Tag: numrit

  • Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë, zbulohet roli i  OSBE/ODIHR dhe ‘Venecias’

    Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë, zbulohet roli i OSBE/ODIHR dhe ‘Venecias’

    Komisioni  i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e pare konstituive pas ngritjes së tij në Parlament sot në ora 12:00.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se mazhoranca dhe opozita pas konsituimit nisin punën për amendimin e ligjit zgjedhor. Rendi i ditës parashikon caktimin e numrit  të ekspertëve teknikë si dhe miratimin e kërkesës  për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
    Formula e Komisionit të reformës zgjedhore parashikon bashkëdrejtim mazhorancë dhe opozitë ndërsa 7 anëtarë i takojnë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 anëtar Partia e Lirisë, 1 Mundësia.
    Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote. Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga socialistët me Oerd Bylykbashin nga PD, të cilët gëzojnë te drejtën e vetos.

    Top Channel

  • Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë

    Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë

    Komisioni  i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e pare konstituive pas ngritjes së tij në Parlament sot në ora 12:00.

    Mazhoranca dhe opozita pas konsituimit nisin punën për amendimin e ligjit zgjedhor. Rendi i ditës parashikon caktimin e numrit  të ekspertëve teknikë si dhe miratimin e kërkesës  për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
    Formula e Komisionit të reformës zgjedhore parashikon bashkëdrejtim mazhorancë dhe opozitë ndërsa 7 anëtarë i takojnë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 anëtar Partia e Lirisë, 1 Mundësia.
    Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote. Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga socialistët me Oerd Bylykbashin nga PD, të cilët gëzojnë te drejtën e vetos.

  • “Qenkan mbledh komshinjtë e Saliut”/ Komentuesi ironi me protestën e opozitës, replikon Berisha: Kujdes Ilir….

    “Qenkan mbledh komshinjtë e Saliut”/ Komentuesi ironi me protestën e opozitës, replikon Berisha: Kujdes Ilir….

    Sali Berisha nisi dje foltoren kundër Edi Ramës 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, teksa opozita zbriti në shesh për të kërkuar jo vetëm dorëheqjen e numrit një të qeverisë, por edhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
    Kreu i PD-së ka ndarë foto nga protesta në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues e kanë ironizuar këtë tubim, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve.
    “U shkri PD, qenkan mbledh komshinjt e Berishës”-thotë komentuesi, ndërsa kreu i PD i përgjigjet: “Mos u ngut Ilir, kjo ishte një foltore paralemtare qytetare e para e këtij lloji dhe nuk ishte miting”.

  • A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë? Ja si përgjigjet Berisha: Dakord nëse…

    A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë? Ja si përgjigjet Berisha: Dakord nëse…

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet sot në konferencën  me gazetarët, nëse do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi PS ka kërkuar ulje të numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
    Pyetje: Dje në Kuvend u ngritën dy Komisionet e Posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen. Nga artikulimet që është bërë nga mazhoranca ka deri tani dy kërkesa për këto reforma, uljen e numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. A jeni ju i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë?
    Sali Berisha: Ka dhe një mënyrë tjetër që është e kahershme, është 25, 30 vite më parë qe vendi të bëhet me dy dhoma. Të ketë dhomën e lartë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord për këtë, sepse sado pak por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si institucion frenues atëherë i bën të mirë vendit. Senati është i dobishëm.Nuk ka asgjë për prekje kushtetute. Reformat janë, por nëse është problem për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks ne, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm, jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për kushtetutë.

  • Qeveria ‘hap thesin’/ Ja kush do marrë ‘rrogë’ shtese çdo muaj, ja sa leke perfitoni per 5 vite rresht

    Qeveria ‘hap thesin’/ Ja kush do marrë ‘rrogë’ shtese çdo muaj, ja sa leke perfitoni per 5 vite rresht

    “Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështètje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fùshatën elektorale.
    Pas 6 vitesh në fùqí të skemës së bonusit të bebes që dhùron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qèvèria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.
    Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pagë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjèç, shifra e së cilës rritet nga fèmíja i parë te treti e në vijim.
    Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në mòshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fèmíjën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.
    Ndryshimi i skemës bëhet për të stimùluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjístrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.
    Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.
    Rënia e lindjeve e shoqërùar me emigrim po dèmton ekonominë e vendit, pasi mungon fùqía punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.
    SKEMA E RE BONUSIT TË BEBESËshtë BëhetFëmija 1 40 mijë lekë 5,000 lekë/muajFëmija 2 80 mijë lekë 7,000 lekë/muajFëmija 3 120 mijë lekë 10,000 lekë/muajLINDJET NË SHQIPËRIJanar-Mars 2024 5.428 bebeJanar-Mars 2025 4.662 bebeDiferenca -766 bebeSHPENZIME PËR BONUSIN E LINDJEVEJanar-Qershor 2024 900 mln lekëJanar-Qershor 2025 500 mln lekëDiferenca -400 mln lekë

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV, ja si renditen partitë e tjera

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV, ja si renditen partitë e tjera

    Me 97% të kutive të votimit të numëruara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Në garën për kryetarë komunash, prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 210 mijë vota, apo 27% të numrit të përgjithshëm. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me mbi 194 mijë vota ose 24%.
    Si parti e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, që në total deri më tani ka marrë mbi 180 mijë vota ose 22% e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovësrenditet e katërta me mbi 73 mijë vota ose 9 për qind të numrit të përgjithshëm. Sa u përket ulëseve në Kuvendet Komunale në të gjithë Kosovën, prin Lidhja Demokratike e Kosovës me 24% të votave ose me 208 vende të siguruara. Pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 22% ose 199 ulëse. E treta është Lëvizja Vetëvendosje që siguroi 188 vende ose 21% të votave dhe AAK-ja siguroi 98 ulëse apo 10% të numrit të përgjithshëm.
    Në Kosovë, ndërkohë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale. Deri më tani janë numëruar 200 vendvotime. Krahas numërimit do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve preliminare për kryetarë komunash dhe partive për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të këtij procesi, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të vecanta.

  • Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, çmimet u rritën me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

    Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, çmimet u rritën me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

    Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
    Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.
    Banka e Shqipërisë
    Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
    “Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, thotë për A2 CNN Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

    Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulëta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
    “Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, thotë Pipiria.
    Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

    Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

    Reduktimi i numrit të deputetëve duke e çuar parlamentin nga 140 në 101 ishte një nga propozimet e kryeministrit Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Çuditërisht, pakësimi i deputetëve është një nga pikat me të cilat kreu i opozitës, Sali Berisha, bie dakord me rivalin e tij. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai thotë se krijimi i dy dhomave do të ishte “zhvillim pozitiv”.
    “Ekzistenca e dy dhomave mendoj se do të ishte një zhvillim pozitiv dhe nënkuptonte pa diskutim një reduktim të numrit të dhomës së parë”, tha Berisha.
    Më tej shtoi se kjo nuk është përparësi, megjithatë, numri duhet i arsyeshëm.
    “Nuk është asnjë përparësi për ne kjo. Natyrisht, ka shumë gjëra përpara që duhet të marrin përgjigje, por vendosja e dy dhomave me një numër të arsyeshëm, jo të fryrë sepse këto janë shpenzime për qytetarët. Megjithatë, ky flet heqim kaq deputetë e aq deputetë dhe në pamje të parë, qëndron.:
    Berisha vijoi duke thënë se krijimi i dy dhomave ka qenë projekt i Partisë Demokratike.
    “Unë për krijimin e dy dhomave ka qenë një projekt i yni dhe e vërteta është që edhe i ndjeri Sabri Godo e shtronte në mënyrë të përsëritur dhe e kemi ndryshuar shumë herë. Kjo është, por kjo nuk ka një përparësi për ne”, përmbylli ai.

  • Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

    Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

    Ish-deputeti demokrat, Enkeljed Alibeaj, në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, ka analizuar situatën politike në Shqipëri, duke vënë në dukje një “skenë dypolare” mes pushtetit dhe opozitës, të cilën e ka cilësuar si “dy anët e së njëjtës monedhë”.
    Kritika ndaj Partisë Demokratike
    Alibeaj ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e ndryshimeve reale brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se “një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private” nuk kanë ndryshuar.
    “Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai.
    Sipas tij, kjo ka çuar në kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, duke shtuar se PD nuk synon më qeverisjen dhe është “komode në rolin e opozitës së përhershme”.
    “Ajo parti nuk synon më qeverisjen. Ndaj, për këtë arsye ajo ndihet komode në të qenit opozitë e përhershme dhe nuk mund të pritet asgjë prej saj. Ai e ka vetë partinë si pronë private. Synoi gjithçka për ta mbajtur për vete, shiti shumë nga aspirata e opozitës me Reformën Zgjedhore apo edhe me pazaret me Amnistinë Penale”, shton ai.
    Mbështetje për uljen e numrit të deputetëve
    Ish-deputeti ka shprehur mbështetje për idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve, duke e konsideruar si një hap të arsyeshëm për shkak të realitetit demografik dhe territorial të vendit.
    Ai theksoi nevojën për një numër përfaqësues deputetësh, duke shtuar se sistemi kushtetues aktual ka eliminuar ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
    “Edhe territori dhe popullsia jonë kaq është, me thënë të drejtën. 101 apo 99 nuk e di sa do të jetë numri. Pra duhet një numër përfaqësues,” ka thënë ai.
    Bashkimi i opozitës dhe zgjedhjet
    Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale, Alibeaj ka theksuar nevojën për krijimin e një “fronti të përbashkët” që të japë sinjale të sinqerta për fillimin e një opozite aktive ndaj qeverisjes.
    Ai sqaroi se synimi nuk është thjesht një bashkim numerik i partive, por “një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë”.
    “Qëllimi nuk është që të bashkohen ca parti politike. Nuk duhet thjesht një bashkim numerik, por një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë,” përfundoi ai.
    Alibeaj e cilësoi seancën e parë plenare si një përsëritje të legjislaturës së kaluar, pavarësisht procesit zgjedhor, duke e konsideruar sistemin si të ngecur në një “duopol” mes pushtetit dhe opozitës.
    Ai shtoi se ndryshimi i vetëm është numri i madh i mandateve që ka aktualisht kryeministri me aleatët, duke i mundësuar kalimin e çdo ligji që kërkon shumicë të kualifikuar.

  • “Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vitesh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

    “Ndryshimin e numrit të komisioneve e kam kërkuar para 4 vitesh”, Balla: Integrimin duhet ta drejtojë maxhoranca

    Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit.

    Sa i përket kërkesës së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nga 8 aktualisht, dhe kalimin e tyre nesër për shqyrtim në seancën e Parlamentit, Balla tha se në këtë rast nuk ka nevojë që të njoftohet para Kuvendi, pasi është një çështje me rëndësi ajo e riorganizimit.
    Balla tha se ndryshimin e numrit të komisioneve e ka kërkuar para katër viteve, ndërsa shtoi se Komisionin e Integrimit duhet ta drejtojë PS, dhe jo opozita.
    “Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja.
    Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër.
    Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit nuk ka nevojë për njoftim, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.

    Top Channel