Tag: nokia

  • Ishte telefoni celular më i popullarizuar në botë, a e dini se çfarë do të thotë emri i tij?

    Ishte telefoni celular më i popullarizuar në botë, a e dini se çfarë do të thotë emri i tij?

    Ka ekzistuar për më shumë se 160 vjet, por shumë përdorues ende nuk e dinë origjinën dhe kuptimin e emrit të gjigantit të njohur të teknologjisë Nokia.

    Kompania u themelua në vitin 1865 nga minatori finlandez Fredrik Idestam si një fabrikë e vogël letre. Me kalimin e kohës, Nokia zgjeroi aktivitetin e saj në produkte të ndryshme, ndërsa në fund të shekullit të 20-të u orientua drejt kompjuterëve dhe telefonave celularë. Modeli legjendar Nokia 3310, i hedhur në treg në vitin 2000, u bë simbol kulti për një brez të tërë.

    Por, si e mori emrin kompania? Sipas historisë zyrtare, pas suksesit të parë në pragjet e Tamerkoskit, Idestam hapi një fabrikë të dytë të pulpës pranë lumit Nokianvirta, i cili i dha edhe emrin kompanisë. Logoja e parë u frymëzua nga një peshk, simbol i lidhjes me lumin, por fjala “nokia” mbart një kuptim më të thellë. Në gjuhën finlandeze, ajo përkufizohet si “kafshë e errët me qime”, në fakt vizon.

    Më vonë, kompania filloi të përdorte zyrtarisht emrin Nokia pas zhvendosjes në qytetin me të njëjtin emër, në zonën Pirkanmaa, të themeluar gjithashtu në vitin 1865. Sot, ky qytet i vogël numëron rreth 30 mijë banorë.

    Në rrjet, përdoruesit kanë reaguar me humor ndaj këtij detaji historik, duke theksuar se “kompanitë finlandeze shpesh marrin emrin nga vendi i themelimit”, ndërsa dikush ka bërë shaka: “A ka ndonjë monument për legjendarin 3310 në atë qytet?”

  • Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD Nokia 6310

    Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD Nokia 6310

    Eksperti i IT-së, Gent Progni, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se në qendrat e votimit më 11 maj kishte probleme të shumta.
    Ai u shpreh se në Partinë Demokratike mungon departamenti i teknologjisë, ndërsa bëri një krahasim simbolik, “PS është si iPhone 16 Pro, ndërsa PD si Nokia 6310.”
    Progni: Opozita ka gabime të pafundme. Por, Edi Rama ka manipuluar, ka vjedhur. Shkon opozita dhe pranon votën e diasporës. Në asnjë vend vota e diasporës nuk ka shkuar për opozitën. Ata votuan gabim, strategjikisht.

    Unë iu vetëofrova Partisë Demokratike për të ndihmuar në krijimin e një departamenti teknologjie. Dëshira ishte për t’i dhënë diçka plus asaj partie, që nuk e kishte. Kam bërë takime me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, të cilët më kanë thënë se kanë nevojë. Nevoja ishte, që të bëj një krahasim, si të kesh një iPhone 16 Pro përballë një Nokia 6310. Kështu është PS me PD-në. PS është iPhone 16 Pro, ndërsa PD është Nokia 6310. Ka njerëz në atë parti që nuk duan të kenë zhvillim. Duan të rrinë në opozitë sepse janë më të pasur atje.
     Është sistemi ai që i ndan zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë perfekte. Ata e dinë që në fillim si ndahen. Prandaj del Edi Rama dhe thotë: 82, 83 mandate.
    /vizionplus.tv

  • Kreu i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Rama si një Nokia/ Kryeministri ironizon sërish: Jerm

    Kreu i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Rama si një Nokia/ Kryeministri ironizon sërish: Jerm

    Pasi kryetari i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Edi Rama si një telefon Nokia i dikurshëm, Rama e ka ironizuar sërish me një video me 2 bufa, ku shkruan jerm.

    “E mbani mend Nokia tre dekada më parë ishte në krye të teknologjisë, por Apple nxori Iphone-n e parë, shumë më lart, shumë herë mbi Nokia. Nokia tentoi ta kopjoi Apple, por dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirëojë Iphone-n e saj”, dëgjohet në videon e publikuar një fragment i shkëputur nga fjala e Berishës në Sheshin Nënë Tereza më 12 prill.
    Po ashtu Berisha e cilësoi kryeministrin më të moshuar se gjyshi i Gramoz Ruçit. “Miq, përsa i përket moshës ju garantoj se ai ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj edhe, nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij. Nuk jam kthyer unë për pushtet. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti kurrë nuk i shuan dot”, tha ndër të tjera Berisha.

  • Rama ironizon Berishën me një video: Jerm…

    Rama ironizon Berishën me një video: Jerm…

    Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha, me një video me 2 bufa, ku shkruan: jerm…
    “E mbani mend Nokia tre dekada më parë ishte në krye të teknologjisë, por Apple nxori Iphone-n e parë, shumë më lart, shumë herë mbi Nokia. Nokia tentoi ta kopjoi Apple, por dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirëojë Iphone-n e saj”, dëgjohet në videon e publikuar një fragment i shkëputur nga fjala e Berishës në Sheshin Nënë Tereza më 12 prill.

  • Nokia kundër Iphone/ Berisha akuzon Ramën për plagjiaturë, por vjedh metaforën e Lorenc Vangjelit

    Nokia kundër Iphone/ Berisha akuzon Ramën për plagjiaturë, por vjedh metaforën e Lorenc Vangjelit

    Rama nuk ka mëshirë. Edhe pse nuk është etike, ai përmend vazhdimisht pikën më të dobët të Sali Berishës që është mosha e tij biologjike. Por në një terren si politika shqiptare, frustrimi i kundërshtarit është sport i preferuar. Mbas nuk mbetet edhe Berisha që ja kthen me të njëjtën monedhë duke e quajtur rregullisht Ramën si grabitës. Të shtunën ai tha se Rama madje i kishte vjedhur edhe programin e partisë së tij. Dhe për ta çuar më tej gjuhën në dhëmbin që harron dot sesa i dhemb, Berisha bën dhe një krahasim mes të dyve duke futur moshën në mes. Fillimisht e quajti kryeministrin më të moshuar se gjyshi i Gramoz Ruçit dhe pastaj e konsideroi i veten si një Iphone përballë Ramës që ishte si Nokia-t e dikurshme. Por duke akuzuar Ramën për plagjiaturë, vetë Berisha bëri një “grabitje” intelektuale: vodhi metaforën e dikurshme të analistit Lorenc Vangjeli. Në qershorin e vitit të shkuar, nga studioja e Grida Dumës në Top Channel, duke bërë krahasimin mes modelit të dy politikanëve, Vangjeli tha se Berisha qëndronte përballë Ramës si Nokia e dikurshme 3310 me Iphone-t e sotëm. Së paku në funksionet më “moderne”, më të ndritshme dhe me ngjyra që përdor Iphone.
    Ky është vetëm një detaj që dëshmon edhe njëherë një të vërtetë të dhembshme. Se siç ka ndodhur rregullisht, gara mes dy burrave të fortë të politikës nuk bëhet me bilance të së shkuarës apo projeksione të së ardhmes, por me batuta. Kush thotë batutën më të bukur, më komike dhe më fyese për tjetrin. Dhe mbas tyre, gara për batutën e rradhës, është bërë jetike nga ndjekësit e tyre. Kështu edhe dynjaja argëtohet, edhe harrohet sikleti i ballafaqimit me problemet reale dhe interesat e publikut. E keqja është se ata të dy nuk paguhen për aktorë komikë.
    /a.rada
    Ndiqni linqet e mëposhtëm:

    “Rama, në kulmin e tij”, Berisha plot figura letrare, sërish akuza kreut të PS për plagjiaturë programi: Berisha: Nuk krahasohet “Nokia” me “Iphone”

  • ‘Programi ynë, aq i mirë sa Rama e vodhi’, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone-in, por dështoi

    ‘Programi ynë, aq i mirë sa Rama e vodhi’, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone-in, por dështoi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD-së gjatë Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, ku ka theksuar se ky program është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe se është më i miri që vendi ka parë gjatë 34 viteve të fundit.
    Berisha ka kritikuar Partinë Socialiste dhe ka theksuar se, edhe pse ka qeverisur për shumë vite dhe ka qenë e njohur për mashtrimet dhe vjedhjet, tani po e vlerëson dhe po tenton të kopjojë programin e PD-së.
    Ai ka bërë një krahasim me industrinë e teknologjisë, duke përmendur historinë e Nokia dhe Apple. Sipas Berishës, Nokia, edhe pse arriti kulmin e saj, dështoi kur tentoi të kopjonte iPhone të Apple. Ai ka theksuar se Apple vazhdoi të përmirësonte produktin e saj, ndërsa Nokia u mposht.
    Në këtë kontekst, Berisha ka dënuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar projektin e tij si një tentativë për të vjedhur dhe mashtruar. Ai ka shtuar se kopjet nuk mund të kenë sukses dhe ka përsëritur se vetëm programi i PD-së ofron një të ardhme të qëndrueshme dhe me vlera të vërteta për qytetarët shqiptarë.

  • “Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur”/ Berisha krahason veten me Apple dhe Ramën me Nokia-n: Kompania Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi!

    “Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur”/ Berisha krahason veten me Apple dhe Ramën me Nokia-n: Kompania Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi!

    Sali Berisha: Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar. Nokia, tre dekada më parë ishte në zenithin e teknologjisë, por Apple nxori iphone e parë, shumë lart, shumë herë mbi Nokia-n. Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirësojë iphone e saj sepse kopja mebtet kopje.

    Top Channel

  • “Rama, në kulmin e tij”, Berisha plot figura letrare, sërish akuza kreut të PS për plagjiaturë programi: Berisha: Nuk krahasohet “Nokia” me “Iphone”

    “Rama, në kulmin e tij”, Berisha plot figura letrare, sërish akuza kreut të PS për plagjiaturë programi: Berisha: Nuk krahasohet “Nokia” me “Iphone”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shpjeguar se projekti i PD është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke theksuar se është më i miri që vendi ka parë gjatë 34 viteve të fundit.
    Berisha ka përmendur se, madje edhe Partia Socialiste, e cila ka qeverisur për shumë vite dhe ka qenë e njohur për mashtrimet dhe vjedhjet, tani po e vlerëson dhe kopjon projektin e PD.
    Ai ka bërë një krahasim me industrinë e teknologjisë, duke iu referuar Nokia dhe Apple. Sipas tij, Nokia ishte një kompani që arriti kulmin e saj, por kur tentoi të kopjonte iPhone të Apple, ajo dështoi. Berisha ka theksuar se Apple nuk i përmendi kopjen e Nokias, por vazhdoi të përmirësojë produktin e saj, duke arritur suksesin më të madh.
    Në këtë mënyrë, Berisha ka dënuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e quajtur projektin e tij si një tentativë për të vjedhur dhe mashtruar.
    Ai ka theksuar se kopjet nuk mund të kenë sukses dhe se vetëm projekti i PD ofron një të ardhme të qëndrueshme dhe me vlera të vërteta për qytetarët shqiptarë.

  • E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    E dinit? Ky është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave

    Në një treg të mbushur me lloje të ndryshme telefonash, vetëm një model ka arritur të mbajë titullin e telefonit më të shitur të të gjitha kohërave. Cili është ai? Nuk është iPhone, Galaxy, apo ndonjë nga modelet e fundit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është… Nokia 1100!
    Lançuar në vitin 2003, Nokia 1100 shiti më shumë se 250 milionë njësi në mbarë botën, një arritje e jashtëzakonshme për një pajisje që nuk kishte ekran me ngjyra, kamera, apo lidhje interneti.
    Ky telefon ishte i thjeshtë dhe i qëndrueshëm, me një dizajn të thjeshtë dhe një jetëgjatësi baterie të pabesueshme.

    Në një kohë kur telefonat inteligjentë janë bërë normë, është interesante të kujtojmë se ky model i përballueshëm dhe i thjeshtë tërhoqi miliona përdorues për shkak të funksioneve bazike që ofronte: thirrje dhe mesazhe të thjeshta.
    Por, çfarë e bëri Nokia 1100 kaq popullor? Çelësi i suksesit qëndron në faktin se ai ishte i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për tregjet në zhvillim. Shumë njerëz që blenë Nokia 1100 për herë të parë po përjetonin teknologjinë mobile, dhe ky model ishte ideal për këtë hap të parë.
    Sot, edhe pse telefonat inteligjentë të teknologjisë së fundit dominon tregun, Nokia 1100 vazhdon të mbetet një ikonë e thjeshtësisë dhe funksionalitetit, një kujtesë se ndonjëherë, më pak është më shumë.