Tag: novoselë

  • Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra, evakuohen 10 familje në Novoselë

    Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra, evakuohen 10 familje në Novoselë

    Niveli i lumit Vjosa ka arritur në pikën kritike të 8 metrave.

    Në Njësinë Administrative Novoselë janë evakuuar gjithsej 10 familje si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet. Prej tyre, 7 familje janë nga fshati Novoselë dhe 3 nga fshati Fitore.
    Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për sistemimin e tyre të përkohshëm dhe vijojnë monitorimin e situatës.

    Top Channel

  • Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet. Siç raporton A2 CNN, efektivët e ushtrisë kanë nisur punën me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura, ku niveli ka arritur të rrezikojë seriozisht pronat e banorëve.

    Përveç largimit të ujit, ushtarët po ndihmojnë edhe në evakuimin e banorëve, si dhe në nxjerrjen nga banesat e pajisjeve dhe sendeve të domosdoshme që rrezikohen nga dëmtimi.

    Ndërhyrja e Forcave të Armatosura vjen pas përkeqësimit të situatës në zonë, ku prurjet e larta dhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë shkaktuar probleme.

  • Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

    Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

    Pavarësisht se reshjet e shiut në qytetin e Vlorës kanë qenë me një intensitet të ulët deri mesatar, situata në lumin Vjosë nuk paraqitet aspak e qetë. Në njësinë administrative Novoselë lumi ka tendencë të prurjeve në rritje e sipër. Kjo për shkak të prurjeve që vijnë nga Përmeti dhe Memaliaj të cilat janë edhe aty në rritje.
    Situata në Vjosë po mbahet në monitorim pasi rrezikon daljen nga shtrati. Nëse prurjet do të jenë në kuota të larta përgjatë orëve në vijim situata do të jetë kritike.
    Momentalisht Vjosa po shkon në kuotën e 4.2 metrave teksa kur arrin kuotën 7.5 metra nis përmbytjen e zonave përreth.
    Banorëve të zonës ju është bërë thirrje të jenë në gatishmëri pasi në nivelin mbi 6-6.5 metra do të nisë evakuimi i banesave të para që gjenden afër lumit.

  • FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital,  ja gjendja e tyre…

    FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital, ja gjendja e tyre…

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.  Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga, në afërsi të fshatit Novoselë, duke lënë të plagosur disa persona.  Të rinjtë janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmën e parë. 
    Mjeti pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse ka përfunduar në kanal.  Aktualisht personat që ishin në makinë paraqiten jashtë rrezikut për jetën. 
    Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit. 

  • Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

    Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

    Procesi i votimit në qarkun e Vlorës po zhvillohet me pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët. Sipas informacioneve nga terreni, në njësinë administrative Novoselë, deri në orën 10:00, pjesëmarrja është thuajse zero.
    Në fshatrat Poro, Delisuf dhe Dëllënjë, deri në këto momente kanë votuar vetëm komisionerët, ndërsa qytetarët nuk janë paraqitur në qendrat e votimit. Situata është e ngjashme edhe në njësinë administrative Orikum, ku raportohet se numri i votuesve është minimal, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë, në Vlorë, duket se është parashikuar një shtyrje e orarit të votimit. Edhe pse afati zyrtar për mbylljen e procesit është ora 18:00, në tabelat e vendosura në shumë qendra votimi shkruhet se votimi do të përfundojë në orën 19:00, pra një orë më vonë se orari zyrtar.

  • Flakët përfshijnë zonën e Hidrovorit në Novoselë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Flakët përfshijnë zonën e Hidrovorit në Novoselë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pasdite në zonën e Hidrovorit në Novoselë, ku flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit.
    Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen.
    Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Zjarr pranë hidrovorit në Novoselë

    Zjarr pranë hidrovorit në Novoselë

    Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hidrovorit në Novoselë, pasditen e kësaj të marte. Flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit.
    Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen.
    Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

     

  • Zjarret djegin pyllin në Vlorë, luftë me flakët në Novoselë, dëmtohet një sipërfaqe e madhe me pishë

    Zjarret djegin pyllin në Vlorë, luftë me flakët në Novoselë, dëmtohet një sipërfaqe e madhe me pishë

    Vatra e zjarrit e shfaqur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë të Vlorës vijon të jetë ende aktive.

    Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze, këtë të marte edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e stabilizuar.
    Rreth orës 5:30 të mëngjesit ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët, ndërkohë që operacionit i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.

    Momentalisht rreziku për banesat është shmangur. Por dëmi në brendësi të pyllit me pisha është i madh.
    Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar, në anë të superstradës Lezhë-Milot. Nga flakët rrezikohen banesa dhe një restorant dasmash. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat kanë dalë jashtë kontrolli.
    Po ashtu, një zjarr ka rënë gjatë natës edhe në Bogovë të Skraparit. Në zonë shkuan forcat zjarrfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie, si dhe efektivë të forcave të armatosura, të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.
    /vizionplus.tv