Tag: numëruesit

  • Pas pushimit të numëruesve të PD, rinis procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Pas pushimit të numëruesve të PD, rinis procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Në njësinë 5 prej orës 22:00 u ndërprere numërimi, për të rinisur në orë 23:40.

    Shkaku i ndërprerjes ishte lodhja e numëruesve të PD. Ndërkohë në 7 tavolinat e numrit qëndronin në pritje numëruesit e PS.
    Nënkryetarja e KZAS tha se numëruesit u larguan të ushqehen dhe do kthehen përsëri.

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

    Në njësinë 5 prej orës 22:00 është ndërprere numërimi.
    Shkaku, lodhja numëruesve të PD. Ndërkohë në 7 tavolinat e numrit qëndrojnë në pritje numëruesit e PS.
    Nënkryetarja e KZAS thotë se numëruesit janë larguar të ushqehen dhe do kthehen përsëri.
    Deri më tani janë numëruar 44 kuti nga 96.
    Rezultati:
    PS -7570
    PD- 4538
    Mundësia -1113
    Lëvizja Bashke -725
    Nisma/Shqipëria Behet -535
    PSD 334
    Aleanca Euroatlantike- 203

  • Nisin shenjat e lodhjes te numëruesit e PD, ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Nisin shenjat e lodhjes te numëruesit e PD, ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Në njësinë 5 prej orës 22:00 është ndërprere numërimi.
    Shkaku, lodhja numëruesve të PD. Ndërkohë në 7 tavolinat e numrit qëndrojnë në pritje numëruesit e PS.
    Nënkryetarja e KZAS thotë se numëruesit janë larguar të ushqehen dhe do kthehen përsëri.
    Deri më tani janë numëruar 44 kuti nga 96.
    Rezultati:
    PS -7570
    PD- 4538
    Mundësia -1113
    Lëvizja Bashke -725
    Nisma/Shqipëria Behet -535
    PSD 334
    Aleanca Euroatlantike- 203

  • Numëruesit në Shkodër lënë punën për të parë finalen e kampionatit, KQZ i tërheq veshin

    Numëruesit në Shkodër lënë punën për të parë finalen e kampionatit, KQZ i tërheq veshin

    KQZ i ka tërhequr vëmendjen numëruesve të votave në Shkodër, të cilët kanë ndërprerë punën për të ndjekur finalen e kampionatit të Kategorisë Superiore, mes Vllaznisë dhe Egnatias.
    Shkodranët shpresojnë të fitojnë titullin e parë kampion pas 24 vitesh dhe numëruesit duket se nuk i kanë rezistuar tundimit që të ndjekin ekipin e tyre të zemrës.

    Ndeshja nis në orën 20:00.
    Në Shkodër, kur janë numëruar 268 nga 405 kuti, Partia Demokratike kryeson me mbi 25 mijë vota, ndërsa Partia Socialiste ka mbi 22 mijë.
    Partia Social Demokrate ka siguruar deri tani mbi 12 mijë vota. Sipas projeksionit, PD siguron në këtë qark 5 deputetë, PS 4 ndërsa PSD 2.

  • PD në Fier nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive në KZAZ 60

    PD në Fier nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive në KZAZ 60

    Partia Demokratike e Fierit, nuk do të njohë rezultatin e 7 kutive që po numërohen aktualisht në KZAZ 60, vetëm nga dy numërues. Në KZAZ 60, e cila është më e madhja në qytetin e Fierit, numërimi u ndërpre që në orën 12;30, kur nuk ishin numëruar as 24 kuti nga 97 të tilla.
    Numëruesit e PD dolën me pretendimin se ndiheshin shumë të lodhur dhe vendosën që procesi të shtyhej në mëngjesin e së martës. Ndërkohë PS gjatë komunikimeve me KQZ deklaroi se do riniste procesin e numërimit duke respektuar kodin zgjedhor me dy numërues një i PS dhe një PSD, pasi ambientet monitorohen nga kamerat dhe numëruesit kanë edhe kamera në trup.

    Sakaq u numëruan 7 kutitë e para vetëm me dy numërues, ndërkohë PD gjatë këtij procesi erdhi dhe tha se procesverbalin e këtyre 7 kutive nuk do ta firmosë dhe nuk do njohë rezultatin. Pritet përfundimi i këtyre 7 kutive që PD të fusë numëruesit saj.

  • Problematikat gjatë numërimit në Fier, reagon nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

    Problematikat gjatë numërimit në Fier, reagon nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

    Problematika janë shfaqur gjatë numërimit të votave në Fier, ku vëzhguesit e PD-së u tërhoqën për pushim dhe më pas nuk u kthyen në kohë për të rinisur numërimin.

    Enkeleda Veliu, nënkryetare demokrate e KZAZ 60 Fier u shpreh se kutitë e numëruara deri më tani do të kontestohen dhe se ekipi i saj është gati për të rifilluar me procesin e numërimit.
    “Numëruesit tanë kanë ardhur. Dhe vëzhguesit kanë ardhur. Në mes të procesit të numërimit nuk mund t’i fus. Ne nuk ishim gati. Unë nuk kisha gati numëruesit e mi. Ishin të lodhur. Dhe vetë KQZ-ja kishte lënë një orar dhe orari i fundit ishte 18:00.
    Puna nuk ishte produktive. Kur procesi nuk është produktiv… Absolutisht jemi gati. Unë mbajta procesverbal. Do i kontestojmë këto kuti.
    Ata do vazhdojnë numërimin. Le të mbajnë përgjegjësitë dhe të firmosin këto procesverbale me dy vëzhgues.
    Nuk e kemi braktisur procesin. Kam ardhur në KZAZ që në 17:30. Ata le të vazhdojnë dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
    Pasi të mbarojë numërimi i këtyre kutive, unë do të ulë numëruesit e mi”, u shpreh nënkryetarja demokrate e KZAZ-së 60 Fier.

    Top Channel

  • E RRALLE! Partitë në Shkodër “i bashkon” futbolli…bien dakord të ndërpritet numërimi

    E RRALLE! Partitë në Shkodër “i bashkon” futbolli…bien dakord të ndërpritet numërimi

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Qendrat e numërimit në Shkodër, 4 të tilla, do të pezullojnë punën përkohësisht. Të gjithë numëruesit, ata të Partisë Demokratike, Socialiste dhe SocialDemokrate, u bashkuan për të bërë këtë kërkesë.
    Shkak është bërë ndeshja finale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia, e cila do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë.
    Pas 24 vitesh, Vllaznia ka mundësinë të shpallet kampione, ndërkohë që Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e shkuar. Ndaj edhe një event i tillë nuk mund të humbet nga komisionerët dhe numëruesit./ZËRI

  • Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën: Jemi të lodhur! Balluku e pranishme, KQZ: Do vijojë puna

    Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën: Jemi të lodhur! Balluku e pranishme, KQZ: Do vijojë puna

    Enkelejda Veliu

    FIER-Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Sipas deputetit Luan Baci, tërheqja e komisionerëve ka ardhur si pasojë e lodhjes së numëruesve dhe pas riorganizimit. Ata do të rikthehen mëngjesin e ditës së nesërme. Përkatësisht ndërprerja është kërkuar në tre qendra për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ. 
    “Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues,’-u shpreh nënkryetarja e KZAZ, Enkelejda Veliu.
    Ky vendim nuk është mirëpritur nga numëruesit e PS të cilët duan që të vijoi numërimi, ndërsa e pranishme në qendër është edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku. Në lidhje me situatën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që procesi mos ndërpritet dhe të vijojë numërimi KQZ në orën 14:00, me 1 numërues nga PS dhe 1 nga PSD./ZËRI

  • Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën deri nesër, KQZ: Do vijojë puna me anëtarët e PS dhe PSD

    Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën deri nesër, KQZ: Do vijojë puna me anëtarët e PS dhe PSD

    foto ilustruese

    FIER-Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kanë kërkuar që procesi të rifillojë nesër në mëngjes në orën 08:00. Ky vendim nuk është mirëpritur nga numëruesit e PS të cilët duan që të vijoi numërimi.
    Në lidhje me situatën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që procesi mos ndërpritet dhe të vijojë numërimi me anëtarët e PS dhe PSD.

  • Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

    Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

    Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë.
    Shkak për ndërprerjen e numërimit ka qenë tërheqja e numëruesve të PD-së, të cilët kanë thënë se janë lodhur, por ndërkohë nuk iu kanë ardhur numëruesit.
    Në një intervistë për Klan News, zv.kryetari i KZAZ-së Kelvin Shkrela u shpreh se po presin përgjigje që të punojnë edhe me dy persona, që të arrijmë objektivin e KQZ-së.
     Përse aktualisht po numërohen vetëm katër grupe?
    Shkrela: Na janë larguar numëruesit e PD-së, po procedojmë me katër grupe. Na ka ardhur një njoftim nga KQZ që sipas kodit zgjedhor do duhet ta mbyllim numërimin e votës së subjektit politik brenda orës 22:00. Në këto kushte do të detyrohemi të punojmë edhe me dy persona, që të arrijmë objektivin e KQZ.
     Çfarë pretendimi kanë paraqitur përfaqësuesit e opozitës për largimin e tyre?
    Shkrela: Nuk janë shprehur. Kanë shprehur lodhje, kanë kërkuar zëvendësim dhe nuk ju kanë ardhur në ndihmë të tjerë.
     Ju jeni të vendosur për të vijuar me tetë grupe numërimi?
    Shkrela: Ne presim një vendim edhe nga inspektori që na mbulon në KQZ  dhe atëherë do të fillojmë edhe me tetë grupe, nga dy persona.
    Ka pasur ndërprerje të procesit të numërimit?
    Shkrela: Ndërprerje nuk ka pasur, por kemi qenë me numër të reduktuar.
    Këtu janë 105 qendra votimi. Aktualisht sa janë numëruar?
    Shkrela: Janë numëruar 17 qendra dhe 4 janë në proces.
    Ndërkohë sa i përket orarit kur mund të përfundojë numërimi i votave, Shkrela shprehet se brenda orë 22:00 pritet të kemi rezultatin për subjektin politik. Me mbarimin e numërimit për subjektin politik, do të bëhet dy orë pushim për tu rikthyer për të nisur numërimi për kandidatët.