Tag: numrit

  • “Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vjetësh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

    “Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vjetësh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

    Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit.

    Sa i përket kërkesës së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nga 8 aktualisht, dhe kalimin e tyre nesër për shqyrtim në seancën e Parlamentit, Balla tha se në këtë rast nuk ka nevojë që të njoftohet para Kuvendi, pasi është një çështje me rëndësi ajo e riorganizimit.
    Balla tha se ndryshimin e numrit të komisioneve e ka kërkuar para katër viteve, ndërsa shtoi se Komisionin e Integrimit duhet ta drejtojë PS, dhe jo opozita.
    “Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja.
    Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër.
    Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit nuk ka nevojë për njoftim, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.

    Top Channel

  • Shqipëria me 101 deputetë? Ambasadori i Holandës: Çështje sovrane, çdo vend ka të drejtën e ndërtimit të parlamentit

    Shqipëria me 101 deputetë? Ambasadori i Holandës: Çështje sovrane, çdo vend ka të drejtën e ndërtimit të parlamentit

    Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka vizituar Korçën, ku nga atje komentoi propozimin e bërë sot nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të deputetëve.
    Ai u shpreh duke thënë se në Holandë ka 150 deputetë, në Gjermani një numër tjetër dhe secili vend anëtar ka një mënyrë pavarësie sa i përket ndërtimit të parlamentit.

    Pyetje zhvillimet e fundit dhe propozimi i Kryministrit për uljen e numrit të deputetëve dhe nga ana tjetër shohim një sulm të vazhdueshëm ndaj organeve të drejtësisë po nga politika.  Si i komentoni?
    Vos: ⁠Në lidhje me pyetjen e parë që ka të bëjë me numrin e deputetëve, në Holandë ne kemi 150 deputetë, në Gjermani është një numër tjetër, secili nga vendet anëtare ka një mënyrë pavarësie për sa i përket mënyrës së rregullimit të ndërtimit të parlamentit dhe numrit të deputetëve ndaj kjo nuk është një çështje për ne. Tani të kalojmë tek çështja e dytë që ka të bëjë me çështjet e institucioneve të drejtësisë.  Së fundmi Këshilli i Lartë i gjyqësorit ka nxjerrë një deklaratë në të cilën ata dënojnë çdo lloj presioni apo ngarkese që shkon në drejtim të institucioneve të drejtësisë ku një është referuar çdo entiteti publik ose privat dhe ne jemi në mbështetje të plotë të kësaj deklarate.
    Sa i takon zhvillimeve në SPAK për zgjedhjen e kreut të tij dhe zgjedhjes së kreut të BKH. ShBA ka dalë në mbështetje të këtij procesi por si paraqitet situata në BE sa i takon këtij procesi?
    Vos: ⁠Ju keni qenë dëshmitarë që Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash shumë të rëndësishme në fushën e shtetit të së drejtës duke nisur nga vetingu, ndërtimi i institucioneve të reja mes tyre edhe SPAK dhe gjykata e posaçme. Deri tani ne kemi parë një punë të lavdërueshme nga ana e zotit Dumani. Unë kam vesimin e plotë që edhe drejtuesit që do të zgjidhen do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë sepse edhe si vend anëtar ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me SPAK në nivel bilateral të bashkëpunimit policor, gjyqësor me ta she besoj që do të vazhdojmë në këtë rrugë.  Kemi besimin e plotë.
    A mendoni se mund të ketë Dumani mandatin e dytë?
    Vos: ⁠Në dijeninë time sipas legjislacionit në fuqi është e pamundur që zoti Dumani të ketë një mandat të dytë të ripërtëritur megjithatë kjo ju përket autoriteteve shqiptare dhe kjo është një vendimmarrje e tyre. Unë jam besimplotë që kushdo burrë apo grua që do të zgjidhet në krye të SPAK do të vijojë të ketë të njëjtën performancë të mirë që ne kemi parë deri tani.

  • Rama propozon ndryshime në Kushtetutë: Zvogëlim i numrit të deputetëve dhe ndarje e re administrative

    Rama propozon ndryshime në Kushtetutë: Zvogëlim i numrit të deputetëve dhe ndarje e re administrative

    Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka propozuar një paketë ndryshimesh në Kushtetutë, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të deputetëve, një ndarje të re administrative dhe një reformë zgjedhore. Këto ndryshime, sipas Ramës, janë të nevojshme për të harmonizuar institucionet e vendit me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Pikat kryesore të propozimit

    Zvogëlimi i numrit të deputetëve: Rama theksoi se numri aktual i deputetëve është i tepërt. Ai propozoi që numri i tyre të bjerë në 101, duke argumentuar se kjo do të sillte vetëm ndikim pozitiv.
    Ligji organik për Kuvendin: Rama theksoi nevojën që Kuvendi të ketë një ligj të vetin, pavarësi financiare dhe një status të qartë për deputetët, duke shtuar se Parlamenti aktualisht është “pa shtëpi”.
    Rishikimi i ndarjes administrative-territoriale: Kryeministri kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar të posaçëm për të rishikuar ndarjen administrative-territoriale të vendit, me qëllim që Shqipëria të përgatitet sa më mirë për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
    Reformë zgjedhore: Ai kërkoi ngritjen e një komisioni tjetër të posaçëm për reformën zgjedhore. Qëllimi është depolitizimi i administratës zgjedhore dhe shpallja e rezultateve në një kohë më të shpejtë, ashtu siç ndodh në vendet anëtare të BE-së.

    Rama theksoi se këto propozime janë rezultat i punës së kryer nga Elisa Niko Taulanti dhe Majlinda Adea, të cilat kishin për detyrë hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare në funksion të procesit të integrimit.

  • Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101

    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.
    Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.
    “Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë.
    Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv.
    Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

  • Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

    Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

    “Nesër është një ditë e veçantë për 27 mijë vogëlushë, që nisin rrugëtimin me dijen. Për 392 mijë djem e vajza që i drejtohen shkollës dhe që në këto çaste po bëjnë përgatitjet me prindërit e tyre. Për 30 mijë mësues dhe edukatorë që, po ashtu, tashmë kanë përfunduar me përgatitjet e orarit, planeve mësimore e klasave”, shkruante në vitin 2016, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fillimin e vitit të ri shkollor për arsimin parauniversitar

    Sot

    Thuajse një dekadë më pas, mënyra e urimeve pak ka ndryshuar, ndërsa shifrat e nxënësve, që u regjistruan për arsimin parauniversitar, ka pësuar rënie të ndjeshme.

    “Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët, që për herë të parë hedhin hapin në klasën e parë. Për mbi 26,500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitet dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës”, shkruan ministrja Manastirliu në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, duke uruar nisjen e vitit të ri shkollor për 345 mijë nxënës.

    Në të njëjtin postim, Manastirliu thekson hapjen e laboratorëve të rinj, apo edhe shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë dhe psikologëve në shkolla, ndërsa shifrat e rënies së numrit të nxënësve nga viti në vit kanë pësuar rënie.

    Arsyet

    Eksperti për arsimin, Ndriçim Mehmeti, thotë për Faktoje.al se ka disa arsye që lidhen me rënien e numrit të nxënësve ndër vite. “Padyshim që kemi ulje të numrit të lindjeve, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Më shumë se lindjet ka ndikuar emigrimi apo më saktë shpopullimi, që po ndodh në vend. Në qytete e krahina që nuk ofrojnë mundësi të mira ekonomike, njerëzit kanë ikur, për shkak të cilësisë së ulët të jetesës, që ka të bëjë më së shumti me shërbimin në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, me koston e jetesës etj. Po ashtu kemi, për fat të keq, shpërngulje të nxënësve duke u larguar jashtë vendit që në shkollën 9 vjeçare dhe shumë familje të shtresës së mesme, të cilat punësohen jashtë vendit me kontrata pune afatgjata, ose ikin përgjithmonë”, thotë ai.

    Cilësia e arsimimit

    Eksperti Mehmeti shprehet gjithashtu se, “arsimi parauniversitar shqiptar ofron cilësinë më të ulët në të gjithë rajonin”

    “Ne jemi të fundit në PISA, për gjithçka: Kemi rënien më të madhe në gjuhë e lexim si dhe, në matematikë, përkatësisht me 49 dhe 68 pikë nga 15-30 pikë që është rënia për të gjitha vendet. Ne jemi të fundit për mendimin kritik, kemi qasjen më të ulët në internet, jemi të fundit për inteligjencën etj. Për pasojë, prindërit zgjedhin që t’i ofrojnë një mundësi më të mirë fëmijëve të tyre dhe emigrojnë me qëllimin për të mos u kthyer më”

    Cila është zgjidhja sipas tij?  “Një financim mbi 5% të arsimit, rritje të pagave të mësuesve, shoqëruar me shpërblime dhe bonuse për ata që shkojnë larg vendbanimit të tyre, përmirësimi i kushteve të punës, qasje në internet në të gjitha shkollat, përshpejtimi i procesit të digjitalizmit, libra, mjete didaktike dhe ushqim falas për arsimin 9 vjeçar, përmirësimi i kurrikulave, depolitizimi i arsimit, meritokracia etj. Nëse nuk fillojmë të marrim masa urgjente tani, nesër do të jetë shumë vonë”, tha ai. Faktoje.al

  • Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

    Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

    Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.

    Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime.

    Rreziku më i madh është për shkollat 9-vjeçare në zonat rurale, të cilat gjatë dy viteve të ardhshme mund të mbyllen për shkak të uljes së lindshmërisë dhe largimit të familjeve në emigracion.

    Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor.

    Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore.

    Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore.

  • VIDEO/ Kriza demografike, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    VIDEO/ Kriza demografike, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    Qindra shkolla në Greqi pritet të mbyllen gjatë vitit akademik 2025-2026, për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe uljes së regjistrimeve të nxënësve.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, nga 13,478 shkolla në të gjithë vendin, 721 do të pezullohen këtë vit pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 15 nxënësish. Pjesa më e madhe e mbylljeve prek arsimin fillor, me 324 shkolla dhe 358 kopshte që do të mbyllen, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e dukshme në zonat rurale, në ishuj, por edhe në qytete të mëdha si Athina. Popullsia shkollore pritet të jetë rreth 1.21 milion nxënës, mbi 150 mijë më pak se shtatë vite më parë.
    Një shkollë që pezullohet për tre vite rresht mbyllet përfundimisht, duke detyruar fëmijët, sidomos në zonat e thella, të udhëtojnë deri në 80 kilometra në ditë për të ndjekur mësimin. Zyrtarët e kanë cilësuar këtë situatë si një “Armagedon demografik.”
    Lajmi ka marrë edhe vëmendje ndërkombëtare. Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, reagoi të martën në platformën ‘X’, ku shpërndau një artikull për këtë zhvillim nga Visegrád 24, duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë.” Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke ndezur debat në rrjetet sociale.
    Kjo krizë lidhet drejtpërdrejt me rënien e lindshmërisë, emigrimin masiv të të rinjve , si dhe plakjen e popullsisë. Me një shkallë lindshmërie prej vetëm 1.3 fëmijë për grua, një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, Greqia përballet me një problem afatgjatë që pritet të ndikojë shoqërinë dhe ekonominë për dekada të tëra. (Greek Reporter)

     
     

  • Ulet numri i nxënësve në qarkun e Korçës, rreth 4 mijë më pak regjistrime në vitin e ri shkollor

    Ulet numri i nxënësve në qarkun e Korçës, rreth 4 mijë më pak regjistrime në vitin e ri shkollor

    Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë. Nëse Numri i nxënësve ne total ne rang qarku vitin e kaluar ka qenë 21080 nxënës Këtë vit është ulur në 17354 pra 3726 nxënës më pak.
    Sipas sindikatës së pavarur të arsimit në Korçë kjo shifër është alarmante por edhe e pritshme pasi ky fenomen nk ka niaur sot por prej vitesh madje ata shtojnë se në vitet pasardhëse,akoma edhe më shumë do të ndihet nr i ulët i nxënësve.
    Më të prekura janë klasat e para, ku mungesa është ndjerë prej dy vitesh, dhe sipas ekspertëve, kjo do të përshkallëzohet edhe në klasat pasuese, deri në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze. Shkaku kryesor i rënies lidhet me emigracionin e të rinjve dhe uljen e lindshmërisë në vend.
    Probleme dhe rrezik mbyllje për vitet pasardhëse për shkak të numrit të ulët të nxënësve nuk kanë kanë vetëm shkollat e rrethinave por edhe qytwti i Korçës.Këtë vit 3 shkollat e qytetit, Naim Frashëri, Ismail Qemali dhe Asdreni janë në limitin e numrit të kërkuar për të patur drejtori shkolle gjë që rrezikon të kalojnë në shkolla vartëse.Nga ana tjetër, edhe pse numri i mësuesve pa ngarkesë mësimore është i lartë, sipas kontratës kolektive, asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa punë por do të sistemohen si mësues ndihmës.

  • “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

    “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

    Kryeministri Edi Rama ka folur për objektivat e qeverisë në sektorin e turizmit.
    Kreu i qverisë tha se edhe në këtë sezon Shqipëria regjistroi rritje të numrit të turistëve që pushuan këtë verë në vendin tonë.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë nuk është objektiv numri i turistëve , por cilësia e turistëve që konsumojnë vendin tonë, të cilët kontribuojnë në ekonomi.
    “Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e bërë nga KE për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandiate ka një perceptim pozitiv populli francez që as mund të imagjinohej kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza”,-tha Rama.

  • “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend.
    Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar.
    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.