatin maksimal për pagesën e këtyre detyrimeve, prej 28 ditësh kalendarike nga data e njoftimit,si dhe që, në rast mospagese të këtyre detyrimeve, kërkesa për portim do të refuzohet dhe marrëdhëniet midis pajtimtarit dhe operatorit dhënës do të vijojnë sipas kontratës ekzistuese.Aktualisht, pajtimtari informohet vetëm për refuzimin dhe arsyen e refuzimit të kërkesës nga operatori dhënës, pa përfshirë informim të ID aktuale të regjistruar apo vlerës së detyrimit ndaj operatorit dhënës.Detyrimet kontraktore për t’u përmbushur nga pajtimtari, pas përfundimit të kontratës ose portimit të numrit, nuk përbëjnë kriter për pranimin me kusht të një kërkese për portim të një numri aktiv.Këto detyrime mund paguhen nga pajtimtari vetëm në datën e përfundimit të kontratës, ose ndërprerjes së shërbimit nga operatori dhënës ose pas kësaj date sipas njoftimit përkatës. Operatori dhënës ka detyrim të pranojë kërkesën për portim të numrit të pajtimtarit, nëse asnjë prej kritereve të refuzimit dhe pranimit me kusht nuk plotësohen. Operatorët do të paguajnë tarifë edhe për kërkesat e refuzuaraProjektrregullorja parashikon edhe disa ndryshime në tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit në procesin e portabilitetit.AKEP propozon që krahas aplikimit të tarifës aktuale 500 Lekë (pa TVSH) për çdo numër të portuar me sukses nga operatori dhënës tek ai marrës, operatori dhënës do të ketë të drejtë të tarifojë operatorin marrës edhe me një tarifë prej 250 Lekësh (pa TVSH) për çdo kërkesë për portim jo të suksesshëm ose të refuzuar nga operatori dhënës, për shkak të gabimeve (informacion i gabuar për ID, numër telefoni) në kërkesën për portim të OM.Sipas AKEP, ky propozim synon rritjen e përgjegjshmërisë së operatorit marrës në hedhjen e kërkesave për portim dhe reduktimin e kërkesave të shpeshta të njëpasnjëshme nga operatori marrës, pavarësisht refuzimit nga operatori dhënës të kërkesës së parë për shkak të gabimeve në ID.Vendosja e një tarife për këto raste rrit njëkohësisht dhe përgjegjësinë e operatorit dhënës për refuzimet për kërkesat për portim, pasi çdo kërkesë e refuzuar do të jetë objekt i verifikimit të plotë nga operatori marrës, për shkak të pasojave financiare nga refuzimi i kërkesës. 6 muaj kohë për ndryshimetAKEP vlerëson se zbatimi nga operatorët i një pjesë të ndryshimeve në rregullore do të sjellë nevojë për edhe përditësime në proceset e brendshme administrative, teknike dhe operacionale tëoperatorëve, si dhe implementim dhe sinkronizim të ndryshimeve.Këto ndryshime që kërkojnë më shumë kohë për implementim ose bashkëveprim të operatorëve të komunikimeve elektronike dhe operatorit të CRDB përfshijnë krijimin e statusit pezull në CRDB dhe pranimin me kusht të kërkesave për portim numri nga operatori dhënës; detyrimet e operatorit dhënës për procesimin e automatizuar të kërkesave për portimin e numrave të çaktivizuar.Për këtë arsye, AKEP ka parashikuar dispozita kalimtare, përfshirë implementimin e ndryshimeve të mësipërme brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e versionit final të rregullores që do të miratohet nga AKEP, pas procesit të këshillimit publik.         Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

    Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.
    Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.
    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.
    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.
    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.
    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.
    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.
    Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%. Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.
    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.
    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit.

    Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.

    Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.

    Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.

    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.

    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.

    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.

    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.

    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%.

    Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.

    Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.

    Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.

    Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.

    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë.

    Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

    Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./Monitor

  • Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi

    Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.
    Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
    Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.
    Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.
    Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.
    Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.
    Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.
    Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.
    Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024. Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.
    Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.
    Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.
    Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./ Monitor

  • Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

    Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

    Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit.Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%.Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024.Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë.Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja çfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

    Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja çfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

    E premtja e 13-të është një nga datat më të famshme në botë për shkak të konotacioneve që lidhen me fatin e keq, ndodhitë misterioze dhe besëtytnitë. Për shumë njerëz, kjo ditë sjell një ndjesi të çuditshme, sikur diçka jo e zakonshme mund të ndodhë. Por nga vjen kjo frikë?

    Frika ndaj numrit 13, e njohur ndryshe si triskaidekafobia, ka rrënjë të thella në histori. Numri 13 është parë si një numër “i paplotë”, pasi pason numrin 12 që konsiderohet i “shenjtë” në shumë kultura (12 muaj, 12 apostuj, 12 shenja të zodiakut, etj).
    Por kur dita e premte bie më 13, besëtytnia merr përmasa më të mëdha. Disa e lidhin këtë me faktin që Jezusi u kryqëzua ditën e premte dhe në Darkën e Fundit ishin 13 persona – dhe ai i 13-ti ishte Juda, tradhtari.

    Dita që “ngrin” botën

    Në vende të ndryshme, dita e premte 13 është simbol i frikës dhe panikut. Shumë njerëz shmangin të udhëtojnë, të nisin projekte të reja, apo të marrin vendime të rëndësishme. Ka madje kompani sigurimi që raportojnë rritje të numrit të aksidenteve ose kërkesave për ndihmë në këtë ditë.

  • Portabiliteti i numrave celularë ende me probleme, gjysma e kërkesave refuzohen

    Portabiliteti i numrave celularë ende me probleme, gjysma e kërkesave refuzohen

    Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), gjatë vitit 2024 u portuan afërsisht 19500 numra celularë, 50% më pak krahasuar me një vit më parë.

    Të dhënat e AKEP tregojnë gjithashtu se shkalla e refuzimit të kërkesave të abonentëve për portabilitet numri ngelet mjaft e lartë. Për vitin 2024, rreth 50% e këtyre kërkesave u refuzuan.
    Shkalla e refuzimit të kërkesave ka pësuar rënie nga niveli prej gati 70% të një viti më parë, por, pavarësisht kësaj, procesi vazhdon të ketë problematika.

    Sipas AKEP, problematikat e raportuara në ankesat e pajtimtarëve lidhen me refuzimet e kërkesave për portim të numrit nga operatori transferues, për arsye të mospërputhjes së ID së përdoruesve me parapagim në sistemet e operatorit transferues me ID në kërkesën për portim të dërguar nga operatori përfitues, si edhe detyrimeve kontraktore të pajtimtarit me paspagim (kontratë) tek operatori transferues.
    Megjithatë, AKEP shprehet se numri i ankesave për portimin e numrit është reduktuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2023.

    Portimi i numrave për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike të lëvizshme filloi në vitin 2011, ndërsa për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike fikse filloi në vitin 2012. Deri në fund të vitit 2024 rezulton se janë portuar në total rreth 1.3 milionë numra celularë dhe rreth 20 mijë numra fiks.
    Sasia e numrave celularë të portuar gjatë një viti në periudhën 2011-2024 ka qenë rreth 100 mijë portime në vit dhe pas arritjes së pikut në vitin 2017 (mbi 250 mijë portime), ka ardhur në rënie, përveç periudhës 2020-2021 ku sasia e numrave celularë të portuar u rrit më shumë se dy herë në krahasim me vitin 2019.
    Për sa i përket problematikave në lidhje me refuzimin e kërkesave për portim të numrit nga operatori dhënës celular, AKEP bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka punuar për draftimin e ndryshimeve në rregulloren, “Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit”, ndryshime të cilat përfshijnë vendosjen e detyrimeve për operatorin dhënës të numrit celular për komunikimin dhe informimin e pajtimtarit në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës për portim, si dhe përcaktimet e reja ligjore të lidhura me portabilitetin e numrit, të cilat përfshijnë disa ndryshime të rëndësishme në lidhje me të drejtën e portimit të numrit për konsumatorët.
    Ligji i ri për komunikimet elektronike parashikon gjobë deri në 2% të të ardhurave vjetore (por jo më shumë se 50 milionë lekë) të operatorit të komunikimeve elektronike, nëse ai nuk përmbush detyrimet ligjore të vendosura për portabilitetin e numrave.
    /Monitor