Tag: numërohet

  • “Aty ku votohet, aty numërohet”/ Procesi zgjedhor në Kosovë, reagon gazetari: Dëshmoi pjekuri demokratike

    “Aty ku votohet, aty numërohet”/ Procesi zgjedhor në Kosovë, reagon gazetari: Dëshmoi pjekuri demokratike

    Gazetari Gazment Saiti ka folur në një intervistë televizive rreth procesit zgjedhor në Kosovë si shembull për rajonin, duke theksuar se standardet e organizimit janë shumë më të avancuara se në Shqipëri. Ai thekson se në Kosovë numërimi i votave bëhet menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në të njëjtin vend ku votohet, çka garanton transparencë dhe shpejtësi në nxjerrjen e rezultateve. Sipas tij, ndryshe nga Shqipëria, ku shpesh ka ndërhyrje politike dhe ndikim nga krimi, Kosova tregoi pjekuri demokratike, duke zhvilluar zgjedhje të qeta dhe të besueshme, të cilat u vlerësuan edhe nga Bashkimi Europian.
    Gazment Saiti:
    Në fakt, në Kosovë ky trend tashmë është prej vitesh që në Kosovë aty ku votohet, aty numërohet. Nuk është standardi si në Shqipëri që merret, votohet në Fier e numërohet në Tiranë. Ky standard nuk është në Kosovë. Pra gjithmonë aty ku votohet, aty numërohet, sepse në momentin që mbyllet procesi i votimit, automatikisht bëhet pjesa e siglimit të gjithë këtyre kutive të votimit, merret OK nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe automatikisht pas pak minutash fillon edhe procesi i numërimit. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në numërim shumë të shpejtë dhe në nxjerrjen e rezultatit.
    Pjesa tjetër pastaj e incidenteve. Incidente ka, ka gjithmonë edhe në Kosovë, po janë incidente domethënë, janë shumë të vogla ose sporadike, mund të themi, për faktin se këto incidente mund të ndodhin vetëm për disa momente ku njerëz të cilat mund të shoqërojnë dikë të familjes për të votuar, por jo të marri dikush nga patronazhisti, të marri të futet atje dhe të intimidojë, ose drejtori i drejtorisë, ose ministri, ose ku ta di unë siç ndodh rëndom këtu në Shqipëri. Këto gjëra nuk parandodhin në Kosovë. Kështu që rezultatet dalin brenda ditës.
    Ka pasur gjithmonë standard tjetër përsa i përket këtij, këtij procesi. Pastaj, kemi menjëherë pas, pas votimeve dhe pas numërimit të votave, sot kemi edhe deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë që tha, uroj Kosovën për zgjedhje demokratike dhe pa asnjë lloj ndikimi. Dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Shqipëri që të dali brenda 24 orësh të ketë edhe një deklaratë të Bashkimit Europian. Përkundrazi, domethënë, të gjitha ato deklarata ose të gjitha ato konkluzione që janë arritur edhe nga OSBE ODIHR-i, edhe nga zyra e BE-së në Shqipëri, kanë dalë me konkluzione domethënë të cilat që në Shqipëri është intimiduar vota, ka pasur ndikim politik, ose ka pasur edhe vetvetiu ka pasur edhe ndikim të krimit për të kanalizuar votat në drejtim të pushtetit.
    Sepse pushteti dhe krimi në Shqipëri dihet që tashmë janë unison. Kurse në Kosovë kjo gjë nuk ndodh. Por ajo çfarë mund të themi, që këto zgjedhje në Kosovë treguan edhe një herë pjekurinë demokratike të të gjitha qeverive, nuk po i them të qeverisë së X-it ose të Y-it, treguan një pjekuri e cila e rendit Kosovën një nga vendet me demokraci më të mirë në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duke përfshirë edhe Malin e Zi edhe Shqipërinë. Pra Kosova qëndron në majë të këtij klasifikimi.

  • Numërohet kutia e parë në Vlorë/ Kandidatja socialiste, Bruna Mersini kryeson me 64 vota

    Numërohet kutia e parë në Vlorë/ Kandidatja socialiste, Bruna Mersini kryeson me 64 vota

    Ka nisur procesi i numërimit për Bashkinë e Vlorës. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ.
    Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.
    Kutia e pare e numeruar ne KZAZ 85:
    Brunilda Mersini 64Dionis Sota 12Gjergji Nika 8Te pavlefeshme 8
     

  • Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

    Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

    Ish-deputeti Ervin Salianji, një ditë pas lirimit nga burgu, ka marrë pjesë këtë të enjte në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të Kavajës.
    Ai mbajti një fjalim para pjesëmarrësve, ku u shpreh se po zgjidhte të fliste nga zemra, si një individ që sapo kishte dalë nga burgu duke kujtuar dhe eksperiencën e tij në izolim, për të cilën u shpreh se atje jeta numërohet me orë.
    “Zemra më thotë të flas si qytetar dhe jo si politikan. Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si një metaforë por si një realitet në diktaturën e re. Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu. Josif Buda nuk ra nga rastësia. Doli të kërkonte liri, drejtësi. Kishte guximin të mos pranonte të gënjehej. Në një kohë kur të shihje në sy të keqen, dhe për këtë ai u vra.”, tha Salianji.
    Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Josif Buda sot ka lënë një pyetje të madhe që ende nuk e ka humbur fuqinë: “A ia vlen të jetosh një jetë të qetë nëse ajo jetë është pa dinjitet?!”
    “Por le ta pranojmë me veten një të vërtetë të madhe. Këta njerëz nuk vriten, këta njerëz nuk zhduken, sepse janë njerëz më shumë se trup. Ishin dhe janë ndërgjegjja e këtij kombi. Josif Buda, ishte ndërgjegje, jo vetëm e kohës së tij por dhe e kohës tonë. Sepse ai na la një pyetje që nuk e ka humbur fuqinë as sot. A ja vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet? Të gjithë që kanë kaluar ferrin e diktaturës e dinë se ajo që e shpëton njeriun nuk ishte buka, por besimi.
    Pa diskutim ne sot kemi të gjithë përgjegjësinë që ajo ditë të rilindë sërish në Shqipëri. Josifi nuk e pa dot atë ditë, por ne jemi sot këtu falë individëve si ai. Ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë sakrificën e tyre. Sot jemi të lirë, sepse dikush zgjodhi që të mos bëhej pjesë e turmës, sot jemi këtu sepse Josifi tha ‘Jo’. Në një kohë kur një ‘Jo’ mund të të kushtonte shumë më shumë se sot.
    Për këtë ai nuk duhet të kujtohet vetëm si viktimë e regjimit, por si dritë. Të dashur miq, në një botë që harron shpejt, jo për të vajtuar por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e thellë se frika. Lavdi Josif Budës.” , u shpreh ish-deputeti.

  • “Realiteti i diktaturës së re”/Salianji në aktivitetin e parë pas daljes nga qelia: Izolimi numërohet me durim, jo me..

    “Realiteti i diktaturës së re”/Salianji në aktivitetin e parë pas daljes nga qelia: Izolimi numërohet me durim, jo me..

    Ish-deputeti Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.
    Ervin Salianji:
    “I nderuar që kam rastin të flas në këtë inaugurim. Zemra më thotë të flas si qytetar i thjeshtë, por jam një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si një realitet në diktaturën e re. Në një izolim që jeta nuk numërohet me orë por me durim, heshtje dhe qëndresë. Josif Buda nuk ra nga rastësia, por kërkoi liri dhe demokraci”.

  • “Do i përgjigjem urimeve kur të…”, Braçe, mesazh të koduar për ‘rivalët’ brenda listës së PS

    “Do i përgjigjem urimeve kur të…”, Braçe, mesazh të koduar për ‘rivalët’ brenda listës së PS

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka dërguar një mesazh të koduar rivalëve të tij në listën e hapur të PS në Tiranë.
    Në një videomesazh të postuar në Facebook, Braçe shprehet se do i përgjigjet urimeve për fitoren kur të numërohet vota e fundit.
    “Do t’u përpiqem kur të numërohet vota e fundit. Si kemi thënë? Ne nuk dorëzohemi, i shkojmë deri në fund!”, tha ai.

  • Numërohet kutia e fundit në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë me rreth 41 mijë vota me PD

    Numërohet kutia e fundit në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë me rreth 41 mijë vota me PD

    Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 504 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej.

    PS ka marrë 79553 vota, ndërsa PD ka siguruar 38737 vota.
    Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë mbi 38 mijë votash.
    E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.

    Top Channel

  • Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

    Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

    Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe është shprehur se zvarritja e procesit të numërimit dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për vetë ata persona.
    Në një deklaratë për mediat, Çepe tha se çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues.
    “Tanimë kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është i qartë si driat e diellit të kësaj dite pranvere. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë shqiptarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike duke votuar masivisht me një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht se kë votuan.
    Falenderojmë gjithashtu edhe ato mijëra komisionerë dhe vëzhgues të qendrave të votimit që me korrektesë garantuan  një proces votimi të qetë dhe standandarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.
    Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.
    Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”, shprehet Çepe.

  • “Zvarritja e procesit e pajustifikueshme”, PS: Çdo votë të numërohet me respekt

    “Zvarritja e procesit e pajustifikueshme”, PS: Çdo votë të numërohet me respekt

    Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe në një deklaratë për mediat është shprehur se zvarritja e procesit të numërimit është, si dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.
    Çepe tha se çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues, teksa ju bëri thirrje komisionerëve të respektojnë ligjin.
    “Tanimë kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është i qartë si driat e diellit të kësaj dite pranvere. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë shqiptarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike duke votuar masivisht me një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht se kë votuan. Falenderojmë gjithashtu edhe ato mijëra komisionerë dhe vëzhgues të qendrave të votimit që me korrektesë garantuan  një proces votimi të qetë dhe standandarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.

    Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.

     
    Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”, shprehet Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe.

  • Të veçohet vota e Greqisë/ Flamur Noka tek Parku Olimpik: Kemi informacione për thasët e Taulantit

    Të veçohet vota e Greqisë/ Flamur Noka tek Parku Olimpik: Kemi informacione për thasët e Taulantit

    Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se çdo votë e çdo qytetari, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë, do të numërohet me kujdes dhe transparencë.

    Noka ka folur edhe për informacione që, sipas tij, disponon lidhur me përfshirjen e “thasëve të Taulantit”, duke këmbëngulur se çdo manipulim duhet të veçohet dhe zbulohet. Ai u bëri thirrje mediave dhe qytetarëve që të mbajnë vigjilencë dhe të hapin sytë për çdo parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor.

    “Duhet të numërohet çdo votë e çdo qytetari. Absolotisht që votat e diasporës do të numërohen një për një. Porosia jonë është e plotë duhet të numërohet çdo votë e çdo qytetari një për një sin ë Shqipëri ashtu edhe në diasporë. Padiskutim informacionet tona janë të bollshme per thasët e Taulantit. Me gjithë respektin për mediat kam për detyrë t’ju them një gjë, vota e diasporës do të numërohet një për një. Thasët e Taulanit do të veçohen. Shikoni ca gjëra dhe hapni sytë, është e vështirë të informoj mediat.” – tha Noka. 

  • Kamëz, një tjetër kuti e pavlefshme. Vullneti i votuesve nuk do të numërohet

    Kamëz, një tjetër kuti e pavlefshme. Vullneti i votuesve nuk do të numërohet

    Procesi i numërimit të votave ka probleme. Kamza bëhet me dy kuti të pavlefshme. Pasi rezultoi një kuti e dëmtuar ngë zona e Bathores dhe u mor vendimi që ajo të shpallej e pavlefshme, një tjetër kuti nuk do të numërohet. Kutia me numër 1567/1 që i përket zonës së Kamzës. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull.