Tag: numërimit

  • Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

    Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

    Pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit në Qarkun e Fierit për zgjedhjet e fundit, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, znj. Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh falënderimi dhe besimi për të gjithë kontribuesit në këtë proces.Reklama në FieriWeb

    “Në përfundim të numërimit të kutisë së fundit, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë komisionerët dhe numëruesit për punën e palodhur dhe të përkushtuar,” deklaroi znj. Balluku.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ajo theksoi gjithashtu rolin e qytetarëve që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe i besuan Partisë Socialiste: “Një falënderim i veçantë shkon për çdo qytetar që na mbështeti dhe që besoi në kauzën tonë.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Duke shprehur vendosmërinë për të ecur përpara me forcë të re dhe më shumë angazhim, Balluku shtoi: “Bashkë vazhdojmë më të fortë, me më shumë besim dhe përkushtim për të ardhmen!” Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Znj. Balluku ka vlerësuar Qarkun e Fierit si një zonë strategjike për Partinë Socialiste dhe është zotuar për vijimin e punës në terren dhe përmbushjen e zotimeve ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

    PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

    Partia Socialiste ka kërkuar nga KQZ të vijojë numërimi i votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka marrë një vendim.
    Përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e numërimit.
    Shkresa e PS:
    I nderuar Komisioner,
    Me shkresën nr. 205, datë 15.05.2025, Partia Socialiste e Shqipërisë i është drejtuar me shkresë
    Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë, për tu shprehur me vendim lidhur me kontestimet e bëra nga Grupet e Numërimit të Votave për pothuajse 25% të zarfave “B”, duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.
    Nisur nga fakti se nga ana tyre nuk u mor asnjë vendim dhe nuk ka filluar ende numërimi, në përcaktim të Udhëzuesit të punës së KANVVJ dhe GNVJ, miratuar me vendimin nr. 33, datë 08.05.2025 të Komisionit Rregullator, rezulton se referuar Kreut II, pika 1 parashikohet se në rast të mungesës së vendimmarrjes nga KANVVJ, vendimi merret nga Komisioneri.
    Në këto kushte, kërkojmë nga ana Juaj, në ushtrim të kompetencave të ngarkuara me ligj, marrjen e një vendimi për vijimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe vlerësimin e zarfeve “B” të kontestuara deri në këtë fazë nga Grupet e Numërimit dhe përmbylljen e procesit të numërimit.

  • Grushti në KZAZ-në në Kashar! Vota për dy kandidatë të ndryshëm në një fletë, zbulohen detajet nga përplasja fizike, shoqërohet autori

    Grushti në KZAZ-në në Kashar! Vota për dy kandidatë të ndryshëm në një fletë, zbulohen detajet nga përplasja fizike, shoqërohet autori

    Një incident është regjistruar gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ-në nr. 30, e vendosur në shkollën 9-vjeçare “Katund i Ri” në Kashar.

    Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, është goditur fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi.
    Pas përplasjes, Mehmeti është dërguar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, ku ka bërë një kallëzim penal ndaj personit që e sulmoi.
    Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht, ndërsa forca të policisë janë të pranishme në vendngjarje. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të njoftojnë më vonë për rifillimin e procesit, ndërsa raportohet se autori i përplasjes, Rei Nozlli, është shoqëruar në polici.
    Burime nga KZAZ bëjnë me dije se një pjesë e mirë e qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve të qendrës nuk ishin të pajisur me akreditim zyrtar, duke ngritur dyshime mbi statusin ligjor të disa përfaqësuesve të kandidatëve.
    Ndëkohë, në njoftimin e policisë thuhet:
    Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
    Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
    Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

    Top Channel

  • PS kërkon nisjen e numërimit të votave nga Greqia, PD kërkon transparencë nga kompania postare

    PS kërkon nisjen e numërimit të votave nga Greqia, PD kërkon transparencë nga kompania postare

    Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të enjte që të nisë menjëherë numërimin e votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.
    Kjo kërkesë vjen pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e procesit të numërimit, por KQZ ende nuk ka marrë një vendim konkret për vijimin e tij.
    Nga ana tjetër, Partia Demokratike i ka kërkuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të sigurojë transparencë lidhur me procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të votave nga Greqia. Sipas PD, kompania postare që ka administruar këto zarfa duhet të bëjë të qartë mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka vepruar.

  • Dhuna në qendrën e numërimit në Yrshek, Celibashi përjashton të gjithë vëzhguesit në Kashar

    Dhuna në qendrën e numërimit në Yrshek, Celibashi përjashton të gjithë vëzhguesit në Kashar

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur në qendrën e numërimit në Yrshek, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Ornaldo Rakipi, ka dhunuar kreun e KZAZ-së, Remzi Mehmeti, ka reaguar menjëherë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
    Në një masë të menjëhershme, Celibashi ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në njësinë administrative Kashar. Përmes një shkrese zyrtare, është kërkuar revokimi i akreditimit të të gjithë vëzhguesve në këtë zonë, si masë për të garantuar vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

  • PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

    PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

    PS i ka kërkuar sërish këtë të enjte KQZ-së që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.
    Kërkesa e socialistëve vjen pasi prej disa orësh KAS ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, por ende nuk ka një reagim konkret nga KQZ.

    Edhe PD i kërkoi kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që t’i kërkojë kompanisë postare të bëjë transparente mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka realizuar shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave me vota në Greqi.

  • Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
    Raportohet se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

  • VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar,  shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

    VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar, shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

     

    Pamjet e dhunës

     
    TIRANË- Përplasje fizike kanë shënjuar procesin e numërimit në Kashar. Një prej vëzhguesëve të kandidatit për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, Rei Nozlli ka goditur me grushta dhe shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.
    I gjithë incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.
    Edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat lidhur me sherrin në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku u dhunua me grushte sekretari Remzi Mehmeti. Sipas tij, Remzi Mehmeti ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin, duke lajmëruar se shumë shpejt do të bëjë një kallëzim edhe në SPAK.
    “Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet. Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë,”- tha Këlliçi.
    MOMENTI I PËRPLASJES ME VIDEO: 

    Pas ngjarjes, Nozlli është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit, ndërkohë Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. 
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit. Në këto kushte, numërimi është pezulluar përkohësisht. Në Qendrën e Numërimit, aktualisht ndodhen efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë.
    Paralelisht, në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit.

    Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit./ZËRI

  • EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS

    EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS

    Një incident është regjistruar gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ-në nr. 30, e vendosur në shkollën 9-vjeçare “Katund i Ri” në Kashar.
    Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, është goditur fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi.
    Pas përplasjes, Mehmeti është dërguar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, ku ka bërë një kallëzim penal ndaj personit që e sulmoi.
    Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht, ndërsa forca të policisë janë të pranishme në vendngjarje. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të njoftojnë më vonë për rifillimin e procesit, ndërsa raportohet se autori i përplasjes, Rei Nozlli, është shoqëruar në polici.
    Burime nga KZAZ bëjnë me dije se një pjesë e mirë e qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve të qendrës nuk ishin të pajisur me akreditim zyrtar, duke ngritur dyshime mbi statusin ligjor të disa përfaqësuesve të kandidatëve.
    Ndëkohë, në njoftimin e policisë thuhet:
    Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
    Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
    Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

  • VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

    VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

    Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues ka goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Mësohet se personi që ka dhunuar kryetarin e KZAZ-së është një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit.
    Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe numëruesve të tjerë, teksa kanë nxituar të ulin tensionet.
    Ndërkohë sekretari i KZAZ bën me dije se ka shkruar në polici për të kryer një kallëzim.
    Si pasojë e incidentit është ndërprerë procesi i numërimit.
    “Remzi Memedi, sekretar i KZAZ në Kashar ka denoncuar një vëzhgues të Orlando Rakipit për situatë të tensionuar për shkak të një vote. Ka shkuar në polici për kallëzim”, njofton gazetari Enkel Xhangoli./Opinion.al