Tag: noterja

  • Shiti dy herë apartamentin/ Bie në pranga 48-vjeçari, shpallet në kërkim noterja

    Shiti dy herë apartamentin/ Bie në pranga 48-vjeçari, shpallet në kërkim noterja

    Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
    Në kuadër të operacionit “Apartamentet” u arrestuan shtetasit Marjo Qose dhe Nani Kolovani, dhe u shpall në kërkim Majlinda Demollari.
    Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
    Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
    -M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
    -N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

    MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar në arrestimin e dy personave, ndërsa në kërkim ështtë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar për falsifikimin e dokumentave. Konkretisht të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja Majlinda Demollari.
    Në rastin e parë Marjo Qose, 31 vjeç i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Në rastin e dytë 48-vjeçari, Nani Kolovani shiti 2 herë, apartamentin e tij. Ky i fundit bashkëpunoi me noteren për të falsifikuar kontratat për shitjen e këtij apartamentit.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”.
    Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
    Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
    Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
    -M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
    -N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI