Tag: novruz

  • Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Gjykata e Fierit dënon me burg përjetshëm Azgan Mërnicën

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Gjykata e Fierit dënon me burg përjetshëm Azgan Mërnicën

    Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia

    FIER- Azgan Mërnica do të kalojë të gjithë jetën në burg për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, 29-vjeçarin Novruz Cenalia në fshatin Baltez. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Fierit, duke dalë në të njëjtin përfundim si pretenca e dhënë nga Prokuroria e Fierit. 
    Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Konflikti mes viktimës dhe të riut ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, duke u kthyer në rrezik për të gjithë të tjerët.
    Pasi e ka parë vetë skenën, Novruz Cenalia i ka tërhequr vëmendjen të riut, por Mërnica nuk e ka marrë “lehtë” kritikën. Menjëherë ka ndaluar makinën e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe qëlloi me plumb në fytyrë efektivin duke i marrë jetën në vend./ZËRI