Tag: noizy

  • VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

    VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

    Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:01
    Reperi i mirënjohur Noizy është në stadiumin ”Air Albania”, për të ndjekur super sfidën Shqipëri-Angli. Siç ka treguar edhe në rrjete sociale ku ka postuar video nga stadiumi i veshur me fanellën kuqezi, ku si mijëra shqiptarë edhe ai pret të shkruhet histori në Tiranë. Edhe pse ka një të kaluar në Angli, sot në stadium është si tifoz kuqezi. Me veshje, këngë dhe valle patriotike, tifozët e Kombëtares të ngjyrosur kuqezi e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje në rrugët e Tiranës. Përpara ndeshjes me Anglinë e cila nis sot në orën 18:00 në “Air Albania”, kuqezinjtë po krijojnë një atmosferë unike ku nuk mungojnë flakadanët.

  • Nga Noizy, tek Ermal Mamaqi / Kush janë VIP-at që përshëndetën vendimin e GJK për Veliajn

    Nga Noizy, tek Ermal Mamaqi / Kush janë VIP-at që përshëndetën vendimin e GJK për Veliajn

    Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.
    Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.
    Nën komentet e postimit të kryebashkiakut nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse nga figura të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri.
    “Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “

  • Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë

    Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë

    Reperi i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite.
    I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina.
    “Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë.
    “Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur.
    Kjo anë më reflektuese e Noizyt ka marrë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, sidomos pas deklaratës së mëparshme ku ai e cilësonte veten si “numero uno” në muzikën shqiptare.Sa larg do të kishe qenë sot po të kishe disiplinën e Noizyt?

  • “Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

    “Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

    Mozzik është bërë pjesë e një episodi që ka ngjallur shumë reagime në publik, pasi në doganë iu gjetën dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex. Vlera e tyre e lartë ka ngritur dyshime për origjinën, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Nga ana e doganës është theksuar se kontrolle të tilla mbi mallrat e luksit janë procedura të zakonshme dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë masë ndalimi formal. Avokati i Mozzik gjithashtu konfirmoi se situata nuk ka lidhje me arrestim, por me një verifikim rutinë.
    Mirepo, Noizy ndezi më shumë debat, duke publikuar një story ku shpërndante një faqe me replika orësh nga Kina dhe duke shtuar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje. Një mesazh që u interpretua si thumb i drejtpërdrejtë ndaj Mozzik.
    Kujtojmë që Mozzik dhe Noizy dikur kishin bashkëpunuar në një projekt muzikor të suksesshëm, i cili më pas u fshi nga platformat pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre. Sot, ironia publike e Noizy-t shihet si një vazhdim i konfliktit të vjetër mes dy reperëve, ndërsa për publikun është e vështirë të besojë se Mozzik posedon orë me vlerë që shkojnë mbi 1.3 milion dollarë.
    A do ti pergjigjet Mozzik?

  • “E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

    “E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

    Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës së dy orëve të tij luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex.
    Vëllai i tij, Getinjo, reagoi me ironi duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”, por ishte reperi tjetër Noizy ai që e thelloi debatin.
    Kujtojmë se marrëdhënia mes dy artistëve është e tensionuar prej kohësh, pas një bashkëpunimi të suksesshëm që më pas u fshi.

    Noizy publikoi në Instastory një postim tallës, ku ndau një faqe që tregton imitim orësh luksoze me mbishkrimin “E du edhe unë një kështu urgjent”.
    Ky veprim u interpretua nga publiku si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Mozzik, duke aluduar se orët e tij nuk janë origjinale.
    Postimi i Noizy-t ndezi menjëherë debatin në rrjetet sociale dhe u bë viral, duke theksuar sërish marrëdhënien e ftohtë mes dy artistëve.

  • Noizy flet për ndryshime të mëdha në karrierën e tij muzikore

    Noizy flet për ndryshime të mëdha në karrierën e tij muzikore

    Showbiz E Martë, 9 Shtator 2025 21:45
    Një nga emrat më të përfolur dhe më të kërkuar të industrisë muzikore shqiptare, Noizy, ka dhënë së fundmi një intervistë ku rrëfeu pjesë nga jeta e tij dhe planet për të ardhmen.
    Ai zbuloi se po mendon të tërhiqet nga skena e klubeve shqiptare, duke lënë hapësirë vetëm për koncertet e mëdha në stadiume dhe sheshe. Ky hap sipas tij do të krijojë mundësi për emra të rinj që të shfaqen në skenën e klubeve dhe të zhvillojnë karrierën e tyre.

    Noizy nuk ka dhënë ende një datë konkrete se kur do të ndodhë ky tërheqje nga performancat në diskoteka, por është e qartë se kjo është pjesë e planeve të tij afatshkurtra dhe një ndryshim strategjik në rrugëtimin e tij muzikor.

  • “Do pranoje nëse Rama do të ftonte për tu bërë ministër?”, ja si përgjigjet Noizy

    “Do pranoje nëse Rama do të ftonte për tu bërë ministër?”, ja si përgjigjet Noizy

    Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë në emisionin Inside Albania me moderatore Alice Taylor, në Euronews Albania. Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.
    Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.

    Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?
    “Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë.
    Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.
    Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet”, tha Noizy.

  • ‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja

    ‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja

    Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë në një intervistë televizive. Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.
    Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.
    Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?
    Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Ëoë, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.’
    Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.
    gijotina.com/