Tag: numëruesit

  • Vlora dhe Shkodra ende nuk nisin hapjen e kutive, shkak… s’kanë shkuar numëruesit e PD

    Vlora dhe Shkodra ende nuk nisin hapjen e kutive, shkak… s’kanë shkuar numëruesit e PD

    Vlora dhe Shkodra ende nuk kanë nisur procesin e hapjes së kutive.
    Sipas raportimeve të gazetarëve të Top Channel që po ndjekin nga afër procesin, shkak është bërë mosparaqitja e numëruesve të PD.
    Në Shkodër mungojnë 14 numëruesit e PD, të cilët kanë raportuar pranë KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se do të pritet deri në orën dy dhe më tej do vendoset se si do të procedohet.

  • Ashpërsohet situata, Flamur Noka urdhëron komisionerët: Asnjë votë e Greqisë nuk do të numërohet

    Ashpërsohet situata, Flamur Noka urdhëron komisionerët: Asnjë votë e Greqisë nuk do të numërohet

    Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka mbërritur në prag të mesnatës në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar votat e diasporës. Noka dëgjohet teksa ju drejtohet komisionerëve të PD-së duke i thënë që nuk do të numërojnë asnjë votë të emigrantëve nga Greqia. “Le të merret KQZ-ja me to”, dëgjohet të thotë Noka.
    Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e mazhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.

    Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.

  • Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

    Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

    Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë. Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia.
    Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.
    Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.
    Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbejnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu u shpreh se opozita nuk gëzon besimin te procesi i votimit nga jashtë në shtetin e Greqisë.

  • Celibashi në analizën e parë: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti

    Celibashi në analizën e parë: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti

    Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij. Celibashi renditi problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një.
    “Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan nga ne. Procesi i identifikimit ka shkuar mirë, përveç rasteve kur operatorët nuk u paraqitën dhe 4 rasteve kur kaloi identifikimi me listë zgjedhësish.

    Kemi pasur shkëmbim informacion me prokuroritë për 5 raste, informacione të cilat i kemi marrë ne si KQZ dhe në vlerësimin tonë, ua kemi përcjellë prokurorive. Bëjmë thirrje që partitë të krijojnë qetësi për numëruesit dhe anëtarët e komisionit.
    Është e këshillueshme, që edhe pse është detyrim të zbatosh ligjin, që deklarimet për rezultatet nga përfaqësuesit politikë janë pa asnjë vlerë dhe nuk i kontribuojë procesit. Votat janë në kuti. Kini durim për numërimin dhe vlerësimin e tyre. Rezultati paraprak, jo më vonë se dita e martë”, tha Celibashi.