Tag: numëruara

  • PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

    PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

    Në 58 kutitë e numëruara në Bashkinë Kamëz, PD kryeson bindshëm me një diferencë prej 846 votave kundrejt PS.

    Sipas burimeve zyrtare PD ka siguruar 9811 vota, PS 8965 vota, PSD 773 vota, Mundësia 684 vota, Koalicioni Euroatlantik 632 vota, Nisma-SHB 471 vota dhe Lëvizja Bashkë 268 vota. 

  • Rezultati në 2771 kuti nga 5225 gjithsejt, PS-ja me 83 mandate deputeti

    Rezultati në 2771 kuti nga 5225 gjithsejt, PS-ja me 83 mandate deputeti

    Deri tani në 2771 kuti të numëruara nga 5225 gjithsejt, PS-ja me 83 mandate deputeti, PD merr 51 mandate, PSD 3 mandate, dhe nga një mandat Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.
    Ndërkohë vazhdon numërimi i kutive të tjera, por nuk pritet ndonjë surprizë për PS, pasi ka të sigurtë pushtetin.

  • Numërohen gjysma e kutive, PS thellon diferencën me PD; ja si kuotohen partitë e reja

    Numërohen gjysma e kutive, PS thellon diferencën me PD; ja si kuotohen partitë e reja

    Me 2627 kuti votimi të numëruara nga 5225 gjithsej, panorama elektorale e Shqipërisë pas zgjedhjeve të së dielës ka filluar të qartësohet. Partia Socialiste ka marrë një avantazh të konsiderueshëm kundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj të ri, ndërkohë që forcat e reja politike po surprizojnë me mbështetjen e marrë.
    PS-ja e Edi Ramës ka grumbulluar 361,344 vota, që përbëjnë 52.7% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 232,676 vota, ose 34.0%. Diferenca mes dy forcave kryesore është e dukshme, duke reflektuar krizën e vazhdueshme brenda opozitës dhe efektin e ndarjes së votës.
    Në garën për vendin e tretë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka arritur të marrë 26,625 vota (3.9%), ndjekur nga lëvizja e re “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 23,604 vota (3.4%). Këto shifra tregojnë për një riorientim të një pjese të elektoratit drejt forcave të reja që pretendojnë të thyejnë duopolin politik.
    Më poshtë, statistikat e plota sipas partive pjesëmarrëse:

  • PD-ASHM në avantazh në Lezhë/ Kryeson bindshëm me 46.88% të votave të numëruara

    PD-ASHM në avantazh në Lezhë/ Kryeson bindshëm me 46.88% të votave të numëruara

    Në qarkun e Lezhës, ku janë numëruar 27 nga 245 qendrat e votimit, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) po udhëheq garën me një diferencë të dukshme.

    Deri më tani, ky koalicion ka marrë 3,008 vota, duke përfaqësuar 46.88% të totalit të votave të numëruara.

    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 2,690 vota, ose 41.92%. 

    Në këtë fazë të numërimit, rezultati në Lezhë përbën një sinjal të qartë të një përkrahjeje të fortë për opozitën e djathtë të udhëhequr nga PD.

  • Numërohen 5 kutitë e para/ PD-ASHM kryeson në Himarë

    Numërohen 5 kutitë e para/ PD-ASHM kryeson në Himarë

    Në 5 kutitë e numëruara në Bashkinë e Himarës, PD-ASHM kryeson me 389 vota duke lënë mbrapa PS me 384 vota.

    Sipas burimeve partitë e tjera kanë arritur të grumbullojnë: NISMA-SHB 47 vota, Mundësia 11 vota, Lëvizja Bashkë 6 vota dhe PSD 5 vota.