Vëllimi i dytë i trilogjisë “Fan Noli, Rebeli” nga studiuesi Ilir Ikonomi, i cili sjell fakte të papublikuara më parë, u prezantua në Nju Jork nën kujdesin e Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra.Vatra u zgjodh si vendi i këtij aktiviteti për shkak të lidhjes së ngushtë të Fan Nolit me këtë organizatë, të cilën ai e bashkëthemeloi 113 vjet më parë, me patriotë si Faik Konica, Kristo Floqi, Llambi Çikozi, Elia Tromara, Kristo Kirka, Naum Cere, Koço Kota dhe Paskal Aleksi.Në prezantim morën pjesë një grup vatranësh, përfshirë sekretarin e Vatrës, Dr. Pashko Camaj, editorin e gazetës “Dielli”, Sokol Paja, editoren e versionit në anglisht, Rafaela Prifti, anëtarin e Vatrës, Ilir Cubi, si dhe disa aktivistë dhe kolegë të tjerë të komunitetit.Ngjarja u hap me një fjalë përshëndetëse nga mikëpritësi, Sokol Paja, editor i “Diellit”. Më pas, gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj, foli për trilogjinë dhe punën e palodhur të autorit Ilir Ikonomi.Prezantimi u drejtua nga Sokol Paja në formën e një bashkëbisedimi. Ky eveniment mbahet dy javë para promovimit të librit nga dega e Vatrës në Boston.Gjatë bashkëbisedimit, pyetje dhe komente u bënë nga Dr. Pashko Camaj, Asllan Bushati, Rafaela Prifti, Age Ivezaj, Nuredin Seci, Ramadan Gashi, Gjek Gjonlekaj, Klara Buda, Valdete Cenalia, Jurgen Vladi dhe të tjerë.Aktori, interpretuesi, instrumentisti dhe recituesi Shaban Lajçi, me shumë pasion, interpretoi poezinë e Nolit “Anës Lumenjve”.Ilir Ikonomi diskutoi për aspekte të reja të jetës së Fan Nolit, veçanërisht për periudhën intensive 1920–1924, kur Noli u shndërrua nga një figurë fetare dhe patriotike në një reformator politik. Ai përmendi disa prirje të Nolit drejt bolshevizmit, përfshirë një dokument të vitit 1923, i cili tregon interesin e Nolit për sistemin bolshevik gjatë vizitave në ambasadat sovjetike në Vjenë dhe Berlin.Ikonomi zbuloi gjithashtu përpjekjet e Nolit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, një nismë e penguar nga ndërhyrjet e ministrave anglezë dhe italianë.Gjatë bashkëbisedimit, autori foli edhe për planet e tij për vëllimin e tretë të trilogjisë, i cili do të trajtojë periudhën nga 1925 deri në vdekjen e Nolit në 1965, duke përmendur sfidën e përfshirjes së një materiali të gjerë në një libër të vetëm.Aktiviteti në Vatër u përqendrua te lidhja e Nolit me çështjen kombëtare dhe përpjekjet e tij për të ndikuar në politikën shqiptare, duke ofruar një perspektivë të re mbi rolin e tij si “rebel”.
Tag: nolit
-

Çmimi “At Zef Pllumbi”, fitues shpallet libri “Fan Noli, rebeli” i studiuesit Ilir Ikonomi
Libri “Fan Noli, Rebeli” i autorit dhe studiuesit Ilir Ikonomi është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” në memorialistikë, në edicionin e vitit 2025, organizuar nga Bashkia e Lezhës.
Mes 25 botimesh të reja në konkurrim, mes të cilëve ishin edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare, juria përzgjodhi veprën e Ikonomit si më të spikaturën, për qasjen e thellë historike dhe hulumtimin e detajuar mbi figurën komplekse të Fan Nolit.
I emocionuar nga ky vlerësim, Ikonomi tha se çmimi “At Zef Pllumi” është një nder i veçantë për të, pasi mban emrin e një prej figurave më të mëdha të kujtesës dhe moralit kombëtar.
Vepra fituese sjell një portret të plotë të Nolit në vitet 1920–1924, një periudhë kur ai nga figurë apostolike u kthye në një rebel të politikës shqiptare. Me një hulumtim të thelluar në arkiva kombëtare dhe ndërkombëtare, libri dokumenton përpjekjen idealiste, sfidat dhe pasionin e Nolit për të ndryshuar rrjedhën e historisë së Shqipërisë.
Duke u mbështetur në dokumente të panjohura më parë, letërkëmbime dhe burime origjinale, Ikonomi sjell një vështrim të ri mbi Nolin diplomat, deputet, kryeministër dhe ideator të reformave që nuk u realizuan kurrë plotësisht, por që lanë gjurmë në historinë politike të vendit.Top Channel
-

Spiropali uron Kryepeshkopin e ri Joan: Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Shërbesën e Fronëzimit të Fortlumturisë Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ceremonia e fronëzimit u organizua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Spiropali.
