Tag: numër

  • Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh po zhvendosen në Zvicër

    Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh po zhvendosen në Zvicër

    Zvicra mbetet destinacioni më i popullarizuar evropian i emigrimit për qytetarët gjermanë, shkruan albinfo.ch.

    Në fillim të vitit 2025, pothuajse 323,600 shtetas gjermanë banonin në Zvicër, njoftoi të mërkurën Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë.

    Kjo ishte 2.4 përqind më shumë se një vit më parë dhe 10.7 përqind më shumë se një dekadë më parë.

     

  • MIA: Numër rekord, 44 555 turistë vizituan Butrintin në muajin korrik

    MIA: Numër rekord, 44 555 turistë vizituan Butrintin në muajin korrik

    Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se, 44,555 turistë kanë vizituar, vetëm në muajin korrik, Parkun Kombëtar të Butrintit.

    “Me një numër rekord prej 44,555 turistësh vetëm në muajin korrik, Parku Kombëtar i Butrintit konfirmon se vizitorët, veçanërisht të huajt që vijnë në Shqipëri tërhiqen nga trashëgimia historike dhe arkeologjike e parkut. Sipas të dhënave zyrtare, në 7 mujorin e parë të vitit 2025 Parku Kombëtar i Butrintit tejkalon 150,000 vizitorë”, thekson MIA.

    Sipas MIA, kjo shënon një rritje prej gati 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    “Turistët e huaj vlerësojnë veçanërisht peizazhet natyrore të ruajtura mirë, mundësinë për të eksploruar trashëgiminë kulturore duke e kombinuar këtë aventurë edhe me pushimin në bregdetin e jugut”, shton MIA./atsh/KultPlus.com

  • “Ushtarë me probleme mendore”, Berlini: Në rast lufte do kemi 400 të plagosur në ditë

    “Ushtarë me probleme mendore”, Berlini: Në rast lufte do kemi 400 të plagosur në ditë

    Nëse territori gjerman preket nga një sulm rus, Bundeswari gjerman e ka punën pisk. Zyrtarët pranë Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, besojnë se, në rast të një sulmi në territorin gjerman ose të NATO-s, Bundeswehr pret një numër të madh ushtarësh të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
    “Në misionet e mëparshme ndërkombëtare, kishte një numër të kufizuar ushtarësh që kishin nevojë për kujdes”, tha Peter Zimmermann, Komisioneri i Ministrisë së Mbrojtjes për Çrregullimin e Stresit Posttraumatik (PTSD), për mediat gjermane. “Megjithatë, në një skenar mbrojtjeje kombëtare dhe të aleancës, kjo ndonjëherë mund të jetë deri në 50 në ditë”, shtoi ai.
    Më tej ai shton se “Duhet të përgatitemi për pyetjen se si të merremi me një numër kaq të madh njerëzish me probleme mendore”, tha ish-drejtuesi i Qendrës së Psiko-Traumës. “Nuk kemi pasur asnjë përvojë personale me një skenar të tillë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore. Por ka studime ndërkombëtare për skenarë të ngjashëm. Dhe ato thonë se përveç të plagosurve fizikisht, ka midis pesë dhe 50 përqind të plagosur mendërisht”, shtoi ai.
    NATO mendon se 400 të plagosur në ditë mund të jetë bilanci i një lufte, varësisht nga madhësia e trupave. “Dhe pastaj duhet të prisni që 100, ndoshta edhe 200 të plagosur mendërisht t’i shtohen kësaj. Edhe përvoja në Ukrainë e tregon këtë. Sidoqoftë, duhet të jeni të përgatitur për numra më të mëdhenj”, theksoi Zimmermann.
    Prej kohësh Aleanca e Atlantikut të Veriut është duke zhvilluar stërvitje në krahun lindor të saj, veçanërisht në Poloni si pjesë e një plani frenimi në rast të një agresioni rus.

  • Biblioteka Kombëtare e Kosovës me numër rekord vizitash

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës me numër rekord vizitash

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës si një epiqendër e zhvillimit kulturor dhe arsimor të vendit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

    Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka ndarë foto nga vizitat e vizitorëve të huaj, por edhe të mërgimtarëve, që e vlerësojnë si një qendër me rëndësi të madhe kulturore dhe arsimore.

    “Gjatë këtij viti, Biblioteka ka pranuar një numër rekord vizitorësh, mijëra persona e kanë vizituar deri më tani, duke e kthyer atë në një vend shumë atraktiv dhe turistik për vizitorët.

    Një pjesë e këndshme e këtyre vizitave është edhe Këndi Amerikan, që funksionon si pjesë integrale e BKK-së, duke ofruar një ambient miqësor, modern dhe tërheqës për vizitorët.

    Përmes vizitave të shumta dëshmohet se Biblioteka Kombëtare e Kosovës luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor.” – shkruhet në postimin e fundit të faqes zyrtare të Bibliotekës./KultPlus.com

  • “Adhuroja Pirlon e Baggio-n”, Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

    “Adhuroja Pirlon e Baggio-n”, Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

    Ardon Jashari, i cili sapo ka mbërritur te Milan, dha intervistën e tij të parë për televizionin e klubit.
    “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu pas këtyre javëve. Jam krenar që jam në këtë klub historik. Dua ta ndihmoj këtë ekip të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për të arritur këtë qëllim. Interesi i Milan më bëri menjëherë krenar. Ishte një ëndërr që e kisha pasur që kur isha fëmijë. Ishte klubi që ishte gjithmonë i pranishëm në familjen time dhe në grupin tim të miqve, kështu që mund të them se ëndrra është bërë realitet”, tha Ardoni.
    Mesfushori më pas foli për karakteristikat e tij teknike, duke thënë se do ta ndihmojë ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
    “Do të përpiqem të bëj pasimin e fundit dhe t’i ndihmoj shokët e skuadrës të shënojnë. Lojtarët e Milan nga e kaluara që i kam admiruar më shumë?  Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo  Më pëlqente shumë mënyra se si luanin, ishin teknikë dhe të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”, rrëfeu ai më tej.
    Sa i përket faktit se do të ndajë mesfushën me një fitues të Topit të Artë si Luka Modric, Jashari tha se “është fantastike”.
    “Udhëtimi im nis përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë, dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës. Megjithatë, është një gjë fantastike të jesh pjesë e këtij klubi fantastik.”
    I pyetur përse zgjodhi fanellën me numrin 30, talenti shqiptaro-zviceran tha: “Fillova me këtë numër në Zvicër, e zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messin, i cili filloi me këtë numër. Ai më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë, shpresoj ta bëj një numër historik.”

  • “Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

    “Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

    Ardon Jashari ka dhënë intervistën e tij të parë si milanist për kanalet zyrtare të klubit.
    Mesfushori zviceran, subjekt i një telenovele të gjatë verore, foli për atë që do të thotë të luash për Milan-in:
    “Që kur dëgjova për interesin e tyre, isha krenar për projektin që po më ofronin. Pasi vendosa se doja të shkoja te Milan, nuk kishte kthim pas: është një ëndërr fëmijërie dhe shumë nga familja dhe miqtë e mi ma kujtuan. Tani është realitet”.
    – A ka ndonjë lojtar të Milan-it që ka qenë një model për ju?
    “E lehtë: Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtën; ishin teknikisht të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”.
    – Çfarë do të thotë të luash me Luka Modric?
    “Është fantastike. Udhëtimi im fillon përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë; dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës”.
    – A lidhet zgjedhja e numrit 30 vetëm me datën tuaj të lindjes?
    “Fillova me këtë numër në Zvicër. E zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messi-n, i cili filloi me këtë numër. Më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë. Shpresoj ta bëj një numër historik”.

  • Simbolet e plleshmërisë tek Ilirët

    Simbolet e plleshmërisë tek Ilirët

    SIMBOLET E PLLESHMËRISË

    Religjioni i lashtë mesdhetar, në thelbin e të cilit gjendej parimi i plleshmërisë së natyrës në tërësi, duke përfshirë këtu edhe njeriun, ka lënë në kulturat dhe kohërat e mëvonëshme në Ballkanin perëndi- mor një numër të madh të relikteve, domethënien e vërtetë të të cilave mund ta rikonstruktojmë më së shumti duke e krahasuar me religji- onet e asokohëshme të rrethit mediteran. Një numër i madh objektesh dhe paraqitjesh figurative dëshmojnë begatinë e madhe të manifesti- meve të këtij kulti në kohën ilire. Prejardhja dhe domethënia e disave nga objektet dhe paraqitjet figurative mund t’i gjejmë me lehtësi në idoloplastikën e pasur neoeneolitike të kompleksit ballkanik e të pellgut. Ndersa per te tjerat jemi te detyruar te kerkojme shpjegime ne konceptet religioze dhe mitologjite e popuive indoent Snpre. gime ne konceptet religjioze he mitologjite e popujve indoevropianë te cilet ne kohen e metalit kane arritur ne keto vise. Simbolet e pilesh-merise se femres e te mashkullit jane dy parime komplementare dhe te pandashme te cilat – varësisht nga epokat kur paraqiten dhe nga baza shogerore prej nga dalin, gjejne realizimin e tyre figurtiv n° nie numër te madh varēsesh e objektesh te tjera. Te mbledhura ne njè vend, keto paraqitje figurative do tè na japin material mjaft te begatshèm qè te depertojme sē paku n° disa detaje te kompleksit religjioz te Nënes se Madhe, jashtezakonisht te nderlikuar e te paredrit te saj mashkullor. Mirepo, na mungogne tregimet mitologjike te cilat do te mund t’i li-dhnim gjithe keto manifestime figurative ne nje sistem kuptimor ose ne disa sisteme tè tilla, qè do tè kene ekzistuar si pasojè e piekjes afat-gjate ne viset e ndryshme ilire. Për mungese te tregimeve na mbetet, pra, ta analizoime secilin simbol dhe te orvatemi qè te depertojmè ne botén ne tè cilèn Nëna e Madhe, perkunder te gjitha ndryshimeve nä jetën ekonomike e shoge-fore dhe ne kulturen shpirterore, ge kane ndodhur prej epokes se ne-Olitikut, kur ka dominuar matriarkatie deri ne konén e shogérise pa-triarkale te kohes se metalit, e ka ruaitur nieriu nder vende qendro-re ne strukturen religjioze te fiseve ilire.

    Marre nga libri i ALEKSANDER STIPÇEVIQ “ILIRET, HISTORIA, JETA, KULTURA, SIMBOLET E KULTIT” /Trungu & InforCulture.info

  • Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…

    Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…

    Sot, çdo dashuri e reMë zë mbi një të vjetërndaj këtë strofë e këndoj për tyRefrenin e kam për një tjetër Ndoshta, unë dashuroj më shumëmë shumë se ç’dashuron vetë zemraNdoshta nuk kam zemër fareDhe kam frikë se kjo është e vërteta Edhe buza përmbi buzëPo prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetraMos kërko të dish më shumë e dashurSe pa fund do jenë dilemat Kot shpërthen në lot dhe në psherëtimaGjyshja më pat thënë dikurSe në çdo dashuri ndikon dhe klima Sot, çdo çmenduri e remë zë mbi një të vjetërPër dreq pse jam krijuar kështuSederli që rri në breshër Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumëVazhdoj të eci nëpër ëndrraNë mëngjes nuk më dhembin këmbëtPor e vetmja që më dhemb është zemra…

    *Titulli i origjinalit: “Për dreq”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANDI BEJTJA: KAM NJË JETË TË TËRË QË KËRKOJ T’I GJEJ ATA SY…

    Nga Andi Bejtja

    Nuk e mbaj në mend se në çfarë qyteti isha dhe për ku po shkoja. Di vetëm që po prisja të vinte treni me numër 23 dhe duhej të hapja sytë për të hipur vetëm në trenin me këtë numër, pasi çdo tren me numër tjetër nuk më çonte atje për ku isha nisur. Isha ulur në një nga stolat e stacionit të metrosë, duke lexuar një libër që gjithashtu nuk e mbaj mend se kush e kishte shkruar dhe për çfarë bënte fjalë. Kur dëgjova zhurmën e rrotave të trenit që po afrohej në peron, e mbylla librin, u çova në këmbë dhe u mundova të dalloj numrin.Ishte numri 37. Duhej të prisja trenin tjetër. U ula sërish në stol dhe hapa librin. Treni ndaloi.Në një pjesë të shikimit tim filluan të hynin siluetat e njerëzve që zbrisnin dhe njerëzvë që po prisnin të hipnin. Isha gjysmë i përqendruar te libri dhe instinktivisht gjysmë i përqendruar te kjo panoramë  më se e rëndomtë e stacioneve të metrosë. Ndërkohë, pa dashje, thitha shikimet e njerëzve që ndodheshin në tren.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga një ditë e zakonshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku duket se vizitorët janë të shumtë në numër.

    PAA është nga sitet tona kulturore më të vizituara. Çdo ditë janë me qindra vizitorët vendas dhe të kombësive të ndryshme që shijojnë ato çka ofron ky park arkeologjik. Sipas statistikave, nga të huajt kryesojnë vizitorët nga Evropa Perëndimore.

    Apolonia është një ndër parqet arkeologjike që pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në PAA u tejkalua shifra prej 58 mijë vizitorësh.

    Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj./atsh/

  • Real Madrid, numri 10 mbetet vakant, a do të jetë Mbappe i përzgjedhuri?

    Real Madrid, numri 10 mbetet vakant, a do të jetë Mbappe i përzgjedhuri?

    Në futbollin e sotëm, kuptimi i numrit 10-të nuk është më si më parë, të paktën në aspektin filozofik, pasi këtë numër të shenjtë nuk e mbajnë më të veshur fantazistët, por shpesh e gjejmë në shpatullat e një mesfushori, si në rastin e Luka Modric, apo tek një sulmues si Lamine Yamal. Barcelona lëvizi shpejt në këtë drejtim duke bekuar yllin e ekipit, në fakt bënë gjithçka, edhe për arsye marketingu që Lamine Yamal të merrte numrin 10-të dhe impakti në treg ishte i jashtëzakonshëm, me Yamal që vendosi një rekord në shitje që në 24 orët e para kur fanella e tij e re doli në treg.
    Në Madrid, numri 10-të pritet të kthehet në një temë diskutimi pasi Reali është përpara një fakti të tillë. Largimi i Luka Modric ka bërë që ky numër të rrijë vakant. Sipas Marca, zgjedhja me natyrale është që këtë numër ta pasojë Kylian Mbappe. Ai është imazhi i ri i ekipit, lojtari më i çmuar, është një numër që Mbappe është mësuar ta mbajë të veshur pasi është pronë e tij në përfaqësuesen franceze. Sigurisht që Mbappe është gati për të mbajtur këtë peshë, këtë fanellë, por për momentin nuk ka një vendim, pasi kjo është një zgjedhje ekskluzive e bordit.

    Marca
    Një tjetër kandidat për këtë numër është edhe Arda Gyler, me turkun që i ka cilësitë dhe kualitetin për të mbajtur të veshur fanellën me numrin 10-të. Në fakt, edhe Luka Modric sheh te Gyler pasuesin e tij natyral. Pas ndeshjes së tij të fundit me Real Madrid, në Botërorin për Klubeve kundër PSG, Modric i dorëzoi fanellën e tij fantazistit turk, por kjo fanellë dhe ky vendim është përtej dëshirës së Modric apo Gyler, sot është më shumë çështje marketingu.
    (BalkanWeb)