Tag: nkunku

  • Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    8 Dhjetor 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Igli Tare do të zhvillojë së shpejti një takim me super-agjentin Pini Zahavi për të diskutuar dy “dosje” të rëndësishme merkatoje: Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka kontratë me Barcelonën deri në korrik 2026 dhe operacioni konsiderohet i ndërlikuar, por drejtuesit kuqezinj kanë planifikuar një samit për të kuptuar vullnetin e lojtarit dhe kërkesat ekonomike të mundshme.
    Sa i përket Nkunku, ai u transferua te Milani verën e kaluar për 38 milionë euro, me 4 milionë të tjerë në formë bonusesh. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë shqetësuar drejtuesit, të cilët synojnë të bëjnë një vlerësim të gjendjes në takim me agjentin e tij Zahavi. Qëllimi është të përcaktohet rruga më e mirë për të ardhmen e lojtarit dhe strategjinë e merkatos.
     

  • “Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë”

    “Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë”

    Pas barazimeve me Pisa dhe Atalanta, kuqezinjtë do të përballen me Romën kryesuese, me synimin për t’u rikthyer te fitoret. Allegri tha në konferencë për shtyp: “Duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luajnë më shumë ose më pak të njëjtët lojtarë.
    Roma po bën shumë mirë; Gasperini i ka dhënë identitet karakterial dhe taktikal. Leao? Është mirë, stërvitet normalisht. Tomori dhe Gimenez janë në vlerësim, Estupinan është rikuperuar, Jashari do të jetë në stol. Pulisic mund të jetë para Parmës gati, Rabiot është shumë e vështirë”.
    Për Nkunku: “Mund të jetë titullar, ka teknikë të madhe. Na duhet lojë ekipore, duke përmirësuar mbrojtjen. Leao me Nkunku? Jam kurioz t’i shoh duke luajtur së bashku, mund të krijojnë kombinime të papritura”. Për Romën: “Ka lojtarë shumë të mirë, ka pësuar vetëm 4 gola dhe është e rrezikshme. Duhet të rikuperojmë lojtarët pas pushimit të kombëtareve për të qenë gati”.
    Për Dybala: “Ka mesatare golash të lartë, duhet kujdes ndaj tij. Edhe Soulé, Cristante e Pellegrini janë të rrezikshëm”. Për objektivat e Milanit: “Synimi ynë është zona Champions, të kemi ekuilibër, pa e ekzagjeruar. Kampionatin mund ta fitojë më i miri”.

  • Me sytë nga infermieria, Milan në pritje të rikuperimeve të Nkunku e Loftus-Cheek

    Me sytë nga infermieria, Milan në pritje të rikuperimeve të Nkunku e Loftus-Cheek

    Në kampin kuqezi të Milanit, atmosfera mbetet e nxehtë, pavarësisht se nuk kanë impenjime në kompeticionet evropiane. Kjo pasi lista e dëmtimeve është ende e gjatë. Massimiliano Allegri, që shpreson të shfrytëzojë kalendarin e ngjeshur, ka sytë nga dy lojtarët që po rikuperohen: Christopher Nkunku dhe Ruben Loftus-Cheek.
    Nkunku, i cili humbi ndeshjen kundër Fiorentinës për shkak të një dëmtimi në gishti e këmbës, ka bërë përparim të madh në stërvitje dhe, sipas mediave, është afër rikthimit. Trajneri Allegri shpreson ta ketë në dispozicion për sfidën e premtes me Pisën, dhe një rikuperim të tij mund të sjellë ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësi Gimenez dhe Leao të luajnë së bashku nga fillimi.

    Nga ana tjetër, Loftus-Cheek, që mungoi gjithashtu për shkak të një lodhjeje muskulore, është në dyshim për ndeshjen. Gjatë ditës së sotme, do të vlerësohet gjendja e tij, ndërsa Allegri ka nevojë për të, sidomos për të pasur opsione për pankinën dhe për të lejuar disa nga titullarët të pushojnë.
    Në këtë moment, skuadra vazhdon përgatitjet për takimin e rëndësishëm të premten ndaj Pisës, ndërkohë që Allegri ka besim se mund të vazhdojnë të mbajnë kryesimin e kampionatit, duke shfrytëzuar edhe ndeshjet e tjera të xhiros që përfshijnë rivalët Napoli, Inter, Lazio dhe Juventus.
    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.–

  • Milani i Allegrit zbavitet dhe kualifikohet në Kupë me golat e sulmit. Mbrojtja prej 4 ndeshjesh radhazi pa pësuar (VIDEO)

    Milani i Allegrit zbavitet dhe kualifikohet në Kupë me golat e sulmit. Mbrojtja prej 4 ndeshjesh radhazi pa pësuar (VIDEO)

    Milani arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Lecces në raundin e dytë të Kupës së Italisë, duke treguar forcë dhe efikasitet në “San Siro”, edhe pse me pak rotacion duke lene ne stol Modric, Fofana, Pulisic, Gabbia dhe Estupinan.
    Ndeshja u lehtësua për kuqezinjtë pas kartonit të kuq të hershëm për Jamil Siebert në minutën e 18-të, që i hapi rrugë dominimit të plotë. Santiago Gimenez shënoi golin e parë pas një harkimi të saktë nga Bartesaghi, ndërsa Christopher Nkunku realizoi me stil karakteristik për të dyfishuar epërsinë.
    Në pjesën e dytë, Christian Pulisic, sapo i futur në lojë, vulosi rezultatin me golin e tretë pas një asisti nga Fofana. Debutimet e Koni De Winter dhe Nkunku u shoqëruan me paraqitje premtuese (si titullarë)
    Kuqezinjte, të cilët goditën shtyllën dhe traversën disa herë gjatë ndeshjes, treguan një potencial të madh ofensiv dhe tani do të përballen me Lazion më 3 dhjetor në raundin e 16-tave. Sakaq, fundjava i gjen ndaj Napolit ne San Siro. Skuadra e Allegrit tashme ka 4 ndeshje radhazi me porten e paprekur  dhe 5 ne total nga 6 ndeshje te luajtura mes Serie A dhe Kupes.
    GOLI I GIMENEZ – VIDEO
    VIDEO E GOLIT – NKUNKU
    VIDEO E GOLIT – PULISIC

  • Nkunku: Nuk jam në formën time më të mirë, por do të kthehem së shpejti

    Nkunku: Nuk jam në formën time më të mirë, por do të kthehem së shpejti

    11 Shtator 2025

    10:34

    Telesport

    Christopher Nkunku ishte një nga nënshkrimet e minutës së fundit të Milan, një lojtar i cili do të ndihmojë kryesisht që manovrat sulmuese të Allegrit të jenë të shpejta dhe të paparashikueshme.
    Lojtari, i cili mbërriti nga Chelsea për afërsisht 37 milionë euro plus bonuse, foli për përvojën e tij të re me kuqezinjtë. “Ajo që pres nga kjo skuadër dhe shokët e ekipit dua ta zbuloj hap pas hapi”, tha Nkunku.
    “Shumica e shokëve të mi të ekipit ishin me ekipet kombëtar. Unë jam stërvitur vetëm, do të filloj t’i njoh dhe të stërvitem me ta gradualisht. Tani, gjëja më e rëndësishme është të jesh gati, në formë dhe gati“, shtoi sulmuesi.
    Nkunku pranon se për të është herët të luajë si titullar dhe sqaron: “Nuk jam në formën time më të mirë tani, por po punoj që të shkoj drejt kësaj dhe do të jem gati të luaj së shpejti”.

  • Në cilin pozicion do luajë Christopher Nkunku? Ja 3 variantet që mund t’i vijnë në ndihmë Max Allegri-t

    Në cilin pozicion do luajë Christopher Nkunku? Ja 3 variantet që mund t’i vijnë në ndihmë Max Allegri-t

    8 Shtator 2025

    16:23

    Telesport

    Ditën e fundit të merkatos, Milan transferoi nga Chelsea për 43 milionë euro bashkë me bonuset, Christopher Nkunku. Francezi mund të luajë më shumë si një sulmues i dytë, anësor ose trekuartist.
    Ndaj, Max Allegri është i “detyruar” t’i gjejë një vend në formacionin titullar sulmuesit francez. Sipas “TMW” dhe “La Gazzetta dello Sport”, Nkunku ka të ngjarë të luajë si një nga dy qendërsulmuesit në një formacion 3-5-2, në krah të Leao ose Gimenez.
    Në një formacion 3-4-2-1, ai ka më shumë gjasa të luajë në një nga rolet e trekuartistit, ndoshta përkrah Pulisic ose Saelemaekers, dhe ndoshta duke luajtur pas Leao-s në qendërsulm.
    Ekziston gjithashtu një mundësi që Allegri të zgjedhë të kalojë në një sistem 3-4-1-2 në një moment të sezonit, në këtë rast, Nkunku mund të luajë ose si qendërsulmues, siç do të luante në një 3-5-2, ose në rolin e trekuartistit pas dyshes sulmuese.

  • Milan, Nkunku: Bëra zgjedhjen e duhur, jam te një klub i madh

    Milan, Nkunku: Bëra zgjedhjen e duhur, jam te një klub i madh

    Sulmuesi francez Christopher Nkunku zgjodhi të bashkohej me Milanin, duke u larguar kështu nga Chelsea.
    “Para së gjithash, duhet të bëj mirë me ekipin tim të ri, me shokët e mi të ekipit dhe me mjedisin e ri.

    Mendoj se ishte e lehtë të zgjidhja Milanin sepse është një klub i shkëlqyer, një klub historik. Projekti ishte i duhuri për mua dhe mezi pres të filloj.
    Mendoj se ishte koha e duhur për t’u transferuar këtu nga Chelsea. Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time.”

  • Tare blindon Milanin, Nkunku, Rabiot e Odogu kuqezi

    Tare blindon Milanin, Nkunku, Rabiot e Odogu kuqezi

    Pasi mbylli me Marsejën për afrimin e Adrien Rabiot, Milan i ka dhuruar gjithashtu Maks Alegrit një mbrojtës qendror. Italianët dështuan të merrnin Xho Gomez nga Liverpuli ndaj, drejtori sportiv Igli Tare mori masa paraprake duke nënshkruar David Odogu, një mbrojtës qendror të ri nga Volfsburg që militon në Bundesligë

    Marrëveshja do të kushtojë 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Ndërkaq Rafaela Pimenta, agjentja e Santi Gimenez, ka përjashtuar largimin e mundshëm të meksikanit: ai do të qëndrojë në AC Milan. Sakaq edhe Kristofor Nkunku (Çelsi) ka nënshkruar deri në 2030 me ekipin e Milanit

    Rafaela Pimenta, postoi një histori në Instagram me të njëjtin mesazh: “Duhet të jetë sepse ne mbështesim Santi Gimenez. “Santi Gimenez x Milan.”

    Në fakt ishte edhe vetë meksikani që konfirmoi këtë në rrjetet sociale, duke postuar dy zemra të kuqezinjve në X.

    Vazhdo leximin

  • Nkunku prezantohet te Milani: I lumtur të bëhem pjesë e këtij projekti, ja mesazhet me Maignan…

    Nkunku prezantohet te Milani: I lumtur të bëhem pjesë e këtij projekti, ja mesazhet me Maignan…

    “Jam i lumtur për këtë aventurë të re, ndihem entuziast ta vesh fanellën kuqezi. U përfshiva nga ky projekt dhe do të jap gjithçka për këto ngjyra”. Këto janë fjalët e para të Christopher Nkunku, dhënë për kanalet zyrtare të Milanit, teksa nga sot është zyrtarisht lojtar i ri kuqezi. Francezi vjen nga Chelsea dhe merr fanellën me numrin 18.

    Miqësia me Maignan“E njoh prej shumë vitesh, – vazhdon Nkunku, – kemi shkëmbyer mesazhe. U gëzua shumë për mua kur mori vesh se po vija te Milani. Jemi dy djem me karakter konkurrues. Mike është një mik i madh imi, jam i lumtur ta gjej këtu”.
    Deklarata zyrtare e MilanitNkunku vjen te Milani për një shifër pak mbi 40 milionë euro: “AC Milan njofton se ka siguruar në pronësi të plotë shërbimet sportive të lojtarit Christopher Nkunku nga Chelsea FC. Sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030.
    I lindur në Lagny-sur-Marne (Francë) më 14 nëntor 1997, Nkunku u rrit tek akademia e Paris Saint-Germain, ku debutoi në skuadrën e parë më 2015, duke grumbulluar 78 paraqitje dhe 11 gola, duke fituar tre tituj Ligue 1, dy Kupa të Francës, tri Superkupa të Francës dhe dy Kupa të Ligës. Verën e vitit 2019 u transferua te Leipzig, ku regjistroi 172 paraqitje dhe 70 gola, fitoi dy Kupa të Gjermanisë dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2022/23.

    Në vitin 2023 shkoi te Chelsea, ku regjistroi 62 paraqitje dhe 18 gola, duke fituar ‘Conference League’ dhe Kupën e Botës për Klube 2025. Pas rrugëtimit te ekipet e të rinjve, në mars 2022 debutoi te kombëtarja e Francës, ku ka 14 paraqitje dhe 1 gol. Christopher Nkunku do të mbajë fanellën kuqezi me numrin 18″.

  • Allegri: Fituam se patëm durim, Nkunku sjell më shumë cilësi. Për merkaton mendon klubi

    Allegri: Fituam se patëm durim, Nkunku sjell më shumë cilësi. Për merkaton mendon klubi

    30 Gusht 2025

    8:03

    Alfred Lleshi

    “Gjëja më pozitive është se patëm shumë raste, por krijuam edhe situata ku duhej të silleshim më mirë prapa. Në fazën mbrojtëse duhet të përmirësohemi. Ishte e rëndësishme të fitonim për ta lënë pas humbjen me Cremonese. Kundër Lecce treguam përulësi, kujdes dhe durim, duhet të vazhdojmë kështu”, – tha Massimiliano Allegri pas fitores në “Via del Mare”.
    Më pas foli për afrimin e ri: “Nkunku ka një cilësi të madhe, shton atë që tashmë kemi përpara, por me rëndësi është ekuilibri. Ndryshimi i sistemit të lojës? Vendosa një lojtar më tepër në mesfushë, në këtë mënyrë kemi më shumë ekuilibër dhe e mbulojmë më mirë fushën. Duhet të gjejmë siguri, gjë që vjen vetëm nëse nuk pëson gola”.
    Allegri u ndal edhe te tema e mundshme e largimeve të Gimenez dhe Musah: “Nuk kam folur me ta, ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk mund t’i shpenzonim energjitë për merkaton. Për të mirën e të gjithëve ishte e drejtë të mendohej vetëm për ndeshjen, klubi do të mendojë çfarë duhet të bëjë për ta rikthyer Milanin konkurrues”.