Tag: norma

  • Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane si përgjigje për tarifat

    Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane si përgjigje për tarifat

    Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para.

    Si një pasojë direkte, Banka Qendrore Europiane uli normat bazë të interesit në nivelin e 2.25%  për t’u përballur kështu edhe me tarifat e reja tregtare.
    Por një politikë e tillë e ndërmarrë përkthehet në mnyrë indirekte edhe në vendin tonë.  Eksperti i ekonomisë Klodian Muço analizon për Top Channel se cilat janë pasojat e para.
    “Ulja e normës bazë të interesit nga BQE shoqërohet me zhvlerësim të euros me monedhën tonë vendase. Na prek në mënyrë indirekte, shkëmbimet tregtare dhe kreditimi. Një mosndërhyrje nga banka jonë do na forcojë akoma më tepër monedhën dhe produktet tona në tregjet ndërkombëtare të kushtojnë më shumë”, tha Klodian Muço-ekspert ekonomie.
    Një ndryshim në politikën monetare të Eurozonës për të 7-tën herë Brenda vitit, mund të shoqërohet edhe në vendin tonë, teksa ekspertët parashikojnë një rënie të normës bazë të interesit, ç’ka do të sillte një sërë efektesh në ekonomi.
    “Ulja e normës bazë të interesit zhvlerëson paranë tonë, rrit çmimet, të rrit kreditimin se bëhet më pak i kushtueshëm. Koha ka treguar se herë kemi ndërhyrje nga BQE shoqërohet me një ndërhyrje pas 15 ditësh edhe nga BQE për të ulur normat e interesit. Shumë shpejtë pritshmëritë janë që të ndodhi kjo gjë”, u shpreh më tej Muço.
    Norma bazë e interesit në Shqipëri është në nivelin e 2.75% dhe për herë të fundit u ndryshua në nëntor 2024.

    Top Channel

  • 2023, norma e fitimit në ekonomi 11,3%, ja aktivitetet më të suksesshme

    2023, norma e fitimit në ekonomi 11,3%, ja aktivitetet më të suksesshme

    Normat e fitimit tek bizneset po ndjekin trendin e zhvendosjes së ekonomisë nga prodhimi tek ndërtimi dhe turizmi. Zhvillimet teknologjike gjithashtu po shndërrohen në parajsë fitimesh për aktivitetet e kësaj fushe.Norma e përgjithshme e fitimeve në ekonomi rezultoi 11.3% më 2023 nga 9.1 për qind që ishte në vitin 2022, sipas informacioni zyrtar ekonomik mbi ndërmarrjet nga INSTAT.Në vitin 2023 bizneset në aktivitetet e shërbimeve profesionale, shërbimeve të informacionit dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin norma  fitimi mbi 28-30 për qind (shiko tabelën e mëposhtme).Në anën tjetër bizneset e telekomunikacionit, prodhimit të këpucëve, veshjeve dhe tregtisë me shumicë kishin norma më të ulëta të fitimit. 2.5-6%.Pas pandemisë dhe me plakjen e shpejtë të popullsisë ka një trend të rritje të aktiviteteve të shërbimeve të shëndetit dhe gjithashtu edhe fitimeve të tyre. Në vitin 2023 bizneset në fushën e shëndetësie dhe punës sociale kishin normë fitimi 23 për qind.Me fitime më të larta se mesatarja ishin edhe aktivitetet  në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Bizneset e kësaj fushe patën fitime sa 23.2 për qind e të ardhurave me 2023. Kompanitë që prodhojnë energji nga hidrocentralet kanë norma të larta fitimi. Pasi përfundojnë investimet ata kanë kosto të ulëta operacionale kundrejt çmimeve gjithnjë e në rritje për energjinë nga burimet e rinovueshme.Aktivitet e postës dhe magazinimit hyjnë në rendin e aktiviteteve me norma të larta fitimi. Blerjet dhe tregtia online po gjeneron aktivitet për kompanitë postare, të cilat realizuan fitime sa 21.4 për qind te të ardhurave.Hoteleria renditet në top listën e aktiviteteve me fitim të lartë më 2023. Bizneset në këtë sektor kishin fitime sa 21 % e të ardhurave, si rrjedhojë e rritjes së vizitoreve dhe net- qëndrimeve.Gjithashtu fitime mbi mesataren e përgjithshme kishin edhe aktivitetet e publikime dhe prodhimit të programeve 18%, restoranteve 17%, bizneset në prodhimin e mineraleve 17%, transporti dhe arsimi me 13.8 për qind secila.Bizneset në sektorin e ndërtimit i kishin fitime 12.3% te të ardhurave, pak më shumë se mesatarja e përgjithshme.Në krahun tjetër industria përgjithësisht, prodhimi i veshjeve, këpucëve, mobilieve, tregtia, agjencitë e udhëtimit kishin fitime me ulëta se mesatarja kombëtare.Në disa aktivitete të prodhimit për eksport normat e fitimit ishin nën presionin e humbjeve që erdhën nga rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.