Tag: nominime

  • Çmimet MTV, Lady Gaga kryeson me 12 nominime, ndiqet nga Bruno Mars dhe Kendrick Lamar

    Çmimet MTV, Lady Gaga kryeson me 12 nominime, ndiqet nga Bruno Mars dhe Kendrick Lamar

    Me 7 shtator pritet të mbahet spektakli i muzikës, MTV, Video Music Awards dhe tashmë nominimet janë shpallur.

    Lady Gaga, kryeson me 12 nominime, dhe fal albumit të saj të fundit, “Mayhem”, dhe duetit me Bruno Mars ‘’Die with a smile’’ ajo është në  garë  për bashkëpunimin me të mirë, muzikën pop, regjine, drejtimin artistik, kinematografinë, montazhin, koreografinë dhe efektet vizuale. 

    Bruno Mars, në garën e 7 shtatorit të MTV, vjen me 11 nominime, ndërsa Kendrik Lamar me  10.   Beyoncé dhe Taylor Swift garojnë vetëm në kategorinë e artistit të vitit, dhe fituesi i kësaj kategorie do të njihet si ylli i muzikës Pop me e vlerësuara në histori.

    Ne spektaklin e MTV në muajin shtator janë edhe dy kategori të reja, artisti më i mire kauntri dhe artisti më i mirë i Pop.

  • EMMY Awards 2025: Rikthehen emrat e mëdhenj dhe surprizat e vitit!

    EMMY Awards 2025: Rikthehen emrat e mëdhenj dhe surprizat e vitit!

    Janë shpallur zyrtarisht nominimet për edicionin e 77-të të Primetime Emmy Awards, që do të mbahet më 14 shtator 2025. Seriali triller “Severance” i Apple TV+ kryeson listën me 27 nominime, duke u pozicionuar si një nga favoritët kryesorë të këtij viti.
    Menjëherë pas tij vjen “The Penguin” nga HBO Max me 24 nominime, ndërsa serialet e njohura “The White Lotus” dhe “The Studio” marrin nga 23 nominime secili. “The Studio” hyn kështu në garë si një nga komeditë më të vlerësuara të vitit, përkrah fituesit të vitit të kaluar, “The Bear”.
    Një moment historik në këtë edicion është nominimi i parë ndonjëherë për Harrison Ford, në moshën 83-vjeçare, për rolin e tij dytësor në komedinë “Shrinking”.
    Nominimet u shpallën nga aktorët Harvey Guillén (“What We Do in the Shadows”) dhe Brenda Song (“Running Point”), ndërsa dy kategori të veçanta, reality competition dhe talk show, u zbuluan gjatë programit “CBS Mornings”.
    Kategoria për serialin më të mirë dramatik përfshin emra të mëdhenj si “The Last of Us”, “The White Lotus”, “The Diplomat” dhe “Slow Horses”.
    Në komedi, priten përballje të forta mes “Hacks”, “The Bear”, “Shrinking” dhe “Only Murders in the Building”.
    Te miniseritë dhe filmat televizivë, spikatin “The Penguin”, “Black Mirror” dhe rikthimi i papritur i Bridget Jones në ekranin e vogël me filmin “Mad About the Boy”.
    Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS, me komedianin Nate Bargatze në rolin e prezantuesit, i cili gjithashtu është vetë i nominuar për specialin e tij “Your Friend, Nate Bargatze”.
    Disa nga nominimet kryesore për Emmy 2025:
    Serial dramatik:“Andor”, “The Diplomat”, “The Last of Us”, “Paradise”, “The Pitt”, “Severance”, “Slow Horses”, “The White Lotus”
    Serial komedi:“Abbott Elementary”, “The Bear”, “Hacks”, “Nobody Wants This”, “Only Murders in the Building”, “Shrinking”, “The Studio”, “What We Do in the Shadows”
    Miniseri apo serial antologjik:“Adolescence”, “Black Mirror”, “Dying for Sex”, “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”, “The Penguin”
    Reality show më i mirë:“The Amazing Race”, “RuPaul’s Drag Race”, “Survivor”, “Top Chef”, “The Traitors”
    Talk Show më i mirë:“The Daily Show”, “Jimmy Kimmel Live!”, “The Late Show with Stephen Colbert”
    Lista e plotë përfshin qindra emra, ndërsa fituesit do të shpallen më 14 shtator. Tashmë, betejat e mëdha kanë nisur dhe publiku pret me padurim të shohë kush do të ngrejë trofetë më të rëndësishëm të televizionit amerikan.

  • Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që rrezikojnë të dalin nga shtëpia e BBV!

    Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që rrezikojnë të dalin nga shtëpia e BBV!

    Ndryshe nga netët e tjera, nominimet u bënë të hapura në shtëpi.

    Banorët thanë emrat duke parë njëri-tjetrin në sy. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta. Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Kush do të eliminohet mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura/ Ku mund të ndiqni spektaklin e sotëm

    Kush do të eliminohet mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura/ Ku mund të ndiqni spektaklin e sotëm

    Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?

    Të dy banorët kanë “ndezur” shtëpinë me debatet e tyre, teksa vetëm njëri do të vazhdojë rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.

    Një surprizë emocionuese dhe për herë të parë nominime të hapura.

    Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur disa surpriza emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Kush eliminohet sonte mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura

    Kush eliminohet sonte mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 20:44
    Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë? Të dy banorët kanë “ndezur” shtëpinë me debatet e tyre, teksa vetëm njëri do të vazhdojë rrugëtimin për të fituar çmimin e madh. Një surprizë emocionuese dhe për herë të parë nominime të hapura.