Europa po udhëheq renditjen globale për punonjësit në distancë, teksa mënyra e jetesës së “nomadëve dixhitalë” po bëhet gjithnjë e më popullore.Pas pandemisë, miliona njerëz kanë braktisur zyrat tradicionale për karriera virtuale që u japin më shumë liri dhe fleksibilitet.Qeveritë po ndjekin trendin me programe të posaçme vizash dhe qëndrimi për tërheqjen e profesionistëve.Sipas raportit të Global Citizen Solutions, që analizoi 64 vende në bazë të kohëzgjatjes së vizës, kërkesave për të ardhura dhe mundësive për qëndrim të përhershëm, shtatë nga dhjetë vendet më të mira ndodhen në Europë.Vendet europiane, thuhet në raport, “ofrojnë siguri, institucione të qëndrueshme dhe rrugë drejt shtetësisë”, duke i bërë tërheqëse për profesionistët globalë.10 vendet më të mira për nomadët dixhitalë në 2025:SpanjaHolandaUruguaiKanadajaÇekiaPortugaliaFrancaEmiratet e Bashkuara ArabeGjermaniaMaltaSpanja renditet e para falë vizës së saj për nomadët dixhitalë, që u lejon të huajve të punojnë për kompani jashtë vendit, por edhe deri në 20% për kompani spanjolle.Ajo ofron shpejtësi të lartë interneti, cilësi të mirë jetese dhe rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë, vetëm dy vjet për qytetarët e disa vendeve.Spanja është gjithashtu më e përballueshme se shumë vende të Europës Veriore, sidomos në qytetet dytësore. Për aplikim kërkohet diplomë universitare ose tre vite përvojë pune, të ardhura mbi 200% të pagës minimale, sigurim shëndetësor dhe dëshmi penaliteti të pastër.Holanda vjen e dyta falë lejes së vetëpunësimit që jep akses në qëndrim të përhershëm. Edhe pse ka tatim global, vendi kompenson me cilësi shumë të lartë jetese dhe infrastrukturë moderne.Çekia renditet e pesta, duke u dalluar si qendër e fortë për profesionistët në distancë në Europën Qendrore, me standarde të larta jetese dhe kosto të moderuar.Ajo është ndër të paktat që ofron rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë përmes vizës për nomadët dixhitalë.Portugalia është e gjashta me programin D8 për “punonjësit në distancë”, që ofron vizë afatshkurtër ose leje qëndrimi, me kosto të ulët jetese dhe përfitime tatimore për profesionistët e huaj.Franca, ndonëse me kosto të lartë jetese dhe pa rrugë të drejtpërdrejtë për shtetësi, vlerësohet për cilësinë e jetës, shpejtësinë e internetit dhe transportin efikas.Gjermania zë vendin e nëntë me “Freelance Visa” e prezantuar në vitin 2021, që lejon qëndrim deri në tre vjet dhe mundësi për qëndrim të përhershëm pas pesë vitesh. Vendi ofron stabilitet dhe infrastrukturë të fortë për profesionistët globalë.Malta, ndonëse e vogël, përfshihet në dhjetëshen më të mirë falë internetit të besueshëm, kujdesit shëndetësor cilësor dhe stabilitetit social.Anglishtja si gjuhë zyrtare e bën atë veçanërisht tërheqëse për profesionistët ndërkombëtarë.Europa po shndërrohet kështu në epiqendër të punës dixhitale, duke ofruar një kombinim unik të sigurisë, infrastrukturës dhe mundësive afatgjata për një mënyrë jetese fleksibël dhe globale. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: nomadët
-

Tirana, një nga dhjetë vendet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë
Komuniteti global i nomadëve dixhitalë ka kaluar shifrën e 40 milionë personave në vitin 2025, sipas DemandSage, një rritje prej 149% që nga viti 2019.“Stili i jetesës si nomad dixhital është krijimi i një jete që ndërthur fleksibilitetin profesional me eksplorimin personal,” shpjegon Keith Spencer nga FlexJobs. Qytetet më tërheqëse për këtë mënyrë jetese ofrojnë lidhje të mirë interneti, kosto të ulëta jetese, kulturë të pasur dhe komunite për punonjësit në distancë.Ai shton se për të bërë një zgjedhje tëmirë, duhen marrë parasysh edhe elementë si përputhshmëria e orës me klientët, infrastruktura, gjuha dhe aspektet tatimore. Sipas tij, jeta si nomad kërkon planifikim, stabilitet financiar dhe përshtatje, por liria që ofron tejkalon këto sfida.Media amerikane Travel + Leisure ka përpiluar një listë me 10 destinacionet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë, bazuar në përvojat e punonjësve në distancë dhe emigrantëve, dhe Tirana zë një vend të veçantë mes tyre.Tirana, ShqipëriKryeqyteti shqiptar po ngjitet shpejt në hartën e destinacioneve më tërheqëse për punonjësit remote. Në krahasim me qytetet e mbipopulluara të Europës, Tirana ofron një kombinim unik të përballueshmërisë ekonomike, autenticitetit dhe energjisë urbane në zhvillim. Është një vend që po tërheq gjithnjë e më shumë profesionistë ndërkombëtarë, jo vetëm për çmimet e ulëta, por edhe për mikpritjen dhe stilin e jetesës që ofron.Ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht të favorshme është politika e saj e hapur ndaj shtetasve amerikanë: ata mund të qëndrojnë deri në një vit pa vizë, pa nevojë për aplikime apo dokumentacion shtesë. Pas kësaj periudhe, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi, një proces që është relativisht i thjeshtë dhe mund të kryhet online.Për nomadët që kërkojnë të vendosen për disa muaj apo më shumë, Tirana ofron gjithçka që u nevojitet: ambiente bashkëkohore për punë, kafene të shumta me internet të mirë dhe mundësi të shumta për të eksploruar brenda dhe përreth qytetit.Ndërsa qytete të tjera europiane po përballen me rritje çmimesh dhe mungesë hapësirash të lira për banim, Tirana ofron një alternativë më të qetë dhe më të përballueshme për të njëjtën mënyrë jetese fleksibël. Kombinuar me një skenë kulturore në zhvillim, komunitet ndërkombëtar në rritje dhe infrastrukturë në përmirësim, ajo është kthyer në një pikë të nxehtë për nomadët dixhitalë që kërkojnë të punojnë në distancë pa sakrifikuar cilësinë e jetës.Nëntë vendet e tjera që u renditën në listëMadeira, PortugaliMe klimë të butë dhe një “fshat për nomadët dixhitalë” në Ponta do Sol, është një destinacion i strukturuar për punonjësit remote që duan komunitet dhe natyrë.Kotor, Mali i ZiNjë qytet mesjetar me ritëm të qetë jete dhe pamje mahnitëse. Mali i Zi ofron leje njëvjeçare qëndrimi për të huajt.Pistoia, ItaliPerlë e fshehur në Toskanë me lidhje të mira hekurudhore dhe atmosferë relaksuese. Italia ka vënë në zbatim një vizë të posaçme për nomadët dixhitalë.Pragë, ÇekiQytet me histori, jetë nate dhe çmime të arsyeshme. Nomadët dixhitalë mund të aplikojnë për licencë tregtare si profesionistë të lirë.Bratislavë, SllovakiQytet i vogël dhe i qetë, i pështatshëm për ata që kërkojnë fokus në punë pa shumë shpërqendrime.Ljubljanë, SlloveniE pastër, e sigurt dhe me shumë ambjente në natyrë për fundjava relaksuese, Ljubjana ofron leje qëndrimi për të vetëpunësuar.Dubrovnik, KroaciI njohur për muret e lashta dhe pamjet nga Adriatiku. Kroacia ka vizë për nomadët dixhitalë që lejon qëndrime deri në 18 muaj.Athinë, GreqiKombinon historinë me gjallërinë urbane. Qyteti ofron vizë për nomadët dixhitalë me të ardhura të mjaftueshme mujore.Tallin, EstoniNjë nga pionierët në vizat për nomadët dixhitalë. Ofron infrastrukturë teknologjike të përparuar dhe kushte të mira për punë në distancë./ Travel + LeisureKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
