Tag: numëruar

  • Numërohen 93 nga 116 kuti në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 8 mijë vota diferencë

    Numërohen 93 nga 116 kuti në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 8 mijë vota diferencë

    Kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar në Berat, kandidati i Partisë Socialiste Ervin Ceca rezulton fitues me të paktën 84% të votave.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 3 të mëngjesit janë numëruar 93 nga 116 kuti votimi. 
    Rivali i pavarur i kandidatit socialist, Pavlo Shkarpa i mbështetur nga opozita ka marrë vetëm 15.83% të votave. 
     
    93 kuti të numëruara nga 116
    Ervin Ceca- PS 10.453 vota (84.17%)
    Pavlo Shkarpa- I pavarur 1966 vota (15.83%)

    Top Channel

  • Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota

    Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 8 kuti, me rezultat: 1172 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 211 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Numërohen 6 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 856 vota

    Numërohen 6 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 856 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 856 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 149 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Numërohen 3 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 495 vota

    Numërohen 3 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 495 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 495 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 62 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Numërohen 2 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 310 vota

    Numërohen 2 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 310 vota

    Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 310 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 32 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.

    Top Channel

  • Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

    Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

    Ka rinisur këtë të hënë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” procesi i rinumërimit të votave për gjithë qarkun Tiranë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar më shumë se 560 kuti, ose afro 47 për qind e totalit që janë për t’u numëruar.
    Deri në këtë fazë të rinumërimit, Partia Demokratike ka humbur rreth 300 vota, Partia Socialiste rreth 210, ndërkohë që forcat e tjera kanë lëvizje shumë të vogla.
    Gjithsesi ndryshimet në vota janë shumë të vogla dhe nuk sjellin ndryshim të ndarjes së mandateve, as për forcat politike dhe as për kandidatët.
    Tv Klan

  • Rinumërimi i votave / Anëtari i KAS: Janë numëruar më pak se 10% e kutive, disa kandidatë me fletë të pa merituara

    Rinumërimi i votave / Anëtari i KAS: Janë numëruar më pak se 10% e kutive, disa kandidatë me fletë të pa merituara

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

    Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

    Rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës vijon pa problematika. Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë numëruar 25 kuti.
    Nga hapja e tyre ka rezultuar se deri më tani Partisë Socialiste i ishin numëruar 30 vota më shumë më 11 maj, ndërsa Partisë Demokratike katër. Pas rinumërimit ato janë hequr.
    Nga partitë e tjera rezulton të jenë shtuar me nga një votë Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Socialdemokrate.
    Shtesë ka edhe Koalicioni Euroatlantik i Bashës me tre vota.
    Kujtojmë se procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.
    Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora./tvklan.al

  • Mori mbi 16 mijë vota, por jo mandatin. Alimehmeti: Këtu kanë ndodhur çudira, ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

    Mori mbi 16 mijë vota, por jo mandatin. Alimehmeti: Këtu kanë ndodhur çudira, ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

    Me mbi 16 mijë vota personale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti e humbi shansin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ri. Alimehmeti ishte në një “betejë” të fortë brenda llojit me Jorida Tabakun për të vetmin mandat preferencial të demokratëve, garë që në fund u fitua nga deputetja aktuale e PD-së. I vendosur përballë faktit se Partia Socialiste e ruajti numrin e saj të votave, rreth 700.000 në 2021 dhe madje i shtoi asaj dhe rreth 100.000 mijë të tjera, bashkë me Diasporën, Alimehmeti tha se e njëjta gjë ndodhte dhe në regjimin komunist.
    “Nëse ne pranojmë që i presim se zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, ne kemi gabuar sistem. Hajde të themi direkt se jemi në diktaturë dhe ta mbyllim këtë bisedë. Nëse pretendojmë se jemi në demokraci, unë në 2025 të gjej të njëjtin raport si gjithmonë me të njëjta problematika, por që ka një fjali shumë të qartë. Kësaj here nuk thonë na janë raportuar por thonë ke i dëshmuar.

    Ka një diferencë shumë të madhe në nivel. Që do të thotë se ose kanë prova dhe fakte mbi atë që flasin sesi zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme, ose kanë dëshmuar dhe kjo gjë ka ndodhur para syve të vetë. Do ta ndjekim, raport paraprak është. Procesi ende nuk ka mbaruar. Kemi parë shumë mirë se na kanë ndodhur çudira. Po shihja se janë numëruar më shumë zarfe nga Diaspora se çfarë janë deklaruar.
    Pra gabime sistemi që kanë numëruar gabim zarfe, që do të thotë kam 10 zarfe në total dhe kam numëruar 11. Po kjo është qesharake. Fakt është që ne vit për vit, zgjedhje pas zgjedhje ne na bie pjesëmarrja në votim dhe kjo është sepse po të humb besimi se këto zgjedhje mund të bëhen ndonjëherë zgjedhje”, tha Alimehmeti në A2 CNN.

  • “Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin: Tani dalin 50 vota më shumë për tu numëruar

    “Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin: Tani dalin 50 vota më shumë për tu numëruar

    Kandidatja demokrate për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ësht1% përplasur me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, për numërimin e votave të diasporës që po vijon ende.

    Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët
    Celibashi: Po nuk skanohen.
    Tabaku: Ju kuptoj shumë qartë…
    Jona Josifi: Kemi një shifër nga sistemi automatik dhe një shifër manuale. Nuk e ke në të njëjtën numërues, njërën e merr automatikisht.
    Tabaku: Ja pra ne e sqaruam këtë, para katër orësh ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani del 50 më shumë, ky është problemi, ky është një proces normal që ne e kuptojmë shumë mirë. Ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë, më keni thënë jo.
    Celibashi: Kush është pretendimi?
    Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifra që na dhatë, tani na dalin 670 për tu numëruar.
    Celibashi: Procesi i vlerësimit po vazhdon ende.
    Tabaku: Unë ju pyeta ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia, jo më thatë.

    Top Channel