Tag: nobelit

  • Zhduket liderja e opozitës venezueljane, thellohet misteri pasi fitoi Nobelin e Paqes, ‘lëvizja’ që ngriti dyshime

    Zhduket liderja e opozitës venezueljane, thellohet misteri pasi fitoi Nobelin e Paqes, ‘lëvizja’ që ngriti dyshime

    Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado fitoi menjëherë famë nëpër botë kur u shpall në tetor fituese e Nobelit të Paqes për vitin 2025.

    Por tani po kaq befasues ishte edhe njoftimi se ajo nuk do të mund ta marrë personalisht Çmimin Nobel për Paqe në Oslo.
    Kjo u njoftua nga vetë Instituti i Nobelit. The Guardian shkruan se vendndodhja e Machados nuk dihet, dhe praktikisht nuk është e njohur për publikun për shkak të masave të sigurisë.
    Kryeopozitarja duhej ta merrte çmimin në zyrat e Komitetit të Nobelit në Oslo në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe liderëve latinoamerikanë, përfshirë presidentin argjentinas, Javier Milei dhe presidentin ekuadorian, Daniel Noboa.
    “Për fat të keq, ajo nuk ndodhet në Norvegji dhe nuk do të qëndrojë në skenë në kohen kur fillon ceremonia”, thuhej ne njoftim.
    Kur laureati nuk mund të marrë pjesë, zakonisht një anëtar i afërt i familjes merr çmimin dhe mbajë ligjëratën Nobel në vend të tij. Në këtë rast, çmimin do ta marrë vajza e saj. Kur fitoi çmimin në muajin tetor, Machado ia dedikoi pjesërisht atë presidentit amerikan, Donald Trump.
     

    Top Channel

  • Leksioni i Nobelit pë Shqipërinë: Pa inovacion nuk ka zhvillim ekonomik

    Leksioni i Nobelit pë Shqipërinë: Pa inovacion nuk ka zhvillim ekonomik

    Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të debatit një nga mesazhet më të forta të dekadës: nuk ka zhvillim ekonomik pa inovacion.

    Fituesit e fundit, që kanë studiuar marrëdhënien midis përparimit teknologjik dhe rritjes së qëndrueshme, theksojnë se kapitali më i vlefshëm i çdo vendi nuk është më toka, industria apo burimet natyrore, por kapaciteti për të krijuar, për të shpikur dhe për të përshtatur risitë.

    Në thelb, ata argumentojnë se investimi në kërkim, zhvillim dhe teknologji nuk është luks për ekonomitë e vogla, por domosdoshmëri për mbijetesë në epokën e re të konkurrencës globale.

    Nëse këto leksione përkthehen në realitetin shqiptar, mesazhi bëhet edhe më urgjent. Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike dhe institucionale, ku procesi i integrimit europian po kërkon nga bizneset dhe shteti një riformatim të thellë të mënyrës së funksionimit.

    Ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet më vetëm në krahun e lirë të punës apo në eksportet e produkteve të papërpunuara natyrore e atyre me vlerë të shtuar të ulët, por duhet të ecë drejt modernizimit teknologjik dhe dixhitalizimit të plotë të proceseve.

    Është e vërtetë që Qeveria po tenton të tregohet novatore përmes projektit të ministres dixhitale “Diella”, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave të huaja, por kjo nuk mjafton dhe nëse mbetet e vetme, rrezikohet të kthehet në reklamën e radhës.

    Shqipëria ka shumë për të bërë në drejtim të identitetit dixhital, ekonomisë pa para në dorë (cashless), modernizimit të shërbimeve publike online e të tjera pa fund.

    Këto janë hapa që shkojnë në një linjë me tendencat globale dhe që mund të krijojnë terrenin për një ekonomi më transparente, më efikase dhe më konkurruese. Por në të njëjtën kohë, është e qartë se edhe dixhitalizimi në vetvete nuk mjafton, nëse bizneset nuk ndryshojnë strukturën e tyre të brendshme dhe mënyrën si operojnë.

    “Monitor” ka trajtuar sfidat e integrimit në BE, ku drejtues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë paralajmërojnë se ky proces do të ketë kosto të konsiderueshme për sipërmarrjet, sidomos për ato prodhuese, duke rrezikuar të japë një efekt negativ, sidomos në vitet e para.

    Për të përmbushur standardet europiane, kompanive do t’u duhet të zëvendësojnë teknologjinë, të instalojnë sisteme të reja prodhimi, të marrin certifikime ndërkombëtare dhe të trajnojnë personelin, me një kosto që mund të arrijë nga 200 deri në 700 mijë euro për një biznes të mesëm.

    Këto janë investime të detyruara, sepse procesi i integrimit nënkupton konkurrencë të hapur me tregun e BE-së dhe eliminimin e çdo avantazhi që nuk mbështetet në efikasitet apo cilësi.

    Në këtë kuptim, leksioni i Nobelit është i njëjtë me rekomandimin që del nga realiteti shqiptar: modernizimi teknologjik nuk është më zgjedhje, por detyrim. Çdo vonesë në këtë drejtim do të thotë humbje tregu, produktiviteti dhe investimesh.

    Siç theksojnë ekspertët e Dhomës Amerikane dhe të Dhomës së Tregtisë, për të mbetur konkurruese, ndërmarrjet shqiptare duhet të përqafojnë automatizimin, inovacionin dhe dixhitalizimin si pjesë të pandashme të strategjisë së tyre të rritjes.

    Edukimi mbetet një faktor kyç për të nxitur këtë tendencë. Vendi ka shansin që një numër i lartë shqiptarësh kanë marrë kualifikimin në shkollat ndër më të mirat në botë.

    Dhe objektivi i lidershipit të vendit është të gjejë mënyrat për ta bëtë tërheqës vendin për këtë kontingjent të madh e mjaft të vlefshëm të kapitalit human. Nëse ata do të kishin një alternativë tërheqëse, kthimi i tyre në atdhe ndoshta do të përbënte investimin më të mirë e më të madh për të ardhmen e Shqipërisë.

    Një fenomen i tillë ndodhi në përmasa të mëdha në Kinë, me ata që u shkolluan jashtë saj, kryesisht në Amerikë, dhe nuk ndodhi me vendet e Afrikës, duke bërë diferencën në zhvillim të kontinentit, për sa kohë ata largohen për studime por pa kthim. Shembujt janë, duhet vetëm të zgjedhim.

    Shqipëria ndodhet në një udhëkryq ku zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian nuk mund të ecin pa bazën që sjell teknologjia. Leksioni i Nobelit i këtij viti është i qartë: kombet që investojnë në inovacion ndërtojnë pasuri afatgjatë; ato që vonojnë, paguajnë koston e të qëndruarit në vend.

    Dhe për Shqipërinë, kjo është koha për të kaluar nga eksperimentet sporadike drejt një vizioni të qëndrueshëm ekonomik që e sheh novacionin jo si slogan, por si strategji kombëtare./Monitor

  • Trump nuk fitoi çmimin, Kreu i Komitetit të Nobelit thyen heshtjen: Vendimet tona merren integritet, pavarësisht presioneve politike

    Trump nuk fitoi çmimin, Kreu i Komitetit të Nobelit thyen heshtjen: Vendimet tona merren integritet, pavarësisht presioneve politike

    Kreu i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

    Në një deklaratë për mediat, Frydnes tha se komiteti merr mijëra letra çdo vit, por vendimet merren në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme:
    “Vendimi ynë merret në një dhomë të mbushur me kurajë dhe integritet,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se presionet politike apo lobimet e jashtme nuk ndikojnë në procesin e përzgjedhjes së fituesve të çmimit prestigjioz.
    Deklarata vjen në një moment kur fushata e gjatë dhe e hapur e Donald Trump për të marrë çmimin ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, sidomos pas përfshirjes së tij në propozime për paqe në Lindjen e Mesme

    Top Channel

  • Donald Trump, në pritje të Nobelit për Paqe. A do të befasojë komiteti norvegjez sot?

    Donald Trump, në pritje të Nobelit për Paqe. A do të befasojë komiteti norvegjez sot?

    Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet sot nga Instituti Norvegjez i Nobelit në Oslo.

    Por ndërsa bota pret emrin e laureatit të radhës, një zë i njohur ka filluar të bëhet gjithnjë e më i zëshëm, ai i presidentit amerikan, Donald Trump.
    Trump ka kohë që pretendon se e meriton këtë çmim prestigjioz, duke e quajtur veten një faktor kyç në nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme. Që në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaronte se “shumë njerëz” mendonin se ishte i denjë për Nobelin.
    Gjatë një takimi në muajin shkurt me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump u shpreh i bindur për meritat e tij, por gjithashtu skeptik për një shpërblim nga komiteti Nobel: “Ata kurrë nuk do të më japin një Çmim Nobel për Paqen. E meritoj, por ata kurrë nuk do të ma japin.”

    Top Channel

  • Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trump nëse presidentit amerikan nuk i jepet Çmimi Nobel për Paqen

    Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trump nëse presidentit amerikan nuk i jepet Çmimi Nobel për Paqen

    Vetëm pak orë kanë mbetur deri në shpalljen e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, sipas gazetës Guardian dhe politikanët norvegjezë po përgatiten për pasojat e mundshme për marrëdhëniet SHBA-Norvegji, nëse çmimi nuk i jepet Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

    Nuk është rastësi që Komiteti i Nobelit nxitoi të sqaronte të enjten me një njoftim se kishte marrë tashmë vendimin e tij përfundimtar në një takim që u zhvillua të hënën e kaluar, disa ditë para armëpushimit Izrael-Hamas që u arrit sipas planit të paqes të SHBA-së të Trump.
    Shpallja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025 është caktuar për të premten, më 10 tetor.

    NEW: Prime Minister Netanyahu praises President Trump after his administration brokered a historic peace deal to end the war in Gaza and bring hostages home, saying he deserves the Nobel Peace Prize. pic.twitter.com/sXRF7OQXig
    — Fox News (@FoxNews) October 9, 2025

    Duke pasur parasysh kohën dhe përbërjen e komitetit të pavarur prej pesë anëtarësh, shumica e vëzhguesve dhe ekspertëve të Nobelit e konsiderojnë shumë të pamundur që Trump të jetë fituesi i këtij viti. Kjo ka ngritur shqetësime në Oslo se si do të reagojë presidenti i SHBA-së nëse ai injorohet publikisht.
    Kirstie Bergsto, udhëheqëse e Partisë Socialiste të Majtë dhe zëdhënëse e politikës së jashtme, i tha gazetës Guardian se Norvegjia duhet të jetë “e përgatitur për çdo gjë”.
    “Donald Trump po e çon SHBA-në në një drejtim ekstrem, duke sulmuar lirinë e fjalës, duke përdorur forca sekrete sigurie për të arrestuar njerëz në mes të ditës dhe duke shtypur institucionet dhe gjykatat. Kur një president është kaq i paparashikueshëm dhe autoritar, sigurisht që duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, tha ajo.
    Ajo vuri në dukje se Komiteti i Nobelit është i pavarur dhe se qeveria norvegjeze nuk është e përfshirë në vendimet e tij, por shtoi: “Nuk jam e sigurt nëse Trump e di këtë. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë nga ana e tij.”

    Top Channel

  • Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

    Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

    Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale.
    “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend se kjo mund të më sillte një Çmim Nobel”, tha Clarke përmes telefonit në konferencën për shtyp të Nobelit të martën.
    “Po flas përmes celularit tim dhe besoj se edhe ju po ashtu dhe një nga arsyet themelore pse funksionon telefoni celular është pikërisht e gjithë kjo punë”, tha ai.
    Sjelljet e mekanikës kuantike janë të studiuara mirë në nivel jashtëzakonisht të vogël – të atomeve dhe grimcave nënatomike – por, shpesh konsiderohen bizare dhe jo të kuptueshme në krahasim me fizikën klasike dhe përmasat më të mëdha të saj.
    Fituesit e Nobelit kanë kryer eksperimente në mesin e viteve 1980 me një qark elektronik të ndërtuar nga superpërçues dhe dëshmuan se mekanika kuantike mund të ndikojë edhe në objekte të përditshme, nën kushte të caktuara.
    “Është e mrekullueshme që mund të festojmë për mënyrën se si mekanika kuantike, edhe pas një shekulli, vazhdon të na ofrojë befasi të reja. Ajo është po ashtu e dobishme pasi mekanika kuantike është themeli i të gjitha teknologjive digjitale”, tha Olle Eriksson, kryetari i Komitetit të Nobelit për Fizikë.
    Teknologjia kuantike është e pranishme kudo, për shembull në transitorët në mikroçipet kompjuterike.
    “Nobeli i këtij viti për Fizikë ka hapur mundësinë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë kuantike, përfshirë kriptografinë kuantike, kompjuterët kuantikë dhe sensorët kuantikë”, u tha në një deklaratë të Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e cila ndan këtë çmim.
    Clark, i lindur në Britani, është profesor në Univeristetin Berkeley të Kalifornisë.
    Devoret, i lindur në Francë, është profesor në Universitetin Yale dhe të Kalifornisë, ku është profesor edhe Martinis.
    Martinis, shkencëtar amerikan, kishte udhëhequr Laboratorin e Google për Inteligjencë Artificiale Kuantike deri më 2020. Në Google ai kishte qenë pjesë e ekipit të hulumtuesve të cilët më 2019 kishin arritur “supermaci kuantike”, përkatësisht kur një kompjuter që shfrytëzoi vetitë e grimcave nënatomike arriti të zgjidhte një moment shumë më shpejt sesa superkompjuteri më i fuqishëm në botë.
    Devoret, përveç punës në universitet, është shef i shkencëtarëve në departamentin për Inteligjencë Artificiale Kuantike në Google.
    Çmimi Nobel për Fizikë ndahet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave që përfshin edhe një shumë prej 1.2 milion dollarësh amerikan.
    Çmimi Nobel u themelua në bazë të testamentit të Alfred Nobel, i cili u pasurua nga shpikja e dinamitit. Që nga viti 1901, me disa ndërprerje, këto çmime çdo vit nderojnë arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe. Më vonë është shtuar edhe Çmimi Nobel për Ekonomi.
    Fituesit e mëparshëm të Çmimit Nobel për Fizikë kanë përfshirë edhe disa nga figurat më me ndikim në shkencë, si Albert Einstein, Pierre dhe Marie Curie, Max Planck dhe Niels Bohr. Ky i fundit ishte një prej pionierëve të teorisë kuantike.
    Ky është çmimi i dytë që u nda gjatë javës, pasi dy shkencëtarë amerikanë dhe një japonez fituan Çmimin Nobel për Mjekësi për zbulimet e tyre lidhur me sistemin imunitar. Çmimi Nobel për Kimi do të ndahet të mërkurën.
    Çmimet për shkencë, letërsi dhe ekonomi iu dorëzohen laureatëve nga mbreti suedez në një ceremoni në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.
    Çmimi për Paqe, që do të shpallet të premten, ndahet në një ceremoni të veçantë në Oslo.