Tag: numërimit

  • Thirrja nga Celibashi: Kandidatët të rrinë larg numëruesve

    Thirrja nga Celibashi: Kandidatët të rrinë larg numëruesve

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, thotë se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar mirë, me ngarkesa të karakterit procedurial. Sipas tij, janë rreth 58 KZAZ ku ka përfunduar totalisht procesi, edhe ai i vlerësimit të votave për kandidatë. ”Janë në përfundim edhe 10 KZAZ të tjera, procesi po ecën ngadalë në KZAZ-në nr.30 dhe 32”.
    Pse u mor vendimi për të lënë mënjanë votat e Greqisë? ”Qëllimi i aktit të nxjerrë nga ana ime ishte për të disiplinuar procesin nga pikëmapja logjistike. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve e gjykoi ashtu, sikur shkon përtej kompetencës së komisionerit.

    Duke parë se grupet e numërimit nuk binin dakord për atë se si duhej të vlerësoheshin votat nga Greqia, ne urdhëruam që të administrohen në mënyrë të rregullt. Ajo vendimmarje e zhbllokoi procesin, përndryshe do ishim duke diskutuar te paneli i Komisionerit, KAS apo te ai i Kodit Zgjedhor, për votat nga jashtë”, shpjegoi Celibashi.
    U bëri thirrje kandidatëve që janë në garë, që të distancohen nga numëruesit. ”Të qëndrojnë larg procesit, ta vëzhgojnë, por të tërhiqen nga presioni ndaj numëruesve se shqip do marrin në qafë ndonjërin me këtë qasje”.

  • Gonxhja kalon 10 mijë vota, ndiqet nga Hoxha! Tabaku ia merr Alimehmetit me 15 vota te PD

    Gonxhja kalon 10 mijë vota, ndiqet nga Hoxha! Tabaku ia merr Alimehmetit me 15 vota te PD

    Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ruan epërsinë duke siguruar deri tani 19 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta (PD-ASHM) ndjek me 13 mandate. Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon ende.PS fut në Kuvend 12 lista e mbyllur ndër ta emra të njohur me në krye Edi Ramën, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni. Deri në këtë fazë të numërimit, 12 mandate të tjera janë fituar përmes votës preferenciale, ku deri tani janë : Blendi Gonxhja me 10430 vota, Ervin Hoxha me 6936 vota, Fatmir Xhafaj me 5498 vota, Erion Braçe me 5823 vota, Ornaldo Rakipi me 3803 vota, Anila Denaj me 2540 vota, Antonela Dedej, 2090 vota, Kejsi Elezi 1747 vota.Në krahun tjetër, PD-ASHM ka siguruar 12 mandate përmes listës së mbyllur, ku përfshihen Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.Gara për mandatin e 13-të është aktualisht më e ngushta në të gjithë qarkun, Ilir Alimehmeti, me 6304 vota, ndërsa Tabaku ka arritur të rikuperojë dhe të marrë mandatin deri tani me 6319.
    Ndërkohë, vota preferenciale po prodhon lëvizje të mëdha edhe brenda vetë partive. Në PS, një sërë figurash të vjetra dhe të njohura, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, rrezikojnë të mbeten jashtë Kuvendit deri në këtë moment.
    Nga partitë e reja ka siguruar dy mandate Shehaj i ‘Mundësisë’, një Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’ dhe një mandat Arlind Qori i Lëvizja Bashkë.
    Procesi i numërimit vijon dhe mbetet ende për t’u parë nëse do të ketë përmbysje të tjera.

  • Ilirjan Celibashi apel të fortë numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni

    Ilirjan Celibashi apel të fortë numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një deklaratë të fortë drejtuar anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve, duke i falënderuar për angazhimin dhe profesionalizmin në përmbushjen e detyrës, por njëherazi edhe duke i paralajmëruar për respektimin e rreptë të ligjit zgjedhor.
    Në mesazhin e tij, Celibashi thekson se çdo cënim i votës së kandidatëve në listat “e hapura” përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe do të pasohet me masa ligjore serioze ndaj përgjegjësve.
    “Rikujtojmë se është rreptësisht e ndaluar të bëhet rivlerësim i votave për partitë apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur”, deklaron Celibashi.
    Ai thekson se ligji është i qartë: Fletët e votimit ku është shprehur vota vetëm për partinë apo koalicionin, duhet të ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë numërimit për kandidatët.
    Celibashi e konsideron çdo shkelje të këtij rregulli si tentativë për manipulim të rezultatit zgjedhor, që do të trajtohet me masa të rënda ligjore.
    Ai gjithashtu kujton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet në të gjitha KZAZ-të, ç`ka do të shërbejë si provë në rastet e dyshimeve për manipulime apo abuzime.

    Postimi i plotë:
    Për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve
    Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.Ilirjan CelibashiKomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

  • Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

    Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

    Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je.
    Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.
    Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.
    Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime.

  • Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore

    Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kujtoi sot se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
    Përmes një deklarate për shtyp, Celibashi iu drejtua anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, të cilët i falënderoi që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së.
    “Dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit”, u shpreh Celibashi.
    Në këtë kuadër, ai rikujtoi se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur.
    “Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët”, u shpreh ai.
    Celibashi theksoi se çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.
    Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.

  • Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

    Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

    Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, teksa të gjithë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë.
    Shkak është bërë shqetësimi i ngritur nga vëzhguesit, se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati.
    Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten edhe për kandidatë.

  • Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

    Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Ky i fundit raportoi se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.
    Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.
    Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime./ZËRI

  • Procesi i numërimit, Durrës: Ja sa vota kanë marrë deri më tani kandidatët në partitë kryesore në listat për deputetë

    Procesi i numërimit, Durrës: Ja sa vota kanë marrë deri më tani kandidatët në partitë kryesore në listat për deputetë

    Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit ku PD-ASHM 6 mandate, ndërsa PS 8 mandate.

    Momentalisht në listë janë shumica e kandidatëve të listave të sigurta.

    Por nga ana tjetër 4 kandidatë të listave të hapura kanë mundur të futen mes fituesve paraprak.

    Bëhet fjalë për Arkend Balla nga PS me 9984 vota, Ani Dyrmishi nga PS me 6098 vota, Arian Ndoja nga PD-ASHM me 4835 dhe Ilir Ndraxhi nga PS me 3643 vota.

    Kandidatët:

    Arkend Balla – PS – 9984

    Ani Dyrmishi- PS- 6098

    Arian Ndoja- PD-ASHM- 4835

    Ilir Ndraxhi- PS- 3643

    Igli Cara- PD-ASHM- 0

    Artan Luku- PD-ASHM- 0

    Aurora Mara- PS- 0

    Milva Ekonomi- PS- 0

    Oerd Bylykbashi- PD-ASHM- 0

    Klodiana Spahiu- PS- 0

    Skënder Pashaj-PS- 0

    Manjola Luku- PD-ASHM- 0

    Gent Strazimiri- PD-ASHM- 0

    Loer Kume- PS- 0

  • Numërimi i votave për kandidatët, Celibashi: Cënimi i votës, shkelje e rëndë, sjell pasoja ligjore

    Numërimi i votave për kandidatët, Celibashi: Cënimi i votës, shkelje e rëndë, sjell pasoja ligjore

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, duke u kërkuar të kryejnë detyrën në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së.
    Mesazhi i Celibashit:
    Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:
    Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
    Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.
    Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
    Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
    Ilirjan Celibashi
    Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

  • Kandidatët, Celibashi paralajmëron numëruesit: Cenimi i votës konsiderohet manipulim rezultati

    Kandidatët, Celibashi paralajmëron numëruesit: Cenimi i votës konsiderohet manipulim rezultati

    Krykomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar ka bërë  një reagim publik për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, ku u ka bërë thirrje të kryejnë detyrën në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së.
    Celibashi në reagimin e tij shprehet se cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

    Për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve. Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:
    Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.
    Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.
    Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
    Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.