Tag: numëruesit

  • Zgjedhjet/ Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale

    Zgjedhjet/ Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale

    Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të votave preferenciale.Lidhur me këtë Kume tha se diçka e tillë është normale dhe se i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit të mbështetur në prova.
    Kristaq Kume: Është normale dhe kjo i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit mbështetur në prova. Garë e bukur. Numëruesit në një krahë, garuesit në një krah. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi atë që ka ndodhur dhe që është në kuti dhe që duke bërë një kërkesë të tillë vënë në pikëpyetje punën e bërë nga numëruesit. Kjo nuk vihet në pikëpyetje me dashakaqësi. Është proces i lodhshëm dhe mund të ndodhin dhe gabime.
    Mos harrojmë edhe faktin që numëruesit mund të kenë qenë nën presonin e garuesve por më shumë se sa kaq duhet të ketë qenë dhe duhet të marrin parasysh presionin e ligjit.
    Garuesi duke provuar që i është rënë hakut, i janë keq numëruar votat..numëruesi do përgjigjet para organeve ligjzbatuese nëse ka bërë diçka të tillë.

  • Votat nga Greqia, zbardhet mesazhi i PD për numëruesit dhe komisionerët, çfarë do bëjnë për të kundërshtuar rezultatin

    Votat nga Greqia, zbardhet mesazhi i PD për numëruesit dhe komisionerët, çfarë do bëjnë për të kundërshtuar rezultatin

    Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga Greqia në rezultatin final. Sekretari i Përgjithshëm i PD i ka shpërndarë një mesazh me porosi numëruesve dhe komisionerëve demokrat që të konstestojnë çdo votë nga Greqia. Në udhëzimin e Flamur Nokës theksohet që për çdo votë dhe rezultat të vendoset shënimi, pasi këto fletë votimi nuk garantojnë as minimumin e standardit të sigurisë të dorëzimit tek individët.
    NJOFTIM I RËNDËSISHËM
    Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm . Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve. Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.”.

  • Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

    Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

    Ditën e djeshme, edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e Greqisë pas ankimimit të PS-së.
    Pas nisjes së numërimit të votave nga Greqia, ka ardhur një reagim nga PD.

    “Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm
    Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.
    Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.“, thuhet në reagim.

  • Votat nga Greqia/ PD: Kontestojmë! Komisionerët dhe vëzhguesit demokrat të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

    Votat nga Greqia/ PD: Kontestojmë! Komisionerët dhe vëzhguesit demokrat të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

    Numërimi i votave

    TIRANË- Pas nisjes së numërimit të votave nga Greqia, ka reaguar edhe Partia Demokratike. PD ka kërkuar kontetsimin e votave dhe ka porositur numëruesit dhe komisionerët e saj të mos përfshihen në numërim. PD shprehet se konteston të gjitha zarfet e ardhura nga Greqia, pasi operatori postar nuk ka garantuar sigurinë për votat.
    “Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm
    Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve. Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”, thuhet në reagim.
    Mëngjesin e sotëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur numërimi i votave nga Greqia. Gjithsej janë rreth 53 mijë zarfe, për të cilët ishte pezulluar numërimi i tyre me kërkesë të PD-së./ZËRI

  • Nis numërimi i zarfeve nga Greqia, zbulohet urdhri i Nokës për numëruesit e PD: Kontestoni çdo fletë votimi

    Nis numërimi i zarfeve nga Greqia, zbulohet urdhri i Nokës për numëruesit e PD: Kontestoni çdo fletë votimi

    Votat e mbërritura nga Greqia, të cilat u lanë pezull, kanë nisur të numërohen sot pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi.
    “Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.
    Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.””-thuhet në urdhrin nga sekretari i PD-së.

    Top Channel

  • PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë

    PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë

    Edhe pse numërimi i votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi filloi këtë të shtunë në mëngjes pas vendimit të Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, Partia Demokratike i qëndron mendimit të saj se këto vota nuk duhen numëruar.
    PD ka nxjerrë një porosi të Sekretarit të Përgjithshëm për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj të votës së diasporës, që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet. Po ashtu, kërkohet që edhe procesverbali të mos miratohet dhe në të, të shënohet një tekst që thotë:
    “Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”
    “Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm: çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet nga numëruesit dhe komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Konkretisht, numëruesit dhe komisionerët duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”, thuhet në porosinë e Partisë Demokratike për numëruesit dhe komisionerët e votës së diasporës.
    Të njëjtën gjë e konfirmoi në një deklaratë për mediat dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.

  • Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

    Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

    Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.
    Si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, janë porositur që të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”.
    Të njëjtën gjë e konfirmoi në një deklaratë për mediat dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.

  • Zbulohet porosia e Flamur Nokës për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia!

    Zbulohet porosia e Flamur Nokës për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia!

    Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.
    Raportohet se si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, janë porositur që të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”.

  • MESAZHET/ ‘Kemi 36 orë pa bukë’, numëruesit e PD ankohen, kandidati i Elbasanit: Po ju sjell byrekë…

    MESAZHET/ ‘Kemi 36 orë pa bukë’, numëruesit e PD ankohen, kandidati i Elbasanit: Po ju sjell byrekë…

    Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit.
    Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit të partive përkatëse po ndjekin me rigorozitet këtë proces duke numëruar e mbrojtur çdo votë të shqiptarë të hedhur në qendrat e votimit më 11 Maj.
    E teksa numërimi për votat e partive ka përfunduar në rang vendi, procesi po vijon për kandidatët.
    Por, me kalimin e ditëve dhe orëve të tej zgjatura të punës, numëruesit e votave po shfaqin jo vetëm shenja lodhje, por edhe uri për shkak të lënies pa bukë nga përfaqësuesit e tyre.
    Nga disa mesazhe të publikuara nga JOQ, numëruesit po i ankohen anëtarëve të kryesisë së Elbasanit se kanë 36 orë punë dhe janë pa bukë e ujë.
    E pas këtyre ankesave, demokratët janë treguar “zemër gjerë”, duke u sjellë një koli me ujë dhe 20 molto, ndërsa deputeti Aurel Bylykbashi thuhet se u ka sjellë nga dy byrekë secilit prej numëruesve.

  • Epike, festa e numëruesit të PD-së kur numëron votat për kandidatin e PS-së: Braçeeeeeee

    Epike, festa e numëruesit të PD-së kur numëron votat për kandidatin e PS-së: Braçeeeeeee

    Aktualitet E Martë, 13 Maj 2025 21:20

    Një performancë e pazakontë është parë gjatë numërimit në KZAZ e ”Vasil Shanto”, ku numërohen votat e Njësisë 5. Sipas raportimeve numëruesi i PD-së bërtet pas çdo vote për kandidatin e PS-së, duke e thërritur në emër, ”Braçeeee”.