Tag: noboa

  • Arrestohet në Spanjë, lideri i bandës së trafikimit të drogës ‘Los Lobos’ në Ekuador

    Arrestohet në Spanjë, lideri i bandës së trafikimit të drogës ‘Los Lobos’ në Ekuador

    Ekuadori ka arrestuar udhëheqësin e një prej bandave më të mëdha të trafikut të drogës në vend, Los Lobos, në një operacion me policinë spanjolle, tha të dielën Presidenti Daniel Noboa.

    Wilmer Geovanny Chavarria Barre, i njohur si “Pipo”, drejton një grup të fuqishëm që SHBA-të në shtator e shpallën një organizatë të huaj terroriste, së bashku me rivalin e saj, Los Choneros.

    Noboa tha se Chavarria kishte kontrolluar operacionet e paligjshme të minierave dhe rrugët e drogës me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco të Meksikës, dhe kishte falsifikuar vdekjen e tij, kishte ndryshuar identitetin e tij dhe ishte fshehur në Evropë ndërsa porosiste vrasje në Ekuador.

    “Disa e lanë të vdekur; ne e kërkuam në ferrin e tij”, tha Noboa në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar policinë spanjolle për bashkëpunimin në një kapje që shefi i policisë së Ekuadorit tha se ndodhi në Malaga.

    Ministri i Brendshëm John Reimberg, tha në një postim të veçantë në mediat sociale se Chavarria ishte përgjegjës për të paktën 400 vdekje dhe kishte menaxhuar operacione kriminale nga burgu midis viteve 2011 dhe 2019.

    Noboa ka ndjekur një strategji militarizimi për të goditur dhunën në rritje të bandave, në një vend që dikur konsiderohej si një nga më të sigurtit në Amerikën Latine. Analistët thonë se kapja e krerëve të grupit ka shkaktuar më shumë dhunë dhe vrasje, ndërsa grupet kriminale luftojnë për pushtet.

    Ekuadorianët votojnë të dielën nëse do të lejojnë kthimin e bazave ushtarake të huaja në vendin e Amerikës së Jugut, të cilat Noboa thotë se janë thelbësore për luftimin e krimit të organizuar./ Reuters.

  • ‘Çokollatë dhe reçel i helmuar’, presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë

    ‘Çokollatë dhe reçel i helmuar’, presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë

    Daniel Noboa

    EKUADOR-Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa ka deklaruar se kanë tentuar ta vrasin sërish. Ai ka shpëtuar nga tre tentativa për vrasje brenda vetëm një muaji, me sulmin e fundit që, sipas tij, ishte me çokollatë dhe reçel të helmuar.
    Gjatë një interviste për CNN, Noboa ka rrëfyer se një person ende i pa identifikuar tentoi ta helmonte me çokollatë dhe një reçel të mbushur me kimikate, të cilat i ishin dhuruar në një aktivitet publik. Dhuratat përmbanin “koncentrate shumë të larta” të tre kimikateve të ndryshme, gjë që sipas tij ishte pothuajse e pamundur të ndodhte në mënyrë natyrale, përveçse nëse ishin helmuar.
    Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit. 
    Presidenti, i cili është trashëgimtar i një prej perandorive më të mëdha të bananeve në Ekuador, është futur në shënjestër të grupeve kriminale për shkak të politikave të tij të forta kundër narkotrafikut dhe kriminalitetit, si dhe për vendimet e tij polemike mbi subvencionet e naftës dhe reformën e institucioneve shtetërore.
    Ekuadori, dikur një nga vendet më të sigurta të Amerikës Latine, është bërë një qendër kryesore tranziti e kokainës midis prodhuesve kryesorë Kolumbisë dhe Perusë, dhe konsumatorëve në të gjithë botën. Shkalla e vrasjeve është rritur ndjeshëm, ndërsa shpërthimet me bomba në makina, atentatet dhe masakrat në burgje janë bërë rutinë./ZËRI

  • “Çokollatë dhe reçel i helmuar”/ Presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë

    “Çokollatë dhe reçel i helmuar”/ Presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë

    Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpëtuar nga tre tentativa për vrasje brenda vetëm një muaji, me sulmin e fundit që, sipas tij, ishte me çokollatë dhe reçel të helmuar.

    Në një intervistë për CNN, Noboa tha se dhuratat përmbanin “koncentrate shumë të larta” të tre kimikateve të ndryshme, gjë që sipas tij ishte pothuajse e pamundur të ndodhte në mënyrë natyrale, përveçse nëse ishin helmuar.
    Kjo vjen pas dy përpjekjeve të mëparshme për ta vrarë, ku në njërën rast turma hodhi gurë ndaj makinës së tij, dhe në një tjetër, sipas tij, Molotov dhe raketa të improvizuara u përdorën kundër automjetit të presidentit.
    Presidenti, i cili është trashëgimtar i një prej perandorive më të mëdha të bananeve në Ekuador, është futur në shënjestër të grupeve kriminale për shkak të politikave të tij të forta kundër narkotrafikut dhe kriminalitetit, si dhe për vendimet e tij polemike mbi subvencionet e naftës dhe reformën e institucioneve shtetërore.
    Ndërkohë, dhuna në Ekuador ka marrë përmasa shqetësuese: vrasjet u rritën me 40% gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025, dhe shpërthime bombash dhe masakra në burgje kanë tronditur vendin, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përforcuar sigurinë.
    Analistët thonë se Noboa ka një qasje autoritare dhe do të vazhdojë politikën e tij të fortë kundër krimit, duke u mbështetur tek imazhi i tij si lider i pamposhtur dhe mesazh publik për sigurinë.
    Presidenti Noboa ka gjithashtu planifikuar një referendum për të lejuar praninë e ushtrive të huaja në bazat e Ekuadorit, duke deklaruar se është i bindur që qytetarët mbështesin masat e tij për sigurinë dhe luftën kundër narkotikëve.
    “Jam i bindur që njerëzit duan ndryshim real,” tha Noboa.

    Top Channel

  • “Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

    “Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

    Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se ishte viktimë e një tentative helmimi me çokollata dhe reçel, të marra gjatë një aktiviteti publik. 
    Ëmbëlsirat përmbanin tre kimikate në përqendrime të larta dhe kjo nuk mund të jetë e pavullnetshme”, tha Noboa në një intervistë për CNN. 
    Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre. Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij paraqiti një ankesë te prokurorët. 
    “Ne paraqitëm një ankesë, paraqitëm prova për përqendrimin e tre kimikateve”. 
    Është hera e dytë që administrata e Noboas ka pretenduar një atentat ndaj jetës së tij, mes protestave antiqeveritare të indigjenëve dhe krimit në rritje. 
    Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që hidhnin gurë, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit. 
    Organizata më e madhe e popujve indigjenë në vend, e quajtur Conaie, ka bllokuar rrugët — përfshirë në provincën Pichincha të kryeqytetit, që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së kostove të karburantit. 

  • “WELT”: Mafia shqiptare dhe Sinaloa e kanë kthyer Ekuadorin në vendin më të rrezikshëm në botë!

    “WELT”: Mafia shqiptare dhe Sinaloa e kanë kthyer Ekuadorin në vendin më të rrezikshëm në botë!

    Foto ilustruese

    EKUADOR- Kartelet meksikane e kanë shndërruar Ekuadorin në pikën më të rëndësishme të tranzitit për eksportet e drogës në SHBA dhe Evropë. Që atëherë, vendi i vogël është tronditur nga dhuna, në vend që krenohet me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë. Një kërkim për të dhëna zbulon pasojat dramatike.
    Kërkimi 18-mujor për kriminelin më të kërkuar të Ekuadorit përfundoi më 25 janar 2025, në një bodrum të shndërruar në bunker. José Adolfo Macías Villamar, i njohur ndryshe si Fito, udhëheqësi i bandës “Los Choneros” u kap brenda një bunkeri poshtë një vile luksoze në Manta.
    Macías u bë ekuadoriani i parë që ekstradohet në SHBA dhe deklarohet i pafajshëm në një gjykatë federale në Brooklyn. SHBA-të kanë ngritur 7 akuza për trafik kokaine dhe bashkëpunim me Kartelin Meksikan Sinaloa. Por edhe në një burg amerikan, Fito vazhdon të kontrollojë organizatën e tij dhe madje mban konferenca për shtyp.

    Dhuna në Ekuador ka arritur nivele alarmante këtë vit. Numri i vrasjeve në shkurt u rrit me 90 përqind krahasuar me vitin e kaluar; me 736 vrasje, ishte muaji më vdekjeprurës në vitet e fundit, sipas statistikave qeveritare. Në mars, 22 persona vdiqën në një luftë bandash në qytetin portual të Guayaquil, ndërsa fraksionet rivale të bandës “Los Tiguerones” luftuan për territor.
    Megjithatë, Presidenti Noboa u rizgjodh çuditërisht në prill. Strategjia e tij e “dorës së hekurt” kishte ulur shkallën e vrasjeve me 16.5 përqind vitin e kaluar. Por suksesi doli se ishte një mashtrim. Ndjekja e synuar e Noboas për udhëheqësit më të rëndësishëm të bandave në fund të fundit pati efektin e kundërt: Katër grupet kryesore – Los Lobos, Los Choneros dhe Los Tiguerones – tani po luftojnë për territor.
    “Dikur ishte ndryshe këtu,”- thotë shoferi i një Uberi duke kaluar lagjet që tregojnë historitë e tyre në grafite dhe bare.
    “Gjyshi im tregonte histori për kohët kur Guayaquil quhej Parisi i Amerikës së Jugut. Por kjo ishte para se të vinin meksikanët.”
    Meksikanët – kështu i quajnë ekuadorasit anëtarët e Kartelit Sinaloa, të cilët e njohën rëndësinë strategjike të Ekuadorit për tregtinë e drogës në fillim të viteve 2000. Ajo që filloi si një rrugë tranziti e padëmshme (filloi) evoluoi në marrjen e lagjeve të tëra. Meksikanët sollën me vete jo vetëm kokainën, por një sistem të tërë dhune: prerje kokash, ekzekutimesh publike dhe luftë psikologjike kundër popullsisë civile. Teknika që karteli i kishte përsosur tashmë.
    Presidenti Noboa më pas shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe mobilizoi ushtrinë. Përgjigja e bandave ishte e pashembullt: Ata goditën njëkohësisht në gjashtë provinca, duke marrë më shumë se 139 pengje. Terrori arriti kulmin më 9 janar 2012, në Guayaquil, 13 minuta para se të fillonte festivali. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, studioja e TC Television u sulmua dhe për 15 minuta, para mijëra shikuesve, u morën pengje.
    Noboa më pas shpalli një “konflikt të brendshëm të armatosur” dhe shpalli 22 banda si organizata terroriste. Vendi tani ishte zyrtarisht në luftë me kriminelët e vet. Kjo luftë përfshiu të gjithë vendin, përfshirë qytetet satelitore më brutale të Guayaquil. Durán arriti një shkallë vrasjesh prej 82.8 për 100,000 banorë. Pas këtyre shifrave fshihen tragjedi personale si ajo e Doña Rosa. Në një cep rruge, ajo shet banane të skuqura. Ajo është 67 vjeç dhe ka tre nipër e mbesa.
    “Djali im punonte në port, punë e ndershme. Derisa e pyetën nëse donte të fitonte më shumë. Ai tha jo. Dy javë më vonë, e gjetëm në një kontejner.”
    Teksa tregonte historinë zëri i saj mbeti i qetë, sikur po diskutonte për motin.
    Porti i Guayaquil e ka bërë Ekuadorin pikën më të rëndësishme të tranzitit të drogës në Amerikën e Jugut. Më shumë se 70 përqind e kokainës në botë kalon nëpër portet ekuadoriane. Karteli Sinaloa dhe klanet mafioze shqiptare, së bashku me bandat lokale, kontrollojnë këto zinxhirë furnizimi – të kamufluar në mënyrë të përsosur midis 346 milion arkave të bananeve që eksportohen çdo vit.
    Edhe Ishujt Galapagos janë të përfshirë në rrjet. Isabela, ishulli më i madh në arkipelag, shërben si një stacion sekret furnizimi me karburant për kontrabandistët e drogës në rrugën e tyre për në Amerikën e Veriut. Vendndodhja e tyre e largët, 1,000 kilometra larg bregdetit ekuadorianë, i bën ishujt një ndalesë ideale për anijet e ngarkuara me kokainë. Ndërsa drogat qarkullojnë nëpër rrjetet ndërkombëtare, drama njerëzore zhvillohet në baret dhe klubet e vogla të qytetit.
    Vetëm 300 kilometra larg, por në një botë krejtësisht të ndryshme, shtrihet kryeqyteti Quito me pallatin e tij të bardhë presidencial. Daniel Noboa, në moshën 37 vjeç, kreu më i ri i shtetit në botë. Është interesant fakti se babai i tij drejton biznesin familjar Noboa Trading, një nga eksportuesit më të mëdhenj të bananeve në vend. Kjo është arsyeja pse disa spekulojnë se Presidenti Noboa mund të jetë pjesë e problemit të drogës.
    Ajo që është e sigurt është se Ekuadori mbetet në një gjendje “konflikti të brendshëm të armatosur”, me militarizim në rritje. Forcat e sigurisë kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe numri i shkeljeve të të drejtave të njeriut është në rritje. Human Rights Watch dokumentoi një total prej 3,036 vrasjesh vitin e kaluar – një rritje prej 429 përqind që nga viti 2019. Ekuadori tejkalon edhe Meksikën dhe El Salvadorin. 
    Vendi dikur paqësor është bërë një vatër krimi që vetë Ekuadori duket se nuk është më në gjendje ta kontrollojë. Në mars, Noboa zhvilloi bisedime me Erik Prince, themeluesin e kompanisë private ushtarake Blackwater, e cila tani quhet Academi. Në mars, Noboa udhëtoi për në Florida për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në kërkim të ndihmës në luftën kundër karteleve. Në këmbim, ai i ka ofruar qeverisë amerikane ndërtimin e bazave ushtarake në Ekuador. Edhe pse janë të ndaluara nga vetë kushtetuta e Ekuadorit./ZËRI
    Marrë nga WELT

  • Investigimi i gazetës gjermane: Mafia shqiptare dhe Sinaloa meksikane e kanë kthyer Ekuadorin në vendin më të rrezikshëm në botë!

    Investigimi i gazetës gjermane: Mafia shqiptare dhe Sinaloa meksikane e kanë kthyer Ekuadorin në vendin më të rrezikshëm në botë!

    Nga Pamela Spitz, DIE WELT

    Në një bodrum të kthyer në bunker përfundoi më 25 qershor 2025 kërkimi 18-mujor për kriminelin më të kërkuar të Ekuadorit. José Adolfo Macías Villamar, i njohur si Fito, kreu i bandës “Los Choneros”, u kap në strehën e tij nën një vilë luksoze në Manta – i zbuluar përmes një dere të fshehtë në dyshemenë prej mermeri. “Do ta rimarrim nën kontroll vendin. Pa mëshirë,” shpalli presidenti Daniel Noboa pas arrestimit.

    Një muaj më vonë, Macías bëhet ekuadoriani i parë që ekstradohet në SHBA dhe deklarohet i pafajshëm në një gjykatë federale në Brooklyn. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shtatë akuza kundër tij për trafik kokaine dhe bashkëpunim me kartelin meksikan Sinaloa. Por edhe nga një burg amerikan, Fito vazhdon të kontrollojë organizatën e tij dhe madje mban edhe konferenca për shtyp.

    Në Ekuador, dhuna ka marrë përmasa alarmante këtë vit. Numri i vrasjeve ishte rritur me 90% në shkurt krahasuar me vitin e kaluar – me 736 vrasje, ishte muaji më vdekjeprurës i viteve të fundit, sipas statistikave zyrtare të qeverisë. Në mars, në qytetin port Guayaquil, 22 persona humbën jetën gjatë një lufte bandash, kur fraksione rivale të bandës “Los Tiguerones” luftuan për territore, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

    Megjithatë, presidenti Noboa u rizgjodh në prill me një rezultat befasues të qartë. Strategjia e tij e “dorës së fortë” kishte ulur përkohësisht shkallën e vrasjeve me 16.5% vitin e kaluar. Por suksesi rezultoi i rremë: gjuetia e përqendruar ndaj krerëve të bandave solli efektin e kundërt – katër grupet e mëdha kriminale (Los Lobos, Los Choneros, Los Tiguerones dhe Latin Kings) u fragmentuan në grupe më të vogla, të cilat tani luftojnë ashpër për territore dhe kontroll.

    “Ishte ndryshe më parë,” thotë shoferi i Uber-it, teksa rrëshqet nëpër rrugë, përtej lagjeve që tregojnë historitë e tyre përmes grafiteve dhe hekurave në dritare. “Gjyshi im tregonte për kohët kur Guayaquil-i quhej Parisi i Amerikës së Jugut”. Zëri i tij bëhet i menduar. “Por kjo ishte përpara se të vinin Meksikanët”.

    “Meksikanët” – kështu i quajnë ekuadorianët anëtarët e kartelit Sinaloa, të cilët në fillim të viteve 2000 e kuptuan rëndësinë strategjike të Ekuadorit për tregtinë e drogës. Ajo që fillimisht ishte një rrugë e padëmshme tranziti, u shndërrua në marrjen nën kontroll të tëra lagjeve.

    Meksikanët nuk sollën vetëm kokainë, por edhe një sistem të tërë funksionimi të dhunës: prerje koke, ekzekutime publike, luftë psikologjike ndaj popullatës civile. Teknikat që karteli i kishte përkryer më parë në Meksikë.

    Hoteli ndodhet në një zonë që nuk frekuentohet nga turistë të huaj. Në recepsion mblidhen dokumentet e identifikimit – mes tyre ndodhet vetëm një pasaportë, të tjerat janë karta identiteti kombëtare. Nuk ka dritare, vetëm një krevat, një karrige dhe një tavolinë anësore. Nga çdo anë dëgjohet salsa – nga dhomat fqinje, nga korridori, nga rruga. Muzika depërton përmes mureve si një shenjë jete nga një qytet që, pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të kërcejë.

    “Nuk jeni nga këtu,” vëren ai, më shumë si një konstatim sesa si pyetje. Carlos, ashtu si prezantohet, punon këtu prej dymbëdhjetë vitesh. “Dikur mund të shëtisnim natën. Tani…” – ai ngre supet. “Të gjitha bizneset paguajnë vacuna.”

    Vacuna – një term që tingëllon si ndonjë vaksinë, por është thjesht një mënyrë e zbukuruar për të përshkruar zhvatjen e institucionalizuar. “Kushëriri im ka një dyqan të vogël. Duhet të paguajë 200 dollarë në muaj, ndryshe ia djegin. Kjo është më shumë nga sa fitojnë shumë njerëz”.

    Bandat e kanë kuptuar se pronarët e vrarë të bizneseve nuk mund të paguajnë më. Prandaj, ato zhvilluan një sistem të sofistikuar të dhunës me doza: mjaftueshëm terror për të siguruar bindje, por jo aq sa të shembet ekonomia.

    Jashtë, makinat e policisë janë të parkuara në rrugë, dhe dritat blu hedhin herë pas here hije mbi mure. Por kjo nuk është shenjë sigurie më të madhe, shpjegon Carlos. “Këtu sundon rruga”.

    Sa thellë e kontrollojnë bandat vendin, shihet në rastin e bosit të drogës, Macías. Ai ishte dënuar disa herë gjatë “karrierës” së tij kriminale, por arratisej përsëri e përsëri. Herën e fundit u arratis nga burgu Litoral në Guayaquil, ku duhej të vuante një dënim prej 34 vitesh për trafik droge dhe vrasje.

    Terrori përpara kamerave 

    Më 7 janar 2024, Macías u zhduk pa lënë gjurmë nga qelia e tij. Presidenti Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizoi ushtrinë. Përgjigjja e bandave ishte e paprecedentë: ato goditën njëkohësisht në gjashtë provinca dhe morën më shumë se 139 pengje. Kulmi i terrorit arriti më 9 janar, kur 13 burra të armatosur sulmuan gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë studion e TC Televisión në Guayaquil dhe për 15 minuta mbajtën peng gazetarët dhe stafin përpara mijëra shikuesve.

    Noboa shpalli një “konflikt të armatosur të brendshëm” dhe i shpalli 22 banda si organizata terroriste. Vendi u fut zyrtarisht në luftë me kriminelët e vet. Kjo luftë përfshiu gjithë territorin, por më brutalisht në qytetet satelit të Guayaquil-it. Në qytetin Durán, shkalla e vrasjeve arriti në 82.8 për 100.000 banorë. Ndërsa distrikti administrativ Camilo Ponce Enríquez regjistroi vitin e kaluar një shkallë vrasjesh prej 258.56 — duke e bërë vendin më të rrezikshëm në botë.

    Pas këtyre shifrave fshihen tragjedi personale si ajo e Doña Rosa-s. Në një cep rruge, ajo shet banane të skuqura. Është 67 vjeç dhe ka tre nipër. “Djali im punonte në port, punë e ndershme. Derisa e pyetën nëse donte të fitonte më shumë. Ai tha jo. Dy javë më vonë e gjetëm në një kontejner”. Zëri i saj mbetet i qetë, sikur të fliste për motin.

    Porti i Guayaquil-it e ka kthyer Ekuadorin në pikën më të rëndësishme të tranzitit të drogës në Amerikën e Jugut. Më shumë se 70% e kokainës së prodhuar në botë kalon përmes porteve ekuadoriane. Karteli Sinaloa dhe klanet mafioze shqiptare kontrollojnë këto zinxhirë furnizimi bashkë me bandat lokale – të kamufluara në mënyrë perfekte midis 346 milionë arka me banane që eksportohen çdo vit.

    Edhe ishujt Galapagos janë përfshirë në këtë rrjet. Isabela, ishulli më i madh i arkipelagut, shërben si stacion sekret furnizimi për trafikantët e drogës që shkojnë drejt Amerikës së Veriut. Vendndodhja e izoluar, 1000 kilometra larg bregut ekuadorian, i bën ishujt një ndalesë ideale për skafet e mbushura me kokainë. Marina ekuadoriane zbuloi vitin e kaluar disa depo karburanti dhe strehime në Isabela, sipas Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (CIDH).

    Ndërsa droga qarkullon përmes rrjeteve ndërkombëtare, drama njerëzore zhvillohet nëpër baret dhe klubet e vogla të qytetit. Në këmbë nga hoteli shkohet në “Bambina”, një bar e disko e vogël në qoshe. Llambat neoni në ngjyrë rozë dhe blu e mbulojnë ambientin me një dritë që njëkohësisht zbardh dhe shtrembëron realitetin. Shumë gra dhe vajza ndajnë veten për pak vizitorë meshkuj – një formë mbijetese në një qytet me 26 përqind varfëri dhe 50 përqind punësim informal.

    Miguel, roja e derës, qëndron ulur para hyrjes në një karrige plastike. “I njoh të gjithë këtu”, i thotë gazetës WELT, ndërsa një lum njerëzish e përshëndesin me respekt. Mbretëria e tij e vogël me rregullat e veta, sepse ato zyrtaret kanë dështuar prej kohësh.

    Një burrë i moshuar afrohet me lule të vyshkura. Miguel tund kokën me mirësjellje, por i jep disa monedha. Burri lan fytyrën me ujin e kondicionerit si të ishte gjëja më normale në botë.

    Brenda në bar, në një ekran të madh të sheshtë, transmetohet një ndeshje futbolli: Paris Saint-Germain kundër Botafogo-s nga Brazili. Për 90 minuta, mund të harrosh që numri zyrtar i rasteve të raportuara për shantazh në Guayaquil është rritur me 476 për qind në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

    Miguel ndez një cigare: “Atje jashtë vdes për asgjë. Këtu brenda jeton për diçka. Baret luftojnë për miliona, ne luftojmë për të mbijetuar. Kjo na bën më të ndershëm”. Ai i njeh më mirë hierarkitë e rrugës se çdo komisar policie. “Policët mund vetëm të shohin. Ne i zgjidhim vetë punët tona.”

    Valeria është 34 vjeç dhe vjen nga Guayaquil-i. Ka gjashtë fëmijë për të mbajtur. Më parë kishte një agjenci eskortash – një punë që i jepte distancë dhe njëfarë kontrolli mbi fatin e saj. Tani, është e detyruar të punojë vetë si prostitutë.

    Bluza rozë dhe fundi xhins shkëlqejnë në dritën e neonit, tatuazhi i hollë pranë klavikulës duket si një premtim për kohë më të mira. Kur sjell koktejin, buzëqeshja e saj mbetet e qetë, profesionale – si të kishte mësuar që mbijetesa është më e rëndësishme se ndjenjat.

    “Burrat e dikurshëm nuk janë më”, thotë ajo duke vendosur gotën. “O janë vrarë, o janë në burg, o janë në banda.” Flet qetësisht, pa hidhërim. “Më e madhja ime ka shtatëmbëdhjetë vjet. Ajo do të studiojë, të bëhet mjeke. Për këtë bëj unë këtë punë.”

    Një nga klientët porosit një birrë tjetër. Ai prezantohet si Fernando, 42 vjeç, ish-punonjës banke. Punën e ka humbur. “Dymbëdhjetë vjet në Banco del Pacífico,” thotë ai me dorëzim. Tani shet telefona celularë në rrugë, një punë që e përball me realitetin se çdo telefon mund të jetë i vjedhur.

    Vetëm 300 kilometra larg, por në një botë krejt tjetër, ndodhet kryeqyteti Quito me pallatin e bardhë presidencial. Daniel Noboa, 37 vjeç, kreu më i ri i shtetit në botë, që nga nëntori 2023 sundon atje – dhe që nga janari 2024 pothuajse gjithmonë nën gjendje emergjence. Ironikisht: babai i tij drejton biznesin familjar Noboa Trading, një prej eksporteve më të mëdha të bananeve në vend. Për këtë, disa dyshojnë se presidenti Noboa mund të jetë pjesë e problemit me drogën.

    Ekuadori është ende në gjendje “konflikti të armatosur të brendshëm”, me militarizim në rritje. Forcat e sigurisë kanë fuqi të jashtëzakonshme, ndërsa numri i shkeljeve të të drejtave të njeriut po rritet. Human Rights Watch dokumentoi vitin e kaluar 3036 vrasje – një rritje prej 429% që nga viti 2019.

    Me një normë vrasjesh prej 44.5 për 100,000 banorë, Ekuadori tejkalon edhe Meksikën dhe El Salvadorin. Dhuna po detyron gjithnjë e më shumë njerëz të ikin: në vitin 2024, në kufirin amerikan u kapën 117,000 ekuadorianë që hynin pa leje – pesë herë më shumë se në 2022.

    Nga një vend relativisht i qetë në ekuator, Ekuadori është kthyer në një vatër krimi të organizuar ndërkombëtar, që duket se vetë nuk e kontrollon dot më. Në mars, Noboa zhvilloi bisedime me Erik Prince, themeluesin e kompanisë ushtarake private Blackwater.

    Në prill, në kërkim të ndihmës për luftën kundër karteleve, Noboa udhëtoi në Florida për të takuar presidentin amerikan Donald Trump. Në këmbim, i ofroi qeverisë amerikane ndërtimin e bazave ushtarake në Ekuador – që sipas Kushtetutës së vendit janë të ndaluara. Por Noboa dëshiron ta ndryshojë këtë tani.

  • Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave!

    Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave!

    Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.

    “Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të jenë gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha ai.

    Sipas planeve të siguruara nga CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar të Mantës, ku SHBA kishte dikur një bazë ajrore për fluturime kundër trafikut të drogës.

    Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se baza e re mund të jetë destinacion i ardhshëm për trupa amerikane, nëse ndryshimet kushtetuese e lejojnë këtë gjë.

    Nga droga te migrimi, një aleancë më e thellë SHBA–Ekuador:

    Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar bashkëpunimin me Uashingtonin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në tregti, investime dhe kontroll migrimi. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj në territorin ekuadorian.

    Në janar, presidenti shpalli “gjendje lufte” ndaj bandave, duke u përballur me një valë të paprecedentë dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit, janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e bërë Ekuadorin vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.

    I pyetur për krahasimet me Nayib Bukele të El Salvadorit dhe për marrëdhëniet me Donald Trump, Noboa theksoi se çdo vend ka realitetin e saj:

    “Respektojmë njëri-tjetrin, por situatat janë të ndryshme. Kam ftuar si Trumpin, edhe Bukelen në inaugurimin tim.”

  • Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave! Noboa i hap dyert forcave amerikane

    Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave! Noboa i hap dyert forcave amerikane

    Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për praninë e forcave amerikane, për të ndihmuar në luftën kundër bandave kriminale që po destabilizojnë sigurinë në vend.

    Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.
    “Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të jenë gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha ai.
    Sipas planeve të siguruara nga CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar të Mantës, ku SHBA kishte dikur një bazë ajrore për fluturime kundër trafikut të drogës.
    Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se baza e re mund të jetë destinacion i ardhshëm për trupa amerikane, nëse ndryshimet kushtetuese e lejojnë këtë gjë.
    Nga droga te migrimi, një aleancë më e thellë SHBA–Ekuador:
    Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar bashkëpunimin me Uashingtonin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në tregti, investime dhe kontroll migrimi. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj në territorin ekuadorian.
    Në janar, presidenti shpalli “gjendje lufte” ndaj bandave, duke u përballur me një valë të paprecedentë dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit, janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e bërë Ekuadorin vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.
    I pyetur për krahasimet me Nayib Bukele të El Salvadorit dhe për marrëdhëniet me Donald Trump, Noboa theksoi se çdo vend ka realitetin e saj:
    “Respektojmë njëri-tjetrin, por situatat janë të ndryshme. Kam ftuar si Trumpin, edhe Bukelen në inaugurimin tim.”

    Top Channel

  • Nxori ushtrinë në rrugë për të luftuar kartelet meksikane dhe mafien shqiptare, Presidenti i Ekuadorit fiton zgjedhjet me 1 milionë vota diferencë

    Nxori ushtrinë në rrugë për të luftuar kartelet meksikane dhe mafien shqiptare, Presidenti i Ekuadorit fiton zgjedhjet me 1 milionë vota diferencë

    Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit shpalli të dielën presidentin Daniel Noboa fitues të garës presidenciale të vendit, pasi ai mbajti një epërsi të qëndrueshme dhe papritur prej 12 pikësh ndaj kandidates së majtë Luisa Gonzalez gjatë gjithë numërimit të votave.

    Gonzalez u tha mbështetësve të saj që brohorisnin se nuk i pranonte rezultatet dhe do të kërkonte rinumërim, duke e quajtur “mashtrimin më të keq dhe më grotesk zgjedhor në historinë e Ekuadorit”.
    Me 92% të kutive të votimit të numëruara, Noboa kishte 55.8% të votave, krahasuar me 44.1% të Gonzalez-it, një diferencë prej më shumë se një milion votash, raporton Reuters.
    Noboa është zotuar të vazhdojë përpjekjet për të luftuar bandat e drogës dhe për të përmirësuar ekonominë në vështirësi, një mandat të plotë katërvjeçar. Ai u zgjodh në vitin 2023 vetëm për të përfunduar mandatin e paraardhësit të tij.
    Rezultatet erdhën si surprizë për shumëkënd pas raundit të parë në shkurt, ku Noboa përfundoi vetëm 16,746 vota përpara Gonzalez-it.
    Noboa falënderoi mbështetësit nga qyteti bregdetar Olon dhe tha se nuk kishte asnjë dyshim për fitoren e tij.
    “Kjo fitore ka qenë historike, një fitore me më shumë se 10 pikë, një fitore me më shumë se një milion vota, ku nuk ka asnjë dyshim se kush është fituesi”, tha Noboa.
    Noboa përqendroi pjesën më të madhe të strategjisë së tij elektorale në shtatë provincat bregdetare, duke shtuar operacionet ushtarake kundër krimit dhe duke shpërndarë ndihma për njerëzit e prekur nga një rrjedhje nafte dhe për bizneset e vogla të goditura nga përmbytjet.
    Ai thotë se plani i tij i sigurisë “Phoenix”, që përfshin dislokimin e ushtrisë në rrugë, rritjen e sigurisë në porte dhe shtimin e kapjeve të drogës dhe armëve, po jep rezultate, përfshirë një ulje prej 15% të vrasjeve të dhunshme vitin e kaluar.
    Vrasjet, kontrabanda e armëve, vjedhja e karburantit, zhvatja dhe krime të tjera të kryera nga grupe kriminale vendase të lidhura me kartelet meksikane dhe mafian shqiptare janë rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Ndërkohë, ekonomia ka pasur vështirësi të rimëkëmbet pas pandemisë dhe papunësia është rritur.

    Top Channel

  • Rizgjidhet Presidenti konservator në Ekuador: Do të luftojmë mafian shqiptare dhe kartelet meksikane!

    Rizgjidhet Presidenti konservator në Ekuador: Do të luftojmë mafian shqiptare dhe kartelet meksikane!

    Presidenti aktual Daniel Noboa u shpall fitues në garën presidenciale të Ekuadorit të dielën, duke marrë 55.8% të votave. Duke përfaqësuar partinë e Veprimit Demokratik Kombëtar. Naboa mori 16,746 vota përpara rivalit të tij në raundin e parë në shkurt.
    Presidentja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Diana Atamaint, tha se me më shumë se 90% të votave të numëruara, treguan një “trend të pakthyeshëm” në favor të Noboas.
    Rivalja e tij e majtë Luisa Gonzalez siguroi 44% të votave sipas shifrave të publikuara nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit. Gonzalez u tha mbështetësve që brohorisnin se do të kërkonte rinumërim, duke e quajtur atë “mashtrimin më të keq dhe më grotesk zgjedhor në historinë e Ekuadorit”.
    Më shumë se 13 milionë njerëz kanë të drejtë vote, gjë që është e detyrueshme për të rriturit deri në moshën 65 vjeç. Mosvotimi rezulton në një gjobë prej 46 dollarësh.
    Noboa, 37 vjeç, është trashëgimtar i një pasurie prej miliarda dollarësh, ndërsa Gonzalez, 47 vjeç, i partisë Revolucioni i Qytetarëve, është avokate dhe ish-ligjvënës.
    Në janar 2024, Noboa tha se Ekuadori ishte në një gjendje “konflikti të brendshëm të armatosur”, gjë që i lejoi atij të vendoste mijëra ushtarë në rrugë për të luftuar bandat.
    Njerëzit u akuzuan për terrorizëm për çdo lidhje të dyshuar me grupet e krimit të organizuar.
    Votuesit janë kryesisht të shqetësuar për dhunën dhe rritjen e krimit të lidhur me trafikimin e kokainës së prodhuar në Kolumbinë dhe Perunë fqinje.
    Të dy kandidatët kanë premtuar politika të ashpra kundër krimit, pajisje më të mira për zbatimin e ligjit dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kartelet e drogës dhe grupet kriminale lokale.
    Vrasjet, kontrabanda e armëve, vjedhja e karburantit, zhvatja dhe krime të tjera të kryera nga grupet kriminale lokale të lidhura me kartelet meksikane dhe mafian shqiptare janë rritur ndjeshëm, ndërsa ekonomia bën përpjekje për t’u rikuperuar pas pandemisë.