Tag: numërimit

  • Nis procesi i numërimit në qarkun e Fierit, numërohen 6/587 kuti, socialistët kryesojë ndaj opozitës

    Nis procesi i numërimit në qarkun e Fierit, numërohen 6/587 kuti, socialistët kryesojë ndaj opozitës

    Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit.

    Deri më tani janë numëruar 6 nga 587 kuti.
    Partia Socialiste kryeson me 782 vota, ndërsa koalicioni opozitar me 253 vota.
    Vendin e tretë e mban Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 29 vota.

    Top Channel

  • Nis procesi i numërimit të votave në Delvinë, kryeson PS

    Nis procesi i numërimit të votave në Delvinë, kryeson PS

    Foto ilustruese

    DELVINË- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Delvinë. Po ashtu, ka dalë edhe rezultati i kutisë së parë, ku PS dominon ndaj PD-ASHM. Më konkretisht rezultati është: PS 103 vota, PD 47, Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota.
    Pritet që së shpejti të nis edhe numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë. Ndërsa, mësohet se ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të materialeve në Bashkitë Sarandë Delvinë, Konispol dhe Finiq./ZËRI

  • ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi në Pustec, ja si ndahen votat

    ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi në Pustec, ja si ndahen votat

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pustecit. Pas numërimit të 8 kutive të votimit rezulton se Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore 458 vota.
    Pusteci është bashkia e parë në të cilin nisi dhe procesi i numërimit të votave.
    Ndërkohë që ka nisur numërimi i votave në disa qarqe të vendit, si dhe numërimi i votave të diasporës.

    NDIQNI REZULTATET LIVE

  • Nis procesi i numërimit në qarkun e Dibrës, numërohen 4/222 kuti, PS kryeson me 150 vota ndaj PD-së

    Nis procesi i numërimit në qarkun e Dibrës, numërohen 4/222 kuti, PS kryeson me 150 vota ndaj PD-së

    Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Dibrës.

    Në bashkinë e Matit janë numëruar 4 kutitë e para në KZAZ 16.
    Partia Socialiste kryeson ndejshëm me 538 vota, ndërsa koalicioni opozitar ka siguruar 388 vota.
    E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3 vota.

    Top Channel

  • Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

    Duket se kreu i PD do ta ndjekë tashmë maratonën e procesit të numërimit nga banesa e tij.
     

    Top Channel

  • PS kryeson pas numërimit, Berisha ikën nga selia e PD

    PS kryeson pas numërimit, Berisha ikën nga selia e PD

    Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM.

  • Nis numërimi i votave në Përmet (VIDEO)

    Nis numërimi i votave në Përmet (VIDEO)

    Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ-në e Bashkisë Përmet. Grupet e numërimit do të procedojnë fillimisht me votat partive dhe pastaj me votat nominale të kandidatëve. Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte në nivelin 38,49%. Shihni pamjet më poshtë.

  • Nis procesi i numërimit të votave në Fier, hapen kutitë e para në Patos

    Nis procesi i numërimit të votave në Fier, hapen kutitë e para në Patos

    Patos

    FIER- Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Fierit. Deri më tani ka nisur numërimi i kutive në Patos, ndërsa procesi raportohet se po vijon normalisht. Në këtë KZAZ ndodhen edhe vëzhgues të huaj për të monitoruar procesin. Po ashtu, në këtë KZAZ do të numërohen edhe kutitë e votimit të qendrës 3079/3 e Burgut të Fierit.
    Në këto zgjedhje parlamentare 403 të dënuar ushtruan të drejtën e tyre të votimit, ndërsa 370 prej tyre nuk u lejuan të votojnë për shkak të ndalimeve nga Kodi Zgjedhor, pasi janë dënuar për krime më të rënda të kryera./ZËRI

  • PS kryeson pas numërimit të kutive të para, Berisha largohet nga selia e PD

    PS kryeson pas numërimit të kutive të para, Berisha largohet nga selia e PD

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit.
    Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM.
    Rezultati bazohet në të dhënat e publikuara deri më tani nga KQZ për 42 qendra votimi të numëruara në rang kombëtar, nga 5225 QV në total.

  • VIDEO / “Ethet” e numërimit të votave, reperi Noizy shfaqet në selinë e PS pas mesnate

    VIDEO / “Ethet” e numërimit të votave, reperi Noizy shfaqet në selinë e PS pas mesnate

    Sovrani foli duke votuar këtë të dielë dhe procesi i numërimit ka nisur në disa qendra votimi në shumicën e qarqeve të vendit.
    Teksa priten me kërshëri rezultatet e kutive të para, në selinë e PS ka lëvizje, me kandidatë për deputetë e aktivistë, kryesisht të qarkut të Tiranës që janë stacionuar aty.
    Përveç tyre, A2 CNN ka siguruar edhe pamjet ku shihet reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, që del nga selia rozë, i shoqëruar nga miqtë e tij.
    Vlen të kujtojmë se kënga e krijuar nga Noizy shoqëroj fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit dhe reperi doli disa herë në podiume gjatë takimeve elektorale së bashku me kryeministrin Edi Rama, duke u kërkuar shqiptarëve të mbështesin këtë forcë politike.