Tag: nottingham

  • E kërkojnë shumë klube të mëdha, ylli 113 milionë eurosh kërkon t’i bashkohet Guardiolës

    E kërkojnë shumë klube të mëdha, ylli 113 milionë eurosh kërkon t’i bashkohet Guardiolës

    1 Dhjetor 2025

    20:36

    Telesport

    Elliot Anderson me siguri do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së ardhme të verës. Mesfushori 23-vjeçar po shkelqen me fanellën e Nottingham Forest dhe jo më kot e kërkojnë shumë nga klubet e medha, jo vetëm në Premier League, por edhe në ligat e tjera elitare në Europë.
    Te Nottingahm Forest janë të vetëdijshëm që nuk mund ta mbajnë dot gjatë në ekip mesfushorin e ri anglez dhe i kanë vendosur një klauzolë largimi 113 milionë euro. Ndërkohë, eksperti i merkatos Sacha Tavolieri zbulon se Elliot preferon të transferohet te Manchester City dhe është gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe për të qenë nën urdhërat e Pep Guardiolës.
    Nottingham Forest pagoi 41 milionë paundë për të te Neëcastle në verën e vitit 2024 dhe tani vlera e tij është rritur më shumë se dyfish. Në fakt, City e ka kërkuar edhe më parë mesfushorin anglez, por oferta e tyre është refuzuar tri herë nga pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis.

  • Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra

    Po mbushet kupa! Arne Slot, dështim total! Liverpool ka gati zëvendësuesin, në listë janë 3 emra

    27 Nëntor 2025

    16:29

    Telesport

    Liverpool është padyshim zhgënjimi më i madh i këtij sezoni deri tani. Pas një merkatoje të çmendur ku shpenzoi mbi 500 milionë euro, kampioni në fuqi i Premier League po zhgënjen totalisht.
    9 humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe sidomos dy humbjet e fundit, në kampionat, 0-3 ndja Nottingham Forest dhe mbrëmë në Champions 1-4 ndaj PSV, duket se kanë mbushur kupën dhe drejtuesit janë gati të largojnë trajnerin Arne Slot.
    Brenda klubit ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe mbajtja e tij mund ta thellojë krizën akoma dhe më shumë. Në këtë situatë nuk do të ishte aspak befasi largimi Arne Slot.
    Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë 3 kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Arne Slot: I pari në listë është trajneri aktual i Bournemouth, Andoni Iraola. I dyti në listë Jurgen Klopp, trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pikërisht pas largimit nga të kuqtë dhe mund të jetë një rikthim i bujshëm. Alternativa e tretë është Ange Postecoglou, i cili vjen pas aventurës së fundit zhgënjyese te Nottingham Forest, ku nuk qëndroi më shumë se 40 ditë.

  • VIDEO/ Disfatë e hidhur, Liverpool bie keq në Anfield

    VIDEO/ Disfatë e hidhur, Liverpool bie keq në Anfield

    Liverpool tregon edhe një herë se po kalon një sezon të vështirë, teksa pësoi disfatë 0-3 ndaj Nottingham në shtëpi.
    The Reds e panë veten në disavantazh pas 33 minutash lojë, pas golit të Murillos. Savona ndëshkoi ekipin e Slot, në fillimin e pjesës së dytë. Gibs White i dha goditjen e fundit Liverpoolit, me golin e tij në të 78-ten. Liverpool është në vendin e 11-të, Nottingham është në vendin e 16-të.

     

  • Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)

    Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)

    22 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Duket e pabesueshme ajo që po ndodh me Liverpool-in këtë sezon. Kampioni në fuqi i Premier League është trupëruar 0-3 nga Nottingham Forest në sfidën e javës së 12-të në Premier League, e luajtur në “Anfield”.
    Murillo shënoi fillimisht për Nottingham në minutën e 33-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Igor Jesus gjeti sërish golin për miqtë aps dy minutash, por u anullua për prekje me dorë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nottingham Forest, pjesa e dytë nis sërish me gol për miqtë. Mbrojtësi i ardhur nga Juventus, Nicolo Savona, gjeti rrjetën pas një kundërsulmi fantastik, të finalizuar me sukses nga italiani. Morgan Gibbs-White vulosi fitoren e Nottingham, duke shënuar golin e tretë në minutën e 78-të. Arne Slot po përjeton momentin më të vështirë si trajner i Liverpool, ndërkohë Sean Dyche do ta mbajë mend gjatë këtë fitore. Liverpool renditet në vendin e 11-të me 18 pikë, Nottingham Forest ngjitet në vendin e 16-të me 12 pikë.
    Sunderland i Granit Xhakës është mundur 1-0 nga Fulham. Londinezët shënuan në minutën e 84-të me të zakonshmin Raul Jimenez. Crystal Palace fitoi në transfertë 0-2 ndaj Wolves, me golat e Daniel Munoz dhe Pino në pjesën e dytë. Ekipi id rejtuar nga Oliver Glasner ngjitet në vendin e katërt pas kësaj fitoreje.
    SHIKOGOLAT

  • Slot injekton optimizëm te Liverpool: Po përparojmë, por kemi ende shumë punë për të bërë

    Slot injekton optimizëm te Liverpool: Po përparojmë, por kemi ende shumë punë për të bërë

    22 Nëntor 2025

    11:27

    Alfred Lleshi

    Arne Slot, përpara ndeshjes ndaj Nottingham Forest, u shpreh me optimizëm: “Java para pushimit prej kombëtareve nuk shkoi si donim, por kjo nuk i fshin ato që arritëm në dy ndeshjet e mëparshme. Fitoret dhe paraqitjet ndaj Aston Villa dhe Real Madridit na dhanë dy hapa përpara, pas një periudhe të vështirë, edhe pse vijuan me një hap pas. Kjo tregon se kemi përparuar, por ka ende shumë punë për të bërë”.
    Duke folur për rezultatet e sezonit, Slot pranon sfidën: “Situata jonë aktuale është nën pritshmëritë e klubit, por e dimë më mirë se kushdo tjetër. As sezonin e kaluar nuk ishim perfektë, kur u shpallëm kampionë. E kemi kuptuar që në shumë ndeshje problemi ynë ishte qëndrimi në pozita të gabuara me pak diferencë”.
    Për Nottingham Forest: “Kjo është natyra e Premier League. Në Angli nuk ka kundërshtarë ‘të lehtë’. Forest fitoi 65 pikë sezonin e kaluar dhe e dimë që niveli i tij është shumë më i lartë sesa tregon renditja aktuale. E njëjta vlen edhe për ne, por duhet ta tregojmë në fushë”.

  • Man. United nuk pret dot më, 100 milionë euro për yllin e rivalëve në PL

    Man. United nuk pret dot më, 100 milionë euro për yllin e rivalëve në PL

    13 Nëntor 2025

    17:45

    Telesport

    Objektivi i madh i Manchester United për vitin e ardhshëm është transferimi i Elliot Anderson, mesfushori i Nottingham Forest. 23-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Newcastle te Nottingham Forest për 40 milionë euro dhe që nga ai moment vlera e tij është rritur në treg, duke parë paraqitjet shumë të mira që ka bërë gjatë kësaj periudhe.
    Sipas medieve angleze, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë euro dhe mesa duket Manchester United është i gatshëm të paguajë këtë shifër. Ruben Amorim e sheh Anderson si profilin ideal për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës.
    Vetë lojtari është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. “Djajtë” do të provojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit, ndryshe mbetet për verën e ardhshme.

  • Real Madrid gjen lojtarin e vetëm që i mungon, luan në PL dhe kushton të paktën 100 milionë paundë

    Real Madrid gjen lojtarin e vetëm që i mungon, luan në PL dhe kushton të paktën 100 milionë paundë

    30 Tetor 2025

    21:37

    Telesport

    Prej kohësh, Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Raportimet e fundit nga mediet pranë klubit madrilen tregojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë identifikuar mesfushorin që iu mungon.
    Bëhet fjalë për anglezin Elliot Anderson, i cili po shkëlqen me fanellën e Nottingham Forest në Premier League dhe ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha.
    Aftësia e 22-vjeçarit për të thyer aksionet e kundërshtarit, për t’u lidhur me sulmuesit dhe për të rifituar topin në mesin e fushës, e kanë bërë atë një lojtar shumë të kërkuar në treg.
    Në anën tjetër, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë paundë. Duke qenë se kontrata e Elliot me Nottingham Forest skadon në vitin 2029, klubi i PL nuk është aspak në presion për shitjen e tij.
    Megjithatë, duke parë interesin e shtuar të klubeve të mëdha, duket e vështirë që Elliot të mbetet ende te Nottingham edhe në sezonin e ri.

  • EUROPA LEAGUE: Roma dështon në shtëpi. 7 gola në Lille-PAOK. Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

    EUROPA LEAGUE: Roma dështon në shtëpi. 7 gola në Lille-PAOK. Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

    23 Tetor 2025

    22:57

    Telesport

    Kanë përfunduar takimet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk munguan golat por edhe surprizat. Një nga takimet më interesante ishte ai mes Lille dhe PAOK, ku grekët fituan 3-4. Pjesa e parë u mbyll 0-3 për PAOK.
    Në pjesën e dytë erdhi reagimi i francezëve të cilët shënuan fillimisht dy gola, grekët humbin penalltinë, por gjejnë golin e katërt pak minuta më pas. Lille shënon edhe golin e tretë, që shërben për statistikë, pasi rezultati përfundimtar mbeti 3-4 për grekët.
    Në “Olimpico”, Roma u mund 1-2 nga Plzen, çekët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Për verdhekuqtë ngushtoi shifrat Paulo Dybala nga penalltia.
    Rezultatet e plota:
    Roma-Plzen 1-2Lille-PAOK 3-4Malmo-Dinamo Zagreb 1-1Celta Vigo-Nice 2-1Celtic-Sturm Graz 2-1Feyenoord-Panathinaikos 3-1Freiburg-Utrecht 2-0Nottingham Fores-Porto 2-0Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-3Young Boys-Ludogorets 3-2

  • I 3-ti për këtë sezon, klubi i Premier League zyrtarizon trajnerin e ri

    I 3-ti për këtë sezon, klubi i Premier League zyrtarizon trajnerin e ri

    Sean Dyche është trajner i Nottingham. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Dyche do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në verën e vitit 2027.
    “Nottingham Forest ka kënaqësinë të konfirmojë emërimin e Sean Dyche si trajnerin e ri kryesor të Klubit, pas një procesi të plotë rekrutimi të udhëhequr nga Drejtori Global i Futbollit, Edu Gaspar, dhe Drejtori Teknik Global, George Syrianos”, thuhet në njoftim.

    Dyche zë vendin e Postecoglu i cili u largua pas humbjes ndaj Chelseat. Kujtojmë që në 3 ndeshjet e para trajner i Nottingham ishte Espirito Santo.
     

    Nottingham Forest is delighted to confirm the appointment of Sean Dyche as the Club’s new Head Coach, following a thorough recruitment process led by Global Head of Football, Edu Gaspar, and Global Technical Director, George Syrianos.
    The former Forest youth player joins the… pic.twitter.com/ZjUZdG4E6j
    — Nottingham Forest (@NFFC) October 21, 2025

    © BalkanWeb

  • Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

    Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

    9 Tetor 2025

    15:46

    Telesport

    Bayern po kërkon me ngulm për një qendërmbrojtës të klasit botëror.
    Jonathan Tah nuk ka bindur në Mynih, kurse Kim pritet të shitet verën e ardhshme pas zhgënjimeve që ka sjellë, të paktën deri tani.
    Plani i Bayern është rinovimi me francezin Upamecano dhe blerja e një ylli me aftësi të shkëlqyera edhe në dyluftime, edhe në nisjen e aksioneve.
    Një objektiv i momentit është Murrilo, 23-vjeçari i Nottingham Forest. Ai po ndiqet me vëmendje, sipas podkastit të dedikuar klubit më të madh gjerman, “Bayern Insider”.
    Kontrata e tij aktuale skadon në 2029. Ai vlerësohet rreth 45 mln euro, por me siguri që klubi anglez do të kërkonte minimalisht 60 mln euro për të.