Tag: noteriale

  • Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren

    Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren

    Një notere në Fier është pezulluar nga detyra e saj nga Prokuroria pasi hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve.
    “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezullua nga detyra noterja A.H., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
    Nga hetimet e deritanishme në kuadër të këtij procedimi penal, u dokumentuan disa raste ku personi nën hetim A.H., e cila ushtron profesionin e noteres në qytetin e Fierit, ka kryer veprime aktive, me dashje e në mënyrë të përsëritur, në drejtim të falsifikimit të dokumenteve noteriale, duke paraqitur rrethana të rreme në to, duke hartuar akte noteriale në emër të noterëve të tjerë M.P., D.L. dhe E.C., të cilëve u ka falsifikuar nënshkrimet dhe vulat, si dhe duke kryer veprime noteriale në mungesë të palëve.
    Mbi kërkesën e Prokurorisë, u vendos ndaj personit nën hetim A.H. masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186 pg. 3 i Kodit Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në sferën ekonomike, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetasve dhe interesin publik.”, thuhet në njoftim.

  • Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth

    Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth

    Analisti Neritan Alibali komentoi në “Review” me Greta Topjanin situatën e tensionuar në seancën plenare të së enjtes, e cila u ndërpre për shkak të kundërshtimeve të forta nga opozita, pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të ministres virtuale “Diella” në Kuvend.
    Sipas Alibalit, sjellja e Ramës në Kuvend është vazhdim i një modeli qeverisës që e ka kufizuar rolin e parlamentit në mënyrë sistematike, sidomos pas pandemisë.
    “Situata e Covidit bëri që të shfrytëzohej një ligj kushtetues ku, me aktet normative me fuqinë e ligjit që kapërcejnë Parlamentin, i jepet e drejta qeverisë për të vepruar në kushte nevoje dhe urgjence. Më pas këto akte duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve,” –u shpreh Alibali.
    Sipas tij, kjo periudhë ka krijuar një komoditet për Kryeministrin Rama, i cili siç tha “e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale.”
    Nga ana tjetër, Alibali theksoi se edhe opozita nuk ka qëndruar brenda kufijve të lejuar të reagimit demokratik.
    “Opozita ka vetëm një pushtet, fjalën në Parlament. Por ka abuzuar dhe tejkaluar të drejtën e saj me disa veprime agresive që ra në kurth. ”- shtoi ai.
    Seanca e së enjtes u ndërpre mes tensioneve, ndërsa prezantimi i ministres virtuale u konsiderua nga përfaqësuesit e opozitës si një veprim antikushtetues dhe provokues.

  • Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli shfajëson Luiz Ejllin

    Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli shfajëson Luiz Ejllin

    Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.
    Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.
    Ejlli ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në kohën kur ka ushtruar detyrën e noterit.
    Sipas prokurorisë: Rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani, në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli, ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë. Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
    “Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin Fatmir Abdurramani, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, sipas të njëjtave burime.
    Lexo edhe:
    Falsifikimi i deklaratës noteriale për të justifikuar pasuritë, Luis Ejlli dënohet me 1 vit burgim

  • Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor këngëtarin për falsifikim dokumentesh. Ja kur do jetë seanca

    Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor këngëtarin për falsifikim dokumentesh. Ja kur do jetë seanca

    Këngëtari Luiz Ejlli ende nuk ka mbyllur problemet me drejtësisë pasi ky i  fundit ka ankimuar vendimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Fierit. Ai u gjet fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e ndërsa pjese ne proces ishte edhe i pandehuri tjetër Fatmir Avdurramani për të cilën mori një dënim prej 18 muajsh burg

    Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

    Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani  e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

    Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

  • I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

    I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

    Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.
    Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.
    Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.
    Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
    Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.
    U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.