Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Memaliaj. Grupet e numërimit fillimisht do të numërojnë votat për partitë dhe pastaj për kandidatët. Në Memaliaj pjesëmarrja sipas KQZ-së llogaritet në rreth 36,37%. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Memaliaj ka diku te rreth 1 mijë votues më poshtë.
Tag: numërimit
-

Nis numërimi i votave në Libohovë (VIDEO)
Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ-në e Bashkisë Libohovë. Grupet e numërimit do të procedojnë fillimisht me votat partive dhe pastaj me votat nominale të kandidatëve. Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte në nivelin 45,85%. Shihni pamjet më poshtë.
-

Nis procesi i numërimit të votave në Kukës dhe Kuçovë
Ka nisur procesi i numërimit të votave në Kukës dhe Kuçovë.
Në qarkun e Kukësit janë 139 kuti në total, ndërsa në atë të Beratit ka 275 kuti.
Pak më herët nisi numërimi i votave në Korçë, ku PS po kryeson bindshëm ndaj PD-së.
Top Channel
-

Shtatë grupe do të numërojnë votat në KZAZ tek ‘Vasil Shanto’
Gazetarja Ambrozia Meta, ka raportuar nga KZAZ numër 36 në Tiranë se për pak do të nisë procesi numërimit.
Ajo theksoi se do të jenë 7 grupe të numërimit në këtë qendër numërimi, ku sipas sa, është më e madhja në kryeqytet.
“Unë ndodhem në Vasil Shanto këtu ku ndodhet KZAZ 36 në kryeqytet, janë qendrat e votimit numër 5. Megjithatë procesi i numërimit nuk ka nisur ende në këto momente i referohemi shifrave të vitit 2021 kanë qenë 68 mijë votues, në këtë zonë. Ndërkohë do të jenë shtatë grupe të numërimit të votave që do të nisë punë pas pak, për tu numëruar të gjitha votat që janë në kuti. Janë 96 qendra votimi. Siç e shihni nga pamjet në këto momente kutitë e votimit kanë mbërritur, dh e tani nga komisioni cilësohet si skanimi i kutive të votimit. Siç e shihni nga pamjet megjithëse të gjitha kutitë kanë mbërritur. Deri në këto momente nuk ka nisur numërimi i votave në ato që cilësohet si një nga KZAZ më të mëdha në kryeqytet.” raportoi gazetarja.
-

Nis procesi i numërimit të votave në Tepelenë (VIDEO)
Ka nisur procesi i numerimit te votave ne KZAZ-ne e Bashkise Tepelene. Grupet e numerimit do te numerojne fillimisht voten per subjektin politik, pastaj do te vijohet me votat nominale te secilit kandidat. Pjesemarrja sipas raportimit te KQZ-se ne Tepelene eshte 42,55%.
-

Nis numërimi i votave në Këlcyrë (VIDEO)
Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ-në e Bashkisë Këlcyrë. Grupet e numërimit do të procedojnë fillimisht me votat partive dhe pastaj me votat nominale të kandidatëve. Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte në nivelin 35,8%. Shihni pamjet më vonë.
-

Juristi Spahiu: Bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ, brutal dhe në kundërshtim me ligjin
KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos publikojë rezultatin e pajisjeve të votimit elektronik për Vorën. Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ është në kundërshtim me ligjin.
”Dihet se sa është elektorati socialist dhe demokrat dhe dihet sa mund të jetë për qindja e elektoratit gri. Është e qartë, ne e kishin parashikuar se partitë e reja nuk marrin asnjë mandat në qarqe përveç Tiranës.Situata që është krijuar në dy zona, ku organizatat ndërkombëtare kanë monitoruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të gantrojë procesin e zgjedhjeve, çdo tentativë për të bllokuar rezualtatin përbënë krim zgjedhor.
Ca lidhje ka KQZ të ndërhyjë tek printeri, se kuptojë si heshtë OSBE-ODHIR për votimin elektroik që ka një qëllim shpejtësi të rezultatit. Tani të ndërhyhet në mënyrë kaq brutale”, tha ai. -

Numërimi në Pustec, del rezultati i kutisë së parë
Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025 në bashkinë e Pustecit. Mësohet rezultati i kutisë së parë e votimit, në qendrën e votimit 3759/00.
Kutia e parë e votimit ka regjistruar shifrat e mëposhtme: Partia Socialiste ka marrë 130 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 52 vota.
Ky është vetëm fillimi i numërimit, dhe procesi pritet të vijojë, ku brenda pak orësh mund të kemi dhe rezultatin e parë në këtë bashki që ka numrin më të vogël të zgjedhësve. -

Numërohen 13 qendra votimi në Vorë, ja si ndryshon rezultati
Zbardhen rezultatet paraprake nga 13 qendra votimi në Vorë, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1,271 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka marrë 868 vota.
Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.
KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet, duke hedhur fishekzjarrë në ajër. -

Zgjedhjet parlamentare/ Nis procesi i numërimit të votave në Pustec, përfshirë dhe të diasporës
Ka nisur procesi i numërimit të votave në Pustec.
Pustecin e përfshin qarku Korçë dhe paralelisht do hapen dhe kutitë e votimit të diasporës për këtë qark, raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga.
Top Channel
