Tag: norvegjeze

  • Norvegjia modernizon sistemet e kontrollit kufitar me Rusinë

    Norvegjia modernizon sistemet e kontrollit kufitar me Rusinë

    Policia dhe Forcat e Armatosura Norvegjeze do të modernizojnë sistemet e mbikëqyrjes në kufirin Norvegjez-Rusi.

    Kjo u tha në një deklaratë nga Departamenti i Policisë Norvegjeze.

    “Situata e politikës së sigurisë në Evropë do të thotë që Norvegjia ka ndërmarrë një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar”, citoi administrata nënkolonelin Rune Rippon të Shtabit të Mbrojtjes.

    Dokumenti thotë se Norvegjia ka marrë afërsisht 191 milionë NOK (16.3 milionë euro) për të përmirësuar kontrollin kufitar në kufirin e saj të jashtëm deri në fund të vitit 2024. Për këtë qëllim, është krijuar një grup ndëragjencor i kryesuar nga Agjencia Kombëtare e Policisë dhe që përfshin përfaqësues nga agjenci të tjera policore dhe Shtabi i Mbrojtjes.

    Gjatë takimit të parë, grupi drejtues inspektoi zonën kufitare pranë ish-pikës së kalimit kufitar Skäfferxullet, ku është planifikuar të fillojë puna e modernizimit. “Në këtë kontekst, do të testohen si kullat e reja ashtu edhe sensorë të tjerë për zbulimin dhe mbikëqyrjen e kufirit”, tha Ellen Katherine Hetta, shefe e policisë së Qarkut Finnmark.

  • Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

    Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

    Aeroporti Gardermoen në Oslo pezulloi përkohësisht mbërritjet pasi u raportua prania e disa dronëve në afërsi, njoftoi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, sipas RTS.

    Policia bëri të ditur se një pilot i kompanisë “Norwegian Air” sinjalizoi se kishte parë midis tre dhe pesë dronë gjatë afrimit në pistë. Për pasojë, disa fluturime hyrëse u devijuan ose u vonuan përkohësisht.

    Megjithatë, autoritetet norvegjeze theksuan se raportimet për dronët nuk janë konfirmuar ende dhe fluturimet kanë vijuar normalisht pas incidentit.

    Ky nuk është rasti i parë i tillë: vetëm dhjetë ditë më parë, i njëjti aeroport u mbyll për disa orë për shkak të një droni, duke detyruar devijimin e të gjitha fluturimeve në aeroportet përreth.

    Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në disa aeroporte të tjera evropiane kohët e fundit, përfshirë Kopenhagenin dhe Mynihun, duke rritur shqetësimet mbi sigurinë e udhëtimeve ajrore përballë përdorimit të paautorizuar të dronëve.

  • Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

    Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

    Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar një marrëveshje historike prej 10 miliardë paundësh (rreth 11.6 miliardë euro) për të ndërtuar të paktën pesë fregata të reja për marinën norvegjeze. Këto anije të Tipit 26 do të prodhohen nga kompania britanike BAE Systems dhe do të përbëjnë eksportin më të madh të anijeve luftarake në historinë e industrisë britanike të mbrojtjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
    Qeveria norvegjeze e ka përshkruar këtë si investimin më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes që ka bërë ndonjëherë. Ndërkohë, marrëveshja pritet të mbështesë rreth 4,000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të dekadës, përfshirë më shumë se 2,000 në kantieret detare në Glasgou, ku do të ndërtohen fregatat.
    Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe forcimin e sigurisë kombëtare, duke vlerësuar kontributin e punonjësve britanikë në ndërtimin e teknologjisë së avancuar ushtarake që do të mbrojë jo vetëm Britaninë, por edhe aleatët në NATO.
    Nga ana tjetër, Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, deklaroi se ky partneritet përforcon ndjeshëm bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e tij për sigurinë rajonale. Ai njoftoi vendimin për përzgjedhjen e Mbretërisë së Bashkuar gjatë një bisede telefonike me homologun britanik të shtunën në mbrëmje.
    Përveç fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, marrëveshja përfshin gjithashtu përfshirjen e më shumë se 400 kompanive britanike, përfshirë 103 biznese në Skoci, në ndërtimin e këtyre anijeve të sofistikuara luftarake.

  • Hamleti i vërtetë: Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze “Njeriu i Veriut”, që frymëzoi Uilliam Shekspirin

    Hamleti i vërtetë: Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze “Njeriu i Veriut”, që frymëzoi Uilliam Shekspirin

    Nga Jóhanna Katrín Friðriksdóttir

    Hakmarrja është një nga temat qendrore në traditën narrative norvegjeze. Synimi i saj ishte të rivendoste nderin e nëpërkëmbur të një personi apo të familjes së tij. Nëse një fyerje nuk ndiqej nga një reagim hakmarrës, kjo sjellje nënkuptonte përjashtimin e dikujt nga shoqëria e lashtë norvegjeze.

    Historia e princit viking Almet (Amlóði në norvegjishten e vjetër), është një nga rrëfimet e shumta që përqendrohen tek hakmarrja e pamëshirshme e një personazhi, pavarësisht nga rreziqet që përfshin ajo. Diçka e tillë është mjaft e njohur në kulturën norvegjeze, pasi për të ka aludime të shumta në burimet mesjetare.

    I vetmi version i plotë i ruajtur nga periudha mesjetare, është ai i treguar nga kleriku danez Sakso Gramatikus në veprën e tij monumentale “Veprat e danezëve” (Gesta Danorum), e cila u shkrua në latinisht në fillimin e shekullit XIII 13-të.

    Ky tekst përmbledh gjithçka që Sakso dinte për historinë e Danimarkën, dhe më gjerësisht për Skandinavinë, për sa kohë jetoi. Ajo që ai shkroi, ka të ngjarë të jetë bazuar tek realiteti. Por studiuesit bien dakord se pjesa e parë e veprës së tij, është një koleksion mitesh dhe legjendash, më shumë se sa diçka që kishte të bënte me historinë.

    Heronjtë e tregimeve që përmend Sakso në veprën e tij, përfshijnë luftëtarët e mirënjohur Ragnar Lotbrok (ose Lodbrok) dhe Latgerta (i njohur më shpesh si Lagerta për fansat e serialit televiziv Vikingët), si dhe perëndi norvegjeze dhe krijesa mitike.

    Sakso i kushton një hapësirë ​​të madhe rrëfimit mbi Amletin. Ashtu si edhe tek drama “Hamleti” e Uilliam Shekspirit, babai i princit të ri vritet nga xhaxhai i tij Fengi (Klaudi tek vepra e Shekspirit). Më pas, xhaxhai martohet me të venë e vëllait të tij, Mbretëreshën Geruta(Gertrud tek Hamleti), ndërsa Amlet shtiret si i çmendur dhe qëndron pranë vatrës, zhgërryhet në dyshemenë e pisët duke thënë fjali enigmatike që i futin të gjithë në mendime.

    Shumë shpejt mësojmë se sjellja e tij e çuditshme, është një hile për të krijuar tek Fengi dhe oborrtarët e tij idenë e rreme sikur ishte çmendur, ndërkohë që fshehurazi bën plane për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij.

    Pjesa tjetër e tregimit përshkruan luftën për pushtet mes xhaxhait dhe nipit. Fengi përpiqet ta heqë qafe Amletin në mënyra të ndryshme, por nipi i tij në çdo rast tregohet shumë i kujdesshëm. Dhe në fund krijohet mundësia që Amleti të hakmerret.

    Përpara se të vrasë xhaxhain e tij, ai kap edhe oborrtarët e Fengit dhe i djeg të gjithë brenda sallës, duke arritur kështu të marrë fronin. Përgjatë rrëfimit të Saksos, në pjesën më të madhe të veprës i bëhet një gjykim i madh moral Fengit – i cili vrau vëllain për shkak të ambicieve që kishte ndaj tij – si dhe ndaj atyre që e përkrahnin atë.

    Personazhi kryesor i veprës Amleti u mban një fjalim të gjatë danezëve, se pse e kishin lejuar veten të sundoheshin nga një mbret kaq inferior. Ai gjithashtu i hakërrehet nënës së tij për humbjen e dinjitetit dhe prestigjit, pasi ajo u martua me njeriun që i kishte vrarë bashkëshortin.

    Metoda e Amletit për t’`u shtirur si i çmendur në versionin që rrëfen Sakso është e pazakontë. Por tregimi ka detaje dhe tema të përbashkëta me tekstet e tjera norvegjeze. Vrasja e të afërmve, sallat e djegura, dhe i riu që qëndron i turpëruar pranë vatrës, gjenden të gjitha në sagat nordike.

    Edhe saga islandeze, Gisla, përfshin një skenë në të cilën heroi i historisë pretendon sikur është budalla për t’u shpëtuar armiqve që e ndjekin. Ajo që haset më së shumti në tregimet norvegjeze, është perceptimi se njerëzit gjithnjë kanë një plan të zjarrtë hakmarrjeje, të cilin e mbartin për periudha shumë të gjata, madje edhe vite, përpara se ta vënë atë në zbatim.

    Ai mund të jetë personi të cilit i është bërë një padrejtësi, por në pjesën më të madhe është figura rrëqethëse e nënës, ajo e cila nxit djalin apo një mashkull që qëndron pranë saj, për t’u hakmarrë në momentin e duhur.

    Në sagën Laksdela, është nëna ajo e cila u kujton bijve të saj detyrën e marrjes së hakut tëbabait të tyre sapo të jenë mjaftueshëm të rritur, pra shumë vite pas vrasjes së tij. Në veprën e tij, Sakso zgjedh që mos t`i kushtojë shumë rëndësi personazhit të nënës së Amletit, duke mos e sjellë herë pas here në vëmendjen e lexuesit dhe duke e përmendur rrallë.

    Autorët e teksteve mesjetare norvegjeze dhe filmi “The Northman” (Njeriu i Veriut), trajtojnë rolin që luanin gratë në nxitjen e ciklit të gjakderdhjes, dhe atë çka sillte detyrimi për të marrë hak me çdo kusht. Këto histori të vrasjeve të të afërmve, ku hakmarrja është një temë kaq qendrore, pasqyrojnë strukturën shoqërore norvegjeze gjatë epokës së vikingëve.

    Familja ishte njësia shoqërore bazë, dhe nuk kishte shtet apo polici që të vendoste paqen. Ndaj njerëzit ishin në mëshirë të njëri-tjetrit për të mbetur gjallë dhe për të pasur siguri. Që të parandalonin grindjet mes tyre, familjet krijuan lidhje të ndërsjella përmes aleancave dhe martesave të përziera.

    Megjithatë, këto lidhje nuk u ruajtën gjithmonë, sidomos kur hynë në lojë emocionet universale si lakmia dhe xhelozia. Filmi “The Northman”, me regji të Robert Egers dhe bashkë-skenar të Egers dhe shkrimtarit islandez Sjon, është një realizim spektakolar për dashamirësit e filmave dhe historisë.

    I xhiruar në shumë vende historike, dhe me një kostumografi dhe skenografi që i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme detajeve historike, ai tregon historinë e princit legjendar viking Amlet. Në film, Amleti (Aleksander Skarsgard) bëhet dëshmitar i vrasjes së babait të tij, mbretit viking Orvandil (Etan Houki), nga xhaxhai i tij Fjolnir (Klaes Bang).

    Ai arrin që të arratiset dhe rritet diku larg për t’u bërë vetë viking. Por e braktis këtë jetë për të marrë hak për të atin, dhe për të shpëtuar nënën e tij Mbretëreshën Gudrun (NikolKidman). Por Amleti zbulon se misioni i tij i hakmarrjes, nuk ishte edhe aq i lehtë sa mendonte.

    Filmi përshkruan pengesat që ai has në synimin e tij, të vendosura përkundër botëkuptimit të dallueshëm të vikingëve, mënyrave të jetesës dhe ritualeve të tyre të veçanta. Në vend të botës mitiko-legjendare të Sakso, filmi është vendosur në një kontekst të njohur të shekullit X-të.

    Pas vrasjes së babait të tij, Amleti bashkohet me një grup luftëtarësh vikingë dhe shkon në Rusi (Ukrainën dhe Rusinë e sotme). Fati i Gudrun dhe Fjolnir merr një kthesë dramatike menjëherë pas vrasjes së Orvandil, që më pas pasohet nga pushtimi i mbretit norvegjez Harald, kohë në të cilën atyre u duhet të largohen nga mbretëria e tyre, e cila ishte në një ishull në veri të Skocisë.

    Ata përfundojnë në Islandë, ku fillojnë të jetojnë si fermerë, ndërkohë që kërkoheshin nga Amleti. Personazhi Amlet i Sakso, ngjitet triumfalisht në fron pas vdekjes së xhaxhait të tij, dhe detyra e tij e parë ishte të qortonte bashkatdhetarët e tij për dobësinë e treguar për të rrëzuar Fengin.

    Por filmi “The Northman”, ofron një panoramë më komplekse mbi koston që ka hakmarrja, dhe Amleti në film mbërrin në një pikë ku kupton se hakmarrja do ta çojë drejt një rruge pa kthim. Zgjedhja e tij përfundimtare, do të tërheqë shikuesit e filmit, po aq sa ata që dikur dëgjonin tregimet mbi luftëtarët, mbretërit dhe mbretëreshat vikinge qindra vjet më parë.

    Shënim: Dr.Jóhanna Katrín Friðriksdóttir, historiane e Mesjetës, e specializuar mbi historinë, letërsinë dhe dorëshkrimet e Norvegjisë së Vjetër.

  • Mitologjia Skandinave flet shqip..

    Mitologjia Skandinave flet shqip..

    Mitologjia Skandinave flet shqip.

    1- Buri – Zoti i mitologjisë Norvegjeze perkthehet Shqip, Bur/ Burr/ Burri/ Buri per gjinin mashkullore.

    Buri përshkruhet si një mashkull i bukur, i gjatë dhe i fortë. Emri Búri, ashtu si emri i djalit të tij Burr, rrjedh nga proto-gjermanishtja *buriz “bir, i lindur”. Kështu që të dy emrat në thelb nënkuptojnë të njëjtën gjë. Në kërkime, megjithatë, emri i Burit përkthehet si “prodhues, babai” dhe, në përputhje me rrethanat, Burr si “prodhuar, bir – ndoshta për shkak të brezave të njëpasnjëshëm.

    2- Odini ose Adini është djali i Burrit dhe gjigantes Bestla.

    Babai i te gjithe perendive sipas mitologjise Norvegjeze, ai njihet si i mençur dhe i ditur.

    O din nga gegnishtja ai qe di, i dituri-zgjuari.

    3- Perendia Thor, djali i Odinit , perendi e bubullimes dhe rrufeve. Thor – Thon i referohet zerit-zhurmes se bubullimes qe e karkaterizon. Mund te lexoni shpjegimin e qarte qe ka bere Elton Xhepa per Thorin.

    4- Ullr -Ullin- Ull është një perëndi norvegjez i errët dhe enigmatik. Megjithatë, ka referenca ku e tregojnë se ai dikur ishte një hyjni me rëndësi. Ne keto strofa ai thirret Ullar- Hylli, fotoja me posht. Ilir-Ili-Ylli-Hylli eshte mbreti i pare i Ilireve.

    5- Ymir është një gjigant i lidhur ngushtë me mitin e krijimit dhe fillimin e botës në mitologjinë norvegjeze.

    Emri i tije flet qarte I miri ai qe krijoj boten dhe cdo gje.

    6- Ask dhe Embla ne mitologjine skandinave jane dy njerzit e pare te krijuare nga zotat, mashkull dhe femer.

    Embla fjale e paster shqip e embla.

    https://www.facebook.com/groups/1369887270058771/?multi_permalinks=1960188947695264&ref=share

  • Historia e luftës norvegjeze!

    Historia e luftës norvegjeze!

    Eivind Sæther ka shkruar historinë e luftës që autoritetet norvegjeze u përpoqën të fshehin!

    Lëvizja e rezistencës norvegjeze likuidoi mbi 80 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Në mesin e viktimave ishin; kryepolicë, pastrues, inxhinierë, fermerë dhe burokratë.

    Në dekadat që pasuan, autoritetet norvegjeze bënë gjithëçka që mundën për të parandaluar që këto histori të bëheshin publike.

    Gazetari E.Sæther shkruan për këtë në librin e tij të ri “Të likuiduarit”(De likviderte).

    Kjo histori nuk u bë pjesë e historisë sonë të luftës, ajo u mbajt qëllimisht e fshehur!

    Përpak sa nuk u shlye në arkivat e mbyllura, sepse u konsiderua tabu temë për të folur.Se forcat speciale norvegjeze dhe luftëtarët e rezistencës vranë norvegjezë të tjerë, i qëlluan në rrugë të hapur gjatë rrugës për në punë, në shtëpi në dhomat e ndenjes dhe dhomat e gjumit ose në tramvaj, nuk ishte diçka me të cilën duhet të merrej populli norvegjez, thotë autori Sæther në një deklaratë për shtyp nga botuesi Bonnier Norsk Publishers.

    Në vitet 1990, ish-ministri i mbrojtjes Jens Chr. Hauge dhe një ish-shefi i mbrojtjes thuhet se kanë diskutuar për mundësitë e shkatërrimit të këtyre arkivave të (likuidimeve norvegjeze), thuhet në njoftimin për shtyp.

    Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi, sepse ajo që është atje, tregon një pjesë pothuajse të pabesueshme të historisë sonë. Këto dosje janë përplotë fate dramatike, veprime ç’njerëzore dhe heroizëm. Ka histori dashurie, vëllezër që qëndrojnë kundër vëllezërve dhe të rinj norvegjezë që duhet të bëjnë këto likuidime pothuajse të pamundura. Pikërisht për shkak se kjo ishte shumë e vështirë, autori i librit mendon se është edhe më e rëndësishme për ne, norvegjezët që të flasim se pse doli ashtu siç doli!

    Ata që u vranë ishin të rinjë, të moshuar, burra e gra, ndërsa ata që vranë ishin kryesisht të rinj. Autori tregon historinë e disa prej këtyre burrave.

    Ajo që u detyruan të bënin njihej në rrethet e rezistencës si “puna më e vështirë për dorasit”

    Vrasja e dikujt që ju ngjan, që flet gjuhën tuaj dhe është me rroba civile dhe për më tepër, të pavetëdijshëm se çfarë do t’u ndodhë, la gjurmë në jetën e atyre që kryen likuidimet. Ajo që ata kishin përjetuar u fut në ëndrrat e atyre, dhe në marrëdhëniet e tyre me njerëzit më të afërt. Disa iu drejtuan alkoolit dhe drogës, disa i muarën jetën vetes, një pakicë mundën t’i riktheheshin jetës familjare…)

    Historinë e luftës nuk e kemi shkruar!

    Sæther ka hulumtuar burime norvegjeze dhe britanike, si dhe ka udhëtuar nëpër vend për të takuar fëmijë dhe të afërm, si ata që vranë ashtu edhe ata që u vranë.

    Është përpjekur të shkruaj një libër që nxjerr në pah dramën në këto histori, psikologjinë dhe përzgjedhjen që këta njerëz kanë bërë!

    Ka historianë që kanë bërë kërkime të shkëlqyera në këtë zonë, por ai mendon se këto janë histori që të gjithë në Norvegji duhet t’i dinë. Ne duhet t’u mësojmë nxënësve në shkollë për Henrik Hop, Andreas Aubert dhe Johan Edvard Tallaksen.

    Për shumicën, këta janë emra të panjohur, por në sytë e mi, ata janë heronj lufte me histori që tejkalojnë shumicën e filmave të Hollivudit. Ata meritojnë një vend në ndërgjegjen tonë kolektive, thotë Sæther dhe vazhdon:

    Por mbi të gjitha, shpresoj se ky libër mund të na bëjë të flasim për historinë e luftës që nuk e kemi shkruar. Diçka që na fshihej, na thotë se lufta nuk është kurrë bardh e zi. Pikërisht në zonat gri qëndrojnë historitë më magjepsëse dhe ndoshta më të rëndësishmet.

    Dt:04.11.2023

    H.Rafuna

  • Belinda Balluku: Me ekspertë shqiptarë dhe investitorë norvegjezë në favor të fermerëve të Myzeqesë

    Belinda Balluku: Me ekspertë shqiptarë dhe investitorë norvegjezë në favor të fermerëve të Myzeqesë

    “Liqeni i Thanës është burim jete për fushën e Myzeqes, por tashmë po hyn në vitin e 70-të të funksionimit. Ndërkohë që sipërfaqet e të mbjellave janë trefishuar vetëm vitet e fundit, ndërkohë që sot në kaskadën e Devollit operojnë dy nga HEC më të rëndësishme të gjerdanit tonë energjitik, gjendemi para sfidave që kërkojnë bashkëpunim, inovacion dhe mbi të gjitha zgjidhje të favorshme për të gjithë sektorët e interesuar për këtë vepër.
    Kjo ishte arsyeja që na bëri bashkë në një tryezë konstruktive, ekspertët e MIE, MZHBR, investitorët norvegjezë Statkraft, përfaqësues të pushtetit vendor, por edhe fermerë që kontribuojnë çdo ditë në rritjen e eksporteve bujqësore që dalin nga hambari i Shqipërisë, Myzeqeja.

    Na bëri bashkë për të ndërtuar një plan shpëtimi, na bëri bashkë për të dizenjuar një kalendar ndërhyrjesh e mbi të gjitha për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së vaditjes.

    Nëse kemi dëshirën për t’u bërë të gjithë bashkë, për të mirën e Shqipërisë, atëherë vështirësitë dhe sfidat janë plotësisht të kapërcyeshme”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre.

     
     

  • Hamleti i vërtetë/ Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze që frymëzoi Shekspirin

    Hamleti i vërtetë/ Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze që frymëzoi Shekspirin

    Nga Jóhanna Katrín Friðriksdóttir

    Hakmarrja është një nga temat qendrore në traditën narrative norvegjeze. Synimi i saj ishte të rivendoste nderin e nëpërkëmbur të një personi apo të familjes së tij. Nëse një fyerje nuk ndiqej nga një reagim hakmarrës, kjo sjellje nënkuptonte përjashtimin e dikujt nga shoqëria e lashtë norvegjeze.

    Historia e princit viking Almet (Amlóði në norvegjishten e vjetër), është një nga rrëfimet e shumta që përqendrohen tek hakmarrja e pamëshirshme e një personazhi, pavarësisht nga rreziqet që përfshin ajo. Diçka e tillë është mjaft e njohur në kulturën norvegjeze, pasi për të ka aludime të shumta në burimet mesjetare.

    I vetmi version i plotë i ruajtur nga periudha mesjetare, është ai i treguar nga kleriku danez Sakso Gramatikus në veprën e tij monumentale “Veprat e danezëve” (Gesta Danorum), e cila u shkrua në latinisht në fillimin e shekullit 13-të.

    Ky tekst përmbledh gjithçka që Sakso dinte për historinë e Danimarkën, dhe më gjerësisht për Skandinavinë, për sa kohë jetoi. Ajo që ai shkroi, ka të ngjarë të jetë bazuar tek realiteti. Por studiuesit bien dakord se pjesa e parë e veprës së tij, është një koleksion mitesh dhe legjendash, më shumë se sa diçka që kishte të bënte me historinë.

    Heronjtë e tregimeve që përmend Sakso në veprën e tij, përfshijnë luftëtarët e mirënjohur Ragnar Lotbrok (ose Lodbrok) dhe Latgerta (i njohur më shpesh si Lagerta për fansat e serialit televiziv Vikingët), si dhe perëndi norvegjeze dhe krijesa mitike.

    Sakso i kushton një hapësirë ​​të madhe rrëfimit mbi Amletin. Ashtu si edhe tek drama “Hamleti” e Uilliam Shekspirit, babai i princit të ri vritet nga xhaxhai i tij Fengi (Klaudi tek vepra e Shekspirit). Më pas, xhaxhai martohet me të venë e vëllait të tij, Mbretëreshën Geruta (Gertrud tek Hamleti), ndërsa Amlet shtiret si i çmendur dhe qëndron pranë vatrës, zhgërryhet në dyshemenë e pisët duke thënë fjali enigmatike që i futin të gjithë në mendime.

    Shumë shpejt mësojmë se sjellja e tij e çuditshme, është një hile për të krijuar tek Fengi dhe oborrtarët e tij idenë e rreme sikur ishte çmendur, ndërkohë që fshehurazi bën plane për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij.

    Pjesa tjetër e tregimit përshkruan luftën për pushtet mes xhaxhait dhe nipit. Fengi përpiqet ta heqë qafe Amletin në mënyra të ndryshme, por nipi i tij në çdo rast tregohet shumë i kujdesshëm. Dhe në fund krijohet mundësia që Amleti të hakmerret.

    Përpara se të vrasë xhaxhain e tij, ai kap edhe oborrtarët e Fengit dhe i djeg të gjithë brenda sallës, duke arritur kështu të marrë fronin. Përgjatë rrëfimit të Saksos, në pjesën më të madhe të veprës i bëhet një gjykim i madh moral Fengit – i cili vrau vëllain për shkak të ambicieve që kishte ndaj tij – si dhe ndaj atyre që e përkrahnin atë.

    Personazhi kryesor i veprës Amleti u mban një fjalim të gjatë danezëve, se pse e kishin lejuar veten të sundoheshin nga një mbret kaq inferior. Ai gjithashtu i hakërrehet nënës së tij për humbjen e dinjitetit dhe prestigjit, pasi ajo u martua me njeriun që i kishte vrarë bashkëshortin.

    Metoda e Amletit për t’u shtirur si i çmendur në versionin që rrëfen Sakso është e pazakontë. Por tregimi ka detaje dhe tema të përbashkëta me tekstet e tjera norvegjeze. Vrasja e të afërmve, sallat e djegura, dhe i riu që qëndron i turpëruar pranë vatrës, gjenden të gjitha në sagat nordike.

    Edhe saga islandeze, Gisla, përfshin një skenë në të cilën heroi i historisë pretendon sikur është budalla për t’u shpëtuar armiqve që e ndjekin. Ajo që haset më së shumti në tregimet norvegjeze, është perceptimi se njerëzit gjithnjë kanë një plan të zjarrtë hakmarrjeje, të cilin e mbartin për periudha shumë të gjata, madje edhe vite, përpara se ta vënë atë në zbatim.

    Ai mund të jetë personi të cilit i është bërë një padrejtësi, por në pjesën më të madhe është figura rrëqethëse e nënës, ajo e cila nxit djalin apo një mashkull që qëndron pranë saj, për t’u hakmarrë në momentin e duhur.

    Në sagën Laksdela, është nëna ajo e cila u kujton bijve të saj detyrën e marrjes së hakut të babait të tyre sapo të jenë mjaftueshëm të rritur, pra shumë vite pas vrasjes së tij. Në veprën e tij, Sakso zgjedh që mos t`i kushtojë shumë rëndësi personazhit të nënës së Amletit, duke mos e sjellë herë pas here në vëmendjen e lexuesit dhe duke e përmendur rrallë.

    Autorët e teksteve mesjetare norvegjeze dhe filmi “The Northman” (Njeriu i Veriut), trajtojnë rolin që luanin gratë në nxitjen e ciklit të gjakderdhjes, dhe atë çka sillte detyrimi për të marrë hak me çdo kusht. Këto histori të vrasjeve të të afërmve, ku hakmarrja është një temë kaq qendrore, pasqyrojnë strukturën shoqërore norvegjeze gjatë epokës së vikingëve.

    Familja ishte njësia shoqërore bazë, dhe nuk kishte shtet apo polici që të vendoste paqen. Ndaj njerëzit ishin në mëshirë të njëri-tjetrit për të mbetur gjallë dhe për të pasur siguri. Që të parandalonin grindjet mes tyre, familjet krijuan lidhje të ndërsjella përmes aleancave dhe martesave të përziera.

    Megjithatë, këto lidhje nuk u ruajtën gjithmonë, sidomos kur hynë në lojë emocionet universale si lakmia dhe xhelozia. Filmi “The Northman”, me regji të Robert Egers dhe bashkë-skenar të Egers dhe shkrimtarit islandez Sjon, është një realizim spektakolar për dashamirësit e filmave dhe historisë.

    I xhiruar në shumë vende historike, dhe me një kostumografi dhe skenografi që i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme detajeve historike, ai tregon historinë e princit legjendar viking Amlet. Në film, Amleti (Aleksander Skarsgard) bëhet dëshmitar i vrasjes së babait të tij, mbretit viking Orvandil (Etan Houki), nga xhaxhai i tij Fjolnir (Klaes Bang).

    Ai arrin që të arratiset dhe rritet diku larg për t’u bërë vetë viking. Por e braktis këtë jetë për të marrë hak për të atin, dhe për të shpëtuar nënën e tij Mbretëreshën Gudrun (NikolKidman). Por Amleti zbulon se misioni i tij i hakmarrjes, nuk ishte edhe aq i lehtë sa  mendonte.

    Filmi përshkruan pengesat që ai has në synimin e tij, të vendosura përkundër botëkuptimit të dallueshëm të vikingëve, mënyrave të jetesës dhe ritualeve të tyre të veçanta. Në vend të botës mitiko-legjendare të Sakso, filmi është vendosur në një kontekst të njohur të shekullit X-të.

    Pas vrasjes së babait të tij, Amleti bashkohet me një grup luftëtarësh vikingë dhe shkon në Rusi (Ukrainën dhe Rusinë e sotme). Fati i Gudrun dhe Fjolnir merr një kthesë dramatike menjëherë pas vrasjes së Orvandil, që më pas pasohet nga pushtimi i mbretit norvegjez Harald, kohë në të cilën atyre u duhet të largohen nga mbretëria e tyre, e cila ishte në një ishull në veri të Skocisë.

    Ata përfundojnë në Islandë, ku fillojnë të jetojnë si fermerë, ndërkohë që kërkoheshin nga Amleti. Personazhi Amlet i Sakso, ngjitet triumfalisht në fron pas vdekjes së xhaxhait të tij, dhe detyra e tij e parë ishte të qortonte bashkatdhetarët e tij për dobësinë e treguar për të rrëzuar Fengin.

    Por filmi “The Northman”, ofron një panoramë më komplekse mbi koston që ka hakmarrja, dhe Amleti në film mbërrin në një pikë ku kupton se hakmarrja do ta çojë drejt një rruge pa kthim. Zgjedhja e tij përfundimtare, do të tërheqë shikuesit e filmit, po aq sa ata që dikur dëgjonin tregimet mbi luftëtarët, mbretërit dhe mbretëreshat vikinge qindra vjet më parë.

    Shënim: Dr.Jóhanna Katrín Friðriksdóttir, historiane e Mesjetës, e specializuar mbi historinë, letërsinë dhe dorëshkrimet e Norvegjisë së Vjetër. / “History Extra”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MONOLOGU I HAMLETIT, PËRKTHYER NGA NOLI