Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro.
I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai pohoi faktin. “E vërteta është që po,” u shpreh ai, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.
Në vijim, Ahmetaj u përqendrua në atë që e cilësoi si një dëm kolosal financiar në tunelin e Llogarasë. Sipas tij, shuma prej 50 milionë eurosh përbën “fitim të pamerituar” për sekserët, duke qenë diferenca mes kostos reale të punimeve dhe shumës së paguar nga shteti. Përveç kësaj, ai shtoi se në projekt mungojnë dy ura, kostoja e të cilave arrin në 32 milionë euro.
Arben Ahmetaj: Gjyqin publik stil sikur të ishte gjyqi i Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djeg ë Rajshtagun. Është stil Gestapoje për të bërë gjyq popullor për shumë e shumë njerëz. Domethënë, në vend të drejtësisë ka statistikë dhe nuk ka rëndësi prova. Prova është zero, siç e thonë dhe ata, ne, më falni, të gjithë shqiptarët, ne nuk na rruhet të plasin kokën në gjykatë. Në gjykatë afërmendsh vendoset siç duan ata. Dhe gjyqi i bëhet armiqve siç e do kreu i organizatës në popull. Nuk është rasti im. Unë do ta çoj transparencën deri në fund. Është një lloj si puna e mundimshme, e pavlerë, e pabazuar për të më akuzuar për korrupsion, edhe nëse unë nuk kam firmosur, edhe nëse unë nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk ka pikë.
Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim…
Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?
Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka…
Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?
Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.
Peka: Po ju në tetor s’keni dhënë intervistë. Në tetor është marrë e pandehur Balluku, kaq.
Ahmetaj: Nuk dua t’i lidh gjërat me asnjë gjë. Nëse janë të lidhura do dalin. E vërteta është që po, por nuk dua të devijoj lajmin. Më bëre pyetje. Po të them vetëm kaq, që ëh, në raport me të gjitha akuzat e mia, akuzat e mia nuk janë sot, se dëgjoj shumë pseudo-patronazhistë se ngatërroni patronazhistin politik me patronazhistin e bukës së gojës. Patronazhistët e bukës së gojës futen dhe thonë, ky rri në Zvicër me paratë tona. Domethënë histori nga këto që të vjen për të vjellë. Kam bërë disa denoncime. Dhe SPAK-u duhet të merret se ku janë paratë. Ku janë paratë? Ore, më fal. Tek tuneli.
E dini se shumë, shumë njerëz ndalojnë dhe thonë, shiko ku janë 23 milionë euro, ku janë 50 milionë euro. Jo mo jo, ja po t’ju bëj një llogari fare të shkurtër.
50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania me shumën e harxhuar për tunelin. 140 me 190. 50 milionë kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. E para. E dyta, janë dy ura që mungojnë, të cilat kushtojnë 30 deri në 32 milionë, të dyja bashkë? Po. Që shkojnë 80 e 2 milionë. Dakord? Janë 82 milionë. Hap kllapë. Le të investigojnë këta që merren me mua, me familjen time dhe me pllakat e banjës. Le të investigojnë. Ku kanë shkuar? Pse s’janë bërë urat?
Tag: numrat
-

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kurtit PDK deklaron se nuk i ka numrat
Pasi Kurti nuk arriti të sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, pritet lëvizja e presidentes Vjosa Osmani për të zhbllokuar vendin nga kjo krizë politike.E para e vendit pritet t’i thërrasë brenda 10 ditëve liderët e partive politike për të emëruar një mandatar të dytë për kryeministër ose për të marrë vendimin që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Mandatari i ri për formimin e qeverisë është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por Krasniqi ka thënë se do t’i kërkojë Osmanit të shkohet në zgjedhje menjëherë, pasi nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të formuar ekzekutivin.Qeveria e re dështoi të zgjidhet pas tetë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Pavarësisht vonesave të shkaktuara nga dërgimi i vendimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe moskonstituimi i Kuvendit, Kurti nuk arriti të bindë partitë politike që të votojnë për qeverinë e drejtuar prej tij.
Një ditë më parë, Albin Kurti nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
/vizionplus.tv -

Formula 1/ Hakohet sistemi i FIA-s, ‘vidhen’ të dhënat dhe patenta e Max Verstappen
FIA pranon se i është hakuar sistemi i saj kompjuterik, tani çështja është zgjidhur, numrat e pasaportave, superpatentat dhe të dhënat personale të kontaktit janë vjedhur.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar raportet se pësoi një sulm hakerash verën e kaluar, duke rezultuar në vjedhjen e të dhënave personale të disa pilotëve, përfshirë edhe Max Verstappen. Në një deklaratë të lëshuar në Çmimin e Madh të Meksikës, FIA tha se incidenti ndodhi “gjatë verës” dhe se masa të reja sigurie ishin zbatuar për të mbrojtur të dhënat. Shkelja preku faqen e internetit të Kategorizimit të Pilotëve të FIA-s, ku hakerat ishin në gjendje të hynin në brendi të informacionit, duke përfshirë numrat e pasaportave dhe detajet e kontaktit të shumë pilotëve.
“U morën masa të menjëhershme për të mbrojtur të dhënat e pilotëve dhe FIA raportoi çështjen tek autoritetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave”, thuhej në deklaratë, “dhe informoi pilotët e prekur. Asnjë platformë tjetër dixhitale e FIA-s nuk u prek nga ky incident.” Incidenti u bë publik nga eksperti i sigurisë Ian Carroll, i cili, së bashku me dy kolegë, arriti të futej në CV-në e Verstappen, superlicencën e tij, pasaportën dhe të dhëna të tjera.
-

Hakerohet sistemi i sigurisë së FIA-s, “vidhet” të dhënat dhe superpatenta e kampionit të Botës
FIA pranon se i është hakuar sistemi i saj kompjuterik, tani çështja është zgjidhur, numrat e pasaportave, superpatentat dhe të dhënat personale të kontaktit janë vjedhur.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar raportet se pësoi një sulm hakerash verën e kaluar, duke rezultuar në vjedhjen e të dhënave personale të disa pilotëve, përfshirë edhe Max Verstappen. Në një deklaratë të lëshuar në Çmimin e Madh të Meksikës, FIA tha se incidenti ndodhi “gjatë verës” dhe se masa të reja sigurie ishin zbatuar për të mbrojtur të dhënat. Shkelja preku faqen e internetit të Kategorizimit të Pilotëve të FIA-s, ku hakerat ishin në gjendje të hynin në brendi të informacionit, duke përfshirë numrat e pasaportave dhe detajet e kontaktit të shumë pilotëve.
“U morën masa të menjëhershme për të mbrojtur të dhënat e pilotëve dhe FIA raportoi çështjen tek autoritetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave”, thuhej në deklaratë, “dhe informoi pilotët e prekur. Asnjë platformë tjetër dixhitale e FIA-s nuk u prek nga ky incident.” Incidenti u bë publik nga eksperti i sigurisë Ian Carroll, i cili, së bashku me dy kolegë, arriti të futej në CV-në e Verstappen, superlicencën e tij, pasaportën dhe të dhëna të tjera. -

Nga numrat te njerëzit
Turizmi ka potencialin që të shndërrohet në motor të fortë të ekonomisë shqiptare, me shifra vizitorësh që rriten çdo vit. Por përtej statistikave mbetet dilema thelbësore: a po përfitojnë komunitetet vendase nga ky zhvillim apo fitimet po përqendrohen diku tjetër? Ekspertët sugjerojnë se, nëse Shqipëria nuk ndërton një model të qëndrueshëm, rrezikon që rritja e sotme të kthehet nesër në një kurth…
-

Shumica i ngatërrojnë/ Ja si duhet të shkruhen numrat rreshtorë me shifra arabe dhe si me shifra romake
Drejtshkrimi i numrave që shkruhen me shifra arabe dhe me shifra romake
Nga Eroll Sejdiu
Shpesh në shkrimet publike ngatërrohet drejtshkrimi i numrave rreshtorë arabë me ata romakë.
Kur i shkruajmë numrat me shifra romake, nuk shkruhet as nyja përpara dhe as prapashtesa. P.sh.: shekulli XX dhe jo shekulli i XX-të, klasa VI dhe jo klasa e VI-të, seminari XII dhe jo seminari i XII-të etj.
Kur i shkruajmë numrat me shifra arabe, atëherë duhet të shkruhet edhe nyja përpara edhe prapashtesa. P.sh.: shekulli i 20-të dhe jo shekulli 20, klasa e 6-të dhe jo klasa 6, seminari i 12-të dhe jo seminari 12 etj.
ObserverKult
Lexo edhe:
GABIMET QË I BËJNË SHUMICA: DISCIPLINË APO DISIPLINË… SI DUHET TË SHKRUHET?
-

Hidhet shorti, çfarë numrash do të mbajnë partitë në fletët e votimit në Kosovë
Të enjten në Kosovë është hedhur shorti për numrat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale. Në këtë ceremoni të organizuar nga KQZ, 93 subjekte dhe kandidatë të pavarur kanë përzgjedhur numrat që do të kenë në fletën e votimit.
Partia më e madhe në vend, Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbajë numrin 105. Ndërsa aleatët e saj, Guxo dhe Alternativa, do të kenë përkatësisht numrat 118 dhe 103.
Tri partitë kryesore opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – të cilat në nivel komunal drejtojnë më shumë komuna se Vetëvendosje, do të mbajnë numrat 191, 113 dhe 174.
Ndërkohë, partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe, do të garojë me numrin 170.
“Aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike e mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. KQZ fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi”, – u shpreh Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nga të cilat do të dalin drejtuesit e rinj të komunave, do të mbahen më 12 tetor. -

“Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend përmes shifrave parlamentare.
“Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti. Pa asnjë dyshim kështu është. Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim, krejt i pakuptimtë,” shkruan Manjani.
Ai sjell në vëmendje faktin se Partia Socialiste zotëron aktualisht 83 mandate në Kuvend, duke theksuar se kjo i jep asaj thuajse 3/5-at e Parlamentit, ndërkohë që shton se injorimi i numrave është katastrofë e pashmangshme.
“Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ, por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes,” vijon më tej ai.
“Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti.Pa asnjë dyshim kështu është.Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim. Krejt i pakuptimtë.Dmth PS ka sot 83 mandate në parlament. Pra, veç me numrat e vetë pa të tjerët, ka thuajse 3/5-at e Parlamentit. Ska asnjë moral tjetër që e relativizon këtë gjendje faktike.Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes.Jo po “arsyeja”, jo po “morali”, jo po “argumenti” apo “fytyra”, jo po “na vodhi”, jo po “na bleu”, hiç janë të gjitha. Të thyejnë turinjë numrat dhe pikë.Numrat duhen kuptuar. Ato flasin ftohtësisht dhe saktësisht.Ç’ekuilibër total politik tregojnë numrat, të cilat nuk mund të relativizohet për moral. Relativizimi shërben vetëm për të fshehur situatën politike në vend e cila është katastrofë.Lexojini, kuptojini dhe pranojini numrat politikë ashtu siç janë. Është e vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka. Injorimi është katastrofë e pashmangshme.” shkruan Manjani. -

Numrat në “Fjalorin latinisht-shqip” (Dictionarum latino-epiroticum) të Frang Bardhit shkruar më 1635
Frang Bardhi (1606-1643) ishte një prelat kishtar dhe shkrimtar shqiptar i cili shquhet ndër autorët e hershëm të letërsisë shqipe.
Në vitin 1635 në Romë ai botoi “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët jetonin në Romë (Itali) dhe nuk dinin gjuhën latine.
📸 Në foto mund të shikoni numrat në latinisht dhe shqip nga Frang Bardhi:“Numeri secundum ordinem, Latinè, et Epiroticè” (Numrat sipas rendit, latinisht-shqip):
Latinisht:___________Shqip:Primus_____________I pariSecundus__________I dyytiTertius_____________I tretiQuartus____________I katërtiQuintus____________I pestiSextus_____________I giastiSeptimus__________I statiOćtauus___________I tetiNonus_____________I nandiDecimus___________I dhieti
Është tepër interesante se numrat në shqipen e sotme nuk kanë ndryshuar gati fare që nga koha kur ky fjalor është botuar (1635) e më herët (për shembull nga “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555 etj). 📜
Në të ardhmen, në faqen tonë do të publikojmë më shumë postime rreth librave të vjetër të letërsisë shqipe dhe përmbajtjes së tyre!
-

“Të ecim përpara”, Peleshi paralajmëron PS-në: Nuk do ta pengojmë ëndrrën europiane për hatër të axhendës së opozitës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot se sfida kryesore e PS-së pas marrjes së 83 mandateve në Kuvend nga zgjedhjet e 11 majit është shmangia e arrogancës së numrave.
Në një intervistë për një emision televiziv Peleshi tha se në sesionin e ri parlamentar uron që të krijohet konsensus edhe nga opozita, për ndryshime të nevojshmë ligjore.
Sipas Peleshit, synimi kryesor mbetet agjenda për ëndrrën europiane.
“Numrat e shumtë, 83 afër shumicës të cilësuar, të jep një siguri, por sfida kryesore si të shmangesh arrogancën e numrave. Ai është një rrezik që qëndron gjithmonë pranë nesh, kur e di se ke numrat për të miratuar edhe ligje që s’ta bënë të nevojshme t’i shtrish dorën opozitës. Unë do të uroja që ne duhet të synojmë të kemi konsesus edhe nga opozita për ndryshimet e kodeve zgjedhore apo kodeve të tjera. Ne do të synojmë që të kemi sa më shumë konsensus nga radhët e opozitës, kjo është e rëndësishme, por nuk është më e rëndësishme se sa mbajtja e ritmit të anëtarësimit, që do të thotë nëse nuk ka vullnet politik, nëse nuk ka bashkëpunim dhe nëse ne i kemi numrat, e thënë në mënyrë popullore, ne do të ecim përpara se nuk mund ta komprometojmë procesin e integrimit europian për shkak të agjendës së opozitës. Së pari përulemi përpara ëndrrës europiane. Është një sfidë se kjo punë kërkon edhe eksperiencë, por lajmi i mirë është se të gjithë janë profesionisht. Kanë fituar absolutisht me meritë, nuk merr dot mbështetje popullore nëse nuk e meriton. Të gjithë të tjerat janë politikë, akuza, janë tym. Është krijuar një konotacion negativ për politikanët, duhet të gëlltitesh një gotë helmi para se të hysh në politikë në Shqipëri dhe jo vetëm”,-tha Peleshi.
