Tag: numëruesit

  • Hapja e kutive të “11 majit”/ KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Hapja e kutive të “11 majit”/ KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Fillimi i dhjetorit  do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë  që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër  të madhe  numërimi.
    6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i  nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar  nga kodi zgjedhor  pas çdo procesi elektoral.
    “Më 3 dhjetor  hapet 210 kuti votimi.  Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen   kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato  që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
    Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët  besojnë se ne  11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit  nuk prek rezultatin por   synon te nxjerr  zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund  kenë shkelur ligjin.

  • KQZ nis numërimin/ A vodhën numëruesit më 11 maj?

    KQZ nis numërimin/ A vodhën numëruesit më 11 maj?

    Kutitë e votimit për 11 majin do të hapen përsëri. KQZ ka nisur verifikimin nëse numëruesit kanë vjedhur dhe do të hapë në fillim të muajit dhjetor 10% të kutive, plot 210 të tilla, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve.
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit”.
    Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës.
    Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.

  • Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”,  KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Verifikimi paszgjedhor/ Hapja e kutive të “11 majit”, KQZ do të shikojë numërimin dhe dokumentet e 210 kutive

    Fillimi i dhjetorit  do e gjeje sërish administratën e KQZ në petkun e numëruesit ndërkohë  që salla e mbledhjeve pritet te shndërrohet ne një qendër  të madhe  numërimi. 

    6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, 210 kuti të përzgjedhura në mënyrë rastësore do i  nënshtrohen verifikimit paszgjedhor një procedurë e parashikuar  nga kodi zgjedhor  pas çdo procesi elektoral.
    “Më 3 dhjetor  hapet 210 kuti votimi.  Në procesin e verifikimit pas zgjedhor nuk përfshihen   kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve (2124 QV Brenda vendit dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit), si dhe ato  ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, u shpreh drejtoresha e votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi.
    Asnjë parti politike nuk shfaqi interes për procesin ndonëse ishin te ftuar. As demokratët të cilët  besojnë se ne  11 maj nuk ka pasur zgjedhje por farse nuk ishin te interesuar për hapjen e kutive. Procesi i verifikimit  nuk prek rezultatin por   synon te nxjerr  zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund  kenë shkelur ligjin.

    Top Channel

  • Vonohen pagesat e mbi 3300 numëruesve të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ fajëson bashkitë

    Vonohen pagesat e mbi 3300 numëruesve të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ fajëson bashkitë

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, 3,300 numërues ende nuk kanë marrë pagesat për ditët e punës në numërimin e votave. Në këto zgjedhje u caktuan gjithsej 3,327 numërues, të cilët do të paguheshin sipas një urdhri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të firmosur më 8 janar 2025.
    Urdhri përcaktonte se pagesa për një numërues do të ishte 6,000 lekë, që bën një total rreth 20 milionë lekë për të gjithë numëruesit. Numëruesit e votës së Diasporës përfunduan procesin më 20 maj, nëntë ditë pas ditës së zgjedhjeve.
    Disa numërues kanë shprehur pakënaqësi për vonesën e pagesave, duke deklaruar se ende nuk kanë marrë paratë dhe nuk kanë informacion se si të procedojnë.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se fondet për pagesat janë kaluar pranë bashkive, me qëllim shpërndarjen tek numëruesit sipas listave të paraqitura nga komisionet vendore. Pagesat bëhen sipas bordereve të paraqitura nga Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor pranë bashkive përkatëse.
    Për listat që kanë ardhur me vonesë ose të paplota, KQZ-ja ka dërguar një fond të dytë në gusht për shpërndarje tek bashkitë. Komisioni Qendror thekson se fondet janë në dispozicion të çdo bashkie, duke lënë për shpjegim vonesën tek bashkitë që nuk i kanë bërë ende pagesat tek numëruesit.

  • KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

    KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk ka mundur të gjejë një qëndrim të përbashkët mes anëtarëve për të dërguar në prokurori numëruesit e votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Fierit, ku gjatë procesit të rinumërimit u konstatuan mospërputhje të theksuara votash.
    Për këtë arsye, KAS i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon që të nisë një hetim administrativ. Ky hetim, sipas tyre, nuk duhet të nisë vetëm për qarkun e Fierit, por edhe për qarqet e tjera ku pati rinumërim, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
    Në shkresën drejtuar Celibashit, KAS kërkon që KQZ të identifikojë numëruesit dhe më pas të nisë një hetim të thelluar për të zbuluar përgjegjësit e secilit numërues.
    Nëpërmjet këtij qëndrimi, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ia lë në dorë Celibashit të ndajë nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore, apo gabime njerëzore. “Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet me dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim”, shprehen anëtarët e KAS.
    Nga procesi i rinumërimit në katër qarqe, në të vetmin qark që pati ndryshime në shpërndarjen e mandatit brenda listës ishte Fieri. Në këtë qark, Zegjine Caushi nga lista e PS e humbi mandatin e saj, duke i kaluar Maldrita Bardhos.
    Por, vetëm pak orë nga marrja e mandatit, Bardho deklaroi dorëheqjen e saj nga mandati, duke ia lënë përsëri vendin në parlament Zegjine Caushit. Klan News
     

  • Manipulim me 587 procesverbale në Fier? KAS hesht, asnjë numërues në Prokurori

    Manipulim me 587 procesverbale në Fier? KAS hesht, asnjë numërues në Prokurori

    Numëruesit e Fierit ende të “mbrojtur”. 3 javë pas përfundimit të Rinumërimit, KAS asnjë referim në Prokurorinë e Fierit për manipulimin me votat.
    Me kërkesë të Ledio Brahos, anëtar i KAS që përfaqëson PD, janë skanuar të 587 procesverbalet e rinumërimit me të gjitha lëvizjet e votave (qoftë kur janë gabime njerëzore, qoftë raste ku dukshëm ka zhvendosje).
    Edhe pse dosja është gati për t’u përcjellë në prokurori, burime pranë KQZ-së i thanë Report Tv se akoma asnjë anëtar i KAS nuk ka firmosur përcjelljen e rastit tek organi i akuzës.
    Ndryshe nga Tirana, ku hapja e kutive provoi gabime njerëzore, në Fier, të paktën dy kandidatë (Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD), kishin marrë grupe votash masive brenda një qendre votimi (deri në 80 vota njëherësh).
    Braho kishte premtuar se edhe i vetëm do t’i dërgonte në prokurori numëruesit, por kjo ende nuk ka ndodhur për arsye të paqarta.

  • Ironizoi drejtuesin e listës së opozitës në fushatë, numëruesit e PD-së tradhtojnë Gazment Bardhin, i shtuan votat Zegjinesë për t’u bërë deputete

    Ironizoi drejtuesin e listës së opozitës në fushatë, numëruesit e PD-së tradhtojnë Gazment Bardhin, i shtuan votat Zegjinesë për t’u bërë deputete

    Rinumërimi i votave në Tiranë nuk solli asnjë lëvizje si në mandatet e partive ashtu edhe në atë të deputetëve që garonin në listat e hapura. Por kjo nuk mund të thuhet për qarkun e Fierit, aty ku lëvizja më e madhe e votave ishte bërë pikërisht në listat e hapura.

    Zegjine Ccaushi kandidatja e PS-së në listën e hapur, u bë shpesh herë virale në rrjetet sociale për komentet ironike që i drejtonte kryesuesit të listës së PD-së në Fier, Gazment Bardhi. Jo vetëm në videot që bënte nga zona e Roskovecit, por edhe në mitingun përmbyllës të PS-së në Fier ajo u tall me Bardhin duke i parashikuar atij humbjen e thellë në këtë qark.
    Pas numërimit të votave në 11 maj, Zegjine Ccaushi rezultonte fituese e mandatit të deputetit me 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë. Nisur nga ky rezultat Zegjineja mori pjesë edhe në trajnimin që bëri PS-ja me deputetët e rinj në Kuvend.
    Por gjatë rinumërimit rezultoi se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardho kishte marrë 10 vota më shumë se Zegjineja, duke ia marrë mandatin në kutitë e fundit.
    Rinumërimi tregoi se numëruesit e djathtë e kishin mbyllur një sy dhe ia kishin toleruar 48 vota më shumë Zegjine Ccaushit, ndërkohë që Maldrita Bardhos i kishin hequr 26 vota.
    Megjithëse kandidatja që e akuzoi më shumë se kushdo tjetër Gazment Bardhin, numëruesit e PD-së nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi votave të kundërshtares së tyre, duke e bërë atë që të ëndërronte për rreth 2 muaj që në shtator do të merrte mandatin e deputetit. Ëndërr të cilën ia prishën numëruesit e KQZ-së.

    Top Channel

  • Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

    Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.  Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.
    Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.
    Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.
    Procesi i rinumërimit do të hapet sërish ditën e hënë, teksa e diela është vendosur pushim për ta.

     

    Top Channel

  • Rinumërimi në Tiranë, mbyllet për sot procesi! PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi në Tiranë, mbyllet për sot procesi! PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

    Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.  Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.
    Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.
    Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.
    Procesi i rinumërimit do të hapet sërish ditën e hënë, teksa e diela është vendosur pushim për ta.

     

    Top Channel

  • Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti,Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit

    Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti,Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit

    Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj. Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
    Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 177 vota, ndërsa PS-së 170 vota. Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë. Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 15 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.g