Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës.
“I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.
Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana Juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në kërkesën e Gjylametit, shkruan A2 CNN.
Deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve.
Tag: numërimit
-

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ
-

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit
Ka përfunduar procesi i numërimi i numërimit të votave të diasporës për kandidatët në Qarkun e Fierit.
Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mundur të fitojë mandatin dhe në legjislacionin e ardhshëm do ta shohim në një nga karriget e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas mbylljes së numërimit, në drejtim të Çaushit nisën duartrokitjet ndërsa ajo festoi duke përqafuar të gjithë të pranishmit në sallën e numërimit të votave.
Sipas të dhënave të KQZ, Çaushi fitoi me një diferencë prej 49 votash.
Zegjine Çaushi ka qenë një nga kandidatet më të përfolura gjatë fushatës elektorale. Videot e saj drejtuar Gazment Bardhit, shefit politik të PD-së për qarkun e Fierit bënë xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se kandidatët e tjerë të PS që fituan mandat në Fier nga lista e hapur janë Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Ramion Kurti. -

Alimehmeti kritika kolegëve: Disa të listës së mbyllur ishin thuajse të papranishëm në fushatë
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti, një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duket se ka kritika për procesin zgjedhor dhe jo vetëm. Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti tha se opozita duhet të marrë përgjegjësi për humbjen, duke shtuar se kandidatët në listat e mbyllura, thuajse nuk ishin të pranishëm në fushatë. Edhe pse nuk i përmendi me emër, ish-kandidati për deputet u shpreh
“Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti. A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera. Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha,”-tha Alimehmeti.
Ndërkohë që i pyetur për kërkesën e tij të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave, Alimehmeti u shpreh se ka dyshime nga të dy kampet (PS dhe PD). Sipas tij, rishikimi i numërimit është i parashikuar në ligj, ndaj edhe kërkon që të kontrollojë edhe njëherë fletët e hedhura në kutitë e numërimit.
“Nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova, po. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë, është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë. Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë,”-shtoi mjeku.
Ilir Alimehmeti mori 16595 në qarkun e Tiranës, ndërsa 1350 vota i mori nga shqiptarët që kanë votuar nga jashtë për herë të parë./ZËRI
-

Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe
Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër.
Procesi i numërimit vijon për 9 qarqe të tjera, ku gara është e fortë dhe rivalitetet janë të dukshme.
Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, janë shumë pranë njëra-tjetrës.Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës. Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për diasporën në nëntë qarqe të tjera. Kemi garë të fortë. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë me njëra-tjetrës, teksa Xhaçka është në avantazh. Kemi rivalitet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, por rivalitete ka edhe në qarqe të tjera.
-

Garë e fortë brenda PS-së, emrat që konkurojnë për 5 mandate në Kuvend
Procesi i numërimit të votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në tre qarqe: Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në qarqet e tjera, numërimi vijon dhe pritet të ndikojë në rezultatet përfundimtare të disa kandidatëve.
Ndërkohë qarqet ku po vijon numërimi janë:
Berat – rreth 8 000Durrës – rreth 4 600Elbasan – rreth 12 000Fier – rreth 9 200Gjirokastër – rreth 5 300Korçë – rreth 14 600Lezhë – rreth 4 200Tiranë – rreth 14 400Vlorë – rreth 10 900
Që prej fillimit të nisjes së numërimit për kandidatët është parë një garë e ngushtë mes kandidatëve të PS-së. Në Tiranë, ka një garë të fortë mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit ku vijon të kryesojë Xhaçka. Garë ka edhe ndërmjet Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi kryeson me 447 vota më shumë.
Në Lezhë, Admir Kadeli shpreson që me votat e diasporës të bëjë rrokadë kundrejt Marjeta Nelës, e cila kryeson me 433 vota. Në Korçë shpreson për një mandat Enslemvera Zake. Ajo ndodhet 476 vota larg Besa Spahos, që për momentin po siguron karrigen në Kuvendin e ardhshëm.
Në Vlorë, ka një garë të ngushtë për mandatin e 9 të fituar nga PS. Vasil Llajo aktualisht është para Klevis Kasës me vetëm 54 vota.
Përfundimi i numërimit të të gjitha zarfeve do të përcaktojë emrat përfundimtarë që do të zënë vend në Kuvend për legjislaturën e ardhshme. -

‘Na vodhën votat’/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit, KQZ: Janë në dispozicion, mund t’i shohin
Kërkesat
TIRANË-Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut.
“Në cilësinë e kandidatit për deputet në listën shumë-emërore të PD-ASHM ju paraqes këtë kërkesë për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të subjektt politik, pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, tabelave përmbledhëse të rezultateve të kandidatëve për deputet të Koalicionit PD-ASHM”, thuhet në kërkesën e Alimehmetit.Ilir Alimehmeti
Gjithashtu, dhe Xhemal Qefalia, i cili u mund me diferencë të vogël nga Ornaldo Rakipi, ka bërë të njëjtën kërkesë, ndërkohë në qytetin e Durrësit, kandidatja demokrate Ilirjana Kuçana ka kërkuar rishikimin e pamjeve filmike.
Xhemal Qefalia
Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani, ka bërë kërkesë në KQZ.
Blerina Gjylameti
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Rajmond Dervishi në Tiranë, Etilda Gjonaj e PS në Tiranë, Altin Goxhaj i PD në Tiranë, Aulon Kalaja i PD në Durrës, të cilin e mundi Arjan Ndoja si edhe Frrok Gjini i PS në Shkodër.
Në lidhje me kërkesën, në një konferencë për shtyp nga Parku Olimpik, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nëse nuk ua siguron partia me të cilën kanë kandiduar, atëherë KQZ do u vendosë në dispozicion këto materiale. Celibashi nuk prefereroi të shprehej në lidhje me mundësinë e rinumërimit të tyre, pasi siç tha, është një kompetencë që i përket një organi tjetër.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Nëse një parti politike apo koalicion, iu kemi thënë që gjithsecili prej këtyre subjekteve mund të tërheqë në KQZ pamjet filmike. Nëse nuk i siguron dot për arsye të ndryshme, KQZ ua vë në dispozicion çdo kandidati. Unë e di se çfarë duhet të ndodhë por nuk dua të ndërhyjë në kompetencën e njërit apo tjetrit. Rinumërimi nuk ka të bëjë me komisionerin shtetëror. Nuk dua të jap një përgjigje për këtë gjë. Është njësoj si te jem gjyqtari i shkallës së parë dhe të them se çfarë do të bëjë Apeli.b47fc1cb27504c7883e1b7c75d763e7a
900 0 1747643420xwmremove transformed 6 676 1
900 0 308163bb0525d7041a2c01fbdd5c680e
900 0 eb314d321858a9e22bd7a995215b63ee
-

Vota e diasporës/ Përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në 12 qarqet
Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit të ardhur nga Greqia.
Komisioni Qendror i Zgjedheve ka njoftuar se ka përfunduar provcesi i numërimit të votave për fletët e votimit të ardhura nga greqia për të 12-të qarqet e vendit.
Postimi i KQZ:VOTIMI NGA JASHTË!
Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.
Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet:
1.Durrës
2.Tiranë
3.Shkodër
4.Fier
5.Lezhë
6.Dibër
7.Elbasan
8.Vlorë
9.Berat
10.Gjirokastër
11.Korçë
Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës. -

Votimi nga Greqia, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Ka përfunduar numërimi për 8 qarqe
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit të votimit jashtë vendit, konkretisht nga Greqia.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri me dije se “ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Dibër; Lezhë; Fier; Vlorë; Elbasan”.Celibashi theksoi se vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Korçë; Gjirokastër; Berat.
Po ashtu sipas kryekomisionerit “ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Fier; Lezhë; Dibër; Elbasan; Vlorë”.
“Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”)”, theksoi Celibashi. -

Votat e Greqisë, përfundon numërimi për 9 qarqe, vijon ende për disa të tjera!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë, konkretisht Greqia, për subjektet zgjedhore në qarqet, Kukës, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë.6. Fier7. Vlorë8. Elbasan
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:1. Korçë2. Gjirokastër3. Berat
Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:1. Durrës2. Tiranë3. Shkodër4. Fier5. Lezhë6. Dibër7. Elbasan8. Vlorë
Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).Top Channel
-

Numërimi i votës së diasporës, nuk pritet ndryshim në mandatet e partive, kandidatët në “luftë” brenda llojit
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ende vazhdon procesi i numërimit të votës së diasporës.
Në 6 qarqe ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet zgjedhore.
Ndërkohë, vazhdon numërimi i votave nga Greqia për partitë politike në qarqet: Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Berat.Nuk pritet që në qarqet e mbetura vota e diasporës të sjellë ndryshime në numrin e mandateve që kanë marrë partitë politike.
Por vota e diasporës pritet të ndikojë tek kandidatët në listën e hapur, se cilët prej tyre do të hyjnë në Parlament. Aktualisht ka filluar procesi i numërimit të votave nga jashtë për kandidatët në listë të hapur në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë, Dibër.
Qarku i Kukësit është i vetmi ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora, edhe për partitë edhe për kandidatët.
Nga lista e hapur e PD në këtë qark do të bëhet deputet Isuf Çela, i cili falë votës së diasporës doli kandidati më i votuar.
/vizionplus.tv