Tag: numërimit

  • “Pritet nisja e procesit të numërimit”, Celibashi thirrje partive politike: Qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët

    “Pritet nisja e procesit të numërimit”, Celibashi thirrje partive politike: Qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët

    Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një deklaratë për mediat duke pasqyruar edhe vijimësinë e procesit të votimit, pas përfundimit të orarit zyrtar 19:00.
    Celibashi tha se procesi i identifikimit elektronik ka vijuar pa probleme.
    “Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar mirë, përjashto katër raste ku operatorët nuk u paraqitët. Dhe katër të tjera ku u ndërpre me pajisje dhe u kaluar nëpërmjet verifikimit të zgjedhësve”, tha ai.
    Më tej Celibashi bëri thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë, pasi tashmë fillon një tjetër fazë e rëndësishme ajo e numërimit.
    Më tej nënvizoi: Sjell në vëmendje që tani kalojmë në një fazë po kaq të rëndësishme të numërimit. Dhe të gjithë duhet të kemi në vëmendje është qetësia, veçanërisht partitë politike. Këshillohet që edhe pse është në përputhje me detyrimin që kanë të gjithë. Qytetarët shqiptarë kane votuar dhe të gjithë duhet të kemi durimin dhe të presim për numërimin e votave. Qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët”

  • “Numërimi i votave, të kryhet në mënyrë të saktë”/ Koalicioni Euroatlantik letër KQZ: Vini në dispozicion pamjet…

    “Numërimi i votave, të kryhet në mënyrë të saktë”/ Koalicioni Euroatlantik letër KQZ: Vini në dispozicion pamjet…

    Koalicioni Euroatlantik në kërkesën e tij shpreh angazhimin të ofrojë gjithë mbështetjen që në përputhje me ligjin, të mbrohet integriteti i votës së lirë dhe vullneti i qytetarëve. Kjo parti i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i vërë në dispozicion materialet filmike të procesit të numërimit pas përfundimit të tij.
    KEA po kështu përmes një letre i ka kërkuar edhe SPAK-ut të mbikqyrë këtë proces dhe të veprojë menjëherë për këdo që synon të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.
    Këkesa e plotë e Koalicionit Euroatlantik për KQZ:
    Tiranë, më 4/05/2025
    Lënda: Kërkesë për vëmendje të shtuar dhe për pajisjen me materialet filmike të numërimit të votave
    Drejtuar: z. Ilirjan Celibashi
    Komisioner, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
    I nderuar z, Komisioner
    Në mbështetje të një proces zgjedhor transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin, dhe nisur nga problematika e verejtur në zgjedhjet e vitit 2021, ju drejtohemi me kërkesën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për orientimin e KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit të votave, në mënyrë që leximi i votave të kryhet me saktësi.
    Gjithashtu, në shërbim të transparencës, kërkojmë që të merrni të gjitha masat që Koalicioni Euroatlantik të pajiset me materialet filmike të procesit të numërimit nga çdo GNV menjëherë pas përfundimit të këtij procesi.
    Koalicioni Euroatlantikështë i angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e tij, që në përputhje me ligjin, të mbrohet integriteti i votës së lirë dhe vullneti i qytetarëve.
    Endri Hasa
    Kryetar

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

    Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

    Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës.
    Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, kryetari i KZAZ, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
    Gjithashtu Cengu informoi për organizimin e grupit të numërimit të votave. Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 shtetas në Bashkinë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.
    Ulje ka edhe ne qendrat e votimit. Ne 11 maj do hapen 73 qendra votimi. Një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona.
    Në qytetin e Kukësit, të drejtë vote kanë 18.574 qytetarë. Ndërkohë, më 11 maj pritet të votojnë edhe 44 persona me aftësi të kufizuara dhe 27 të paraburgosur.
    Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

  • Përgatitjet për parlamentaret, KQZ gati për testimin e pajisjes së votimit dhe numërimit elektronik, ja ku do të provohen

    Përgatitjet për parlamentaret, KQZ gati për testimin e pajisjes së votimit dhe numërimit elektronik, ja ku do të provohen

    KQZ ka bërë me dije vendet në të cilat po kryhet testimi i pajisjes së votimit dhe numërimit elektronik e cila do të implementohet në Njësinë Administrative nr. 10, Tiranë dhe Bashkinë Vorë.

    Postet ku janë vendosur këto pajisje, janë pranë zonave ku do të votohet me anë të pajisjes elektronike.
    Në Tiranë janë të vendosura nga ora 09:00 – 19:00 në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në rrugën e Durrësit, në krye të Rrugës se Ambasadave, në rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë.
    Në Vorë në rrugën “Demokracia” dhe në ditët të vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.
    Pajisjet nuk mund të qëndrojnë të ekspozuara në kushtet klimatike jo të favorshme (përfshirë motin me shi), sepse kjo gjë do të shkaktonte dëmtimin e pajisjeve.

    Top Channel

  • DOKUMENTI – PSD merr një nga 4 numëruesit në Grupet e Numërimit për zgjedhje, KQZ vendos…

    DOKUMENTI – PSD merr një nga 4 numëruesit në Grupet e Numërimit për zgjedhje, KQZ vendos…

    Partia Socialdemokrate arrin edhe një tjetër sukses në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 11 maj 2025. Subjekti i drejtuar nga Tom Doshi, ka marrë zyrtarisht të drejtën nga KQZ për propozimin e njërit nga 4 anëtarët e Grupeve të Numërimit (GN) për zgjedhjet parlamentare.
    Vendimi është marrë nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili ka përcaktuar se 4 anëtarët e grupeve të numërimit, do të kenë këtë përkatësi:
    -PS emëron një anëtar të GN
    -PD emëron dy anëtarë të GN
    -PSD emëron një anëtar në GN
    Vendimi mban datën 25 mars 2025, ndërsa mund të ankimohet brenda 3 ditëve, pra deri me 28 mars 2025. Deri tani, nuk ka ainformacion nëse ka patur ankimim nga ndonjë subjekt i interesuar.
    Grupet e Numërimit kanë një rëndësi të veçantë gjatë procesit që pason mbylljen e votimit. PSD në këtë rast, mer një tjetër “bonus” që i forcon pozitat në zgjedhjet e 11 maj 2025.