Tag: norvegjia

  • Norvegjia po ndërton rrugën nënujore më të thellë e më të gjatë në botë

    Norvegjia po ndërton rrugën nënujore më të thellë e më të gjatë në botë

    Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, Rogfast, që do të shtrihet 26.7 km nën det dhe do të arrijë deri në 390 metra thellësi. Ky tunel do të lidhë qytetet Stavanger dhe Bergen, duke reduktuar kohën e udhëtimit me 40 minuta dhe do të zëvendësojë disa kalime me traget, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe të sigurt.

    Në projektin Rogfast janë parashikuar dy rreth-rrotullime nën ishullin Kvitsoy, 260 metra nën nivelin e detit. Ndërkohë, ndërtimi po kryhet përmes shpimit dhe shpërthimit të shkëmbinjve të fortë, metodë tipike për Norvegjinë.

    Ky tunel do të ketë ndikim të madh në ekonominë rajonale, duke lehtësuar transportin dhe rritur turizmin në zonën e fjordeve dhe Bergen. Më shumë se 13,000 automjete pritet të kalojnë çdo ditë përmes tij deri në vitin 2053. Kostoja totale është 25 miliardë krone (rreth 2 miliardë euro).

     

  • “Tarifat e Trump, të pajustifikuara”, reagojnë keq Spanja, Zvicra dhe Norvegjia: Janë të dëmshme!

    “Tarifat e Trump, të pajustifikuara”, reagojnë keq Spanja, Zvicra dhe Norvegjia: Janë të dëmshme!

    Tarifat amerikane të shpallura nga Donald Trump po shkaktojnë reagime të forta në shumë shtete në botë.
    Spanja, Zvicra dhe Norvegjia janë disa nga shtetet që kanë reaguar ndaj tarifave të SHBA, duke thënë se janë të dëmshme dhe të pajustifikuara.

    Lobi kryesor i biznesit i Zvicrës, një vend mbi të cilin u vendosën tarifa 31%, hodhi poshtë lëvizjet e presidentit amerikan, ndërsa qeveria e vendit theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar.
    Lobi i biznesit Economiesuisse tha se nuk kishte arsye të vlefshme për tarifat amerikane, duke vënë në dukje se Zvicra ka hequr tarifat industriale që nga fillimi i vitit 2024 dhe tashmë ka tarifa më të ulëta të importit se SHBA.
    “Përshkallëzimi i sotëm në politikën tregtare është një barrë serioze për industrinë e eksporteve zvicerane”, tha Economiesuisse, duke i quajtur tarifat “të dëmshme dhe të pajustifikuara”.
    Synimi i Donald Trump është të zvogëlojë deficitin tregtar amerikan, ndërkohë që Zvicra ka një suficit të konsiderueshëm. Sipas lobit të biznesit zviceran, nëse përfshihen shërbimet, tregtia mes dy vendeve është pothuajse e balancuar.
    Organizata gjithashtu vuri në dukje se produktet farmaceutike nuk preken nga urdhri ekzekutiv i Trump i 2 prillit. Kimikatet dhe farmaceutikët përbënin më shumë se gjysmën e eksporteve zvicerane në SHBA në vitin 2024, sipas të dhënave të qeverisë zvicerane.
    Norvegjia kërkon negociata me SHBA
    Norvegjia, produktet e së cilës janë goditur me tarifa prej 15%, do të kërkojë të negociojë me Shtetet e Bashkuara, tha sot kryeministri norvegjez.
    “Është një lajm i keq, është shumë serioz”, tha Jonas Stere, duke shtuar se ka një hapje për negociata.
    Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka thënë se do t’i bëjë presion zyrtarëve evropianë që të bëjnë politikë për të parandaluar atë që e quajti skenarin më të keq, në të cilin eksportet norvegjeze në Evropë do të ndikoheshin negativisht nga një përgjigje e BE-së ndaj tarifave të SHBA-së. Stere tha se do të drejtonte një delegacion në Bruksel të hënën për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe zyrtarë të tjerë.
    Spanja kërkon masa për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët
    Ministri spanjoll i Ekonomisë Carlos Cuerpo tha të martën se qeveria e vendit është e gatshme të marrë masa për të mbrojtur kompanitë dhe konsumatorët spanjollë nga efektet e tarifave të reja të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump.
    Tarifat e reja janë “të padrejta dhe të pajustifikuara”, tha ai.
    BE-ja dëshiron të negociojë për të shmangur një luftë tregtare, megjithëse duhet të hakmerret nëse nuk ka vend për negociata, tha Cuerpo.

  • Një humbje e izraelitëve brenda dhe jashtë fushës

    Një humbje e izraelitëve brenda dhe jashtë fushës

    Klubi i futbollit Bodo/Glimt nga Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë të ardhurat nga biletat e ndeshjes së tyre në UEFA Europa League kundër Maccabi Tel Aviv të Izraelit më 23 janar për ndihmën humanitare në Gaza.
    “Glimt nuk mund dhe nuk do të jetë i paprekur nga vuajtjet dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që ndodhin në pjesë të tjera të botës”, thuhet në deklaratën e Bodo/Glimt, duke shtuar:
    “Ne do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat e rregullta të biletave nga ndeshja në shtëpi kundër Maccabi Tel Aviv për Kryqin e Kuq dhe do të caktojmë ndihmën për Rripin e Gazës. Donacioni arrin në 735,000 korona (62,500 euro)”.
    Bodo/Glimt mposhti Maccabi Tel Aviv 3-1 javën e kaluar, duke zënë vendin e nëntë me 14 pikë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
    Norvegjia, së bashku me Spanjën dhe Irlandën, njohën shtetin e Palestinës në maj 2024. Ishte ndër vendet e para perëndimore që bëri thirrje për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 47,000 njerëz që nga 7 tetori 2023 dhe ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në gërmadha. /tesheshi.com/

  • Maqedonia e Veriut e kthen në dramë, Norvegjia ecën e sigurtë

    Maqedonia e Veriut e kthen në dramë, Norvegjia ecën e sigurtë

    Pas ndeshjeve të dyta në kontinentin europian që luftojnë për një vend në Botërorin 2026, kombëtare të caktuara kanë nisur të marrin terren në krye.

    Në Grupi I, Norvegjia dhe Estonia fituan sot me norvegjezët që kanë 6 pikë në dy takime të luajtura jashtë.

    Në Grupin J kryesfida ishte ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit përfunduar dramatikisht 1-1, me dy golat respektivë që u shënuan pas minutës së 90′.

    Kazakistani mori tre pikët e para ndaj të Lihtenshtejnit ndërkohë që Republika Çeke, pjesë e Grupit I, fitoi 0-4 me Gjibraltarin. Fitore dramatike mori në këtë grup Mali i Zi i cili kaloi po në shtesë Ishujt Faroe.

    Rezultatet sot:

    Grupi I

    Moldavi- Estoni 2-3

    Izrael- Norvegji 2-4

    Grupi J

    Lietenshtejn-Kazakistan 0-2

    Maqedoni e Veriut- Uells 1-1

    Grupi L

    Gjibraltar- Çeki 0-4

    Mal i Zi – Ishujt Faroe 1-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Lamtumirë jetës “pa para”, dy vendet europiane zbulojnë rrezikun dhe tërhiqen nga pagesat digjitale

    Lamtumirë jetës “pa para”, dy vendet europiane zbulojnë rrezikun dhe tërhiqen nga pagesat digjitale

    Në një kohë kur shumica e vendeve po shkojnë drejt pagesave digjitale, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë kurs. Këto dy shtete nordike, të cilat historikisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë paratë e gatshme si një masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike.
    Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore, Suedia dhe Norvegjia kanë nivelin më të ulët të parasë fizike në qarkullim si përqindje e PBB-së në botë. Në Suedi, vetëm një në dhjetë blerje kryhet me para të gatshme, ndërsa pagesat me karta bankare dhe aplikacione mobile janë dominante. Megjithatë, përballë kërcënimeve të mundshme gjeopolitike, qeveritë e këtyre vendeve po inkurajojnë qytetarët të mbajnë para në dorë.
    Ministria e Mbrojtjes suedeze ka shpërndarë një udhëzues me titull “Nëse vjen kriza ose lufta”, ku këshillohet përdorimi i rregullt i parasë së gatshme dhe ruajtja e një furnizimi minimal për të paktën një javë. Po ashtu, qeveria suedeze ka propozuar që disa institucione publike dhe biznese private të detyrohen të pranojnë pagesa në para të gatshme për të shmangur përjashtimin e grupeve të caktuara të popullsisë.
    Edhe Norvegjia po ndjek një qasje të ngjashme. Vendi miratoi një ligj vitin e kaluar që ndëshkon bizneset që refuzojnë pagesat me para të gatshme. Autoritetet paralajmërojnë se varësia e tepërt nga pagesat digjitale i bën qytetarët të pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike. Ish-ministrja e Drejtësisë dhe Situatave të Emergjencës, Emilie Enger Mehl, theksoi se “nëse askush nuk përdor dhe nuk pranon para të gatshme, ato nuk do të jenë më një zgjidhje emergjente kur të vijë kriza.”
    Kjo kthesë vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Europës po ecën drejt një shoqërie pa para të gatshme. Megjithatë, për Suedinë dhe Norvegjinë, siguria kombëtare duket se ka përparësi mbi modernizimin e pagesave.