Tag: numërimit

  • Kume: E drejtë kërkesa për pamjet filmike gjatë numërimit, rrit transparencën dhe prodhon prova

    Kume: E drejtë kërkesa për pamjet filmike gjatë numërimit, rrit transparencën dhe prodhon prova

    Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, thotë se është e drejtë e kandidatëve (referuar disa kandidatëve humbës) të kërkojnë pamjet filmike të numërimit. Për të kjo rrit transparencës. Sipas Kumes, Kodi zgjedhor tashmë përmban rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nëse ekziston prova dhe jo thjesht dyshim. Pamjet filmike edhe mund ta vërtetojnë këtë.
    ”Sa i takon kërkesës për pamjet filmike, për mua i shërben transparencës së procesit. Rinumërimi prodhon prova. Gara është normale, madje e bukur, e paparashikuar. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion të plotë. Mund të ketë gabime, nuk e quaj si mosbesim të njerëzve që kanë te numëruesit, edhe pse kanë qenë nën presion.

    Garuesi, që pretendon që i është ngrënë haku, e ka të drejtë të kërkojë këtë. Nëse ka manipulim, numëruesi do të përgjigjet para ligjit, gjithnjë nëse ka prova. Kodi Zgjedhor tashmë ka rivlerësimin dhe numërimin. Kjo për të rritur transparencën. Hapja e kutive është tjetër gjë’‘,-tha Kume.
     

  • Kandidatja Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, Rama: Ju këshilloj të mos ndiqni këtë rrugë

    Kandidatja Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, Rama: Ju këshilloj të mos ndiqni këtë rrugë

    Blerina Gjylameti, kandidate e PS-së e cila nuk mundi që të ruajë mandatin si deputete në zgjedhjet e 11 majit, ka kërkuar pamjet e numërimit të votave për qarkun e Tiranës.
    Sipas ”A2 CNN”, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë. Sipas informacioneve, Rama nuk ka urdhëruar që të heqë dorë, por u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër. Dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.

    Gjithashtu, Rama beson se nuk ka patur asnjë çrregullim në proces. Edhe pse në mesazh Rama nuk i referohet me emër Gjylametit, ndër të tjera shton që diferenca është e madhe për të patur pretendime.
    Xhaçka fiton ndaj Gjylametit, momenti kur përqafojnë njëra-tjetrën

    Humbi mandatin për 100 vota, Gjylameti i kërkon KQZ-së pamjet filmike

  • Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, Rama: Jemi një skuadër, këto ankimime do ta dëmtonin …

    Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, Rama: Jemi një skuadër, këto ankimime do ta dëmtonin …

    Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.
    Sipas mediave informative, Rama ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë. Mësohet se Rama nuk ka urdhëruar që të heqë dorë, por u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër. Dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.
    Gjithashtu, Rama beson se nuk ka patur asnjë çrregullim në proces.
    Edhe pse në mesazh Rama nuk i referohet me emër Gjylametit, ndër të tjera shton që diferenca është e madhe për të patur pretendime.

  • I “rrëmbeu” mandatin e deputetes, Olta Xhaçka përqafon e puth Gjylametin

    I “rrëmbeu” mandatin e deputetes, Olta Xhaçka përqafon e puth Gjylametin

    Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti

    TIRANË- Procesi i përfundimit të numërimit të votave të Diasporës është mbyllur me një përqafim. Pas mbylljes së protesit për votat e Tiranës, përfundimisht Olta Xhaçka është në Kuvend, në vend të Blerina Gjylametit; ndërsa Orlando Rakipi do të futet në sallë në vend të Xhemal Qefalisë.
    Por edhe pse gara ishte e fortë, Xhaçka ka shkuar dhe i ka dhuruar një përqafim koleges së saj. Më pas, siç duket nga videoja e siguruara nga “News 24”, të dyja kanë dalë nga salla e numërimit të përqafuara.
    MOMENTI ME VIDEO:

    Mesa duket edhe pse rezultati nuk ka qenë i mirë për njerën prej tyre, mes socialisteve nuk ka hatërmbetje./ZËRI

  • Jo vetëm Gjylameti, mbi 15 kandidatë për deputetë kërkesë KQZ-së për pamjet filmike të numërimit të votave

    Jo vetëm Gjylameti, mbi 15 kandidatë për deputetë kërkesë KQZ-së për pamjet filmike të numërimit të votave

    Mbi 15 kandidatë nga forca të ndryshme politike, por kryesisht ato të Partisë Socialiste i janë drejtuar KQZ-së me një kërkesë për pamjet filmike të numërimit të votave preferenciale.
    Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri mes kandidatëve që kanë bërë kërkesë janë Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini dhe Xhemal Qefalia nga rradhët e Partisë Socialiste.
    Blerina Gjylameti është në një garë të ngushtë me kolegen Olta Xhaçka, ku kjo e fundit është 102 vota para nga numërimet deri tani.
    Nga Partia Demokratike kërkesë kanë bërë deputetët Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.
    Kujtojmë se Ilir Alimehmeti humbi betejën për mandatin në kryeqytet me një diferencë të ngushtë me demokraten Jorida Tabaku.
    Kërkesat për pamje filmike të numërimit të votës preferenciale vijnë pas pretendimeve të kandidatëve për deputetë se vota për ta është keqlexuar.

  • Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

    Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

    Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës.
    “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.
    Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana Juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në kërkesën e Gjylametit, shkruan A2 CNN.
    Deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve.

  • Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave

    Nga Gjylameti te Alimehmeti, kandidatët që duan videot e numërimit të votave

    Disa prej kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive.
    Ata janë Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin, Aulon Kalaja, Ilirjana Kucana, Adnan Shullani dhe Altin Goxhaj.
    Gjithashtu ka bërë kërkesë edhe Partia Mundësia dhe Djathtas 1912.
    “Na vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, shprehen në kërkesën drejtuar KQZ.
    Edhe Etilda Gjonaj ka bërë kërkesë për pamje, por më pas burime për Top Channel bëjnë me dije se është tërhequr nga kërkesa.
    “Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.
    Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke ju falenderuar paraprakisht, në pritje të përgjigjes suaj”, shkruhet në kërkesën e Gjylametit.

  • Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive, kandidatët e PS-PD kërkesë KQZ: Duam videot e numërimit

    Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive, kandidatët e PS-PD kërkesë KQZ: Duam videot e numërimit

    Disa prej kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive.

    Ata janë Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin, Aulon Kalaja, Ilirjana Kucana, Adnan Shullani dhe Altin Goxhaj.
    Gjithashtu ka bërë kërkesë edhe Partia Mundësia dhe Djathtas 1912.
    “Na vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, shprehen në kërkesën drejtuar KQZ.
    Edhe Etilda Gjonaj ka bërë kërkesë për pamje, por më pas burime për Top Channel bëjnë me dije se është tërhequr nga kërkesa.
    “Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.
    Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke ju falenderuar paraprakisht, në pritje të përgjigjes suaj”, shkruhet në kërkesën e Gjylametit.

    Top Channel

  • Shpërndarja e mandateve, pesë kandidatë demokratë dhe socialistë kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ

    Shpërndarja e mandateve, pesë kandidatë demokratë dhe socialistë kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ

    Pesë kandidatë nga forca të ndryshme politike i janë drejtuar me një kërkesë të përbashkët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, kryesisht në qarkun Tiranë.
    Kandidatët që kanë paraqitur këtë kërkesë janë:
    Blerina Gjylameti (PS) – e cila humbi mandatin në Tiranë përballë Olta Xhaçkës, pas numërimit të votave të diasporës.
    Ilir Alimehmeti (PD) – humbi garën për mandat në Tiranë përballë Jorida Tabakut.
    Xhemal Qefalia (PS) – mbeti jashtë Parlamentit për shkak të plotësimit të kuotës gjinore, që i dha përparësi kandidateve femra në listë.
    Shkëlqim Shehu (PD) – në Kukës humbi mandatin me një diferencë të ngushtë votash përballë Isuf Çelaj.
    Frrok Gjin (PS) – kandidat në Shkodër, që nuk ka marrë shumë vota, por duket se kërkesa e tij lidhet me ambicie personale.
    Në kërkesën drejtuar KQZ-së, ata theksojnë:“Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë.”

  • Humbi mandatin për 100 vota, Gjylameti i kërkon KQZ-së pamjet filmike

    Humbi mandatin për 100 vota, Gjylameti i kërkon KQZ-së pamjet filmike

    Blerina Gjylameti i ka bërë një kërkesë KQZ-së, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. Deputetja aktuale e PS-së nuk do të ketë një tjetër mandat, pasi deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve.
    “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.

    Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana Juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në kërkesën e Gjylametit.