Tag: notingham

  • Liverpul në krizë totale, e pëson edhe Siti i Pep

    Liverpul në krizë totale, e pëson edhe Siti i Pep

    Liverpuli mbetet në një krizë të thellë, duke humbur edhe sot në Anfield për javën e 12-të kundër Notingham Forest me shifrat 0-3. Të Kuqtë dominuan pjesën e parë, por nuk arritën të depërtonin. Çuditërisht, miqtë thyen barazimin: Devijimi i Murillos nga afër në minutën e 33-të e çoi rezultatin në 0-1.

    Pas pushimit, Forest menjëherë dyfishoi epërsinëduke shkuar në 0-2. Lojtarët e Slot dukej se nuk po dorëzoheshin por goditja përfundimtare erdhi në minutën e 81-të: Gibbs-White shfrytëzoi gjuajtjen e Hutchinson, e cila ishte pritur nga Alison. Liverpuli humbi ndeshjen e gjashtë, i bllokuar në 18 pikë në renditje: Notingham Forest tani është në 12.

    Sakaq edhe Siti thyhet nga Njukasëll 2-1. Fiton Çesli 0-2 ndaj Bërnlit në udhëtim, po ashtu Kristal Palasë merr tri pikë (0-2) me Uolves, Brajton përmbys 2-1 Brentford, Fulhem kalon në fund 1-0 Sanderland ndërsa Buornemëth-Uest Hem përfundoi 2-2./Foto ‘X’/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

    Notingham në krizë, zyrtarizon trajerin e tretë në pak javë

    Notingham Forest emëron trajnerin e tretë në pak javë kampionat. Klubi i Premier League ka emëruar Sean Dyche, ish-lojtar i Everton, si trajnerin e ri. 54-vjeçari, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2027.

    Ai zëvendëson Ange Postecoglou, i cili shërbeu vetëm 39 ditë në krye dhe u shkarkua pas humbjes 3-0 të së shtunës ndaj Çelsit. Postecoglou nuk ka fituar asnjë nga tetë ndeshjet e tij si trajner – dy barazime dhe gjashtë humbje – që kur u punësua për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua pas vetëm tre ndeshjeve të ligës.

    Debutimi i Dyche në Europa League do të jetë në shtëpi kundër Portos, i ndjekur nga një ndeshje jashtë fushe në Premier League kundër Bournemouth.

    Vazhdo leximin

  • Ndeshjet e para në Ligën e Europës, ndeshja kryesore Betis- Notingham, Roma ndaj Nicë

    Ndeshjet e para në Ligën e Europës, ndeshja kryesore Betis- Notingham, Roma ndaj Nicë

    Nis sezoni i ri i UEFA Europa League në formatin ‘ligë’ me 36 skuadra. Për të dytin edicion radhazi, tetë të parat kalojnë menjëherë në turin tjetër, 16-të të tjerat (9-24) play off për tetë skuadra të tjera kualifikuese dhe pjesa që mbetet (25-36) eleminohen direkt.

    Këto janë ndeshjet e sotme të raundit të parë:

    18:45

    Midjyland-Sturm Grac

    PAOK-Makabi Tel Aviv

    21:00

    Betis- Notingham Forest

    Braga- Fejnord

    Crvena Zvezda- Selltik

    Dinamo Zagreb- Fenerbahçe

    Frajburg- Bazel

    Malmo-Ludogorets

    Nicë- Roma

    Vazhdo leximin

  • ‘Goodison Park’ mbyll dyert, Arsenal thyen Njukasëll

    U zhvilluan disa takime të javës së 37 në Premier League. Pasdite, Everton, Notingham Forest, Fulhem dhe Leiçester fituan ndeshjet e tyre, ndërsa në ndeshjen e orës 17:30, Arsenali arriti një rezultat të rëndësishëm: Topçinjtë mposhtën me vështirësi Nnjukasëll 1-0 për të siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Goli i Rajs në fillim të pjesës së dytë ishte vendimtar.

    Sot, java e 37Everton – Southempton 2-0Uest Hem – Notingham Forest 1-2Brentford – Fulhem 2-3Leipester – Ipsuiç 2-0Arsenal – Njukasëll 1-0

    Vazhdo leximin

  • Mediat angleze kritikojnë Brojën: Nuk po bën asgjë për të bindur Evertonin ta mbajë

    Mediat angleze kritikojnë Brojën: Nuk po bën asgjë për të bindur Evertonin ta mbajë

    Adriatik BALLA
    Armando Broja, i huazuar nga Çelsi, zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Notingham Forest në Siti Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit. Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo ka sjellë kritika për të dhe e bën të vështirë huazimin përfundimtar të tij nga Çelsi për 30 milionë stërlina. Ndeshja kundër Notingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor. Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Mojes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 minutave lojë.
    Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Mikael Ball, ish lojtari i njohur i Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar. Ish-mbrojtësi i Tofes, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Çelsi. “Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Notingham Forest”, shkroi Ball. “Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Mojes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.
    Bare dhe Mitaj kthehen për dy javë
    Dy lojtarë të Kombëtares që ishin të dëmtuar dhe munguan në duelet e marsit në eliminatoret e Botërorit, do të kthehen në maj dhe me shumë gjasë do të jenë të grumbulluar për përfaqësuesen në qershor në kuadër të ndeshjes me Serbinë. Në fakt, Keidi Bare u bashkua para një jave me grupin në skuadrën e tij Saragoza duke krijuar idenë se lëndimi në pulpë kishte kaluar, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, mesfushori shqiptar është stërvitur i diferencuar dhe nuk ishte gati për ekipin e tij këtë fundjavë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin e radhës. Bare u dëmtua përpara grumbullimit të Kombëtares dhe deri tani ka munguar në pesë ndeshje. Ndërkohë, Mario Mitaj po vijon me rikuperimin nga ndërhyrja që kreu përpara pak kohësh. Mbrojtësi i majtë mungoi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, sepse kishte një problem me pubalgjitë, të cilin e kaloi me sukses pas operacionit që bëri. Ndërsa është duke vijuar planin e rikthimit, Mitaj synon që të jetë gati për një nga përballjet më të forta në kampionatin arab, atë mes Al Itihadit dhe Al Nasr të Kristiano Ronaldos, takim që do të zhvillohet më datën 7 maj. Deri atëherë, mediat pranë klubit shkruajnë se Mitaj ka shumë shanse që të jetë gati. Forma e mbrojtësit është shumë e rëndësishme edhe për Silvinjon, sepse në qershor luhet me Serbinë dhe Letoninë.

  • VIDEO/ Armando Broja luan super në pjesën e parë kundër Notinghemit, Evertoni shumë pranë golit

    VIDEO/ Armando Broja luan super në pjesën e parë kundër Notinghemit, Evertoni shumë pranë golit

    Moyes e kishte thënë se Armando Broja është gati për ta nisur si titullar dhe se i kishte parë aftësitë e shqiptarit, ndërsa këtë herë trajneri i Evertoni e mbajti fjalën. Ai e hodhi shqiptarin si titullar në transfertë ndaj Notingham Forest, i cili është një prej ekipeve më të mira në Premier League.
    Paraqitja e Brojës në 45 minutat e para ishte shumë e mirë dhe mban notën 6.9 në Sofascore, më e larta në ekipin e tij. Shqiptari kaloi në një moment tre lojtarë të Notingham Forest duke shfaqur cilësitë e tij dhe gjithashtu në dy momente dha dy topa në zonë që mund të shndërroheshin në asist, por për fat të keq, shokët e tij të ekipit nuk ishin të saktë. Edhe njëherë tjetër tregohet qartësisht se talenti dhe potenciali është aty, Broja kërkon vetëm pak kohë për kalimin e dëmtimeve. Shfaqja e lodhjes dhe frikës është ende atyre si armiku i vetëm i sulmuesit. /Sport Ekspres/